në Mynih u themelua SHOQATA E MIQESISE BAVARI-KOSOVE
:: shoqeria
Page 1 sur 1

Me 7.05.2008 në Mynih të Gjermanisë
U themelua shoqata e miqësisë Bavari-Kosovë
Me iniciativë të disa aktivistëve shqiptarë e gjermanë nga Mynihu u themelua shoqata e miqësisë Bavari-Kosovë. Në një pjesmarrje modeste të të dy komuniteteve u diskutua rreth statusit të kesajë shoqate. Pas vërejtjeve të nevojshme të bëra nga të dya palët më në fund u arrit të miratohet statusi i shoqatës Bavari-Kosovë. Shoqata mban emrin “Shoqata e miqësisë Bavari-Kosove” e cila do të regjistrohet në regjistrin e shoqatave dhe të marrë shtesën e.V. u vendos që selia e shoqatës të jetë në Mynih.
Gjithashtu u vendos të zgjidhet Kryesia e shoqatës. Pas votimeve të hapura u emerua kryesia me këtë përbërje:
Michaela Koller – kryetare, Mislim Berisha e Erika Rukolli- zevendeskryetare, Drita Lulaj Berisha, Bajram Emërllahu e Ferdane Alidemi anëtar të kryesisë ndersa Fran Krasniqi, arkatar i Shoqatës.
.
Sipas statusit parashikohet që shoqata të shtrijë aktivitetin e sajë në fusha të ndryshme. Ndër aktivitetet më të rëndësishme për fillim do të jenë si: organizimi i shkëmbimeve kulturore, shkëmbimi i eksperiencave në fushat e ndryshme shoqërore e profesionale, sensibilizimi i opinionit bavarez e shqiptarë në drejtim të integrimit të ndersjellë të të dy shoqerive, shkembim të pervojave demokratike mes dy vendeve e aktivitete tjera.
Në bazë të statusit të miratuar, parashifet edhe krijimi i grupit këshillues të shoqatës. Ky grup do të këshillojë kryesinë për aktivitetet e mëtejshme të saje. Si anëtar i këtijë keshilli u propozua deputeti i parlamentit Evropian dhe njëherësh kryetar i Pan-Europa-Union të Gjermanisë z. Bernd Posselt.
Pas krijimit të shoqatës dhe zgjedhjes së kryesisë, në takimin e parë, u vendos që të ketë koordinim të veprimeve mes organizatave shqiptare e gjermane që veprojnë në Mynih, Bavari e më gjerë.
Takimi i radhës, ku do të jenë të ftuar edhe shoqata tjera shqiptare e gjermane do të mbahet me 27.Qershor 2008, ku do te diskutohet dhe merren mendime rreth thellimit të punës së shoqatës si dhe të bashkëpunimit të ndersjelltë.
Me nderime
Informate nga Kryesia e Shoqates

Gega- Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007
:: shoqeria
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum