Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Genjeshtra

 :: sport

Aller en bas

Genjeshtra Empty Genjeshtra

Message  Perparimi Mar 24 Juin - 6:33

http://cas.bellarmine.edu/tietjen/Stuff/eggs.gif
Genjeshtra Eggs
http://cas.bellarmine.edu/tietjen/Stuff/eggs.gif

Gënjeshtrat dhe zbuluesit e tyre
Fëmijëve u thuhet se nuk duhet gënjyer. Në të vërtetë çdo njeri gënjen në forma të ndryshme mesatarisht 200 herë në ditë. Në këtë mënyrë përpiqemi t´u shpëtojmë belave dhe ta bëjmë jetën pak më të lehtë.
Studimet e bëra nga dijetarët e Universitetit të Würzburg-ut nxorrën se fëmijët nën 4 vjeç nuk dinë të gënjejnë. Më vonë ata mësojnë të kuptojnë se si mendojnë të tjerët dhe ky është kushti për të ditur të gënjesh.
Aftësia për të gënjyer është pjesë e inteligjencës sonë shoqërore dhe na ndihmon që të mbijetojmë.
Për të kuptuar nëse dikush gënjen apo thotë të vërtetën ne e shikojmë tjetrin në fytyrë për të studiuar mimikën e saj. Sepse çdo ndjenjë, qoftë edhe të shfaqet për një çast të vetëm mund të lexohet në fytyrë.

Ndryshimi i mimikës
Njeriu zotëron një sistem tepër të ndërlikuar muskujsh në fytyrë që i japin asaj mimika të ndryshme duke shërbyer kështu si tregues të ndjenjave të tij, ndonëse ai mund të mos jetë i vetëdijshëm mbi këtë gjë. Pa këtë sistem do të ishte tepër e vështirë të kuptonim njëri-tjetrin. Këtë vështirsi e ndeshin të sëmurët me Parkinson, sëmundje e cila ka si simptomë uljen e theksuar të mimikës.

Erërat e mira apo të këqija ndikojnë drejtpërdrejtë trurin tonë dhe sjellin - shpesh herë në mënyrë të pavullnetshme - një kundërveprim mimikal.
Edhe të sëmurët me Parkinson kundërveprojnë në mënyrë spontane ndaj erërave por e kanë të vështirë të përdorin mimikën e vetëdijshme për tu shprehur, por nga ana tjetër gënjeshtrave të tyre mund tu besohet më lehtë.

Gënjeshtërzbuluesi

Gënjeshtërzbuluesi
Një aparat që mat stresin në trupin e njeriut tregon përafërsisht por jo me saktësi nëse dikush gënjen apo jo.
Ky aparat është i përbërë prej elektrodash që vishen në gishtërinj dhe masin sasinë e djersitjes dhe dy si tuba në gjoks dhe bel që masin frekuencën dhe thellësinë e frymëmarrjes. Përveç këtyre dy byzylykë në krahë masin pulsin dhe trysninë e gjakut. Të gjitha këto janë të lidhura në një kompjuter i cili vizaton kundërveprimet e trupit të atij që është marrë në pyetje.
Përpara pyetjeve kritike bëhen pyetje të pazarar dhe të përgjithshme si çfarë dite është, mbi emrin, mbi përbërjen e familjes apo të tjera të tilla të ngjashme.
Pastaj bëhen krahasime midis përgjigjeve të dhëna dhe interpretimi i vizatimeve të bëra nga kompjuteri.

Por përfundimet që nxirren nga Gënjeshtërzbuluesi nuk njihen në gjyq.
Dikush që gënjen dhe e fsheh kaq bukur atë duke i besuar edhe vetë gënjeshtrës së tij nuk shfaq shenja stresi përpara këtij aparati.
Më së shumti hasen tre grupe të mëdha gënjeshtarësh. Grupi i atyre që të gënjyerin e kanë për dëfrim, të atyre që gënjejnë për të shmangur një konflikt dhe grupi i atyre që duan të fshehin diçka për të cilën u vjen turp ose prej të cilës nuk ndjehen mirë.
Ata që gënjejnë për tu dëfryer shtyhen nga e njëjta gjë që shtyn dikë që ka qejf të hidhet me parashutë. Gënjeshtra kthehet në një mënyrë për të sfiduar fatin dhe krijuar pak variacion në jetë. Gënjeshtra që të gjithë njerëzit i thonë janë p.sh. rasti si ai kur njeriu thotë se gjella është bërë shumë e mirë ndonëse mendon se nuk hahej dot. Apo kur i bën qejfin dikujt duke i thënë p.sh. shoqes se fustani i ri i shkon shumë bukur kur ndërkohë mendon se ajo ngjan sikur ka veshur një thes.
Në këto raste bëhet fjalë për tregim respekti ndaj tjetrit, për t´iu shmangur diçkaje apo për gënjeshtra të nevojshme. Ka edhe njerëz që përpiqen ta zbukurojnë të vërtetën dhe që besojnë me të vërtetë mbi atë që thonë. Këta quhen mytomanë.
Ata nuk e përjetojnë si gënjeshtër atë që thonë. Prandaj është e vështirë ta quash mytomanin me plot gojë gënjeshtar . Njerëzit mund të kenë plot shkaqe për të gënjyer. Bo Sjöberg thotë se Bill Clinton gënjeu mbi Monica Lewisky-n përpara popullit të tij pasi i vinte turp. Shikohej qartë shprehja e fytyrës së tij që herë tregonte inat e herë keqardhje.

Clinton duke gënjyer. Pamja e tij tregon herë inat e herë keqardhje

Sjöberg thotë se atyre që kanë poste të larta u duhet gjithnjë të ballafaqohen me fakte kundërshtuese prandaj duhet të mësojnë të gënjejnë në mënyrë më të përsosur duke thënë gjysëm të vërteta dhe fjalë të dykuptimta. Kështu mund të kuptoni që dikush gënjen:
Atij i del një zë jo i zakonshëm, bën shumë pak gjeste, shikimin e ka të ngujuar ndryshe nga zakonisht.
Nuk din si të vazhdojë më tutje, përsërit fjalët e thëna, merr frymë thellë pa pasur arsye përse. Flet shumë shpejt ose shumë ngadalë.
Shikimin e ka të ngurtësuar, ngulit shikimin në sytë e tu.
Thotë gjëra të gabuara, ndryshon përnjëherë temë.
Brenda një të njëzete të sekondës shfaq një ndjenjë tjetër nga ajo që ai don që ti të shohësh.
!
[img][/img][url]


Dernière édition par Perparimi le Mar 24 Juin - 10:31, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Genjeshtra Empty Re: Genjeshtra

Message  Perparimi Mar 24 Juin - 6:57


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Genjeshtra Empty Re: Genjeshtra

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum