Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ulpiana Lama antishqiptare

 :: sport

Aller en bas

Ulpiana Lama antishqiptare Empty Ulpiana Lama antishqiptare

Message  Perparimi Mer 11 Juin - 0:19

Ulpiana Lama antishqiptare
....................................

Letër e hapur reaguese e një nëne

Xhemile Dehari
E nderumja Jeta Xharra, Së pari të falënderoj nga zemra për emisionin “Jeta në Kosovë” i cili asht shumë i qëlluar. Të përgëzoj për guximin që ke për t'i nxjerrë para opinionit tonë dukuritë negative, bartësit e tyre dhe për ta mbrojtur të vërtetën e të drejtën për të cilat Kosova, si çdo vend tjetër, sidomos në këtë kohë, kur po pritet të zgjidhet statusi i saj ka shumë nevojë. Mbrëmë, më 16 shkurt, e kam përcjellë me interesim të madh emisionin tuaj “Jeta në Kosovë”. Më ka ardhur mirë që në emision i ke sjellë përfaqësuesit e të dyja palëve (edhe pse 1 me 5) që janë ballafaquar në demonstratën e 10 shkurtit, ku për fat të keq janë vrarë dy protestues. Nuk e kisha ndërmend të shkruaj letër reaguese, se asnjë herë nuk jam marrë me punë të këtilla, por qëndrimi jonjerëzor, poshtërues e jo dinjitoz i zëdhënëses së Qeverisë, Ulpiana Lama, më ka nxitur që si nënë dhe si motër medicinale të shpreh mllefin tim përmes kësaj letre që besoj shumë se do ta lexoni në emisionin tuaj. Mbajtja e kokës lart në emision e zonjës Lama, shkundja e flokëve dhe akuzat e pabaza dhe të poshtra për t'i arsyetuar vrasjet dhe për t'ua hedhur fajin protestuesve plotësisht paqësorë, si nënë më kanë prekur në zemër, ndërsa si motër medicinale m'i kanë kujtuar, plagët e demonstruesve të 68-tës, të 81-shit (e për fat të keq u hapën edhe më 10-të shkurt), kur si shumë motra të tjera, jam angazhuar t'i shëroj. Unë nuk jam as anëtare e Lëvizjes “Vetëvendosje”, as pjesëmarrëse e demonstratave të 10 shkurtit 2007, por pas vrasjes së dy të rinjve, që plotësisht janë të pafajshëm, në atë ditë dhe pas paraqitjes skandaloze të Ulpiana Lamës, që në mënyrë të paskrupullt përpiqet ta mbrojë krimin, si nënë dhe si motër nuk mund të qëndroj duarkryq. Zonja Ulpiana Lama, për fat të keq zëdhënëse e Qeverisë, merr guximin dhe i arsyeton vrasësit duke u thirrur në mbrojtje të pronës që për të “qenka e shenjtë”, bile ma e shenjtë se jeta e dy të rinjve, që populli me të drejtë po i quan dëshmorë. Zonja Ulpiana Lama u shpreh se pas këtyre ngjarjeve, për të “tronditëse”, dy ditë paska qenë në shtrat. Sjellja e saj, menjëherë pas demonstratave dhe mbrëmë, në emision, në të cilin pa i ardhur turp, i harron vrasjet dhe i ankon objektet qeveritare të cilat demonstruesit paskan pasur mundësi t'i gjuanin me shishe të mbushura me ngjyrë të kuqe. Asaj ma shumë se krejt popullit po ju dhimbkan muret e qeverisë që demonstruesit paskan pasur mundësi t'i ngjyrosnin me të kuq, xhamat që paskan pasur mundësi të thyenin, ndoshta edhe perdet e zyrës të cilat ajo i ka zgjedhur vetë për t'ia mbrojtur diellin për të mos ia prishur rehatinë gjatë orarit të punës. Ulpiana Lama, me një qëndrim të këtillë dhe me një ndërgjegje të këtillë, nëse pak ka, jo që është dashur të shtrihet dy ditë në shtrat, siç thotë ajo vetë, por është dashtë të shtrihet për t'u shëruar, për t'u kthjellur e për t'u rehabilituar në psikiatri e jo të paraqitet në televizion për ta mbrojtur në mënyrë të turpshme dhunën dhe vrasjen e demonstruesve duarthatë e paqësorë.

Kjo Lama eshte spiune antishqiptare,e paguar mire per kete zeje.
17 shkurt 2007
Me nderime Xhemile Dehari Nënë dhe motër medicinale Prishtinë

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ulpiana Lama antishqiptare Empty Re: Ulpiana Lama antishqiptare

Message  Perparimi Sam 26 Sep - 15:44

Gjenerali i Luftës Kudusi Lame
Avdi Ibrahimi – ish-zëvendës komandant në Brigadën 128 të UÇK-së në ZOP
Më 2 maj 1999 nga dora e fshehur e forcave të errata antikombëtare na u vra ushtari Halil Gashi nga Landovica. Ne bashkëluftëtarët e tij e përjetuam tepër rëndë këtë vrsje tinzare.
4. Shef i Personelit - Informimit - Avdi Ibrahimi /A. SHPATA/
26. Komandant i Njësitit , , Zjarri’’ 026. – Avdi Ibrahimi – Mushtishtë – Suharekë

Për Sekretariatin Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH :
Kryetari i FBKSH-së, Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),
Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI (d.v.)

DEKLARATË E POLITIKËS SË MASHTRUAR DHE TË VONUAR AMERIKANE

Shkruan: Tafil DURAKU

Ditë më parë, deklarata e ish Ambasadorit Amerikan në Beograd, z. Richard Holbrooke, gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin e Prishtinës, në Prishtinë, tregoi qartë se, megjithë përpjekjet e pareshtura e të vazhdueshme, pozitive, të politikës amerikane, po përballemi me një politikë të mashtruar dhe të vonuar amerikane në rajon e më gjerë.
Ajo deklaratë e zotit Richard Hobrooke në Prishtinë, tregoi qartë se politika amerikane, me gjithë rezultatet, po mashtrohet, po neglizhohet, po shantazhohet dhe po injorohet nga dikush në rajonin e Europës dhe të Europës Juglindore, sidomos, në “shtetin” e quajtur “Republika e Kosovës”, i cili “shtet” u sajua në Tokën e ripushtuar shqiptare, të Shqipërisë SHQIPËRI, sipas Pakos ripushtuese serbe të ndërmjetësit Ahtisari, dhe po degjeneron kaq keq e kaq “njerëzisht”.
.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum