Konferencë albanologjike në Sankt-Peterburg
:: kulture
Page 1 sur 1

Konferencë albanologjike në Sankt-Peterburg (26-29 shtator 2007)
Tubimet shkencore albanologjike, pavarësisht nga koha dhe vendi ku
zhvillohen – sikurse çdo konferencë e llojit të vet – ngërthejnë në
vetvete një qëllim dhe një funksion të përbashkët: ato janë dhe mbeten
takime mes studiuesish të një fushe, që jetojnë të shpërndarë gjithkund në
Evropë a në botë, por që i shfrytëzojnë këto raste për t’u njohur a riparë
me njëri-tjetrin, për të krijuar njohje të reja, e pse jo – kjo sidomos
për studiuesit e rinj – edhe për të vendosur lidhje, që do t’u mundësojnë
dikur ecurinë në karrierën e ardhshme akademike. Më fort se thjesht e
vetëm kuvende të debatit shkencor albanologjik, ato mund t’i konsiderojmë
takime mes njerëzish që i bashkon fusha, së cilës i kanë përkushtuar dhe i
përkushtojnë veprimtarinë e tyre aktive në profesion dhe shoqëri. Andaj
nuk është për t’u çuditur, që në bisedat mes seancave, apo në orët e
mbrëmjes deri në mesnatë të mos bëhen objekt bisede vetëm ligjëratat dhe
kumtesat e kolegëve të tyre, që u mbajtën atë ditë, por edhe probleme
herë-herë edhe të mprehta, me të cilat përballet dhe rrezikohet ekzistenca
e fushës së tyre të dijes.
Parë nga kjo perspektivë, ftesa për të pjesëmarrë në konferencën
albanologjike, të organizuar para do ditësh në Sankt Petersburg (26 – 29
shtator) u mirëprit nga më shumë se 32 studiues albanologë që jetojnë dhe
punojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe në SHBA, e kjo jo thjesht dhe
vetëm për të gëzuar së bashku 50-vjetorin e themelimit të qendrës
shkencore-universitare albanologjike në skajin më verior të arealit
kulturor albanologjik, apo për të diskutuar arritjet e tyre më të reja në
albanologji, por edhe për të biseduar mes syresh problemet e fushës, që
janë bërë ndërkohë jetike, sidomos pas ngjarjeve më të fundit në jetën
shkencore dhe akademike në Shqipëri, që e përcollën të ashtuquajturën
reformë në Akademinë e Shkencave. Ndryshe nga debatet që kanë kapluar
tashmë mediet shqiptare, e ku nuk mungojnë as absurditete madje as
perversitete të tilla, që – nën emblemën e “luftës kundër mbeturinave të
ideologjisë komuniste” – shkojnë deri në mohimin e albanologjisë si gjoja
fushë shkencore e nxitur dhe ngritur dikur nga ish-regjimi komunist,
ndërsa projektet shkencore afatgjata me rëndësi kombëtare mundet fare mirë
të shpallen me tender – fjalë kjo që gëzon prej vitesh dhe me distancë
aspak të vogël vendin e parë në listën e leksikut të ndyrë në të gjithë
hapësirën kompakte të trojeve shqiptare në Ballkan –, të pranishmit
shprehën hapur shqetësimet e tyre lidhur me fatet e organizimit të
ardhshëm administrativ-shkencor dhe të vetë hulumtimit albanologjik në
Shqipëri, i cili po rrëgjon vetveten ma hapa galopante, duke ndikuar
kështu negativisht në infrastrukturën e institucioneve shkencore dhe
universitare albanologjike të shpërndara në Evropë dhe në Amerikë. Për
këtë mund të sillet si krahasim vetë Universiteti i Tiranës, i cili jo
rastësisht mbushi këtë vit plot 50 vjet që është krijuar, e megjithatë nuk
dimë ende të jetë mbajtur deri më sot apo të jetë parashikuar të
zhvillohet ndonjë aktivitet qoftë përkujtimor në këtë jubilar të kulturës
dhe shkencës shqiptare.
Shumë domethënës ishte në këtë pikë vetë titulli i konferencës së Sankt
Petersburgut: “Albanologjia e sotme: arritje dhe perspektiva”. Në ditën e
parë të konferencës, që iu përkushtua albanologes së njohur Agnia
Desnickaja, themeluese e vatrës albanologjike në Sankt Petersburg, krahas
hapjes së konferencës dhe fjalës solemne të dekanes së fakultetit të
filologjisë, si edhe fjalës së ambasadorit të shtetit shqiptar në Rusi,
shkrimtarit të njohur Teodor Laço, në seancat shkencore u diskutua për
çështje të ndryshme albanologjisë si shkencë gjuhësore bashkëkohore dhe
historike. Aleksandër Rusakov (Sankt Petersburg), Hamit Xhaferri (Tetovë)
dhe Dieter Nehring (Berlin) u ndalën kryesisht në arritjet e kërkimit
albanologjik në Rusi dhe gjetkë; Istvan Schütz (Budapest) dhe Mark
Gabinskij (Kishinoj/Moldavi) u përqendruan në marrëdhëniet e shqipes me
gjuhët ballkanike, sidomos me rumanishten; Emil Lafe (Tiranë), Enver Hysa
(Tiranë), Xhevat Lloshi (Tiranë), Besim Kabashi (Erlangen/BRD) diskutuan
për probleme të drejtshkrimit, të gramatikës e leksikologjisë shqipe si
edhe në sosh të përpunimit kompjuterik të teksteve shqipe, ndërsa Bardhyl
Demiraj mbylli seancën e fundit duke folur mbi historinë e brendshme të
emrit etnik <shqa> “sllav (i jugut)” në shqipen e folur në hapësirën
etnike kompakte shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe Qendror e kudo në
diasporën historike shqiptare.
Dita e dytë të konferencës iu përkushtua studiueses së njohur ruse Gj. J.
Entrej, si njohëse e thelluar e kulturës dhe e letërsisë shqiptare. Në të
morën pjesë aktive me ligjëratat e tyre Fedor Uzunkolev (Sankt
Petersburg), i cili u përqendrua në aktivitetin didaktik dhe shkencor të
studiueses Entrej si pasuese e denjë e prof. Desnickaja; Francesco
Altimari (Cosenza) u ndal në disa aspekte të balladës arbëreshe
“Konstantini dhe Doruntina” dhe marrëdheniet e saj traditat kulturore të
popujve të lindjes; Iolanda Mindak-Zawadzka (Varshavë) foli për çështje të
identitetit kombëtar në forumet shqiptare në internet; studiuesja e re
Aleksandra Nikolskaja (Sankt Petersburg) u përqendrua në theksin silabik
në të folmet e Kosovës, ndërsa Fatima Eloeva (Sankt Petersburg) u ndal në
motivet e hakmarrjes sipas rregullave kanunore. Në seancat e pasdites
folën sipas radhës Albina Zhugra (Sankt Petersburg) mbi studimet
albanologjike në Rusi; Remzi Përnaska (Paris) mbi konceptin gjuhësor të
Faik Konicës; Nicola Scaldaferri (Milano) për këngët e kreshnikëve të
regjistruara nga Milman Parry, si edhe Aleksandër Novik (Sankt Petersburg)
mbi veshjet popullore në Kosovë.
Dita e tretë e punimeve të konferencës u zhvillua në ambientet e
Institutit të Studimeve Gjuhësore, si pjesë e Akademisë së Shkencave të
Rusisë, ku pjesëmarrësit ndoqën me interes së pari ligjëratën interesante
të drejtuesit të këtij Instituti Nikolaj Kazanski mbi rolin e Desnickajas
në albanologji dhe indoevropianistikë, Matteo Mandalà (Palermo) mbi
aspekte të historikut të poemës “Kënga e sprasme e Balës”, Viktor Friedman
(Chicago) rreth krahasimit gjuhësor shqip-sllavisht. Në seancën e
paradites u lexua gjithashtu edhe kumtesa e Shaban Demirajt (Tiranë) mbi
origjinën e toponimit <Dropull>. Në seancat e pasdites u diskutua për
probleme të studimit dialektor të shqipes nga Albina Girfanova (Sankt
Petrsburg), Jorgji Gjinari (Tiranë) dhe Bahri Beci (Paris); si edhe për
probleme të historisë së shqipes prej studiuesve të rinj Monica Genesin
(Lecce) dhe Joachim Matzinger (Vjenë). Pjesëmarrësit patën gjithashtu edhe
rastin të njihen konkretisht edhe me punimet e shumta të qendrës
albanologjike në Sankt Petersburg, të botuara në këto 50 vjet. Mbrëmja u
shoqërua me një darkë solemne që shtroi ambasadori i Shqipërisë në Rusi,
shkrimtari i njohur Teodor Laço.
Në ditën e katërt dhe të fundit ishte parashikuar vetëm seanca e
paradites, ku pjesëmarrësit patën rastin të ndiqnin ligjëratën e Kolec
Topallit (Tiranë) mbi përftimin e nyjës në shqipe, dhe atë të Andrej
Sobolev (Vjenë) mbi dukurinë e rrudhjes në strukturat e shqipes.
Konferenca u pasua në fund me promovimin e botimit të fundit të Kolec
Topallit “Fonetika historike e gjuhës shqipe”, rreth të cilit diskutoi
Bardhyl Demiraj.
Në mbyllje të konferencës shumë të pranishëm morën fjalën për të
përshëndetur dhe falënderuar palën mikpritëse për organizimin e patëmetë
të konferencës, duke i uruar këtij institucioni akademik dhe universitar
sukses dhe jetëgjatësi, e – pse jo – duke u bërë kështu një pikë
orientuese edhe për organet ligjvënëse dhe ekzekutive të shtetit shqiptar,
të cilët nën hijen e koncepti(mi)t – tashmë famëkeq – të <reformës> kanë
vënë në pikëpyetje vlerat kombëtare të kulturës shkencore albanologjike në
Shqipëri dhe gjetkë.
Zgjodhi per lexuesit
Drita Lulaj Berisha

Gega- Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007
:: kulture
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum