Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

I njoh mire pseodopatriotat shqiptar,poezi;Haxhi Kuçi

 :: kulture

Aller en bas

I njoh mire pseodopatriotat shqiptar,poezi;Haxhi Kuçi Empty I njoh mire pseodopatriotat shqiptar,poezi;Haxhi Kuçi

Message  Perparimi Mer 24 Mar - 8:40

E njoh mire mentalitetin e shqiptareve,
Dhe kjo ma letson shpirtin tim qe vuajti tere jeten
i njoh edhe sa jan ne gjendje
 me flijue jeten per liri e pavaresi.
Si ne fshatera e qytete trima jan se jo mahi
nuk genjejne njeri tjetrin,as qe jan hilegjinje
i ndohmojne njeri tjetrit,kur kan nevoje
kur jan n'zore per me jetue.
Mire eshte edhe kjo jeta jone
qe jetojme nga mitet e krijuar
sepse pa mite te tilla
popujt zhduken nga kjo bote .
Me vjen mire qe e njoh edhe historine tone
Qe ne emer te çlirimit e bashkimit
qe 3650 vjet deshtuam 
duke mendue se armiqet ishin 
ma te forte se ne psiqikisht.
Ne shpirt tani ndjej nje çetsi
sepse dallova mire historine sa eshte e vertete
qe ende neper librat e enciklopedive
nuk jan shkruar aktoret e vertete.
Edhe sa gjenerata duhet ta jetojne
ne endrren e pa shejuar
 qe trojet tona te gjinden
nen vazalitet,mjerimin e transferuar ne skllaveri?
Te gjithe keta qe krekosen per bashkim
betohem ne zot e gjak; se keta kurr nuk 
 i kan pare me sy;
as Presheven,as Medvegjen ,as Bujanovcin,
as mollen e kuqe as Ulqinin me plaven e Gucin,
as Tetoven,as Shkupin,as Gostivarin,as Kumanoven,
as e as Tiranen as Prishtinen.as ec as.....
Kur ne mesin e nji popullit te roberuar
tradhetaret vishen me tesha çlirimtar
popullin e mashtrojne me pseodonime te rreme
dhe i shkreti popull mendon qe do e çliriojne!
Pastaj kur ta marrin pushtetin
cenzurosin fjalen e lire
ata qe u tregojne tjeve qe na tradhetuan
i vrasin me qellim qe tjereve tju shtin friken
te heshtin duke durue mizorine.
Kur nji popull i vret atdhetare
çfare te ardhme pret ai popull
 ne kete bote?
Pastaj tradhetaret i votojne e i votojne radhazi
pastaj vatimin per kafshaten e bukes
nuk e ndalin çdo dite
Kush ju ka faj o popull?Greku,serbi,bugari,
apo europa a njerezia
qe ndere shekuj kurr nuk ditet me mbajte 
as shtet as liri,pos duke u vrare mes vedi si me armiq.
Nje popull qe ja vjedhe veprat atdhetare atdhetareve
dhe i pervetson veprat e vjedhura si te tijat
ai popull ja e ka vdekjen afer
ja ka lidhje me satanin.


24.03.2021
Haxhi Latif Kuçi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: kulture

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum