Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Neper Kosove

 :: bota

Aller en bas

Neper Kosove Empty Neper Kosove

Message  Perparimi Lun 14 Jan - 16:37

4 persona të lënduar nga shpërthimi në veturën zyrtare të Ministrisë së Punës në Suharekë
e hënë . 14 janar 2008
4 persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur sot në Therandë- ish Suhareka, në një automjet zyrtar të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ende nuk dihen shkaqet. Shpërthimi nuk duket ta kishte dëmtuar aq shumë veturën. Ky ekip i nëpunësve të Ministrisë së Punës zyrtarisht po bënin një vizitë në një familje të varfër në Therandë. Pak minuta pas përfundimit të vizitës, në orën 13 e 20, ka ndodhur shpërthimi. Njoftohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vënies së një granate dore nën veturë. Të lënduarit janë: Bujar Thaçi, Valbona Mujota, Ganimete Gashi dhe Enver Berisha. Dy të lënduarit më rëndë shoferi, Bujar Thaçi po operohet në Qendrën Emergjente, ndërsa zyrtarja e ministrisë, Valbona Mujota, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë. I kontaktuar nga KTV-ja, ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk beson që shpërthimi kishte qenë i drejtuar kundër tij. Ai ka shtuar se duhet pritur përfundimin e hetimeve për të kuptuar shkaqet e vërteta të sulmit. Ndërkohë, pas këtij incidenti ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës thuhet se ekzekutivi e dënon ashpër shpërthimin dhe thekson se aktet e tilla janë tërësisht të papranueshme dhe fajtorët do të përballen me ligjin. "Jeta dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është prioritet qeverisë dhe për ta përmbushur këtë detyrë, Qeveria e Kosovës do të vërë në përdorim të gjithë mekanizmat e saj ligjorë", thuhet në komunikatën e qeverisë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Neper Kosove Empty Re: Neper Kosove

Message  Perparimi Lun 14 Jan - 16:45

:: Ende nuk është vendosur për formatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit
:: Vendet evropiane të Grupit të Kontaktit mblidhen në Slloveni për të diskutuar për Kosovën
:: Britney Spears konvertohet në myslimane?!
:: Ministrat serbë - nga angazhimi në strukturat paralele në qeverinë Thaçi
:: Aktori Arbër Mehmeti, mysafir në emisionin “Express Live”
:: Ndahen shpërblimet “Globi i Artë”, "Atonement" dhe "Sweeney Todd" ndër fituesit kryesor
:: “Nuk ka ‘Talent’ pa profesor Farukun”, thonë studentët
:: 4 persona të lënduar nga shpërthimi në veturën zyrtare të Ministrisë së Punës në Suharekë
:: Krasniqi: Shpallja e pavarësisë - së shpejti
:: LDK: Është koha për reforma, ndryshe zhdukemi
:: Qëndrimi i Çekisë për statusin e Kosovës është i njëjtë me atë të BE-së
:: Jeremiq nuk e përjashton mundësinë e ndarjes së veriut të Mitrovicës
:: Nëse Kosova shpall pavarësinë, Moska do të kërkojë shfuqizimin e saj
:: AAK-ja thotë se do të punojë në të mirë të formimit të shtetit të Kosovës
:: Drama “Atonement” ka fituar çmimin kryesor në shpërblimet e sivjetme “Globi i Artë”
:: Bush po qëndron në Dubai
:: Në Jerusalem kanë filluar negociatat në mes të Izraelit dhe palestinezëve
:: Australia po vazhdon të përballet me motin e keq
:: Lajmet e orës 19:00, 14 janar 2008
:: Lajmet e orës 19:00, 13 janar 2008
:: Fatkeqësi ajrore në Maqedoni – 11 ushtarë humbin jetën
:: Ruecker: PDK dhe LDK më kërkuan të bëjë ndryshimet kushtetuese
:: Fried: Dilema e Serbisë është mes Evropës dhe izolimit, sepse ka kohë që Kosova është humbur
:: Thaçi u premton banorëve të Çabrës asfaltimin e rrugës dhe rrymë 24 orë
:: SHBA: Statusi, sipas planit të Ahtisaarit, të zgjidhet tash

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Neper Kosove Empty Re: Neper Kosove

Message  Perparimi Lun 14 Jan - 16:48

Krasniqi: Shpallja e pavarësisë - së shpejti
e hënë . 14 janar 2008
Parlamenti i Kosovës është duke bërë të gjitha përgatitjet për shpalljen e pavarësisë së vendit ka thënë kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, pas takimit që zhvilloi me shefin e zyrës italiane në Prishtinë Patrik Mura.
Krasniqi ka thënë se këto përgatitje janë në fazën finale të saj ndërsa së shpejti do të ndodhë edhe shpallja e pavarësisë. "Ajo çka na duhet më pas është njohja e pavarësisë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe gjithë faktori ndërkombëtar ka thënë Krasniqi. Shefi i zyrës italiane në Prishtinë ndërkaq ka thënë se qëndrimi i vendit të tij për statusin e Kosovës është i qartë. Do të jetë vendim i përbashkët i të gjitha vendeve të BE-së për statusin e Kosovës ka thënë Mura.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Neper Kosove Empty Re: Neper Kosove

Message  Perparimi Lun 14 Jan - 17:05

Neper Kosove 1981-jakupkrasniqi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Neper Kosove Empty Re: Neper Kosove

Message  Perparimi Lun 14 Jan - 17:43

Shtypi botëror” izolon Shqipërinë
13 Janar 2008 @ 1:17 pm · në Media · postuar nga Penar Musaraj



I shkruajnë Presidentit Topi: Mos e dekreto ligjin, prek edhe librat

gazeta Shqip

Nga këtej e tutje, për të lexuar gazetat dhe revistat prestigjioze ndërkombëtare në Shqipëri në variantin e printuar do të jetë një gjë e pamundur. Botuesit ndërkombëtarë kanë reaguar menjëherë pas vendimit të Parlamentit shqiptar për të futur në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe produktet e shtypit që vijnë nga importi. Dje, shpërndarësit e shtypit botëror njoftuan se e kanë pezulluar dërgimin e gazetave të huaja në Shqipëri, për shkak se Parlamenti shqiptar aprovoi muajin e kaluar vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mbi to. Kjo, sipas Peter Emond, menaxher i përgjithshëm i agjencisë “Distripress”, me qendër në Zvicër, ka rritur dukshëm kostot e dërgimit të shtypit ndërkombëtar në Shqipëri. Për pasojë, “Financial Times”, “La Repubblica”, “The Economist”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” apo “Le Monde” do t‘i mungojnë lexuesit shqiptar, duke rikthyer historinë e përpara 17 viteve, ku regjimi totalitar e kishte ndaluar tregtimin e këtyre gazetave apo revistave në vendin tonë. Për pasojë, këtej e tutje rruga e vetme që u mbetet shqiptarëve për të mësuar se çfarë shkruajnë gazetat më në zë të botës, do të jetë interneti. “Distripress” i është drejtuar për këtë problem madje edhe Presidentit shqiptar, Bamir Topi, duke i kërkuar atij të mos e dekretojë ligjin që aprovoi Parlamenti muajin e kaluar. Ligji në fjalë takson me 20 për qind të gjitha produktet e shtypit, të cilat hyjnë në Shqipëri. Një kopje e letrës i është dërguar dhe agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press”. “Ligji i ri do të detyrojë shoqëritë e shpërndarjes të ndalojnë aktivitetin e tyre. Kjo do të thotë fundi i prezencës së shtypit ndërkombëtar në Shqipëri. Por ligji mund të prekë edhe importet e librave të huaj.

Letra tjetër

Por, ajo e shpërndarësve të shtypit të huaj, nuk është letra e parë që ka mbërritur në tryezën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Më parë, Bamir Topit i ishin drejtuar edhe botuesit shqiptarë. “Ne kërkojmë nga Presidenti Topi që të mos e dekretojë këtë ligj, i cili nuk ka logjikë ekonomike dhe është i dëmshëm për kulturën dhe reformën në arsim”, thuhej në letrën që ata i kanë drejtuar Presidentit Topi. Në këtë letër, botuesit shqiptarë kanë argumentuar se ligji favorizon interesa të ngushta të disa personave në pushtet, të lidhur me shtypshkronja të caktuara dhe diskriminon grupe të tilla interesi, si: botuesit, autorët e teksteve shkollore dhe drejtpërdrejtë mësuesit e nxënësit që i përdorin këto tekste. Në letër, ata kanë shpjeguar se vendosja e TVSH-së për librat vetëm në import, i vendos shtypshkronjat e vendit në pozita favorizuese përkundrejt shtypshkronjave jashtë vendit dhe cenon parimin bazë të barazisë në konkurrencë, duke i shmangur shtypshkronjat e vendit nga konkurrenca dhe nxitja për të rinovuar teknologjitë e tyre të vjetruara. “Në këto kushte, edhe çmimet e shtypjes nuk ka gjasa të bien në nivelet e çmimeve në të cilat punojnë shumë shtypshkronja të rajonit, por përkundrazi, të rriten”, pohojnë botuesit, duke shtuar se sipas këtij ligji, detyrohen t‘u drejtohen vetëm shtypshkronjave të vendit, por paradoksi është se as kapaciteti, as cilësia e shtypjes dhe as afatet e shtypjes nuk do të mund ta bëjnë të realizueshme këtë
.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Neper Kosove Empty Re: Neper Kosove

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: bota

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum