Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Llahuta e Malsise

 :: sport

Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:42



Dernière édition par Perparimi le Mar 3 Juin - 6:53, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:43

Cubat

Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk'rën ketë Shqypni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu' e là t' mjerën në gjak, 5
frymën tue ia xanun njak,
e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
kurr të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n' murë, 10
me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!
Veç si 'i dèm, vu n' lavër spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari,
s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: 15
e tue dhanë kryq e terthuer,
tu' i dhanë bulkut shum mërzì,
me u vu s' ryset për hullì
e as me shoq ai pendë me shkue:
kështu Shqiptarët, të cilt mësue 20
s'i'n me ndejë rob nën zgjedhë t'huej,
pagë e t'dheta me i là kujë:
por të lirë me shkue ata motin,
veç mbi vedi tue njohtë Zotin,
e as kurrkujë n' këto troje t' veta 25
mos me i bà kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanë rà
e as kurr pushkën s' ia kanë dà;
por t'janë grì me tè e t'janë vrà,
si me kenë tu' u vrà me Shkjà 30
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligështue,
e nisë pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, 35
zunë me i dalë dore Sulltanit,
nisë Shqiptarët kanë me u mendue,
si Shqipninë me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, 40
krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë
n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej,
me i bà kurr mà tungjatjeta,
kurr me i là mà pagë e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisë, 45
si fletë Engj'lli t'Perendisë,
si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare,
me u suvalë prap n'tokë shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: 50
gërxhelì, por belaçì:
na dyndë top, na dyndë ushtrì
edhe del e bjen n'Shqipnì,
për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,
shka merr Drinin për s'të gjatit 55
der' n' Kalà të Rozafatit,
ku ai me ngulë do' «trobojnicën»,
do' m' ia vu Shkodrës «kapicën»:
me bà Shkodrën Karadak,
mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! 60
Ka ndejë Turku e këqyrë haru,
pika-pika lotët tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollën muhasere! 65
Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zì
-si ata e zeza m'i pastë mb'lue!-
për të buk'rën këtë Shqipnì,
si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. 70
M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue.
Sa mirë n'armë na janë shtërngue!
T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,
si të Parët ua lidhshin motit
n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: 75
me 'i kambë mbathë e tjetrën zdathë,
gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë,
diku ngranë, diku pa ngranë,
harrue grue, motër e nanë,
sy'n agzot, zemrën barot, 80
e si ai plajmi me furì,
t'kanë rrà ndesh Malit të Zì,
për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì,
ku edhe trimat t'janë përlà:
t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, 85
ballë për ballë ata tu'u vrà,
fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè:
tue mbetë shakull përmbi dhè,
mish për shpez e kaçubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, 90
gjithku kjenë sokola malit,
pa kjà m'ta as nanat e shkreta.
Veç se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanë thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, 95
bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit
e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit:
se jo veç qi Knjaz Nikollës
nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta,
porsè as Mbretit të Stambollës 100
s'duen me i bà mà tungjatjeta,
e se dore duen me i dalë:
se Shqipninë nuk po e kisht' falë
Perendia për çerkez,
Turq, manovë, likurazez; 105
por për do sokola mali,
qi «Shqiptarë» bota po i quete,
për ta gëzue këta djalë mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalën e ka ndì': 110
se ç'asht mbushë ai me mënì!
Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì,
gjallë Shqiptarët ai me i përpì!
Por Shqiptari gjallë s'përpihej,
e as me u shkelë, besà, s'po lihej, 115
kur po i mbushej mendja e vet,
për Shqipnì me bà gajret,
n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.
Edhe kështu t'janë kapërthye
grykë për grykë Turq e Shqiptarë, 120
pa dhimbë krenash tue u thye
si me thye kunguj npër arë.
T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, 125
mà s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangër ia kisht' palla:
merr e mësynë m'Turk fulikare,
e si derrat me çakalla
t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: 130
haju, ngaju, çaju, vraju,
m' pushkë e m'top gjueju batare,
gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,
e npër fusha e npër gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, 135
zgjedhe s' Turkut pështoi Shqipnia
e duel m'veti si dikùr:
si premtue kisht'Perendija;
por si dashtë, besà, lum vëllau,
s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. 140
Se s'ka dashtë Turku lirì,
ma merr mendja; veç un s'dij
Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër
ardhë i paska, qi nën themër
rob Shqiptarët po don me i shtrue, 145
edhe atë tokë ai me pushtue,
për të cilën vetoi motit
shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnì dhe Karadak 150
krejt me atë punë po i làte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bè t'madhe po e kisht' bà:
m' e ndie plak e kalamà: 155
se ai natë t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote:
gostë as darsëm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, 160
për pa i hi Stambollës përmbrendit,
për pa këcye mbi post të Mbretit,
me u bà zot i tokës e i detit;
edhe Europës tregun m'ia prè,
mos m'e lanë me shitë, me blè, 165
mos m'e lanë me çilë kund punë;
por me bà qi ajo përdhunë,
për me çue 'i grimë bukë te shpija,
rob të ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, 170
mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetër,
si për fjalë ashtu për letër,
mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër,
ai po e dite mirë e hollë, 175
se isht' do punë me hi n'Stambollë:
se isht'do punë Turkun me e thye,
pa sharrue vetë mbrendë me krye.
Prandej xèn ai me trillue,
m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: 180
m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit,
qi me i qitë këta punë Sulltanit;
me i qitë punë këta 'i herë mà para
me trazime e punë t'pambara,
e mandej vetë prej Rusiet, 185
si harusha prej pusiet,
me i rà Turkut fulikare,
m'zhbì n'vend, m' e qitun fare;
për pa bà me mend pleqnì,
se me atë punë botën unjì 190
mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì
Kur ketë punë e ka pleqnue,
ka marrë trimi e n'odë ka shkue,
ka ndejë n'tryezë e asht vu ma shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, 195
kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhë besën shkaf asht Shkjà,
mbi Budin, m'çanak-kalà,
edhe tok këta ndërmjet vetit
mos m'ia dà të keqen Mbretit; 200
por m'e nxitë, por m'e mërzitë,
m'iu vardisë si 'i ditë për ditë,
herë për shtek, herë për kufì,
tash me peng tash me pleqnì,
por gjithmonë, po, pa kanu, 205
veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinës,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës,
merr e 'i letër, ia angllatisë,
me dredhì tue ia qindisë: 210
Ti, qi jè qaj Knjaz Nikolla,
falmëshëndet Cari i Rusisë,
se zà t'madh për ty kam ndie
qi jè trim e gërxhelì,
qi jè burrë e kuvendtàr, 215
me ta drashtë hijen anmiku,
por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà;
pse qe ti m'atë rrasë Cetine
më kè ndejë me 'i gjysmë opinge,
e jè bà, po, gazi i dheut, 220
tue mërzitë miq e kumbarë,
veç e për bukë thatë në gojë.
Mje sa Turku, përbri tejet,
dredhun çallmën m'vetull t'synit,
derdhë shallvarët ai pola-pola, 225
rrin e ban kokrrën e pallës,
e as m'e pà ti s'mund ta shofish
përmbas kodrës së pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, 230
jo se hi kè bulk n' e huejën,
qi s'po ndihesh kund për s'gjalli?
Mo', bre burrë, se nuk ka hije
Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,
edhe n'shpì me e shkuem ai motin, 235
tue u ndeshë npër furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushë synin Shqipnia,
me ato male të madhnueshme,
me ato fusha të blerueshme,
qi kurrkund s'jè kah orvate, 240
me ia shkye 'i skundillë për veti?..
M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtë ti kambë e dorë,
s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:
Por ti luej, nafaka luej, 245
ka pasë thanë ai burri i huej;
sa për bukë e për fyshekë,
piqu n'mue, se t'i qes vetë;
edhe kësulën vène n'sy,
se të nget Mbreti i Stambollës: 250
nuk ta là me t'prekë me pupël.-
Letrën kështu Cari e ka shkrue,
edhe mirë e ka palue,
e e ka mbyllë me dyllë të zi;
ia ka dhanë kasnecit t'rì, 255
me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì.
Letrën n'gjì ka qitë kasneci,
ka thekë kambët ai sa mund heci:
ka lanë mbrapa fushë e zalle
kapërcye ka bjeshkë e male, 260
edhe dalë ka lum e shè:
ka shtegtue për ujë e dhè,
der'qi'i ditë, tue marrun dielli,
në Cetinë ka behë ai filli:
shtjerrë opangat, grisun setrën; 265

vazhdon
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim
--------------------------------------------------

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:45

OSO KUKA


Zot, c' ka thane njaj Avdi Pasha;
Paska mbet Shqypnia m' vasha,
Qysh se s' leka mbrende nji djale,
N' at Vranine mue sod me m' dale,
N' at Vranine, m' at t'zeze terthore,
Ku mbe'n shkret sa arme mizore,
Ku mbe'n djerr sa toke gratcore,
Ku mbe' n vithnat pa bagti,
Vec prej cubash t' Malit t' Zi,
Qi po vrasin djelmt e ri,
Qi po marrin lopet me vica,
Qi po presin dhent me ogica,
E po djegin kulla e stane,
E po thajn kaq zemra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina
Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vra ata e per me pre,
Per me djegun gur e dhe,
Vec si t, nise degame me ne,
Pse dushmani asht tue ndersy,
Toket e Mbretit per me i msy,
Per me i msy e me i rrembye.
Nji djale m' voter t' m' ishte lla,
Pac m' i a lane t' amen me fsha,
Pace m' i a lane motren me kja:
T' mjeren moter, ehu! pa vlla,
E n' Vranine un kjece tue e qitun,
Cubat knjazit per m' i a pritun.
Por mue djale nuk m' ka qillue;
E n' Shqypni nji djale drangue,
T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.--
Kshtu ankoi Pasha turceli.
Oso kuka paska ndi:
Paska ndi,po,e kenka idhnue:
M' sylah doren paska cue:
Me qite m' Pashen ka mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnis e jo prej tutet,
Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerre s' e xuer mizoren,
N' flete t' sylahit catallue;
Vec pa fole s' mujt me u durue:
Avdi Pashe, tha, ma kadale!
Mos e thuaj dy here at fjale,
Se, per Di'n e per Ima'n,
T'baj qi t' kjaje e zeza nana!
T' baj qi t'kjaje pa <<exhel>>ty nana;
Pse n' Shqypni ka djelm si Zana,
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimet gjaja as jeta:
E ku i lype besa e burrnija,
Ku i lype Mbreti e i lype Shqypnija,
Kta ma t' paret jane n' fushe t' mejdanit,
Kta ma te rrebet jane n'ball t'dushmanit:
Jane celik per tef t' taganit.
Marre vedit kurr s' i lame!
Pa ksule m' krye pa opinge ne kambe,
Na per Mbret e per Atdhe
Per kanu, per bese e Fe,
S' druem me ra nder pre te thyeshme,
S' druem me msy kalat e rrmyeshme:
E kahdo qi t' bjere Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndeze zhari,
Pushke e bese pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktu e na thue:
Se n' Shqypni nji djale drangue,
Qi per mbret e troje t' veta
Nuk i dhimbet gjaja as jeta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta...
Por s'ke faj; pse zani i zi
Aj ka dale, po, per Shqypni,
qysh se erdh Pasha turceli,
Qse edhe t ' hujve sod Shqyptari
Qiri m' kambe do t' rrije qyqari,
Si punue ne s, na ka i Pari...
Por po i lam tash na kto fjale.
Ne Vranine, qe , un jam tue t' dale,
Cubat Knjazit me t'i a ndale.
Vec t'i lypi un dyzet veta,
Dyzet veta, po, djelm te lete,
Qi te desin ku t' zatesin:
Si mund t'lejn vec e n'Shqypni
E po t' ap besen e Zotit,
Se, pa u djege un n' flake t' barotit,
S' ka me u lshue per t' gjall Vranina.
Avdi Pasha kenka cue,
Osos doren ka shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka!
Se ty t' thote fjala edhe duka
Qi ke le nji sokol malit.
Zgidh ku t' jete, po, pika e djalit,
Edhe del ti n' at rranxe boke:
N' at Vranine, ku t'zezat loke,
Qi kan mlue, ehu! djelmt e ri,
Qi kan kthy rejat n' gjini,
Jane tuj t' prite si drita diellin.
Foli Pasha. Buzes s' Cukalit,
N'krye t'javes, dielli kur u cua,
Per me shndrite mbi kobe te shekullit,
Ku e perbuzne shuen e drejta,
Qafes s'Kalas, qe, ceta e Osos
Po merr rrugen kah Vranina.
Cete e vogel, por kreshnike:
Dyzet veta ma s' jan me t' njehun:
Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrri,
Jo per duke e per pashi,
Por per zemer e trimni:
Oso kuka na u ka pri.
Oso Kuka, 'i rrfe prej qiellit,
Shoq nuk ka kah vran e kthiellet.
A she' i here, ka' i bje sokakut,
Se c'' m'i bajn t' gjith tungjatjeta!
Se c' permnershem xheverdarja
M' i flakon mbi sup te krahit,
Si ajo rrfeja n' nate thellimit!
N' flet t' sylahit--- fole bollash
Catallue i ka dy kuburet:
T' mnershemet motra t' t'idhte taganit,
Qi ndermjet u rri kercnue.
Vesh e mbathe e n'arme shtrengue,
Shtatin div, e sy' n si zhgjeta,
Oso Kuka n' jelek arit,
Pash e m' pash po i bjen pazarit.
Njite mbas tij vjen shpata e dekes,
Soko Tona i Gurit t' Lekes;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permende m' kto male t' ona,
Si per buke n' shpi t' tij te ngranme,
Si per pushke e bese te dhanme.
Thone se i ka nja tri nishana,
Tri nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit.
Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vine dy re mizore,
Dy djelmoca prej Zagore:
Kacel Doda prej Zagore:
Kacel Doda e Kerrni Gila,
Rritun moce si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
C' kan me t'name dy vasha t' reja:
C' kan me t' nam dy bija nane
N' ato mrize e n' ato stane,
Kur, kercunat, kan me ndi,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri,
Me i perpjek me Mal te Zi.
Po a thue e njef njat kime-zi,
Qi e ka ballin si sini,
Qi e ka synin si duhi,
Qi i ka shpatllat si nji ari?
Aj asht Coku i Mar Kole Dinit
Prej Kabashit t' Dukagjinit:
Trim i cartun, trim si Zane,
I pa tate edhe i pa nane,
Dy gur njite, thone, s' i ka lane.
Per mbas ktij vjen ceta tjeter,
Do ma t' ri, do prap ma t' vjeter,
Por t' gjith moce me trimni:
Me trimni e me bujari:
Vec, per duke e per pashi
Dan ma n' shej njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli;
E nder t'gjith-- porsi hyll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lype per pushke ky e per pleqni
Q' merr prej Shkodre e n'Peshkopi.
Veshe e mbathe e m' arme shtrengue:
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
Si ajo re qi prej Tivarit
Njitet zi terthoreve t'ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona:
Edhe kapen m' at breg Buene,
Ku n' nji lunder u rreshtuene.
Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
Rrqase asht lundra e veli u nde,
Edhe nise asht porsi re,
Tuj ca valen nper liqe:
Tuj ca valen kah Vranina,
Ku po bate nam Cetina.
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore).Grudjane"

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim
--------------------------------------------------

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:46

P R E J A
Pjesa par

Vall, kush din mue me m' kallzue,
Pse kjo qyqja ,zog i true,
Si mos kurr asht tue vajtue
N ' at Vranine, n' at t'zeze krahine,
M ' breg t ' Liqenit n 'at kodrine?
A mos kjan hallet e veta,
Perse zi i shkon moti e jeta,
Bir as bi pa rrite e shkreta?
Qyqja vehten s' asht tue kja,
Bir as bi pse e mjera s, ka;
Por po kjan ajo nji moter,
Qi ka mbete sod qyqe n' voter,
Sod qi kpute i asht kulmi i shpis:
Kjan qat motren e ati Avdis!
Jo,po,asht vra thon Avdi Hisa,
Mriz kah bate nen dy lisa,
Nen dy lisa n' mal t' Vranines:
E vrau Vulja, i biri i shkines!
Njiky Vulja, 'i trim drangue,
N' at Vranine fort asht rendue:
Nuk len kal, jo, me shtektue,
Nuk len cike,jo, me u fejue,
Ke po i vret aj djelmt e ri,
Ke po i kthen nuset n' gjini,
Ke po i vishte nanat ne zi.
Edhe u cueka,zogu i shkines,
Me trembdhete cuba t' Cetines,
Me msy mrizet e Vranines:
Po i isht' kane kandun mishi i dhis:
Edhe u ndeshka m' mriz t' Avdis.
Qaj Avdija vrik piskati:
ndalo, Vulo, mustak-giati:
Ndalo,Vulo,me caruqe,
Pse s' t i leshoj, dhit e kuqe,
Per pa e la mrizin me gjak:
S ' ruej dhi per Karadak!
Edh' e drodh t' zezen <<breshane>>,
Qi e kisht' pase moter e nane,
Kinse, i mjeri, zjarm me i dhane;
Perse i shkrepi n' dore <<breshana>>,
Shi kur dashte s' do t' i a kisht' nana.
Po, por Vuloja i terbue,
Qi per pushke ishte i gatue,
M' <<karajfile>> i u shterngue:
Dekun m' toke e la pushue.
Edhe u turr m' te i patenzoni,
(Shka as atij s' i a epte zakoni),
E i zdeshi xhamada'n
E i a xuer dhe taga' n,
E i a muer pushken e giate,
Si nder burra s' asht zanat;
Mandej dhit i ven perpara,
Edhe u grafe neper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vranines,
Fort po ndjeke Cubi i cetines,
Fort po kjan nji e bija e Turkines:
Fort po kjan e fort po fshan,
Dekun m' vig kah e shef te vllan:
--- Kur ka dale qaj hylli i drites,
O vllau i em o vlla!
Mbi ato suka t' Podgorices,
O vllau i em o vlla!
Ti m' i a vune pushken krahit,
O vllau i em, o vlla!
Edhe m' dole m'dere te vathit,
O vllau i em, o vlla!
E m'i a lshove zanin skjapit,
O vllau i em, o vlla!
Me i lshue podit e livadhit,
O vllau i em, o vlla!
Me i lshue m' uje-- m' at uje t' Moraces
O vllau i em, o vlla!
Me i mrizue ke aj lisi i rrashit.
O vllau i em, o vlla!
Qyqja motra tue t' kundue,
O vllau i em, o vlla!
Porsi lis me dege prarue,
O vllau i em, o vlla!
Lis me maje te lulzue,
O vllau i em, o vlla!
Rrite e mjera tue u mendue,
O vllau i em, o vlla!
Se me c' vashe ty me t' fejue;
O vllau i em,o vlla!
Por qe Vuloja, i' drangue,
O vllau i em, o vlla!
Me toke t' zeze ty t' ka martue,
O vllau i em, o vlla!
Arme e petka tue t' shkretue,
O vllau i em, o vlla!
Nane e moter tue t' zezue,
O vllau i em, o vlla!
T' zezat qyqe tash kendojn,
O vllau i em, o vlla!
Nane e moter t' u ndihmojn,
O vllau i em, o vlla!
Pse ma udhe per ty s' kundrojn.
O vllau i em, o vlla!
Tash kendon nji zog i zi,
O vllau i em, o vlla!
Kah t' fluturoj neper Shqypni:
O vllau i em, o vlla!
Kurr ket pune un s' e kam ndi,
O vllau i em, o vlla!
Se ka mbete kund gjak pa u kthye,
O vllau i em, o vlla!
A me pare a se me krye,
O vllau i em, o vlla!
Vec ka mbete njaj gjaku i Avdis,
O vllau i em, o vlla!
Qyqja motra, vaj, e Avdis!-----
Kshtu vajton te vllan Turkina:
E ndien lqeni edhe Vranina,
Edhe e ndieka aj Oso Kuka;
Vaj'n e ndieka e m' kambe u cueka:
--- Hani djelm! e ju vraft buka!
Eh ju vrafte buka e Dauletit;
Eh ju dhaca ujet e detit,
Po s'u muer sod gjaku i Avdis,
Po s' i u kthye ndera Shqypnis.
Cou bre, Soko, e mund t' i xame!
T' mos t' i majm cubat me vjame,
T' mos t' i lame cikat me name.
Proh! ti o Zot, kur na jane cue,
Mbathe e zbathe-- si kan qillue
E i kan rrokun armet Shqyptare,
Njato <<ltina>> e << xhevardare>>,
Njato t" bardhat n' za <<breshana>>
E i kan njite njata tagana,
E i kan vu njato calina,
Se c' ushtimeka marre Vranina!
Porsi, kur ndokush t' i nguce,
Dalin grethat jashte biruce,
Njashtu turr per dere t' kaushes
Djelmt e Osos rrajn drejt fushes
Ku kisht' krise e zeze potera,
Motra e Avdis ku kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e pritka,
Por secilli vrap po ngitka,
Thue se t' parit qi do t' veka,
Petku cohet do t'i u preka
'E jo ma se po i pret deka!
S'asht tue e drshte, jo, kush rrezikun,
kah per gjurme po ndjeke anmikun;
Vec se i lngon setcillit zemra,
ana!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:48

PREJA

Pjesa dyt

Ka ma e lete s'i ndolli themra.
Syt u qesin flak e shkendija
Kah t' frigueshem, si duhija,
Qi kalon me t' rrebte zhumhuer,
Fushes i bjen kryq e terthuer,
N'dore tuj mbajtun pushket arbnore,
Qi u flakojne neper terthore
Porsi rrfeja n' nate mizore.
Si i' langue, qi, dale me gjue
Endet malit pa pushue,
Der sa t' jete <<per ere>>pa u vu:
Djelmt e Osos njashtu ngasin,
Vec me cuba si mund t' Hasin.
S' kerset, jo nji pylle ma teper,
Kur merr zjarre ndoj majes s' eper,
Si kerset Vranina e shkrete,
Sod qi bien Shqyptaret e lete,
Vrap tuj nga poshte e perpjete:
Thue se kambve u kan vu flete.
Kur,qe, krisi i' <<xheverdare>>
M' breg te Moraces nder do zhvare:
M' breg t' Moraces drejt Bjelopoles,
Krisi pushka e Preng Markoles.
Preng Markola pre Mirditet,
Nder shoke t' vet porsi hyll dritet,
I pau cubat aj ma i pari,
Ke po majshin kah Ponari.
Ah! kadale, bre zogu i shkines,
Se s' i a marr ti gjan Vranines,
Me kane vet Knjazi i Cetines!
Prenga Mirkos i vikati,
M' <<xhaverdare>>, edhe i ndei gati.
Krisi pushka, ateher, batare.
Krisi <<ltine e xhaverdare>>,
Edhe ushtoi duhma e breshanes
Me u dridhe fmija n' zemer t' nanes.
E pse trimi m' trim si t' hase,
E n' log Zanash si t' kersase,
Si t' kersase pushka, or vlla,
Rralle pa gjak se mujn me u da,
Pavloviqi ktu edhe u vra:
Pavloviqi u vra n' pushke t' para,
Ka' u grahe dhive neper ara.
Kur pau Vuloja se shoku
I kje vra, e se pataloku
Per te s' isht nji vend bejlegut,
I lshoj dhit edhe u nis bregut.
Me dore, burra!--- sa i mujt zani,
Brit Osja atbote si luani,
Edhe m' shpine aj zhgjete i u lshue
Me djelm t' vet, porsi i' Terbue.
A ke pa ndo' i here per seri
Se si, kur t' u bjere skyfteri,
Hikin pulat neper kacuba?
Njashtu atbot, hikne ata cuba.
Hikne cubat porsi zhgjeta,
Kush n' tposhte, kush kah perpjeta,
Vec se Vulja, cue dollamen,
Aj aq shpejt s' e ndrronte kamben:
Kisht' kane trim, eh i basha gjamen!
Por shka? sod s' i heci e mara,
Pse edhe 'i shoq i a fiku Tara.
Tara pllumi i Jegumirit
I ra kres shi njaje ma t' mirit,
Njaje djalocit prej Zacirit,
Tue e lshue dekun m' do gjeth firit.
Deh! moj Zane, m' a thuej nji fjale:
Ku e ka Osja edhe nji djal?
Ku e ka Osja at Kerrni Gilen,
Qi s' i a daj kund <<karajfilen>>?
A thue ti, pse ndolli i ri,
E pse e di per te n' shpi
Rreh nji zemer plo dashtni,
Ndoshta sod po i dhimbet jeta
E rrin mshefet nder shkorre e mbreta?
Nuk asht mshefe, jo, Kerrn Zagorja,
Kerrn Zagorja---re mizorja;
por asht ndeshe aj me Jovanin,
M' breg t' Moraces tue da mejdanin.
Desht ky Jovja i' her me hikun,
Por per vrap s' kisht pase kerrcikun;
Prandaj shoket e lane mbrapa,
T' cillt po hikshin me t' mdhaj hapa.
<<Urra!>> m' shpine, atbote, si bisha
I u lshue Kerrni neper plisha,
Neper plisha e bregut t' uj'' t,
M'<<karajfile>> m' nja tue e gjujte,
M' nja tue e gjuejte, por vec per ane:
Gjalle me dore dote m' e xane.
Por me dor nuk xehej djali,
Pse kisht' kene nji sokol mali:
Kisht' kene Shkjau, po, me tri zemra!
Tek e ndiu Kerrnin te themra,
E hodh pushken m' nji ferrmane,
Edhe xuer aj t' idhte taga'n,
Qi kisht' fike ma se nji nane;
E t' u dredhe ka' i Zagorjani:
Kshtu po merr e i thote Jovani:
Mos trreje mendja, or trim i ri,
Se e koris Malin e Zi,
Tuj t' ra n' dor si nji baxhi;
Por, n'je i armve e n' je Shqyptar,
E per n' je ndopak bujar,
Xir taga'n, e n' kjoft gjykue,
N' bejleg kryet shkurtoma mue,
Vrik qaj Kerrni na i ndei gati,
Na i ndei gati edhe i piskati:
Si tagan, si pushke te giate,
Jam Shqyptar, e i kam zanat;
Edhe cubi i Malit t'Zi
S' ka per t' m ' msue bese e burrni...
Por, merzite mbasi t'asht jeta
Me cubni e me pune te shkreta,
A ti ktu ke me marue;
Kerrni Gila pse m' thone mue,
Edhe xuer taga'n prej millit:
C' ka flakrue m'at rreze diellit!
E si pushken m' toke e uli,
Ball per ball Jovos i duli.
--Or Shqyptar, qi tash n' e vona,
Tuj perbuzun Fe e zakona,
Vec mbas shpine msyn anmikun,
Hec e shifsi dredhe celikun
Kerrni Gila e njaj Jovani:
Shif si dahet, bre, mejdani!
N' ball t'shoshojt ata si u gjeten,
Kryq taganit i zateten:
E si t' ishin flake e agzot,
Lum e lum per t'Madhin Zot!
Se c' filluene me vringllue,
Si dy rrfe, ehu! tue flakrue.
Shkrepshin shkendija ndaj perpjete
Porsi m' kullme prej hekrit t' xete,
N'ajr taganat ka' u perpiqshin,
Kryet shoshojt ata ka' i ndiqshin.
Djerse e gjak xu me u Kullue;
Por s'xu asnjani me u ligshtue,
Mu ma fort erdh t'u terbue.
Kur varrohet n' mal nji ari
A me pushke a m'hekur t' zi,
Jo vec se prej dhimes s'topitet,
Por ma teper vjen e nzitet,
Edhe msyn, n' furi t'terbueme,
Me gjak t' vet armen t' ritueme:
Njashtu atbote ata dy trima
T' shpejt kah dora si vetma,
T' rrebte ka' e sjellmja porsi rrfeja,
Merrshin turr me fuqi t' reja,
Tue terflluem e tue kercnuem,
Shume e gjak, prej gojes tu' u shkuem.
Kur i behe, qe, n' at fushore
Oso Kuka rrfe mizore,
Kah po kthete asajta n' shpi
Me dy rob edhe me dhi,
Qi kisht' marre prej Malit t' Zi.
Oson Kerrni tuj e pa
Disi marre atbote i ra
Ke nene s' kisht' pre anmikun;
Prandaj con te preht celikun
Edhe e siell me kaq furi,
Qi t'kish ndeshe n' cub t' Malit t' Zi
Fill per gjyse, tham, kje tu'e pre.
Por jete-giate cubi kisht' le;
Pse ndermjet taga'n i a qiti
Me te deken edhe e priti.
Kur taganat jane zatete,
Fort shunglloi Vranina e shkrete.
Edhe u kpu' n t' dy per mjedisit,
Si t' ki' n kene dy krande lisit.
<<Jam ndermjet!>> atbote Vikati
Oso Kuka edhe u ndei gati.
U ndei gati me i shkatrrue,
Pse me dore kjene t, u pushtue.
<<Trima,mjaft pask' ni luftue:
Diku vec nuk ka kene shkrue.>>
Zuni Osja ateher me u thane,
<<Diku shkrue vec nuk ka kane
Njani tjetrin deke me e lane...
Pra, ti cubi i Malit t' Zi,
Prehi kambet e dredho n' shpi,
E thuej nanes e nuses s' re
(Per n' i pac ti kund n' at dhe),
Se per s' dytit sod ke le.
Jem' tue t'fale, po, n' ket dite t' sodit
Pse, me giase, qi kenke rodit.
Por ket fjale shokve m' u a thuaj:
T' mos u rreje njaj Cari i juej
Se sundon mbi ne kurr Nika,
Per pa mbete Shqypnija m' cika.
Ndoshta t' dam na jem ' nder veti;
Por ku ne t' na lype Mbreti,
Por ku shkjau t'na ngase n' vend t' t' Parve,
Per ket bese, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtene-- merr vesht, or djale--
Kan me u gjetun krejt me 'i fjale...
Kshtu tha Osja. Atbote Jovani
Nja as dy ma nuk i a bani,
Por, si i a lidhen varret e shtatit,
Rroku pushken e u nis shpatit:
Lum! e lum! po, kopilani
Pse i u kput n' at dite tagani...
U nis shpatit per Cetine
E Oso kuka per Vranine,
Per Vranine ku kendonte Zana:
Ke bje dielli e ke merr hana
Oso Kuka nuk ban ma nana
As n' Begllere as n' Kapid

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:48

V R A N I N A

Vojti fjala ka cetina:
Vall c' po ban mbi Shkije, Vranina!
Vall c' po ban Vranina m' Shkije,
Rob tue zane e gjind tue pre:
Tue pre gjind, tue zane hajduka,
Qysh se duel njaj Oso Kuka!
Oso Kuka, i' burre Shkodrane,
Shoq ne Shkoder, thone, s' ka lane
Per kah besa e kah trimnija,
Qi zanat i ka Shqypnija.
Kalashan e sy-pergjakun,
Mje m' sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thone, kur t' flase,
Dridhet fusha kah t' vikase;
E kah t'dredhe te rrebte taga'n,
thue se rrfeja shkrepe per ane:
Kaq vringllim aj shkon tu' i dhane!
Edhe e ka nji xheverdare,
Xheverdare pushke vrastare,
Qi, ke t'laje syni i njerit,
Me te sy'n i a zier skyferit.
Burre kaprroc e trim si Zana,
Thon me kmishe e bani nana;
Edhe, thone, ka le drangue,
Pse tri zemra i kan qillue,
E pse i ka tri pupla t' arta
Per nen krah te armve t' larta.
Prandaj plumja m' te nuk ngulet,
M' te tagani edhe perkulet:
Top me i ra shpierti s' i shkulet.
Ky n'Vranine edhe ka zane
Me njiqind e nji breshane
Ku nji fjale e paska thane:
Se per t' gjall rodi i Shqyptarit
S'i bjen n' dor kurr Gospodarit.
Fjala knjazit n' vesh i ka shkue:
Edhe Knjazi na asht idhnue,
Na asht idhnue kur e ka ndi.
Thirrka Krenet e Malit t' Zi:
Njani ari, tjetri duhi,
Te gjith le sokola malit:
E m'ledine n''kuvend rreshtue,
Ngerthye vetllat m' shtek te ballit,
Fole u paska si tue ulurue:
Ka dale fjala nper Cetine,
Se 'i Shkodrane ka ra n'Vranine,
N'at Vranine, po n'at rranze suket
Thone ka ra 'i fare Oso Kuket.
Kaleshan e Kime-zi,
Gjak e zjarm a aj syni i ti;
Edhe i ka nji pare mustaqe
Kacarrel e leqe-leqe,
Qi me i mrrijte mje m'flete t' sylahit,
T' zez e t' trashe sa llana e krahit.
Ky edhe, thone, ka le drangue,
Pushke as top mos m'e shinue,
As tagan mos m'e varrue;
E po thone se ka zatete
N'at Vranine me dyqind vete,
Me dyqind fatosa t' ri
Djelm te zgjedhun n'mal e n' vrri
Jo per dok e hijeshi,
Por per zemer e trimni,
Qi e kan pushken tat e nane.
Ky edhe 'i fjale e paska thane:
Se per t'gjalle rodi i Shqyptarit
S'i bjen n'dor kurr Gospodarit...
Prap po thone se ky Oso Kuka
Paska zanun do hajduka:
Do i ka zane e do i ka pre:
S' len me ra ma Shkja n'at dhe.
Cubat vet i pacendersy,
T' zez Vraninen per me msy,
Vrase e pre mos me i a ndale,
Vec me Turk si t'nisi fjale;
Pse Moskovi e ka pleqnue
Shqyptarin ne me na lshue
M' Rozafat e m' Kishe Decane,
Ku do t'mrrije megja serbijane,
Per me u gjetun Cernagora
Me Serbi bashke dora-dora.
Kujtoj keq s'na kishte re.
Shqypnin tjeter kan me e da
Bulgarija e ajo Greqija.
Pse, mbasi Shkijet e Ballkanit
T' kane pushtue toket e Sulltanit,
E marre t'kene do skele detit
Te kane lidhe bese ndermjet vetit,
Ka m' i dhane Shkjenis e mbara,
Ka m'u shtrue ura perpara
Det e m'det m'u kape Moskovi;
Ka m'i thye Krajlnive hovi.
Por, qe tash, mbasi ka zane
N'at Vranine ky burre Shkodrane,
Nuk po dij se kah t'i a maje:
Drue s'ka mete per sod uzdaje
Se i pushtoj toket e Shqyptarit,
Si e kam pase fjalen e Carit!
Kshtu tha Knjazi i Malit t' Zi.
Krenet po rrijshin tue e ndi,
Tue e ndi e tue mendue
Se shka Knjazi ish' tue ligjrue
Per Shqypni e per Shqyptare.
Kur qe Mirkja, Krenesh se pare,
Po i thote Knjazit: Gospodar,
Fjala e Carit n'udhe s'do lane,
Pse ka dale nji burre Shkodrane
N'at Vranine, n'at t'zeze krahine,
N'breg t'Liqenit n'at kodrine.
Pse, po kje se ky Oso Kuka,
Po asht nji nieri qi e man buka,

N'mos e marret pushka e kurrkuej,
(Mjaft qi, mjeri, mund t'a gjuej!)
Ka m'e marre nji pushke vrastore:
Pushka e babes ltin mizore,
Qi der m'sod mue s'm'ka koritun,
Pse edhe m'turk ajo asht vaditun...
Vec po e zam se ket Shkodrane
Gjalle as deke s'po mujm m'e zane,
Me gjithkta nuk do me thane,
Se na s'e pushtojm Shqypnin.
Malazezt te gjith e din
Se n'Shqypni ka djelm si Zana,
Qi ma t, forte s,po t'i ban nana.
Me arme n'dore, si thome na, le,
Ane e kand permende mbi dhe
Per trimni, per bese e Fe:
E prandaj p'r i' dite Shqypnija
S't'bjen n'dore, besa, lum Zotnija.
Por me kohe e me dredhi,
Me u kape mundet Mali i Zi
M' Teqe t' Krus e m'Kishe Decane,
Ku do t'mrrije megja serbijane.
Pse tue kene se kan fillue
N' Shqyptari sod m' kambe me u vu
Muhaxhir e Anadolli,
Gjind t'pa plang edhe t'pa shpi,
Qi nuk din se shka u kje i pari,
Zot e Mbret per t'cillt asht ari,
E u lane m'anesh dyert bujare,
Dyert bujare t 'tokes Shqyptare:
Njata krena e kapitana,
Bajraktare, trima si Zana;
T'msuem per Mbret me dhanun jeten,
T'msuem per vend me shkri ata veten,
Per ket bese, kallxou kuleten,
Se Shqypnin ke m'e pushtue
Para se t'a keshe mendue.
Prandej zan tash, Gospodar,
Me qite fitme nder Shqyptare;
Pse me kohe e dhelpni.
Ke m' u ba Krajl mbi Shqypni.
Edhe ndoshta mbi Serbi...
Por na as tash haru spo t'rrim:
Sa ma shpejt n'Vranin po t' bim,
Me u perpjeke ma at Turk Shkodrane.
Un po t'bie me Cetinjane,
Cetinjane nja shtatqind vete,
Qi per gja s' e bajn ket jete:
Si me deke ashtu me mete.
Mandej t'bjere Gjukovic Pera
Me nja katerqind pushke tjera,
Katerqind Bijoca t'ri,
Qi jane Ora e Malit t'Zi.
Kam uzdaje se me kto ceta
N'suke t'Vranines un porsa t' veta,
Kam me ngule m'ta Trobojnicen,
Kam m'i a vu Osos kapicen,
N'kjofte se kryet s'i a pret tagani,
Si n'Cetine ka dalun zani...
Pse perndryshej, kam m'i a pru
Kret n'Cetine, t'ngulun m'nji hu...
Kshtu tha Mirkja, Kapitani.
Ver me goje kush ma nuk bani.
Ateher Knjazi i Malit t'Zi
Merr e u thote: Sokola t'mi,
Bini pra, n'Vranine me ushtri,
Me sa t'dueni ushtare te ri;
Por Vraninen m'a pushtoni,
Osos kryet por m'i a shkurtoni.
Sa per fitme e per ngatrresa
M' leni mue, perse, qe besa,
Me pak pare e tuj gerga,
At e bir un kam me da:
Jo se ma bajraqe e fise,
Qi, q'se mora mend e shise,
Un t'bashkuem mend nuk i maje...
Oh! po tash mund t'kem' uzdaje,
Se serbija e Crnagora
Kan me u gjetun dora-dora
Me Greqi e me Bullgari,
Si n'Moskov a ba pleqni.
Por Vraninen m'a pushtoni!
Osos kryet por m'i a shkurtoni!
Foli Knjazi, e Krenet u ndane,
E n' Vranine, mbi xhebehane
Zu me krroke nji sorre kob-zane.
Deh! moj Zane, pash njato kroje,
Pash currilat neper prroje,
Pash bylbylat e Prandveres
E pash t'amlin fllad te eres
E p'r at voes, qi bje prej qielli
E pash lulet drandofille,
Deh! m'kallxo a po t'vjen keq,
Se e dau Knjazi sod nder Pleq
Trup nji ushtri n' Vranine me cue,
Osos kryet per m'i a shkurtue?
Mue m'u kputshin fletet e krah'e
Mue m'u bashin prozhmet rrahe,
Mue m'u shuejshin kange e valle,
Kange e valle edhe zavalle
Mbi njato rudina t' buta:
Per mjedis mue m'plaset lahuta,
N'paca dhime a kurrnji grime,
Pse po i pritet Osos kryet,
Pse po i erren te dy syt:
Krye n'Shqypni mos metet pa u pre,
N'kjofte se n'shekull aj ka le,
Per me u vu mbi te kapica
Me njat shkrole qi e shkroi Nikica!
Por m'lingon mue shpirti e zemra,
Shtati m'dridhet mje ke themra,
Ke po ndiej un kob te ri:
Qi i ka mete sod Malit t'zi,
Per me da t'mjeren Shqypni,
Ku kan le e ku jane perkundun,
Prej kah shk'' llin e kan tundun
Burri, Leka e Kastrijota,
Para t'cillve shueta bota:
E Shqyptaret porsi t'hutue,
Me duer m'i rrin tue shikjue,
Thue se 'i mend qiella e ka da,
Rob me ndejun kta nen Shkja:
M'i u shtrue knjazit dheu i Shqyptarve,
Shtrejt fitue me gjak te t'Parve!...
Ehu! mallkue kjofte njaj n'Shqypni,
Kjofte mallkue, po, a plak a i ri,
Qi per Mbret e per liri,
S'cohet sod me arme mizore,
S'lidhet sod me bese arbnore,
Per ma dhane ma para jeten,
Per me shkri ma para veten,
Se me ra fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangishem t'Gospodarit.
Shka? a thue n'kange se ka me u vu,
Se pa pushke e ndaje haru
I ra Knjazit n'dore Shqypnija,
N'za kah besa e trimenija?
Jo, per Zotin! Para toka
E perpifte me male e boka
E me lume e fusha t'gjana:
Per te dielli u errte e hana!...
O zotnit e Shqyptaris,
O ju krenat edhe t'Malcis,
Pashi at Zot e at emnin t'uej,
Mos lakmoni pares s'huej:
Sado vone me pase per t'shkue
Mbi djelm t'uej ka me gjikue!
E ju t'cillve i Bukuri i qillve
U ka zgiedhun me i pri nirit
Raves s'amshueme t' t' nalte Empirit,
Qi a e liris e e s'Drejtes pasqyra,
Kinie n'mend: per ju detyra
S'asht me mjele vec delet t'ueja,
S'asht me mkambe vec gjuhet e hueja,
Por me at Fe, qi kem' prej qillit,
Por me t' bardhen drite t'Unjillit,
Mrende dashtnin mú a ndeze Shqyptarve
Per kah giuha e vendi i t' Parve:
Qi Shqypnija t"jete e vetit,
Qi Shqyptaret t'sherbejn nja'i Mbretit:
Qi per Mbret e troje t'veta
Mos tu dhimbet gjaja as jeta,
Por te desin, si Oso Kuka
Qi asht tue deke, ehu! n'ato suka!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:49

DEKA

Pjesa par

Kish t, a diej, c'ka aj Oso Kuka,
Qi tue shkue s'asht sande buka.
S'po i shkon buka as mishi i dashit:
Kot nget tryezes a ndaje per rrashit,
Tue perdredh njato mustaqe!
Thone, ka pa nji anderr t, keqe.
Anderr t'keqe, thone, ka pa
Mbrame, qi shkoi, porsa ka ra.
Ka pa n' anderr se prej Rjeket
Kenka nise nji hije deket
Ndezun flake, si flake lugatit,
Qi, tue hecun e shpatit
E nper kneta e neper zallina,
Fill po vite kah Vranina.
Kur n' Vranine ajo ka mrri,
N' Xhebehane, paska hi,
Edhe i dhanka zjarr barotit.
Kur ka dhanun zjarre barotit,
Ka plase kulla e ka marre gjame,
Asht dridhe toka per nen kame,
Ka ushtue Lqeni, mali e lumi,
Edhe Osos po i del gjumi.
Pa ket anderr Oso Kuka,
E prandej nuk po i shkon buka,
S' po i shkon buka as mishi i dashit,
Kot nget tryezes a ndeje per rrashit.
Po, s'han buke, vec sa me thane;
I lan duert e del m'njane ane,
Per ure voters pshtete m'nja'n bri,
Tue mendue, duhan tue pi.
Sa rrin osja tue mendue,
Buke djelmnija kan marue;
Cuene tryezat e i pshteten,
Rrokull odes mandej zateten,
Kush tue dhene, kush tue kuvende,
Kush tue luejte cic-mic hane,
Kush tue lye ndo'i cark breshane:
Nji taga'n m' unuer e mrefe,
Fusheket tjetri m' vezme i njefe.
Kur zen Osja atje ma vona:
Kqyre at shpatull, Soko Tona,
E na thuej a difton gja,
Pse dishka nakel m' asht ba...
Jo, po, shpatlla keq diftote:
Lufte kah maja ajo kallxote,
E ka prenda disa vorre,
Tym e gjak neper oborre.
Prandaj Soko erdh e u vra
Kah po e kqyrte m' drite pa za.
Ndoshta shpatlla,tha, s'a gja
Pse per ndryshej fort ka giase
Se na lufte kemi me pase;
Se shum nieri ka me u vra;
Shum do vorre jam tue i pa...
Por prej luftes Shqyptaret nuk tuten.
Merr,Kacel, njiher lahuten
E na thuej nji kange Shqyptare;
S'majm na zi pa na qite fare!
Muer lahuten n'dore Kaceli,
M'te magjarin n' vend e ngeli
E, mbasi per za ate ujdisi,
Keshtu kenges atebote i a nisi:
Kish' dale nji Harap prej deti,
Trim i zi e belagji
Edhe qitka 'i porez t'rande:
Ka tri buke pagace per shpi,
Shtate mase vene per dite me i pi,
Ka 'i taroc per mish te zi,
Ka nji dash n' mjesdite m'i a pjekun,
Ka nji skjap per darke m'i a repun.
Njiqind vete n' mejdan ka pre,
Njiqind vithna qiti faret,
Njiqind shpija edhe ka djegun.
Kur vojt rendi n' Shqyptari,
Njati Gjergj Elez Alis,
Leter t' vrashte i paska cue:
Ndiej, ti or Gjergj Elez Ali,
Mbas dy javesh si t' bjere kjo leter,
Ti n' mejdan mue ke me m' dalun;
Pse ty kullat do t' i djegi,
Mal e vrri pse do t' i shkeli,
Dhen e dhi pse do t' i mjeli,
Pse edhe gruen rob do t' a marr!
Letra Gjergjit n' dore ka ra;
Edhe Gjergji fort a vra,
Fort a vra kur e ka kndue.
Dy jave vehten e ka majtun,
Buke prej djerrit aj tue hanger,
Mish tarocit aj tue ngranun,
Vene tri vjece edhe tue pi:
Edhe atin e ka majtun
Tagji urizit n' strajce tue i qitun,
Vene me pi per uje tue i dhanun.
Krye dy javesh, mushun dy jave,
Vehten Gjergji e ka provue:
Nji lis t' madh kish'pase n' oborr;
Me dy duert Gjergji e ka kapun,
Me gjith toke edhe e ka shkulun,
Opet n' vend edhe e ka ngulun.
Kenka mbathe e kenka veshun:
Paska veshun petkat arit,
Paska njeshe shpaten florinit;
Zgithka gjokun pullali,
I a ven frenin treqind pullash,
I a merthen me shtate kollana,
Edhe nanes aj po i ban za:
Hallall, nane, ti me m' a ba
Mire e keq, shka kemi folun!
N' kjofte gjikue me m' pre Harapi
Lot per mue ti mos me derdhun!
---<<Hajt, mor bir, Zoti te ruejtet,
Se s' t' korite, jo, lokja e jote.
E ka marre topuzin n' dore,
E ka hapun mbi shpine t' atit,
Edhe a nisun per t' giate shpatit,
Tue zbardhe drita prej sabahit
I ka vojtun n' dere Harapit.
<<Nadja e mire, Harap i zi!
Nuk ke ngae me ndeje sod n' hi,
Por cou e del n' at fushe t' mejdanit,
Sod dy jave si m' ke cue fjalen;
Sod ty kryet due me t' a pre!
Kur ka pa Harapi i detit
N' dere njat Gjergj Elez Alin,
Shif shka bani atehere Harapi:
Lkura buejsh per at ka lidhun.
Asht tute ati i Gjergj Elezit,
E kah Gjergji paska shkue.
Mos u tut, bre zogu i atit:
Gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje.
I asht turre Harapi i zi
E m'topuz m' ta edhe ka shti.
Gjergji kryet por e ka ulun:
Permbi krye topuzi i rrshiti.
T'i u drodh Gjergj Elez Alija:
Dale-kadale, Harapi i zi!
Se m'thone Gjergj Elez Ali.
E m'topuz m'ta edhe ka shti.
M' lug t' dy krahve i a ka njitun,
Tre pash para m' dhe e ka ngulun.
Dekun m' toke ra atbote Harapi.
Ka marre djali edhe ka zdrypun,
I a ka pre ata krye te zi.
Hukubet Zoti e kisht' falun:
Tri pllame buzen kishte pasun;
Kisht' pas veshin sa 'i zhgun burrit:
Sa dy vete me ta me u mlue.
Kur ka ndie Mbret Sylejmani,
Paska shkrue m'at dere Stambolle:
Trima ka e trima s'ka,
Por si katrima n' Shqypni
S'i ka Krajli as s'i ka Mbreti,
S' i ka toka as s' i ka deti.
Kshtu Kaceli po kendonte;
Rrokull oda po e vezhgote,
Po e vezhgote tue kendue,
Vec se Osja, trim drangue,
Veshin kanges s' i a kishte vu:
Kenga at nate s' isht'tue i pelqye;
Prandaj kanga kur u krye,
Zemra t' kendofte! s'i tha Kacelit,
Vec se thote, po, Met Zenelit:
Merr Vuksanin e Sinanin ,
Edhe merr Kerrn Zagorjanin
Edhe dilni sogje n' va;
Pse mjesnate tash a tuj ra,
E thone Shkjau se bese nuk ka...
Kshtu tha Osja, e sogjet duelen,
Osja e djelmt me fjete u ulen.
Ra me fjete, njaj Oso Kuka,
Por s' po flen jo, Zeliq Gjuka,
Nuk po flen as nuk po kotet:
Nja'i punes s' forte, me giase, po i zotet;
Pse ka here dikah a nise,
Me nji struge per krye mertise,
Vall, moj Zane, a din me m' thane
Se ku Gjuka don me zane,
Qi nper terr ka dale ne va
Thektueshem udhes tue i ra?
Zeliq Gjuka, nji zog shkinet,
Nji zog shkinet prej Vraninet,
Kah Prevlaka kambet po i theke,
Me qat Mirkon per m'u pjeke;
Pse qaj Mirkja i Malit t' Zi
Paska dynde nji t' madhe ushtri
Edhe dashtka, n'nete t, pa hane,
Mrende n' Vranine sande me zane:
Prandej Gjukos fjal i cueka
Me i pri ushtris nder ato suka.
Edhe fjales i ndejka Gjuka',
Pse, pa kndue gjelat e pare,
Aj ne a pjeke m' Mirkon Serdar,
Na asht pjeke, po, m' te trathtari,
Shtrejt pague pse e ka Serdari.
Por nuk di a a mendue mire,
Se n' ushtri jane krenat lire...
Mbasi shejzet pa'n prendue,
M'kambe ushtrija atbote u cue,
Per me u nisun kah Vranina.
Shtatqind pushke qi coi Cetina
E qi Mirkja u kishte pri,
Tokes u nisen vi e vi
Bregut t' Rjekes s' Cernojeviqit,
Tuj shkue vister mbas Zeliqit;
E ato katerqind pushket tjera,
Qi u kish'pri Gjukoviq Pera
Rjekes u nisen mbi lundrica
Tuj vozit kahe Cakavica,
Per m' e msy t' zezezn Vranine
N'ball t' Lesenders- n'at krahine.
--Ehu! moj Zane, pash te dy syt,
Shkomi Osos tash te kryet,
Edhe m'vesh atij m' i thuej,
Si nper toke e si nper uje
Ka cue Knjazi m' e rrethue,
Kryet atij per m'i a shkurtue!
Por, n'dac ndal; pse Osja fjete
Nuk a, jo, me kater vete
Qi i ka qite aj sogje n' va.
Vet Moskovi aty me zane,
Pa i a zjerre gjumin s' e lane;
Pse ku ndolli Met Zeneli
Met Zeneli---e Vuksan Gjeli,
E aj Sinani --- e aj Zagorjani,
Aty fusha ka marre gjame
Aty toka a dridhe nen kame!--
Hylli i Drites atbote tue le
Per me i pru dheut shpnese te re,
Per me i pru s' mjeres Shqypni,
Ofshe, vaj, nji kob te ri,
Kur qe Mirkja ndolli n' va,
Po, a thue, sogja s' e ka pa?...
E ka pa, s'ka ndeje tue fjetun;
Por ndr prita ka zatetun,
Pushken Shkjaut per m'i a fillue,
Per shej t' pushkes si t' jete afrue.
N'uje t'Moraces tek behe ushtrija,
U zdath Gjuka,--ate e vrafte buka!
E vrafte buka si a tue e vra!
Edhe vaut desht aj me i ra,

__________________

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:50

DEKA
Pjesa dyt


Kish t, a diej, c'ka aj Oso Kuka,
Qi tue shkue s'asht sande buka.
S'po i shkon buka as mishi i dashit:
Kot nget tryezes a ndaje per rrashit,
Tue perdredh njato mustaqe!
Thone, ka pa nji anderr t, keqe.
Anderr t'keqe, thone, ka pa
Mbrame, qi shkoi, porsa ka ra.
Ka pa n' anderr se prej Rjeket
Kenka nise nji hije deket
Ndezun flake, si flake lugatit,
Qi, tue hecun e shpatit
E nper kneta e neper zallina,
Fill po vite kah Vranina.
Kur n' Vranine ajo ka mrri,
N' Xhebehane, paska hi,
Edhe i dhanka zjarr barotit.
Kur ka dhanun zjarre barotit,
Ka plase kulla e ka marre gjame,
Asht dridhe toka per nen kame,
Ka ushtue Lqeni, mali e lumi,
Edhe Osos po i del gjumi.
Pa ket anderr Oso Kuka,
E prandej nuk po i shkon buka,
S' po i shkon buka as mishi i dashit,
Kot nget tryezes a ndeje per rrashit.
Po, s'han buke, vec sa me thane;
I lan duert e del m'njane ane,
Per ure voters pshtete m'nja'n bri,
Tue mendue, duhan tue pi.
Sa rrin osja tue mendue,
Buke djelmnija kan marue;
Cuene tryezat e i pshteten,
Rrokull odes mandej zateten,
Kush tue dhene, kush tue kuvende,
Kush tue luejte cic-mic hane,
Kush tue lye ndo'i cark breshane:
Nji taga'n m' unuer e mrefe,
Fusheket tjetri m' vezme i njefe.
Kur zen Osja atje ma vona:
Kqyre at shpatull, Soko Tona,
E na thuej a difton gja,
Pse dishka nakel m' asht ba...
Jo, po, shpatlla keq diftote:
Lufte kah maja ajo kallxote,
E ka prenda disa vorre,
Tym e gjak neper oborre.
Prandaj Soko erdh e u vra
Kah po e kqyrte m' drite pa za.
Ndoshta shpatlla,tha, s'a gja
Pse per ndryshej fort ka giase
Se na lufte kemi me pase;
Se shum nieri ka me u vra;
Shum do vorre jam tue i pa...
Por prej luftes Shqyptaret nuk tuten.
Merr,Kacel, njiher lahuten
E na thuej nji kange Shqyptare;
S'majm na zi pa na qite fare!
Muer lahuten n'dore Kaceli,
M'te magjarin n' vend e ngeli
E, mbasi per za ate ujdisi,
Keshtu kenges atebote i a nisi:
Kish' dale nji Harap prej deti,
Trim i zi e belagji
Edhe qitka 'i porez t'rande:
Ka tri buke pagace per shpi,
Shtate mase vene per dite me i pi,
Ka 'i taroc per mish te zi,
Ka nji dash n' mjesdite m'i a pjekun,
Ka nji skjap per darke m'i a repun.
Njiqind vete n' mejdan ka pre,
Njiqind vithna qiti faret,
Njiqind shpija edhe ka djegun.
Kur vojt rendi n' Shqyptari,
Njati Gjergj Elez Alis,
Leter t' vrashte i paska cue:
Ndiej, ti or Gjergj Elez Ali,
Mbas dy javesh si t' bjere kjo leter,
Ti n' mejdan mue ke me m' dalun;
Pse ty kullat do t' i djegi,
Mal e vrri pse do t' i shkeli,
Dhen e dhi pse do t' i mjeli,
Pse edhe gruen rob do t' a marr!
Letra Gjergjit n' dore ka ra;
Edhe Gjergji fort a vra,
Fort a vra kur e ka kndue.
Dy jave vehten e ka majtun,
Buke prej djerrit aj tue hanger,
Mish tarocit aj tue ngranun,
Vene tri vjece edhe tue pi:
Edhe atin e ka majtun
Tagji urizit n' strajce tue i qitun,
Vene me pi per uje tue i dhanun.
Krye dy javesh, mushun dy jave,
Vehten Gjergji e ka provue:
Nji lis t' madh kish'pase n' oborr;
Me dy duert Gjergji e ka kapun,
Me gjith toke edhe e ka shkulun,
Opet n' vend edhe e ka ngulun.
Kenka mbathe e kenka veshun:
Paska veshun petkat arit,
Paska njeshe shpaten florinit;
Zgithka gjokun pullali,
I a ven frenin treqind pullash,
I a merthen me shtate kollana,
Edhe nanes aj po i ban za:
Hallall, nane, ti me m' a ba
Mire e keq, shka kemi folun!
N' kjofte gjikue me m' pre Harapi
Lot per mue ti mos me derdhun!
---<<Hajt, mor bir, Zoti te ruejtet,
Se s' t' korite, jo, lokja e jote.
E ka marre topuzin n' dore,
E ka hapun mbi shpine t' atit,
Edhe a nisun per t' giate shpatit,
Tue zbardhe drita prej sabahit
I ka vojtun n' dere Harapit.
<<Nadja e mire, Harap i zi!
Nuk ke ngae me ndeje sod n' hi,
Por cou e del n' at fushe t' mejdanit,
Sod dy jave si m' ke cue fjalen;
Sod ty kryet due me t' a pre!
Kur ka pa Harapi i detit
N' dere njat Gjergj Elez Alin,
Shif shka bani atehere Harapi:
Lkura buejsh per at ka lidhun.
Asht tute ati i Gjergj Elezit,
E kah Gjergji paska shkue.
Mos u tut, bre zogu i atit:
Gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje.
I asht turre Harapi i zi
E m'topuz m' ta edhe ka shti.
Gjergji kryet por e ka ulun:
Permbi krye topuzi i rrshiti.
T'i u drodh Gjergj Elez Alija:
Dale-kadale, Harapi i zi!
Se m'thone Gjergj Elez Ali.
E m'topuz m'ta edhe ka shti.
M' lug t' dy krahve i a ka njitun,
Tre pash para m' dhe e ka ngulun.
Dekun m' toke ra atbote Harapi.
Ka marre djali edhe ka zdrypun,
I a ka pre ata krye te zi.
Hukubet Zoti e kisht' falun:
Tri pllame buzen kishte pasun;
Kisht' pas veshin sa 'i zhgun burrit:
Sa dy vete me ta me u mlue.
Kur ka ndie Mbret Sylejmani,
Paska shkrue m'at dere Stambolle:
Trima ka e trima s'ka,
Por si katrima n' Shqypni
S'i ka Krajli as s'i ka Mbreti,
S' i ka toka as s' i ka deti.
Kshtu Kaceli po kendonte;
Rrokull oda po e vezhgote,
Po e vezhgote tue kendue,
Vec se Osja, trim drangue,
Veshin kanges s' i a kishte vu:
Kenga at nate s' isht'tue i pelqye;
Prandaj kanga kur u krye,
Zemra t' kendofte! s'i tha Kacelit,
Vec se thote, po, Met Zenelit:
Merr Vuksanin e Sinanin ,
Edhe merr Kerrn Zagorjanin
Edhe dilni sogje n' va;
Pse mjesnate tash a tuj ra,
E thone Shkjau se bese nuk ka...
Kshtu tha Osja, e sogjet duelen,
Osja e djelmt me fjete u ulen.
Ra me fjete, njaj Oso Kuka,
Por s' po flen jo, Zeliq Gjuka,
Nuk po flen as nuk po kotet:
Nja'i punes s' forte, me giase, po i zotet;
Pse ka here dikah a nise,
Me nji struge per krye mertise,
Vall, moj Zane, a din me m' thane
Se ku Gjuka don me zane,
Qi nper terr ka dale ne va
Thektueshem udhes tue i ra?
Zeliq Gjuka, nji zog shkinet,
Nji zog shkinet prej Vraninet,
Kah Prevlaka kambet po i theke,
Me qat Mirkon per m'u pjeke;
Pse qaj Mirkja i Malit t' Zi
Paska dynde nji t' madhe ushtri

__________________

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:51

DEKA
Pjesa tret

Edhe dashtka, n'nete t, pa hane,
Mrende n' Vranine sande me zane:
Prandej Gjukos fjal i cueka
Me i pri ushtris nder ato suka.
Edhe fjales i ndejka Gjuka',
Pse, pa kndue gjelat e pare,
Aj ne a pjeke m' Mirkon Serdar,
Na asht pjeke, po, m' te trathtari,
Shtrejt pague pse e ka Serdari.
Por nuk di a a mendue mire,
Se n' ushtri jane krenat lire...
Mbasi shejzet pa'n prendue,
M'kambe ushtrija atbote u cue,
Per me u nisun kah Vranina.
Shtatqind pushke qi coi Cetina
E qi Mirkja u kishte pri,
Tokes u nisen vi e vi
Bregut t' Rjekes s' Cernojeviqit,
Tuj shkue vister mbas Zeliqit;
E ato katerqind pushket tjera,
Qi u kish'pri Gjukoviq Pera
Rjekes u nisen mbi lundrica
Tuj vozit kahe Cakavica,
Per m' e msy t' zezezn Vranine
N'ball t' Lesenders- n'at krahine.
--Ehu! moj Zane, pash te dy syt,
Shkomi Osos tash te kryet,
Edhe m'vesh atij m' i thuej,
esh me u kapun m'breg t' Vranines,
Me u cile shtek djelmve t' Cetines.
Por kje rrejte i biri i shkines!
Perse aty 'i Kerrni Gile
I ndej gati m' karajfile,
Tue i a njite shi m'lule t'ballit,
Tuj e ftofe shi m'' rane te zallit.
Po, tek qiti i Zagorjani
Kuku, majko! Gjuka bani
E ra dekun pik ma i pari:
Ashtu rafte gjithmone tradhtari!
Porsi kur nji burre gjuetar
T'qese m' korba, grumbullue n' are,
E t' a vrase ndoj korb te zi,
Cohen korbat per ajri,
T' u pshtjellue e t' u perzi:
Njashtu ushtrija e Malit t'Zi
At here xuni m'u pshtjellue,
Kur pau Gjuken dekun shtrue.
Por, qe, ran prap tri breshana
Tri breshana--- si tri Zana,
N' zi tue veshunprap tri nana.
Kur njiburre t'a zbloje anmikun,
E t' a kete ne dore celikun,
E celikt t' a ket zemren,
Edhe plum t' a kete themren,
Qi te dese ku t' zatese;
Shum gerset aty potera,
Shum do nana aty i than vera!
Qe edhe Mirkja kur ka pa
Se per ball kisht'priten n' va,
<<Bini djelm-- ushtris vikati,
Pse i ka ardhe Vranines sahati,!>>
Edhe ushtrija at here ndej gati:
Krisi pushka aty batare:
Krisi ltine xhaverdare,
Krisi dilke edhe breshane,
Ushtoi L'qeni ane e m' ane.
Ah! gajret bre, Met Zeneli,
Ah! qindro, bre, Vuksan Gjeli,
Mos e lsho mori Zagore!
Ngul, Sinan, bre, re mizore!

Pse me gjase, ke dridhet suka,
Asht tuj ardhe tash Oso Kuka.
Aman ,Zot ! kur Osja mrrini
Si re breshni kres s' njaj vrrini,
Me tridhete e disa burra,
E zateti neper curra,
Se c' kje ndezun flake Vranina!
Aty qielle ma nuk u pa,
Aty pushke ma nuk u da;
Njekaq tymi erdh tue e mlue,
Njekaq gjama erdh tue ushtue!
Rrihte ltina edhe dudumja;
Porsi breshni vite plumja:
Jitshin gjindja neper kneta,
Neper kneta--- e neper mreta
Tue rektue per nana t' veta!
--Eni e shifni oj nana t' shkreta,
Eni e shifni 'i here n' at va
Djelmt e ri, qi aty u kan ra!...
Po, a dro, 'imend, mori ju shkina,
I rritet djelmt ju kah Cetina
Per me u mbetun ke Vranina?
Per me u mbete nen arme t'Shqyptarit,
Vec prej llokmes s' Gospodarit?...
Kjani, at here! s' kam dertin t' uej,
Por,ke ata kan n' mjet nji uje,
E ke n' ball kan disa curra
E nper curra-- disa burra,
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimbet gjaja as jeta,
Fort po drue se sod n' at va
Shum ma zi kini per t' pa...
Tue krise pushka pa i a da,
Tue korre deka krena m' Shkja,
Thue se shendritshin n' qielle dy diella
N' ane prej t' Limit u kuq qiella.
E kuqe ishte edhe moraca!
E agoi drita. Neper kllaca
Ku pau Mirkja djelmt sharrue,
Me marre fryme t' cillt ki'n harrue,
Aman, Zot, se c' u terbue!
Oren xuer aj t' Karadakut,
Xuer taga'n t' dryshkun prej gjakut,
E tue brite porsi ari:
<<Mrende, sokola t' Malit t' Zi!>>
I ra vaut porsi duhija
E mbas si te gjith ushtrija.
Ah, kadale, bre, zogu i shkines,
Krisi Osja n' curr t' Vranines,
Se ke dalun n' va t' pa va,
Se n' log Zanash je tue ra!
Edhe m' kambe atbote u cue,
Me tagan ne dore shterngue,
Fill e m' ta urysh tue shkue:
Porsi ula, qi t' shofe anmikun
Se kah stroflli i nden kercikun.
Ehu! moj Zane,po t'ishin ndeshun
Ata burra te kerleshun,
Qi ma t' forte nuk i ban shkina,
Qi ma t' rrebte s' i ban turkina,
Ndoshta zot ndrrue s' kish' Vranina:
Por n' qielle ndryshej kndote shkrola!
Pse, pa u ndeshun kta sokola,
Briti t' madhe Preng Mar' Kola:
<<Dredho, Oso, n' Xhebehane,
Se na ra Shkjau pre' asaje ane!>>
Me i ra tinzi 'i uk nder berre,
Kah t' u prije nper male e djerre,
S'dredhe ma shpejt, jo, nji bari
Kah anmiku t' ket ndi,
Si m' atbote drodh Oso Kuka,
Tuj u njite perpjete kah suka.
Kjani, kjani oj Zana, kjani
N' ato maje, ku ju hani,
N' ato kroje, ku ju pini,
N' ato hije, ku ju rrini,
N' ato valle, ku vallzoni,
Kjani e lott mos i pushoni,
Perse tash, ehu! n'ata curra
Kan me mbete ehu! njata burra,
Me aq kujdes qi i kini rritun,
N' arme e n' lufte qi i patit vaditun:
Qi edhe vete i kini msue
Me msy anmikun pa u frigue,
Pa u frigue, po, me msy anmikun,
Nja m' dhete vet me i ba me hikun,
Mos me e lujte p'r 'izet kercikun!
Por shka t'bajn sod s' jane tuj pasun:
Per gjith anesh shkjau u a rrasun.
S'kan shka? po, a thue, mund t'desin?
T' desin, pra, nuk kan shka presin;
T' desin, po, si u kan deke t'' Paret
E t' a marrin vesht Shqyptaret,
Se a ma mire nen dhe me u kja,
Se per t' gjall me ndeje nen Shkja...
Po, le t' desin - s'kan shka presin,
Pse, qe, Mirkja tash duel n' va,
Kah Lesendra edh' a tuj ra
Tinze, neper mal, Gjukoviq Pera
Me Bioca t' lete si era;
E jane cue Shkijet e Vranines
E jane ba me ushtri t'Cetines,
Per me marre sod Oso Kuken,
Qi me ta ka pase da buken,
Qi u ka rujtun mal e vrri
Qi u ka mprujtun erz e shpi:
Por, s'din Shkjau me mbajt miqsi!
Aman,Zot, kur duel Serdari,
Se c'kje ndeze Vranina zhari!
Aman Zot, kur mrrini Pera,
Se shum krisi atbote potera!
Por kur ran Shkijet e Vranines
Shum u krisi plumja shpines!
Porsi she, qi m' nji nate gjamet
Rritet turr e del prej amet
Tuj ushtue-- e tue shkumue,
Shkaperderdhet nper zallina,
ashtu u derdh Shkjau te vranina,
N ' vale Shqyptaret krejt tue i pershi.
S'lufton ndryshe e rrebte kulshetra
E me dhembe edhe me kthetra,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t' a kene rrethue;
Si i qendron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhe t' amel, qi i la i Pari:
Kambe per kembe, tuj qite pa da,
Tue korre krena neper Shkije.
U jane ndezun flake breshanat,
U kullojn gjak n' dore taga

E u kullojn gjak edhe zemra,
Vec se vendit s' u lot themra.
Por c' dobi: dielli tue le
Isht' tue le m' at dite per Shkje!
I ran ndore Shkjaut t' terbuem
Tridhete t' vram e dhete t' shituem!...
O ata t' lumt, qi dhane jeten,
O ata t' lumt, qi shkrine veten,
Qi per Mberet e vend te t' Parve,
Qi per erz e ndere t' Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t' Paret u pa' n punue!
Lete u kjofte mbi vorr ledina,
Bute u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E der t' kndoje n' mal ndo i Zane,
E der t' ket n' det uje e rane,
Der sa t' shndrisin diell e hane,
Ata kurr mos u harrojshin,
N' kange e n' valle por u kendojshin.
E njaj gjak, qi kan dikue,
Ban, o Zot, qi t' jese tue vlue
Per m' i a xe zemren Shqyptarit,
Per kah vendi e gjuha e t' parit!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:52

DEKA
Pjesa katert

--Po vall! Osja ku do t' jete?
Oso Kuka a mos ka mbete?
N' Xhebehane ka zatete!
Ka zatete n' at kulle t' barotit,
Ku ka ba emnin e Zotit,
Se per t' gjalle nuk ka m' e lshue,
Shoket e vet per pa i pague
Tridhete t' vram e dhete t' shitue.
Kur pau Shkjau se pushka meni
Si kah vau, si kah Liqeni,
E se mbete s' kisht' Oso Kuka
Me tjere t' vram, perjasht ke suka,
M' Xhebehane u turr m' at hera,
Si, kur t' lshoje kah Prandvera,
Vrullet bleta cark njaj zgjonit,
Tue zukate si rryma e prronit.
N'brohori tue i lute jete knjazit
Njiqind vete kcyen m' kulm t'pullazit,
Ma t' permendun kah trimnija,
Njaq u njiten mbi frangia,
Tue thye muret n'gjak t' perlyeme:
--Por ka gioben shpija e thyeme!--
Krisi Osja atbote si ulani,
Mje m'Cetine i vojti zani:
<<Ah kadale,Nikolle, t' vrafte Zoti!
Pse ktu i thone Oso baroti:
Se s'ke pa Shqyptar me sy,
Se djeg vehten edhe ty!>>
Edhe zjarre i dha barotit.
Aman, fjale i kjoshim Zotit,
Kur ka dhanun zjarre barotit,
Se c' a dridhe Vranina e shkrete!
Se c'a hjedhe kulla perpjete!
Se edhe L'qeni c' ka gjimue
M' kala t' Shkoders tuj ushtue!
Qepra, tjeglla, gur e trena:
Kemb e trupen, krah e krena,
Hi e tym e flake e shkndija,
Shi mje m' Viri i hodh duhija;
I hodh duhmja shi m'breg t' Virit
Qepra, gur e gjymtyr nirit.
Eni,eni,mori Shkina,
Eni,eni te Vranina,
Mblidhni vete nper shpat e prrue
Ehu! Kortaret e djelmve t'ue;
Edhe msoni fmin mbas sotit
Mos t' lakmojn tokes s' Kastriotit,
Pse u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!
Njasi gjakut qi Oso Kuka
Sod ka derdhun ke ato suka,
Si per Mbret, si per dhe t't' Parve
Vlon se nder dej t' Shqyptarve.
Pra, pa u djegun n' flake t' agzoit
Si Oso Kuka n' kulle t' barotit,
S' ka me ra fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangishem t' Gospodarit!--
---Dielli n' cila kur u cua,
N' Vranine s' parit u zhvillue
Trobojnica----kjofte mallkue!
__________________
---------------------------------------------------
Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore ,sepse jeni mesue me spiunue shqiptari shqiptarin)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Perparimi Sam 31 Mai - 3:53

Jam Krenare Qe Jam Shqiptare(Malsore ,sepse jeni mesue me spiunue shqiptari shqiptarin)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Llahuta e Malsise Empty Re: Llahuta e Malsise

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum