Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Filip Kosnet po e forcon Albin kurtin,por ka me humbe ne fun

 :: politika

Aller en bas

Filip Kosnet po e forcon Albin kurtin,por ka me humbe ne fun Empty Filip Kosnet po e forcon Albin kurtin,por ka me humbe ne fun

Message  Perparimi Jeu 24 Juin - 9:31

presidentin Aleksandar Vuçiq i cili , me dinakëri dhe mjeshtri po e luan rolin e viktimës dhe me një alkimi bizantine u shndërrua nga krimineli në të përvuajtur dhe të persekutuar. me përkrahje të Rusisë , Kinës , shteteve të BE –së dhe SHBA-ve. Po llogaritet si lojtar i fortë sikur edhe në një peacemaker,si demokratik.


Albin Kurti deklaroi se ky takim nuk do të jetë vazhdim i bisedimeve të mëparshme por përgatitje .

ky takim ishte huqje.Albin Kurti e ka shumë të qartë se Asociacioni i Serbisë në Kosovë apo Zajebnica është çështje e pashmangshme dhe se askush nuk do të qëndrojë në pushtet duke e shpërfillur këtë realitet.

 Zajednica do ta bëjë Kosovën shtet jofunksional në planin afatgjatë e që , pas një periudhe të caktuar kohore edhe do ta shpallë një pavarësi duke u bashkuar me Serbinë. Albin Kurti , prej të gjithë kryeministrave , që nga përfundimi i luftës ka më së paku hapësirë për veprim për të kundërshtuar Zajebnicen në ndërkohë që nuk ka asnjë përgjegjësi për themelimin e saj.Sepse kreret e uçk es e kan nenshkrue nje tradheti te tille.

në Kosovë nuk mund të ketë Asociacion njëetnik ndonëse ky Asociacion i komunave të Serbisë në Kosovë nuk është njëetnik për faktin se aty ka serbë , romë , boshnjakë , turq , goranë dhe komunitete tjera që janë të inkuadruar në Listen Serbe.Kundërshtimi tjetër i Albinit se Zajebnica e Serbisë në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetuten e Kosovës është ekskluzivisht për përdorim të brendshëm për faktin se një Marrëveshje Ndërkombëtare konsiderohet se është ratifikuar nëse votohet në Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe se për këtë nuk kërkohet fare mendimi apo vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dallim , nga , psh. Shqipëria ku asnjë Marrëveshje Ndërkombëtare nuk mund të ratifikohet në Kuvendin e Shqipërisë pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese .

 Prandaj , sqarimi i shoqëruesit të Albinit , Besnik Bislimit se Kurti nuk e ka thënë këtë ishte pa asnjë sens. Edhe nëse Kurti nuk e pasak thënë , duhet ta thotë !  për faktin se serbët e “ Kosovës “ e kanë krijuar në realitet tjetër në Kosovë duke mbjellur tokën me figura historike serbe , me një ikonongrafi ortodokse , duke ndërtuar qindra shtëpi dhe banesa për kolonistët serbë.

Veriu i Kosovës , si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja i ngjanë tokave të okupuara arabe dhe palestineze nga Izraeli dhe përpjekja që , përmes ndërtimit të kibuceve ilegale , t’i kolonizojnë ato toka. Në anën tjetër , një grusht i shqiptarëve të Lugines nuk paraqet asnjë problem apo rrezik për Serbinë shkaku se kapaciteti i tyre destabilizies është i papërfillshëm . Kapaciteti për destabilizim në Ballkan e ka rëndësinë e armëve bërthamore për arritjen e qëllimeve politike !Albin Kurtit në Bruksel i k& mbrojte interesat e veta jo te popullit dhe ,perkrahesit e shpallen dite historike.Nuk i kerkoj serbise ti paguaj demet e luftes asgje .

Reagimi i ndërkombëtarëve ishte shumë i pritshëm , sidomos i ambasadorit Filip Kosnet që është kryetar Kuvendi , president i Kosovës dhe , deri në ardhjen e Albinit edhe kryeminister i Kosovës .

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
nëse nuk i bindet Albini ne krijimin e komunave shumice serbe, atëherë do të bëhet detronizimi(shkarkimi i qellimt) i Albin Kurtit  nga posti i kryeministrit dhe shkuarja në zgjedhje të reja . Dhe po e krijon infrastrukturen në KQZ për zgjedhje lokale apo , edhe të përgjithshme . Me një urgjencë  e shkarkuan udhëheqësen e KQZ –së , Valdete Dakën , në këtë shkarkim , përfituesi më i madh ka qenë Valdete Daka. E ka humbur një post por ka shpëtuar nga terrorizimi dhe dhunimi permanent nga dy anëtarë të VV – së në KQZ –së , Idriz Seferi i Hogoshtit  dhe  Ymer Prizreni i Dragashit .



Kërcënimet e Filip Kosnet ndaj Albin Kurtit;për formimin e komunave me shumice serbe, vetëm sa e forconë Albin Kurtin para zgjedhjeve lokale dhe mbase edhe të përgjithshme. Albin Kurti  , me votat që po ia mbushë Filip Kosnet mund të fitojë 19-24 komuna në Kosovë , pa asnjë problem . Në anën tjetër  , nëse Albini e kundërshton formimin e Zajebnices  , sigurisht se do të fitojë edhe zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë , nëse ato mbahen por kurrë më nuk do të bëhej kryeminister i Kosovës , pa formimin e Zajebnices.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum