Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kodi i da vinçit dhe jezu krishti

 :: shoqeria

Aller en bas

Kodi i da vinçit dhe jezu krishti Empty Kodi i da vinçit dhe jezu krishti

Message  Perparimi Mer 7 Juin - 10:50

vrasjen misterioze tė gjyshit tė Sofisė. Ndėrsa ndjekin shėnimet dhe gjurmėt qė kishte lėnė gjyshi i saj, Sofie dhe Langdon zbulojnė se gjyshi ishte anėtar i njė organizate tė fshehtė me emrin Parėsia e Sionit. Organizata gjoja synon ruajtjen e eshtrave tė Maria Magdalenės dhe tė dokumenteve tė rėndėsishme qė datonin qė nė kohėn e saj. Sipas librit Maria Magdalena paraqitet si ish gruaja e Jezuit dhe pėrfaqėsuese e shenjtėrisė femėrore.

Libri flet gjithashtu pėr Gralin e Shenjtė (sipas legjendave kupa e darkės sė fu-ndit) qė simbolizonte vetė Maria Magdalenėn e cila gjoja mbante nė barkun e saj pasardhėsit e Jezuit. Kisha sipas autorit tė librit e sulmoi “she-njtėrinė femėrore” dhe anatemoi femrėn duke ulur rėndėsinė e saj. Adhurimin i Jezuit, po sipas librit, ishte diēka qė e shpiku perandori Kostandin nė kėshillin e Nikesė (Turqia e sotme) nė vitin 325 para Krishtit pėr tė forcuar pozitat e veta meqė krishtėrimi po bėhej mė i “su-ksesshėm” se paganizmi. Kėto dhe teori tė tjera qė dalin nga libri janė krejtėsisht nė kundėrshtim me bazat e besimit tė krishterė.
Për shkak të provave të padiskutueshme, ai nuk mund ta mohonte se Jezu Krishti ishte Biri i Zotit. Më vonë, Lju Uollas shkroi librin “Ben Hur”, një nga romanet madhore të letërsisë angleze, që trajton ngjarje të kohës në të cilën ka jetuar Krishti


Shkoni në çdo vend të botës sot. Bisedoni me njerëz të çdo feje. Pavarësisht nga përkushtimi ndaj fesë së tyre, nëse marrin vesh sadopak nga historia, do të pranojnë se kurrë nuk ka ekzistuar një njeri si Jezusi i Nazaretit. Ai është personaliteti më i pashoq i të gjitha kohërave.




kush eshte jezu krishti
Shkoni në çdo vend të botës sot. Bisedoni me njerëz të çdo feje. Pavarësisht nga përkushtimi ndaj fesë së tyre, nëse marrin vesh sadopak nga historia, do të pranojnë se kurrë nuk ka ekzistuar një njeri si Jezusi i Nazaretit. Ai është personaliteti më i pashoq i të gjitha kohërave.

PO ju pyesi juve ore njerez qe sadopakes qe kuptoni:::A ka zot apo njeri ne bote qe e vret birin e vete per tjua lare mekatet e pedofilave dhe njerezve te prishte???Neqoftese nje ZOT,apo nje njeri i dijshem e bene nje gje te tille,per mua keta nuk jane ne koke,dhe nese doni me'm rrejte,se me ringjalljen e Jezuit tane njerezia eshte kethyere ne rruge te mbare,a mos jeni qorue,a nuk po shihni,edhe ma te prisht jane qe sot tane bota,dhe nuk ka njeri te paster,!!Po te kishte Zot____dhe qe thuhet ne kuran e bibel se zoti mundet mi que njerezin ne rruge te drejt!Pse si qone?Tjeter nese zoti mundet me bere ndarjen e te mireve dhe te keqive,çka po pret?
Se fundi nuk ka as zot e as drejtesi,por ka flliqesi dhe pedofilesi,dhe kete drite qe po e shohim po na qorron syt,pse por tradhtaret po na roberoin dhe keta po jetoin parajsen e ne ferrin,nese zoti i kenaq te prishtet e te drejtet i mallkone dhe i mundin,per mua nuk besoi ne te me keqardhje e them,e nese dikush thote se i drejti duhet me hek ne kete bote e ne tjetren e pret parajsa,dhe te keqit ne kete bote le ta shejoin parajsen e ne boten tjeter ferrin!!a jo keshtu kishat e gjamiat e budistet po na rreni me te madhe,!
Kete çka po ua shkruai eshte bibel e kuran,dhe jam mundue qe me pakes fjale qe ta kuptoin njerezit e roberuar,nga keto fejera,dhe keta njerez qe po na shtypin permjet ketyre fejnave,e me gjygjet e veta qe nese nuk u shkon me feje,e zevendesoin shtypjen me dhune!!!!



Navigation links:


Kush EshtE Jezus Krishti?
Cili eshte personaliteti me i shquar i te gjitha koherave? Udheheqesi me i madh? Mesuesi me i madh? Cili ka bere me shume te mira per njerezimin? Cili ka bere jeten me te shenjte si askush tjeter?

A e bani klonim te dufishte kete njeri kisha e vatikanit?



I RINGJALLUR

Jezusi i Nazaretit u mbërthye në kryq, u varros në një varr të marrë hua dhe tri ditë më vonë u ringjall së vdekuri. Krishterimi është unik në këtë drejtim. Çdo argument për vërtetësinë e Krishterimit varet nga dëshmia e ringjalljes së Jezusit të Nazaretit.

Nëpër shekuj, pjesa dërrmuese e dijetarëve, të cilët kanë shqyrtuar provat e ringjalljes, kanë besuar dhe akoma besojnë se Jezusi është i gjallë. Pas shqyrtimit të dëshmisë për ringjalljen, dhënë nga autorët e ungjijve, Simon Grinlif, një autoritet mbi çështjet legale në Institutin e Lartë të Drejtësisë në Harvard, arriti në këtë përfundim: "Në qoftë se Jezusi nuk do të ishte ngritur në të vërtetë nga varri dhe, në qoftë se ata nuk do të ishin shumë të sigurt për këtë fakt, do të ishte e pamundur që të këmbëngulnin në mbrojtjen e të vërtetave që kishin thënë me gojën e tyre."

Dhe pasi te parin e gozhduan e vrane dhe mbas tri diteve e paraqiten ne vendin e te mbyturit Jezuin e dyte!!!!!!!!!!!!!!!

Së pari, Jezusi vetë e parashikoi vdekjen dhe ringjalljen e Tij, dhe vdekja dhe ringjallja e Tij ndodhi krejtësisht siç e kishte parathënë Ai. Shikoni: Luka 18:31-33.

Së dyti, ringjallja ishte i vetmi shpjegim i pranueshëm për varrin e Tij bosh. Një lexim i kujdesshëm i ngjarjes biblike tregon se varri ku ata shtrinë trupin e Jezusit ruhej me vëmendje nga ushtarët romakë dhe ishte i mbyllur me një gur të madh. Në qoftë se, siç pretendojnë disa, Jezusi nuk ishte i vdekur, por i dobësuar, rojet dhe guri do ta kishin penguar largimin e Tij – ose përpjekjet e dishepujve për ta shpëtuar. Armiqtë e Jezusit nuk do ta kishin marrë kurrë kufomën e Tij, sepse mungesa e kufomës në varr do t’i shërbente nxitjes së besimit në ringjalljen e Tij.

Së treti, ringjallja është i vetmi shpjegim për shfaqjet e Jezu Krishtit para dishepujve të Tij. Pas ringjalljes, Jezusi iu shfaq të paktën dhjetë herë atyre që e njihnin dhe në një rast e panë afro 500 njerëz. Zoti Jezus e vërtetoi se këto shfaqje nuk ishin haluçinacione. Ai hëngri e piu me ta dhe ata e prekën.

Së katërti, ringjallja është i vetmi shpjegim i arsyeshëm për fillimin e Kishës së krishterë. Kisha e krishterë është deri tani institucioni më i madh që ekziston ose ka ekzistuar në historinë botërore. Më shumë se gjysma e predikimit të parë të krishterë, i përkiste ringjalljes (Veprat e Apostujve 2:14-36). Është e kuptueshme, Kisha e hershme e dinte se kjo ishte baza e mesazhit të saj. Armiqtë e Jezusit dhe të pasuesëve të Tij mund ta kishin mohuar këtë në çdo kohë, vetëm duke paraqitur kufomën e Jezusit.

Së pesti, ringjallja është i vetmi shpjegim logjik për jetët e transformuara të dishepujve. Ata e braktisën Atë para ringjalljes; pas vdekjes së Tij, ata u dekurajuan dhe u frikësuan. Ata nuk e prisnin që Jezusi të ngjallej së vdekuri (Luka 24:1-11). Megjithatë, pas ringjalljes së Tij dhe përvojës së tyre në ditën e Rrëshajëve, këta njerëz të zhgënjyer u transformuan me anë të forcës së Krishtit të ringjallur. Në emrin e Tij ata përmbysën botën. Shumë humbën jetën për besimin e tyre; të tjerët u persekutuan tmerrësisht. Qëndrimi i tyre i guximshëm nuk ka kuptim i ndarë nga bindja e tyre se Jezu Krishti u ngjall së vdekuri – një fakt për të cilin ia vlente të vdisnin.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum