Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Albanesi Ukrainas

 :: sport

Aller en bas

Albanesi Ukrainas Empty Albanesi Ukrainas

Message  Perparimi Lun 11 Fév - 5:12

http://fr.youtube.com/watch?v=mFMq9v3LVgU
http://fr.youtube.com/watch?v=mFMq9v3LVgU
.........................................................................................................

Shqiptaret e Ukraines. Si kane mbijetuar te tille
E diel, 26-08-2007, 09:22pm (GMT)
Kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Si ruhet tradita gjuhesore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptareve atje. Rrefim per shqiptaret qe beshkejetojne mes dy kulturash te largeta. Kater fshatrat jane te banuara nga Shqiptaret qe jane vendosur rrethe vitit -XVIII- dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor eshte Karakurt. Keto kater fshatra shqiptare mbijetojne ende dhe sot. Ata kane nje urbanistike te thjeshte.
Karakteristikat e tyre

Shtepite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behet nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjes dhe ne anen tjeter eshte dhoma e madhe e miqve. Ne keto shtepi gatuhet me oxhak. Aty eshte furra,(kymbet) dhe prane saj minderi prej balte. Pjesa e brendeshme zbukurohet me qilima dekurative, dhomat kane mobilje druri. Kane dhe nje furre ne oborr te shtepise. Prane kater fshatrave ka nga nje kishe te cilat kryejne te gjitha rritet fetare sipas menyres se lindjes. Popullsia shqiptare e ketyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kane folklorin gojor dhe koreografik. Grate thurrin qilima me motive shqiptare dhe perdorin zbukurimet prej argjenti me motive te vjetra. Vathet jane ne forme unaze dhe ruhen ne vite kostumet e hershme kombetare si dhe paftate brezit prej arghendi.

Pak histori
Shqiptaret e Ukraines fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit Karakut u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusise. Ata kane nevoje per shqiptare, pasi nuk kane njeri tjeter pere t¡¯i mesuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetesh qe kur kane ardhur ketu. Eshte per te ardhur keq deri me sot, pasi asnje dietar shqiptar i Istitutit te Kultures Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses. Nuk mund te kuptohet dot pse askush nuk ka qene i interesuar te takoje keta njerez, te vizitoje shtepite e tyre dhe te shohin si ata e rruajne me aq fantatizem tradicionalitetin e tyre shqiptar.

Problemet
Te gjithe kane dicka per te treguar, per kohen e veshtire qe kane kaluar qe kur kane mberritur ne keto zona, madje problemet duket se nuk jane mbaruar edhe tani qe kohet kane ndryshuar rrenjesisht. Jane te varfer. Kane nevoje per nderhyrje ne rriparimin e shtepive te tyre, per riparimin e kishave. Madje edhe uji i pijshem qe ata perorin eshte jashte kushteve higjeno-sanitare. Kerkojne ndihme. A e di dikush nga vendi yne se ka shqiptatare edhe ne Ukraine dhe a do te mund te ndihmohen keto familje????

Edison Myrteza - Bota Press


Dernière édition par le Lun 11 Fév - 5:28, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Albanesi Ukrainas Empty Re: Albanesi Ukrainas

Message  Perparimi Lun 11 Fév - 5:12

Shqiptaret e Ukraines (Pjesa1)
Shqiptaret e Ukraines (Pjesa1) Shqipëria - Emigracioni Emigrimet e vjetra të Shqipëtarve për vetë shpërndarjen e tyre nëpër botë, tashmë kanë hyrë në legjenda. Shqiptaret e Rumanise, dikur dhe sot. Dihet se pas vdekjes së Skënderbeut, një numër i madh arumunësh dhe shqiptarësh të krishterë, u shpërngulën në veri të Danubit për të shpëtuar nga persekutimet osmane. ARNAUTËT NË SHËRBIM TË BESIMIT Motivet e shpërnguljes ishin të dyfishta: ruajtja e fesë dhe e identitetit kombëtar. Ata i kemi edhe sot e kësaj dite këndej pari, që nga Bukureshti, Xhurxhiu, Krajova, Konstanca, e deri tejmatanë ujërave të Prutit, në Besarabi dhe Ukrainë. Prejardhja e shqiptarëve të Ukrainës dhe Bullgarisë, ndërlidhet me Korçën, Përmetin, Pogradecin, ndërkaq, struganët, dibranët, kërçovarët, gostivarlinjtë, tetovarët, shkupjanët, kumanovarët dhe kosovarët, u shpërngulen në veri të Danubit, për motive ekonomike. Thonë se fenomeni i shpërnguljes është simptom i forcës apo i dobësisë së një kombi.. Në bazë të dokumenteve lidhur me historinë e Rumanisë, kuptojmë se sundimtari Mihai Viteazul, i mundëson një grupi prej 15 mijë shpirtërash shqiptarësh (burra, gra e fëmijë), të kalojnë Danubin në vitin 1595, dhe të vendosen në trojet e Vllahisë, duke u ofruar tokë, bagëti, dhe kushte për jetesë. Mihai Trimi do të zgjedhë prej tyre 1.500 vetë, duke i bashkuar me ushtrinë e vet, për t'i dëbuar turqit, tejmatanë Danubit. Edhepse shqiptarët vijnë në trojet e Vllahisë qysh para dymijë vitesh, përmes stërgjyshrëve të tyre ilirë, viti 1595 shënon shpërnguljen e parë masive të shqiptarëve në Rumani. Që nga kjo kohë pra, fillon të shkruhet dhe flitet me të madhe, për arnautët në shërbim të sundimtarëve, institucioneve dhe bujarëve. Katërqind vjet sinqeritet dhe lojalitet, trimëri dhe besnikëri.....
Tags // Shqiptaret Ukraines Albania odesa kosova shqiperia arberesh arvanit arnaut tirana prishtina tetova shkupi vlora shkodra
Source: AOL Video
Added: Wed, 26 Dec 2007 10:52:27 -0500

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum