Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Enver Hoxha derguar letra Mugoshes

 :: kulture

Aller en bas

Enver Hoxha derguar letra Mugoshes Empty Enver Hoxha derguar letra Mugoshes

Message  Perparimi Dim 20 Juil - 9:43

Letër e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

--------------------------------------------------------------------------------
Letër e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshes
--------------------------------------------------------------------------------


. Letër e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës
Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?)
Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qënkësh më i fortë nga ne, sidoqë sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?.
Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanë ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema.

* Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë.
* Partia në Ushtri.
* Organizimi i pushtetit.
* Lufta Nacional-çlirimtare.
Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të ¤¤¤. Urdhëra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t'i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm.
Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë. Të përqafoj me shumë mall Taras

--------------------------------------------------------------------------------

Letër e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

7/5/44
I dashur shoku Dushan.
Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t'iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t'ënde në mes t'onë ashtu si edhe shokët më t'afërt.
Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e mâ, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ?
Jo vetëm ne, por gjithë populli Shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin t'onë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij.
Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë t'onë dhe ti sigurojmë dhe popullit t'onë pushtetin e tij. Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën t'uaj të vlefshme.
Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populli Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. ?Vdekje fashizmit - Liri popullit?. Të fala shoqërore Nexhmija

-------------------------------------------------------------------------------------

Forumista te nderum,leni perrallat , prpogandat partiake te cdo krahu politik cilat do qofeshin cdo njena e qet veten ne balle te historis dhe atedhetrizmes.
Bazoheni ne dokumenta historike, ne shtypin e periudhave te kohes qe kan ndodhe.
Populli ashete deshimetar per cdo kend per cdo ngjarje e per cdo kohe.
Na vetem duhet ta pasurojem kete forum me te dhena historike sa do ku do te deshmueme nga personalitete qe i kan taku kohes,kushe me mire se ato e din?
Historia e nji aneshme e mbushun me propoganed e falcikime te rrjsheme si mbas deshires pushtetareve apo krytareve grupesh politike, nuk muned te jete histori e realet qe tregon ngjarjet,ndodhit, krenarin e nji kombi.
Na ketu muned te pellasim sa te dojem,te shpifim,te ofendojem njeni tjeterin per interesa vetiake ose partish qe u takojem,shume pak qon peshe zani ybe ketu neper faqet e internetit. ato qe ne vendosin per fatin e historis dhe vuajtjet e kombit ton ne jen historianet e shkollaret e pa aneshem,shkencetaret politik e kan fjalen e fundit .
Po si qe e ceku edhe z.Tarasi, pa Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicen, Mehmet Gradicen, Gjergj Fishten, Mithat Frasherin e shume burra tjere qe me pa te drejte i shkol historija per gjys shekulli,vetem e vetem pse si shkonte per shtati dikuj.
Duhet te kemi kujdes mos te lejojem me te na imponohet historia jone Kombetare si deri me sot. nuk duhet te lejojem veten te biem viketim e idologjive te ndryshme me permbajteje djllezore. cdo njeni e ka per detyr te mos lejoj ti behet shpelamje truni nag papagall te caketu per interesa te dikuj.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: kulture

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum