Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

si jan regurtue shpiunat shqiptar

 :: politika

Aller en bas

si jan regurtue shpiunat shqiptar Empty si jan regurtue shpiunat shqiptar

Message  Perparimi Jeu 7 Jan - 8:58

Dosjet ndryshojnë historinë
Shkruan: Fadil Kajtazi

Eliminimi fizik i personaliteteve të emigracionit politike ka qenë njëra prej formave të cilën shërbimi i zbulimit jugosllav (SDB) e ka shfrytëzuar në luftën kundër shqiptarëve. Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe Enver Hadrit nga askush nuk vihet në dyshim se ishte vepër e shërbimeve të zbulimit jugosllav, dhe kjo zyrtarisht është bërë publike nga organet shtetërore të Serbisë pas vitit 2000, dhe nga publikimet e bëra nga oficer të shërbimit të cilët ishin organizatorë të këtyre akteve. Nga kjo rezulton se SDB në këto akte terroriste kishte angazhuar ekipe të posaçme në përbërje të së cilës ishin: Zhelko Razhnjateviq-Arkan, Ratko Gjokiq, Dragan Malesheviq-Tapija, Gjorgje Bozhoviq-Gishka, si dhe ekipi i dytë Veselin Vukotiç (Veshko), Andria Lakoniç, dhe Darko Asanin. Mirëpo se sa ishin të përfshirë shqiptarët në këto akte kjo është enigma e cila vazhdon ta lë të hapur këtë plagë për familjen Gërvalla, Zeka dhe Hadri dhe për popullin shqiptar kauzës së të cilës i shërbenin këta patriot.

Vrasja e 17 janarit të vitit 1982

Publikimi i disa dosjeve të pa verifikuara deri në fund në Maqedoni, e që dokumentojnë praninë e një shqiptari në vrasjen në Shtutgard me 17 janar 1982, krijojnë mjegulli edhe më të madhe në opinionin tonë. Që nga 17 janari i vitit 1982 dhe që nga 25 shkurti i viti 1990, në opinion kanë qarkulluar versione të ndryshme për implikimin e shqiptarëve në këto akte kriminale. Disa nga versionet e përfolura dhe të shkruara kanë qenë qëllimmira, kurse disa qëllimkëqija, tendencioze dhe denigruese, ndoshta edhe të sponsorizuara nga vet ata që organizuan vrasjen e patriotëve. Sado që janë bërë përpjekje, deri më sot nuk është ardhur deri te e vërteta për shkak të vështirësive që ka krijuar sistemi i organizimit të këtyre akteve të cilin e ka përdorur SDB, dhe i cili pa dyshim ka qenë i përsosur. Zbardhjen përfundimtare të këtyre akteve do ta mundësonte sigurimi i “dosjeve operative” gjë e cila është e vështirë. Kjo mundë të bëhet nëse dikush arrin që të komprometoj dikë në arkivat e BIA-s ku tani ruhen të gjitha dosjet e SDB-së Federative. Mënyrën tjetër të përafrimit të ngjarjes, e mundëson ligji për dosjet në Serbi i aprovuar pas vitit 2001. Me këtë ligj, ekziston mundësia që anëtarët e familjes ta lexojnë dosjen, në një vende të caktuar në hapësirat e BIA-s, dhe pa të drejtë të kopjimit të saj. Edhe kjo gjë është e pa mjaftueshme për të dokumentuar tërësisht ngjarjen për arsye se ligji i mbron nga dekonspirimi të gjithë pjesëmarrësit në operacione të cilën kanë pasur statusin e informatorit, e të cilët në “dosjen operative” janë të evidentuar vetëm me pseudonim.

Kronologjia e ngjarjeve

Krejt ajo çka mund të shihet aty është: kronologjia e ngjarjes, urdhëresat e veprimit të punëtorëve operativ (oficerëve të shërbimit), vlerësime nga analitika, skema të përgatitura për mbulimin e informatorëve, raporte financiare, udhëzime për informatorët, raporte të marra nga informatorët, fotografi të bëra në mënyrë sekrete dhe të sjella nga informatorët, tekste të zbardhura të përgjimeve të bisedave telefonike, skica të vendqëndrimit, vendtakimeve…etj. Gjithashtu sipas ligjit në fuqi, nëse shërbimi vlerëson se ndonjë pjesë e dosjes mund të bëjë dekonspirimin e informatorit ajo fshihet. Po ashtu pjesë se si është zhvilluar operacioni (i cili ka një emër-kod), mundë të mësohen edhe nga oficeret e angazhuar në këto operacione e që tani janë pensionuar dhe të cilët kanë filluar të botojnë memoaret e tyre gjatë kohës sa kanë qenë pjesëtarë të shërbimeve serbe të zbulimit, por prapë edhe këto nuk mundë të afrojnë prova të mjaftueshme për t’u penalizuar dikush.

Siç është i vërtetë fakti se vrasja është e organizuar nga SDB, ashtu është e vërtetë se në organizimin e vrasjes janë të përfshirë edhe shqiptarë të cilët kanë pasur rolin e tyre. Dhe për ta ditur rolin që kanë pas shqiptarët në zinxhirin organizativ të këtyre vrasjeve duhet të analizohet skema organizative dhe operative e SDB, e cila tani është publike. SDB ka qenë e organizuar prej nivelit federativ republikan, krahinor dhe komunal. Të gjitha këto nivele kanë funksionuar sipas sistemit të sektorëve (vijës) të organizuar në mënyrë të përafërt. Sektorët kryesor që kanë përbërë bërthamën e SDB kanë qenë: armiku i brendshëm, shërbimet e huaja informative, emigracioni politik, analitika, teknika dhe mbështetja.

Tri nivelet e bashkëpuëntorëve të UDB-së

Dosjet ndryshojnë historinë (2)

Sipas mënyrës së organizimit të SDB, baza agjenturore është përbërë prej tre niveleve. Niveli i parë dhe kryesorë ka qenë pozita Bashkëpunëtorë, niveli i dytë pozita Lidhje operative dhe niveli i tretë Lidhja shoqërore. Nivelin e dytë dhe të tretë nuk është rekrutuar me shkas, këto pozita kanë informuar në mënyrë vullnetare oficerin operativ të SDB kohë pas kohe dhe niveli i informative të këtyre nuk ka qenë gjithnjë i klasifikuar i rëndësisë së veçantë. Niveli i parë, ai i bashkëpunëtorit ka qenë i trajtuar që ka nënkuptuar: mbështetjen financiare, instruksionet e veprimit dhe mbulimin(kamuflimin).

Regrutimi i bashkëpunëtorit ka qenë proces dhe SDB e ka realizuar në tri mënyra. E para ka qenë vullnetare. Persona të ndryshëm janë angazhuar si informator vullnetar për shkak të bindjeve të tyre patriotike që kanë pasur për shtetin jugosllav; Mënyra e dytë ka qenë për shkak të përfitimit material apo të pozitave në hierarkinë udhëheqëse në pushtet; dhe mënyra e tretë ka qenë ajo e detyrimit për bashkëpunim. Personat për të cilët SDB ka konsideruar se janë të vlefshëm si bashkëpunëtorë, fillimisht ka arritur t’i komprometoj, pastaj me kërcënimin për burgosje, përjashtim nga vendi i punës, marrje të pasaportës, publikim të fotografive për tradhti bashkëshortore etj, i ka detyruar të futën në bashkëpunim. Pas Luftës së Dytë Botërore e deri në të ashtuquajturin Plenumi i Brioneve me 1966, pozita bashkëpunëtorë në kuadër të UDB-së ka qenë masive. Pas kësaj në kuadër të riorganizimit, UDB përpos akronimit (SDB) bën edhe riorganizimin strukturor. Riorganizimi konsistonte përpos të tjerave në atë që të kalohej nga një agjenturë masive e stilit të KGB-së në një agjenturë më të pakët por kualitative. Në sektorin e emigracionit çdo oficer operativ ka pas për obligim që të krijoj pozita agjenturore “bashkëpunëtorë” në kuadër të organizatave të emigracionit politik dhe nëse një bashkëpunëtorë i rekrutuar nga një oficer operativ i nivelit komunal ka sjellë informacion të rëndësishëm për shërbimin, niveli federativ, përkatësisht sektori i emigracionit ka marrë nën mbikëqyrje informatorin duke e vendosur në lidhje me oficerin operativ federal dhe këtu ka përfunduar angazhimi i SDB-së komunale, krahinore apo republikane.

Vlerësimi për nivelin e veprimit antijugosllav të personave të organizuar në organizata të emigracionit politik është marrë prej pozitës së “bashkëpunëtorit” i cili ka vepruar brenda organizatës, dhe i kamufluar me një “legjendë” (të patriotit të devotshëm) të thurur mirë nga shërbimi. Se në çfarë niveli SDB ka arritur të rekrutoj bashkëpunëtorë mundë të shihet nga rasti i publikimeve që janë bërë tani në Kroaci ku është vërtetuar se njeriu kyç i emigracionit politik Kroat, Krunoslav Prateshin, kryeredaktor i gazetës “Hrvatska država”, organ i emigracionit politik ka qenë bashkëpunëtor i SDB.

Për bashkëpunëtorët e SDB-së në kuadër emigracionit politik shqiptar ende nuk ka fakte të cilat dokumentojnë ndonjë të vërtetë, përpos dosjeve që u publikuan kohëve të fundit në Maqedoni e që ende nuk janë të verifikuara se janë origjinale. Por se ka pasur bashkëpunëtorë në nivele të larta kjo nuk mundë të mohohet dhe këtë e vërteton vendosja e pseudonimeve të katër shqiptarëve agjent të shërbimit serb të vrarë gjatë luftës së fundit (Moravac, i lindur me 1962, i vrarë 1998; Srna, e lindur 1955, e vrarë 1999; Zebra, e lindur 1959, e vrarë 2000; dhe Cuma, i lindur më 1959, i vrarë më 2.000), në alenë e nderit të muzeut të BIA-së në Beograd.

Vlerësimi për eliminim fizik është bërë nga një grup i vogël i SDB federative dhe i është propozuar Sekretarit Federativ të Punëve të Brendshme, i cili ka dhënë leje për veprim. Të drejtën për veprim e ka pasur vetëm sektori i posaçëm në kuadër të SDB federative ku dihet që në rastin e likuidimit të Enver Hadrit është udhëhequr nga Bozhidar Spasiq. Edhe në aktin e vrasjes pozita bashkëpunëtorë ka pas rolin e vet. Ky bashkëpunëtorë është dashtë të jetë prezent në rastin e kryerjes së atentatit pasi që ai e ka njoftuar nga afër viktimën dhe vetëm pasi që ai e ka identifikuar qartë, atentatori ka vepruar.

Këtë teknologji të veprimit e vërteton Bozhidar Spasiqit në librin “Lasica koja govori” i cili në pozitën e oficerit të SDB-së Federative drejtonte Operacionin Dunav, gjatë të cilit më 1983 u likuidua drejtori i INA Marketing të Zagrebit, Stjepan Gjurekoviq, i vili më 1982 kishte kërkuar azil politik në Gjermani dhe ju kishte bashkangjitur emigracionit kroat. Sipas Spasiqit, i ndjeri Gjurkoviq kur kishe parë atentatorët në garazhin e tij nuk ishte habitur shumë, atë e kishte tmerruar prezenca me atentatorët e Krunoslav Prateshit, njeriut më të besuar të emigracionit kroat.

(Autori është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)
https://www.forumishqiptar.com/threads/129396-%C2%93Spiun%C3%ABt-e-BDI-s%C3%AB%C2%94-kan%C3%AB-spiunuar-elit%C3%ABn-kosovare/page13

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum