Reshat Sahitaj,Buxhovi tregon uçk ka dhunue vajza shqiptare
:: politika
Page 1 sur 1

[size=45][size=41]Dosja B nga Jusuf Buxhovi – një roman në shërbim të Serbisë, “Nazim Bllaca personazh pozitiv”[/size]
3 days ago
0 14 minutes read
[/size]
Shkruan: Reshat Sahitaj / ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.
« Dosja B », hapët me pergatitjet profesionale dhe psikike të një hetuesi gjerman, për detyrën e tij të re në EULEX, e që rastësisht qenka i lidhur shpirtërisht më Serbinë dhe shqiptarët, ngase gjyshja e tij nga ana e babait është shqiptare , kurse gjyshja nga ana e nënës është serbe. Autori me qëllime të caktuara hetuesin e paraqet pak me gjak gjerman,pak gjak serbi dhe pak gjak shqiptari, në mënyrë që lexuesi të krijojë bindje se hetimet kundër kriminelëve shqiptarë të dalur nga UҪK-ëja do të bëhën pa anime, pa urrejtje kundër njërës apo tjetrës palë në këtë rast palës së shqiptare dhe serbe, ose UҪK-së dhe LDK-së respektivisht FARK-ut. E njejta gjë ndodhë edhe kur hetuesi i grumbullon hetimet gjoja nga Sherbimi Sekret Gjerman, Sherbimi Sekret NATO-s dhe sherbime sekrete tjera , të cilat ia serviron lexuesit tonë si dokumente të gatshme dhe të përpunuara shumë mirë nga ato sherbime , kështu që që lexuesi ynë të mos ketë asnjë dyshim, sepse ato janë nga burime të verifikuara e të verta. Në fakt këto dosje « sekrete » janë të imagjinuara nga autori, në mënyrë që vetës t’i jepet kredibilitet duke e ditur lexuesi se autori ka shërbyer vite të tëra në Gjermani.
Origjina e vrasjeve ndërshqiptare në këtë romanNë romanin « Dosja B », autori Jusuf Buxhovi shërbehet me fakte historike nga e kalaurja e deri në ditët e sotme, duke u përpjekur që ta krijojë një vazhdimsi të luftës për çlirim në mes NDSH-së që do të vazhdojë me themelimi i institucioneve në Kosovën e okupuar më intelektual patriota për të dalur në organizimin e demonstratave të vitit 1968 që do të kurorëzohet më themelimin e LDK 1989, që më 2 korrik 1990 pason Deklrata Kushtetuese për të dalur në Kaçanik të 7 korriku 1990 e cila njihet si Deklarata e Pavarësisë që do të rezultojë më formimin e FARK-ut. Autori i romanit « Dosja B », vrasjet e bijëve më të mirë shqiptarë i paraqet se e kanë zanafillën që në Shkodër të paraqitura permes perjetimeve të Martin SH. një nacionalist familja e të cilit iu ishte vrarë nga komunistët shqiptarë, vazhdon më tragjedinë e tij familjare në kohën e NDHS-së në Prizren për të kalaur në birin e tij Lekë Sh si aktivist të LDK-së i vrarë në burgun e Llapushnikut apo diku në Drenicë. Sipas përshkrimeve të nxjerrura nga dosjet e sherbimeve sekrete, autori na e paraqet LDK-ën si vijë e trashëgimisë patriotike nga kohërat e kaluara deri sot. Kundër kësaj vije patriotike janë komunistët shqiptarë që më vonë e themelojnë Fronti e Kuq , LPK dhe UҪK-ën dhe vinë në pushtet ne saje të vrasjeve të patriotëve . Në fakt romansierit i lejohet të imagjionjë situata e ngjarje, gracka dhe vrasje, por ato në asnjë vend të botës nuk lejohen të përdorën kundër popullit të vetë, siç vepron autori Buxhovi në romanin « Dosja B ». Në këtë roman , autori nuk përpiqet të krijojë balancim ne mes ngjarjeve dhe personazheve, për çdo njëri dhe çdo ngjarje , por janë dy vija : e mirja dhe e keqja.
E mirja është LDK, kurse e keqja LPK-ëja, e mirë është FARK-u e keqja është UҪK-ëja. E para është krijimin e Kosovës së pavarur sipas institucionalizmit, e dyta vrasësit dhe shkatërruesit e të gjitha institucioneve të lëvizjes pacifiste. Në roman shfaqët një urrejtje patologjike kundër luftës së UҪK-së e sidomos kundër LPK-së dhe « Frontit të Kuq » ku në secilën prej tyre në ballë ishte Ibrahim Kelmendi. Në asnjë moment, autori nuk ndalët të na përshkruajë ndonjë vrasje apo dhunim që ushtria serbe kishte bërë ndaj popullatës sonë shqiptare. Jo . Nga të gjitha ato vuajtje që pësoi populli ynë, Jusuf Buxhovi në romanin e tij « Dosja B » do të ndalët të një tragjedi e familjës së agronomit Besim L. që dikur kishte qenë aktivist i dalluar i LDK-së e më vonë pas një vizite që ia bënë asaj ane koloneli Ahemt Krasniqi, ky agronom me banim në Dushkajë, do të futet në forcat e FARK-ut. Ushtarët e UҪK-së në shenjë hakmarrje që u bë pjestar i FARK-ut do t’ia dhunojnë tri vazjat dhe gruan.
Dhunimi i tri vajzave dhe gruas shqiptare nga ushtarët e UҪK-së është një përshkrim tmerrues, që Beogradi do ta shfrytëzojë për eleminimin e UҪK-së duke propaganduar se po i mbron qytetarët nga rebelet e UҪK-së. Në asnjë faqe të romanit Jusuf Buxhovi nuk ndalët të na paraqet një betejë, sulm, apo vrasje të ushtarëve serbë që ka bërë UҪK-ëja. Harrova, Jusuf Buxhovi na e paraqet një rast kur UҪK-ëja e paska zënë një postier serb, mirëpo postieri serb paska pasur dashuri ndaj popullit shqiptar dhe miqësi me shqiptarë. Sa absurde ! Dihet se sistemi i asaj kohe perveç spiunve intelektual kishte spiunë te rojet e pyejve, te peshkatarët, e madje postier askush nuk mund te punësohej pa qenë serbë ose spiunë i UDB-së. Më këtë nuk po tentoj të mbroj krimet, dhunimet, kërcënimet që i kanë berë disa ushtarë, komandatë të UҪK-së, por ato ishin raste individuale dhe të gjithë përgjigjën para drejtësisë heret a vonë. Të paraqitët UҪK-ëja si forcë shkatërruese e pavarësisë së Kosovës, siç e bënë në këtë roman Jusuf Buxhovi , duhet të ketë një urrejtje sadiste ndaj popullit shqiptar. Sipas romanit « Dosja B », të gjitha këto përpjekje, sakrifica e vuajtje, dhunime të femrave shqiptare dhe vrasje të intelektualëve shqiptarë u bënë nga UҪK-ëja, lidhja e të cilëve qenka trekëndëshi i rrejtit të spiunazhit :Tiranë – Beograd – Moskvë, siç shprehët autori në faqën 56 paragrafi i fundit : « Në atë rrëmujë informatash , që për t’i rënë në fije një lëmshi në dukje absurd të riformatizimit te lëvizjeve të majta nën ombrellën e « një fronti të kuq » në Perëndim ia dola që të ruaj nofkat e disave, shumanshëm të kapur në rrejtin e agjenturave në trekëndshin Tiranë- Beograd- Moskvë ». Po kush e kishte themeluar « Fronti i Kyq ? « Dihej se këtë e kishte krijuar Ibrahim Kelmendi, andaj autori Jusuf Buxhovi aludon në I.Kelmendin i cili në janarin e vitit 1982 në banesën e Jusuf Gërvallës i unifikojnë forcat bashkë më Kadri Zekën e që më vonë do të lindi LPK për t’u shndërruar në UҪK. Në tërë romanin nuk do të hasim asnjë kriminel serb, qoftë me emër apo me nofkë, qoftë nga ushtria e rregulltë serbe, qoftë nga policia apo paramilitarët serbë. Në mënyrë periferike do të përmendet një rast që serbët kanë bërë krime, por ky rast shperthen nga një i sëmuar asmatik i cili do të thotë : « Shkijet m’i vunë në thika dy nipat e vegjel… » (Faqe 284). Ngjarja e dy nipave të vrarë nga serbët paraqitët indirekte, ndërsa ngjarja e agronomit paraqitët direkt, që në roman e para sentimetalisht nuk e prek lexuesin shpirtërisht ndërsa rasti i dytë lexuesi do ta perjetojë si shikues direkt i ngjarjes dhe natyrisht do të pikëllohet deri sa edhe të krijojë bindje për të urrejtur kriminelin qoftë ai serb apo shqiptar, e në këtë roman kriminelet janë të UҪK-së.
Në romanin « Dosja B » nuk cekën emra konkret të organizatave majtiste, por aludohet në Jusuf Gërvallën, Ibrahim Kelmendin, Kadri Zekën etj, të cilët u futën në shërbim të Enver Hoxhës dhe të UDB-së për të shkatërruar deri në likuidime fizike frytet që intelektualët shqiptarë i kanë arritur gjatë manifestimeve të 1968 e deri në pavarësinë e Kosovës. Në romanin « Dosja B », vrasjët e patritotëve shqiptarë që do t’i bëjnë komandatët e UҪK-së do të dalin në sipërfaqe nga deklratat e dëshmitarit « Vrasësi i Penduar » që është personazhi kryesor i këtij romani , e që sipas të gjitha përshkrimeve nuk ka asnjë dyshim se ky është Nazim Bllaca dhe në anën tjetër po aqë të rëndësishëm paraqitën edhe letra e dëshmitarit X që në fakt është Agim Zogaj, e vetëvarur në Duisburg qytet në Gjermani, si dhe personazhi tjetër Roja e Burgut të Lllapushnikut më ditarin nga burgu. Këta tre përsonazhe do të japin dëshmi për krimet që paska bërë UҪK-ëja : njëri do të deklaorjë para kamerës, dy të tjerët permes ditarëve të tyre të lënë.
Nazim Bllaca personazh pozitiv Përsonazhi qendror i këtij romani « Vrasësi i Penduar » që në fakt duhet të jetë Nazim Bllaca, paraqitët personazh pozitiv , i cili , sipas autorit të romanit shkollën fillore e kishte përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm, ishte regjistruar në fakultet ku për pjesëmarrje në demonstrata e marsit 1981 denohet më tridhjetë ditë burg, e më daljen në skenë të LDK-së , vrasësi i Penduar zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Shtime, ndërsa më daljën në skenë të UҪK-së do të aktivizohet në FARK e që më vonë do të kalojë në UҪK . Vrasesi rrejdhë nga një familje gjyshi i të cilit paska qenë në NDSH dhe gjyshit ia paska shpetuar jetën një mjek serb, duke e strehuar në spitalin e të çmendurëve në Shtimje.
Dekada më vonë, pra në kohën e luftës së fundit, po në këtë spital të te çmendurëve Vrasësit të Penduar do ia shpeton jetën një mjek që i folë serbisht por që ne fakt tani është mjek kroat. Nga spitali i të çmendurëve në Shtimje Vrasësi i Penduar do të jetë në sherbim të komandatëve të UҪK-së ku ditën do të qendrojë i strehuar e natën do t’i vrasi ushtarët e FARK-ut dhe aktivistët e LDK-së. Vrasësi i Penduar dikur ishte aktivist i dalluar i LDK-së, por do të rekrutohet me dhunë nga komandatët e UҪK-së, të cilët do ta kushtëzojnë të punojë më ata ngase në të kundërtën do ia vrasin familjën.
Ky vrasës do të filloj karrierën e tij kriminale me likuidimin e Inspektorit të lartë të Policës së Kosovës që në fakt ishte Ibush Kllokoqi. UҪK-ëja njisit terrorist për likudime fizike të shqiptarëve Në këtë roman, përsonazhi Vrasesi i Penduar, na paraqitët një patriot i denjë i çeshtjës kombëtare, i cili manipulohet nga komandantët e UҪK-së e kah fundi i luftës i penduar për krimet që i ka bërë dëshmon kundër komandatëve të UҪK-së. Në roman si edhe në jetën e përditshme personazhet që kalojnë herë në një anë e herë në anën tjetër janë labilë, nuk e dinë për kë dhe për çka luftojnë, por thjeshtë aty ku paraqitët interesi personal i tyre. Jusuf Buxhovi është munduar që personazhin e tij ta veshi më petkun kombëtar, me karakter të fortë, të ndershëm, por ne fakt nuk ka ia ka arritur. Persnoazhet e tilla si Vrasesi i Penduar më shumë do t’i pershtatej sikur ta kishte quajtur Spiuni i Penduar.
Në anën tjetër është profesinalizëm i autorit të romanit që aqë mirë ia ka përshkruar udhëtimin e jetës së këtij personazhi perveç që është dashur ta emëronte Spiun i Penduar. Në fakt Jusuf Buxhovi , e ka ndërtuar këtë përsonazh që t’i sherbejë si fakt për të denoncuar krimet e luftës që i paska bërë UҪK-ëja, ngase ky personazh hyn dhe delë në LDK e në UҪK sipas dëshirës që më vonë t’i ndihmojë EULEX-it me dëshmitë e tij konkrete apo te imagjinuara siç shkruan në F 155 : « Vrasesi i Penduar ishte përfshirë në kuadër të të ashtuquajturit SHIK ( Shërbim Informativ) i UҪK-së » Për të vazhduar në faqën 156 « … Vrasësi i Penduar flet për « Komandën vrasëse « në kuadër të SHIK-ut, së cilës i kishte takuar më gjashtë të tjerë (permendën emrat dhe mbiemrat e tyre si dhe emrat e drejtuesve « nën hije « – njëri prej tyre komandant i lartë në hiearkinë e UҪK-së dhe më vonë politikan i rëndësishëm nga « krahu i luftës », prej nga kishin marrë detyra për likuidimin e personave të caktuar). Ta emëronte Spiun i Penduar nuk iu është përshtatur autorit, sepse një spiun që ka qenë pjesëmarres në FARK, në LDK e në aktivitete tjera do të ndikonte negativisht për vetë strukturen e LDK-së. Ndërsa Vrases i Penduar do t’i jepte kredibilitet jo vetëm LDK-së por edhe Gjyqit të Hagës. Në bazë romanit ky është vrasës, por është vrasës i manipuluar nga UҪK-ëja për t’i vrarë tradhëtarët, pa e ditur se po i vriste patriotët si Shefin e Lartë të Policisë së Kosovës e tjerët. Sa herë përshkruhet ndonjë ngjarje për krahun e luftës, autori qëllimisht e vë në thojza, ngase për të dhe krahun e tij nuk kishte krahë të luftës, por këta i quan krahu i njisiteve komandose terroriste që vrasin institucionalistët e sistemit paralelë të cilët permes mjeteve paqësore do ta fitojmë lirinë.
Një roman për luftën e pa asnjë kriminel serb ! Lufta e fundit shqiptaro-serbe, apo konflikti shqiptaro serb siç shkruan Jusuf Buxhovi , autor i romanit « Dosja B », lexuesi nuk do të ketë rastin të lexoj asnjë asnjë fjali, asnjë paragraf , asnjë personazh serb që dhunon një femër shqiptare, apo e vranë një fëmijë shqiptar e që dihet që ushtaret dhe paramilitarët serbë vranë mbi 1200 fëmijë shqiptarë. Duke e lexuar librin « Dosja B » , lexuesi ynë i lindur pas luftës do të fitojë bindjën se lufta e fundit shqiptaro-serbe ishte luftë ndërshqiptare për marrje të pushtetit që zhvillohej në mes LDK-LPK. Në Shqipëri komunistët do t’i vrasin NDSH-istët, në Kosovë pasardhësit e komunistëve do t’i vrasin LDK-istët.Në romanin « Dosja B » autori, fillim e mbarim e tërheqë një paralele e cila do të shndërrohet në një hendek të thellë në mes luftëtarëve të lirës dhe luftëtarëve pacifistë, e që ky hendek të bëhët varr i përbashkët i tërë shqiptarëve jo vetëm i gjeneratave të tashme, por edhe për gjenerata të ardhshme. Në secilën faqe të kësaj veprejej e pershkon mesazhi për një urrejtje ndërshqiptare nga e kaluarja jonë për të vazhduar gjeneratë pas gjenerate. Botërisht është e njohur se Serbia është ajo që ka bërë krime, gjenocid e maskara mbi popullsinë e pafajshme shqiptare , natyrisht e ndihmuar nga bashkëpunëtorët shqiptarë. Për autorin e romanit
« Dosja B », për krimet më të mëdha e fajson faktorin shqiptar- « revolucionarët e kuq » siç i quan J.Buxhovi lëvizjet e themeluara gjatë vteve 1970-1981. Poashtu dihën edhe organizatorët e demonstratave të vitit 1968, të vitit 1981, por që sipas autorit të romanit « Dosja B » ato e kanë fitilin në Beograd siç do të lexojmë në faqen 181 : « Nëse shumë indikacione flasin për atë fitili i demonstratave të vitit 1981 u ndez nga Beogradi, me çka krijoheshin rrethanat për ta rrenuar procesin e rrënimit të rrugës së Titos e më ketë të merrën frenat e një Jugosllavie sipas interesit serb, siç u pa edhe nga puçi i Millosheviqit ndaj Kushtetutës së vitit 1974, si dhe sistemi i gjithëmbarshëm federativ…. » Në bazë të Jusuf Buxhovit,e shumë personaliteteve të kohës së sundimit serb mbi Kosovën, demonstratat nuk ishin të nevojshme , sepse Kosova e kishte Kushtetutën e 1974. Një mendim të ngjashëm e tha edhe Kaçusha Jashari më 24 gusht 2021 në emisionin Pressing T7 që prekon më të gjithë rrejtin e personaliteteve politike të viteve të 70-80-ta. Eshtë shumë e vertet se si Jusuf Buxhovi edhe një shumicë e këtij rrejti që përfituan nga sistemi sundues serb mbi Kosovën , nuk kanë pasur dëshirë të ngritët populli t’i kekrojë të drejtat më elementare, sepse kjo klasë i kishte të gjitha të drejtat. Eshtë e saktë se kjo klasë nuk kanë pasur dëshirë të fillojë një luftë e armatosur serbo-shqiptare , sepse do të prishej balanci ekonomik , politik dhe intelektual, në një Kosovë të çliruar siç u prishë dëshmitarë të së cilës situatë jemi. Në Kosovën e çliruar u prishë balanci politik, sepse nuk janë në pushtet ata që ishin gjatë kohës së okupimit. U prishë balanci ekonomik, sepse sot u bënë milionera si krahu i luftës edhe krahu pacifist, ndërsa disa personalitete që kishin përfituar privilegje të mëdha gjatë kohës së okupimit sot nuk kanë asgjë. U prishë balanci intelektual, sepse tanimë kanë dalur mbi sipërfaqe intelektual tjerë të cilëve sistemi okupues i ka ngulfatur në shumë mënyra e madje duke i arrestuar dhe denuar më shumë vite burg.
E raste të tilla kemi me qindra e mijëra. Në këtë roman, autori Jusuf Buxhovi nuk shkruan për gabimet e personaliteteve politike gjatë sundimit të cilët deklaronin kundër studentëve të vitit 1981 : » Bira e miut 100 grosh », nuk përmendet se në Kosovë ishte rroga gjashtë herë më e vogël së në Slloveni e katër herë më e vogël se në Serbi. Nuk shkruan asgjë që burgjet jugosllave ishin me qindra e mijëra shqiptarë. Kur shkruan për të burgosurit shkruan se këta iu bashkangjitën UҪK dhe hakmirreshin kundër atyre që nuk ishin në burgje, gjë që nuk ka qenë ashtu. Eshtë e vertet që ka pasur spiuna, por spiuna kishte si në UҪK poashtu edhe në LDK. Demonstratat e vitit 1981 i dridhën themelet e Jugosllavisë, ndërsa lufta e UҪK-së u përdor si pretekst nga Supërfuqitë që rezultojë më themelet e Pavarësisë së Kosovës. Ҫdo mendim tjetër është destruktiv dhe dirigjuar nga Beogradi. Shpërngulja e shqiptarëve nga presioni i UҪK-së Në ramanin « Dosja B », autori trajton çdo segment të ngjarjeve për vuajtjen e shqiptarëve, por, për të gjitha vuajtjet, masakrat Jusuf Buxhovi ua vë fajin faktorit shqiptar –respektivisht nga UҪK-ëja ose më heret nga LPK e Ibrahim Kelmendit. Jemi në vitët e 80-ta, pas manifestimeve të Pranvers Shqiptare 1981, shumë të rinj e të reja ikën nga Kosova në Perëndim. Këta të rinjë e të reja, sipas Jusuf Buxhovit i paska rekrutuar Serbia dhe do të bëhën anëtarë të « Frontit të Kuq » e më vonë të LPK-së. Kjo gjeneratë e re të fillojë të sulmojnë personalitetët në pushtetin e Kosovës nën Serbi, mirëpo për autorin këto personalitete janë patriotë të vertetë të çeshtjes kombëtare.
Gjatë viteve të 90-ta, këta të rinjë do të vinë në Kosovë më të vetmin qëllim që t’i vrasin aktivistët e LDK-së dhe të bëjnë presion për shpërnguljën e rinisë shqiptare. Autori në romanin « DosjaB » e trillon një faktor shqiptarë mergatën shqiptare, të cilën e armatos më një urrejtje të pa ekzistuar kurrë më parë, se këta kur të fillon lufta anëtarësohen në UҪK dhe fillojnë të vrasin intelektualet brenda në Kosovë, e jo të luftojnë kundër forcave serbe. Këta të rinjë të viteve të 90-ta do të shpërngulur në vendet perëndimore dhe do të angazhohen në LPK që më vonë të kthehen në Kosovë e ta themelojnë UҪK-ën e t’i vrasin aktivistët e devotshëm të LDK-së dhe gazetarët e « Rilindjes » si dhe të ndërhyjnë në sistemin e arsimit të shkollave –bodrume , siç i përshkruan autori komandantët të cilët gjoja paskan kapur sistemin e arsimit gjatë kohës së okupimit : « Të pambylluna kishin mbetur vetëm shkollat , që punonin disa, por tashma nën mbikëqyerjen e komisarëve, të cilët kishin marë me i kontrollue edhe tekstët shkollore si dhe plan-programet. Nëpër disa shkolla « komisarët politikë » krye në vete ia dolën me i heqë nga programi shumë autorë të njohur dhe veprat e tyne me arsyetimin se « për tradhëtarë dhe titistët nuk duhej me pasë vend nëpër shkolla… » Jemi dëshmitarë të gjallë të kohës dhe secili mundët ta konfirmojë me perjetime të tij personale se asnjë komandant nuk ka ndëry në sistemin shkollor paralelë. Serbia i ndaloi Radio Televizionin, shtypin, shkollat… Sistemin e arsimit në ato kohë e kishte Rexhep Osmani që ishte nga LDK-ëja.
Më këto manipulime Jusuf Buxhovi veçsa mbjellë urrejtje kundër luftëtarëve të lirisë pa pasur asnjë argument. Krahu i luftës , jo që nuk ndërhyni gjatë luftës , por as pas luftës nuk i ka hequr poetët e shkrimtarët që krijuan gjatë sistemit jugosllav, përkundrazi të nejtit ende sot mësohen si lektyrë shkollore. Do ishte mirë që Jusuf Buxhovi ta kishte cituar vetëm një poet apo shkrimtar që është hequr nga historia e letërsisë sonë ! Unë do i përkujtoj Jusuf Buxhovit se Adem Demaçi ishte i ndalaur gjatë kohës së sundimit serb dhe ende sot në vitin 2022, nuk mësohet në shkollat tona : Fazli Grajçevci, Rexhep Elmazi , Kosova Rexhë Bala etj. Do ia përkujtoj poashtu se kishte poetë që fëmijët e tyre i pagëzonin Sutjeska, Jugosllavia vetëm e vetëm për dashurinë që kishin ndaj sistemit sundues, por ende sot mesohen në shkollat tona. Kishte krijues që fëmijët e tyre i pagëzonin Flamur, Kosova… disa u vranë si Latif Berisha , Ymer Elshnin e hudhen në pus me grue, fëmijë dhe nënë e sot askush nuk kujdeset për këta emra ! Romani « Dosja B » nuk e ka strukturën e një romani bashkëkohor e aqë më pak postmodern siç tentojnë disa autorë tanë të gënjejnë vetën dhe opinionin. « Dosja B » është një vepër në sherbim të Serbisë dhe të një partie ku themelues ishte vetë autori. Ata që e kanë lexuar gazetën « Novosti » gjatë viteve 1981-1999, do t’i kujtojnë se asokohe kështu fliste Stane Dollance (mars 1981) , kështu flisnin zyrtarët e Serbisë në Beograd për ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë, e kështu flisnin edhe disa zyrtarë shqiptarë të sistmeit sundues. Nuk janë të gjithë spiuna , o Jusuf Buxhovi ! Nëse sot disave u kendojmë këngë për patritizmin e tyre, neser do shuhen posa të dalin dosjet më së largu deri më 2035. Atëherë do të dimë kush ishte shqiponjë e kush ishte korb që paraqitej shqiponjë.

Shpërndaje:
Re: Reshat Sahitaj,Buxhovi tregon uçk ka dhunue vajza shqiptare
=AZUSE19vQNlwygwBOYfsaFKtAz0BtrQOeFX4UGOb_FU22BzQ95q5M5_YgGJuxggSWRm7SHimciGEzEzrah6sIppi-7wfwIy4G_Lnno0mZL1Af6rv5PtnFxVFL9JCF0n3FLY&__tn__=R]-R]Qerkin Kuqi-Kini
Jemi i vetmi popull në botë qe patriotet dhe atdhetaret e vertet i themi spiuna.Kurse spiunave u themi patriot e atdhetar…!
Isuf Buxhovi per patriotizem e atdhedashuri i mbanë ne gjep të vogël të gjitha ata që i permende.

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum