Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Pjeter Bogdani

 :: politika

Aller en bas

Pjeter Bogdani Empty Pjeter Bogdani

Message  Perparimi Lun 5 Juin - 5:57

veshur si fshatar bredh rrugëve dhe gjen strehim në shpella ku shkruan nën dritën e një qiriu...Bogdani del si mbrojtës i popullit të tij të dërrmuar nën peshën e tatimeve të mbledhura nga Sulltani dhe të haraçit që ua merr Patriarkana. Ky popull që u bë raja dhe "paria" si mund t'i mbante klerikët e vet? Ndihmat për priftërinjtë dhe shqetësimi për sjelljet dhe formimi i tyre, do të jenë shqetësimet kryesore që paraqiten në një numër të madh letrashashuria e tij për Krishtin, shpirti i tij luftarak "për t'i fituar shpirtrat Perëndisë", ndezin zemërgjerësinë e tij dhe shtyjnë ta dëshirojë martirizimin. Qysh më 1663 ai shkruan se është i gatshëm ta derdhë edhe gjakun e vet. Në vitin 1665 kur është ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit, vazhdon ta tretë jeten e tij "Usque ad profusionem sanguinis". Letrat e fundit përshkruajnë një përsekutim të tmerrshëm nga otomanët të udhëhequr nga Jeghen pasha Aziatiku. Ato dëshmojnë qëndresën e Bogdanit dhe të besimtarëve të tij të ikur në "malet kryengritëse" kurrë të nënshtruara, duke mos pasur tjetër përveçse "borë për dyshek", por të frymëzuar nga një forcë e brendshme.

Mynxyrat e murtajës e detyrojnë të ikë në Prizren, torturat e priftërinjve dhe sidomos ndaj të nipit e bëjnë të vuajë shumë. Ai lëshon një britmë të dhimshme: "Salva nos perimus" / Na shpëto, zhdukemi. Ashtu nënshkruhet letra e tij e parafundit duke sjellë në mend me këto fjalë librin e tij. Në letrën e fundit, pasi janë hakmarrë turqit, i lidhur ngushtë me mundimet e Mësuesit të dashur, i dërguar lakuriq nëpër rrugët e Prizrenit, dhe i shpëtuar për mrekulli nga vdekja, do të nënshkruajë "Cuneus prophetarum" duke e vulosur kështu jetën e tij me një vepër dhe një itenerar të pavdekshëm.

Do të mbarojë pas ca muajsh nga epidemia e murtajës më 5 dhjetor 1689 në Prishtinë. Nipërit e tij Gjoni e Gjergji do ta shpallin vdekjen e tij dhe do të na njoftojnë me ngjarjet që do të vijnë pas dhe urdhrin e Sulltanit: kufoma e Bogdanit zhvarroset në mënyrë mizore dhe u hidhet qenve në sheshin e tregut.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Pjeter Bogdani Empty Re: Pjeter Bogdani

Message  Perparimi Dim 16 Juil - 8:49

Si lindi nevoja e këtij studimi kritik dhe si është ndërtuar ai?

Nevoja e studimit kritik të shkrimtarëve të vjetër lindi vite më parë. Në vitet ’50 ishte i pari Selman Riza dhe më pas Eqerem Çabej. Ai ishte i pari që bëri një studim mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, që është një studim kritik model. Kjo punë nuk pati vazhdimësi deri sa në vitin 1985-1986 doli botimi i plotë kritik i veprave të Budit. Pas viteve ’90 u shtrua sërish kjo nevojë dhe nga departamenti i Gjuhësisë mu ngarkua mua studimi kritik i veprës së Bogdanit. Ky është një libër që i drejtohet kryesisht një kategorie të caktuar si studentëve të gjuhës, studiuesve, filologëve, por është ndërtuar në mënyrë të tillë që të shfrytëzohet edhe nga një rreth më i gjerë lexuesish. Për këtë arsye, në aparatin kritik janë dy lloj shënimesh, së pari ato kritike, që janë ndërhyrje të studiuesit në lidhje me transkriptimin e tekstit dhe pjesa e dytë që merret me shpjegime fjalësh të rralla, shndërrime morfologjike, etj. Botimi kritik i Bogdanit përmban nga njëra anë riprodhimin anastatik të tekstit origjinal, në faqen përbri transkriptimi fonologjik me aparatin kritik dhe paraprihet nga një studim hyrës mbi kriteret e transkriptimit dhe disa momente të jetës së autorit.

Sa i vështirë ishte transkriptimi i shqipes së vjetër të Bogdanit?

Ky libër ishte një fushë e re studimi për mua, pasi më parë isha marrë me studimin e marrëdhënieve mes gjuhëve sllave dhe asaj shqipe. Ishte një punë e vështirë dhe që kërkonte shtrirje të gjatë në kohë, pasi studiuesi duhet ta bluajë e ta njohë mirë gjuhën e Bogdanit. Fillimisht duhen gjetur të gjitha problemet që shfaq grafika e autorit, të cilat grupohen dhe nxirren kriteret shkencore mbi të cilat do bëhet transkriptimi. Duke qenë voluminoze, rreth 400 fq, ka kërkuar një punë të përqendruar. Megjithatë them se ia dola mbanë dhe mund të përballoj dhe një sprovë të dytë në këtë drejtim.

Thatë se më parë duhet të bëni ndarjen grafike të shkrimit, çfarë elementësh ndeshen më së shumti në shkrimin e Bogdanit?

Në krahasim me shkrimtarët e mëparshëm, Bogdani është më i stabilizuar në grafinë e tij, ndërsa sa i përket drejtshkrimit paraqitet më i vështirë sesa Buzuku që ishte shkrimtari i parë, më së shumti në segmentimin e fjalëve. Alfabeti është përgjithësisht latin, por duke qenë se shqipja ka disa tinguj që nuk gjenden në alfabetin latin, përdori shenja të tjera, të përdorura edhe nga paraardhësit, nga Budi kryesisht. Për shembull shkronjën y e ka marrë nga një shenjë e glagolitishtes, i shkrimit të vjetër sllav, për disa fonema të tjera të

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum