Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Petrit Ame shok me Arkanin

 :: politika

Aller en bas

Petrit Ame shok me Arkanin Empty Petrit Ame shok me Arkanin

Message  Perparimi Ven 27 Nov - 12:49

=AZXax6foMx87V0qHNKxEo6mb8zQJNUF1TqyAsLuEITDq9N_WY769x2YLpy49PibFIvJQoIWPg2KAmj1bWArTg27-CqQhjr5mHQbuH4if10w1CRhV2m7NCYZm_y04B9vYVIg&__tn__=R]-R]Haxhi Kuçi

Esko Buqi,zoti i vrafte keta tradhetar ishalla,por duhet shoket me ja nxjerr hakun e Komandant Telit dhe Arbenit.
http://www.gazetadita.al/perse-u-zhduk-dosja-jugosllave-kush-ishte-petrit-ame/

Bedri Islami
Që prej ditësh, në mënyrën më të saktë të mundshme, përmes një dokumenti origjinal të Shërbimit Informativ Kombëtar, DITA, do të thoja guximshëm, ka ngritur njërin nga problemet kyç të historisë së viteve të fundit: zhdukjen e shumë dosjeve të rëndësishme të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar gjatë periudhës 1948 – 1991, akt i ndodhur gjatë viteve 1992-1997, kur shef i këtij Shërbimi Informativ ishte Bashkim Gazidede, ndoshta njeriu më i besuar i presidentit të kohës, Sali Berisha.
Mes të tjerave është zhdukur, thuajse e gjitha, dosja e “Drejtimit të Ambasadës jugosllave” 1948 – 1991. Pas ikjes nga detyra Gazidede mori me vete edhe dosjen e agjentëve të UDB-së në Shqipëri dhe agjentëve të dyfishtë, të lidhur me shërbimin jugosllav, deri në vitin 1991.
Është, pa dyshim, njëri ndër aktet më të dënueshme që ka ndodhur në vitet e fundit të shekullit të shkuar dhe më skandalozi, që, si edhe shumë akte të tjerë, nuk u hetua kurrë se si ndodhi, nuk u ndoq dhe nuk u gjykua. E gjitha kaloi përmes heshtjes dhe mohimit: heshtjes së institucioneve të specializuara, të cilat të mbështetura në një amnisti të planifikuar berishiste, mbyllën sytë ndaj këtij akti që është, as më pak e as më shumë, tradhti ndaj kombit ku bëjnë pjesë, dhe, nga ana tjetër, mohimit të asaj që kishte ndodhur.
Ndryshe nga shumë të tjerë, ka qenë një lajm që nuk më ka befasuar, jo se e kam ditur se janë zhdukur të gjitha dosjet e ish bashkëpunëtorëve të sigurimit serb, por sepse gjithnjë kam qenë i bindur se në elitën e re drejtuese të pasvitit 1992, lobi serb dhe dora mjeshtërore e sigurimit të fshehtë serb ka qenë fuqishëm e pranishme.
Pse u zhdukën dosjet, pse pikërisht këto dosje dhe jo ato që kishin të bënin me bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit në linjën e brendshme, pra ata që kishin përgjuar, kishin ndjekur, denoncuar e ishin bërë shkak për dënime drastike të bashkëvendasve të tyre, disa nga të cilët kishin humbur edhe jetën në këtë ndjekje të përbindshme?
Si është e mundur që një njeri, strukturë apo organizim politik që ditët e para, nëpër sheshe dhe mitingje, çirrej se do të ishte siguria e bashkimit të shpejtë kombëtar zhduk pikërisht dosjet e atyre që kishin qenë dy herë të shitur dhe kishin qenë dy herë armiq me kombin e tyre?
Zhdukja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit jugosllav, njohur si UDB , nuk është pa qëllim dhe nuk ka ndodhur rastësisht. Mes dy shërbimeve ka pasur bashkëpunim të rrjedhshëm, megjithëse herë pas here kanë bërë sikur kanë sulmuar njëra tjetrën.
Përse u zhdukën dosjet?
Ka disa arsye themelore. Kur në drejtimin e qeverisë erdhi një grupim i ri politik, i panjohur, po ku njerëzit kishin shpresë për ndryshim themelor, në presidencën e vendit u vendos një njeri që kishte të njëjtin mentalitet politik si edhe paraardhësit e tij komunistë, e jo vetëm nga fakti se edhe ai kishte qenë i tillë, por sepse mendohej se më lehtë e më gjatë mund të qeverisje nëse ke në duart tuaja Sigurimin e fshehtë, që u quajt Shërbimi Informativ Kombëtar. “Dashuria” për dosjet nuk do të ishte diçka kalimtare në jetën politike e private të Berishës. Ai, edhe sot, mund të jetë njeriu më i pasur me dosjet e fshehta dhe di shumë më tepër se çdo njeri tjetër i politikës. Disa pasione të lindura që në rininë e hershme, nuk harrohen dot në pleqëri.
Kur ai filloi lojën e dosjeve dhe i hapi ato, gjithnjë duke menduar se në listën e agjentëve serbë do të kishte një shumicë të kundërshtarëve të tij, ai vuri re i çmeritur se disa nga bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kishte një lidhje të shpejtë ose të hershme, dhe që po i vendoste në poste zyrtare, në fakt kishin qenë agjentë të UDB-së, dhe disa prej tyre të rëndësishëm. Nga kundërshtarët e tij ai nuk gjeti askënd në këtë listë. Po të kishte gjetur, qoftë edhe një të vetëm, ai do e kishte bërë të pranishme në mediat e kontrolluara prej tij. Një shumicë të ish burgosurve politikë si agjentë të UDB-së ishin strukur pranë tij dhe ai nuk mund t’i hiqte. Ndoshta, pa e ditur edhe ai vetë, nga lëshimet që kishte bërë në jetën e tij, ata ishin më të fuqishëm edhe se ai. Ata përfaqësonin një linjë, që sa vinte e bëhej më e fuqishme: lobin serb brenda PD-së e, më pas, edhe brenda shtetit që ai kërkonte ta vinte nën dorën e tij të hekurt.
Për të vënë këtë linjë nën kontrollin e aparatit të tij, që gjithnjë e më shumë po bëhej represiv, ai duhej të kishte dosjet e tyre, të cilat, deri në vitin 1992 mund të qëndronin aty ku ishin, në bodrumet e Shërbimit Informativ, por pas këtij viti ato do të ishin të rrezikshme për njerëzit e tij, por edhe për atë vetë.
Së dyti, periudha e zhdukjes së dosjeve është në fakt ajo e rehabilimit politik dhe financiar e të gjithë atyre që kishin qenë bashkëpunues me shërbimet e huaja, sidomos me UDB-në jugosllave. Kjo është koha kur në shtetin shqiptar vërshuan gjithfarë lloj bashkëpunëtorë të shërbimit serb dhe që u bënë, për një kohë, rezidentë në Shqipëri. Ata ndërtuan një rrjet të tërë, dhe, përmes tyre kalonte një pjesë e madhe e kontrabandës masive të karburanteve, cigareve, armëve. Pjesë të rëndësishme të parave të pista zhvendoseshin në strukturat partiake dhe ndër qeveritarë të veçantë. Këta “të dërguar”, veç detyrës “së pafajshme” të nxinin gjithçka që ishte arritur në shtetin shqiptar në drejtim të Kosovës dhe të krijonin idenë se ishte pikërisht elita politike e mëhershme që e kishte tradhtuar Kosovën, vendosën lidhje  dypalëshe me Shërbimin Informativ Kombëtar. Edhe pse këta “të dërguar” mund të ishin edhe kriminelë të rrezikshëm. Është koha kur figura të njohura të politikës shqiptare në Kosovë, si Rexhep Gjegji apo Anton Kola, kërkonin të ngrinin një strukturë shërbimi inteligjent në Kosovë me ish punonjës të këtij shërbimi, por që kërkonin fijet e lidhjeve të vjetra edhe në Shqipëri. Gazidede ua dha këto fije. Të dy shërbimet, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Tiranë, ranë në një mendje me rolin e “të dërguarve”.
Shembulli më sinjafikativ ishte ai i një “ të dërguari” të tillë, i quajtur Petrit Ame, njeri i afërt familjar i shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Gazidede.
Petrit Ame shok me Arkanin Petrit-ame-miku-i-Arkanit1-300x164Kush ishte Petrit Ame?
Në fillimin e vitit 1992, menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së dhe ngritjes së strukturave të para të shërbimit të ri inteligjent, i cili iu besua një njeriu të afërt me Berishën, por që më pas ishte i përfshirë edhe në afera të tjera; në Tiranë, gjithnjë e më  afër qeverisë, sidomos Gazidedes, u shfaq një shqiptaro-maqedonas, me emrin Petrit Ame. Për pak kohë ai u shndërrua në një mik të afërt të Gazidedes, dhe u bë “eminenca gri” e tij. Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve që mori, se ky njeri, i burgosur më parë në Belgjikë, për trafik droge dhe pjesë e grupimeve mafioze, ishte njëkohësisht edhe një ndër miqtë e afërt të Arkanit, Zheljko Raznjatoviç, i njohur si kreu i paraushtarakëve serbë, emrat e të cilëve i gjen në të gjitha krimet serbe të fund shekullit të shkuar, përsëri e bëri njeri të afërt dhe i besoi pjesë të rëndësishme të kontrabandës së karburanteve përmes Malit të Zi, e më pas edhe të trafiqeve të tjera.
Petrit Ame dhe, vëllai i tij, Flamuri, janë dibranë të pjesës së shtetit maqedon. Ame, Petrit, përmes veprimtarive të paligjshme në disa shtete të Evropës, ishte pasuruar, por edhe i mbuluar nga problemet me drejtësinë. Para fillimit të luftës në Kosovë ai ishte gjithnjë i pranishëm në mjedise ku ishin edhe politikanë të lartë shqiptarë dhe, duke patur mbështetjen e Shërbimit Informativ, trafikun e drogës dhe të armëve e bënte përmes doganës së Bllacës.
Në skenën politike e më pak mediale shqiptare emri i Petrit Ames u bë i njohur, kur, jo rastëssht, u bë publik një takim i papërgënjeshtruar kurrë i Arkanit ( Zheljko Raznjatoviç), ish shef i paramilitarëve serbë me ish shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Gazidede. Ndërmjetësi i këtij takimi jo rastësisht ishte pikërisht Petrit Ame.
Ame dhe Arkan kishin qenë në të njëjtin burg në një shtet evropian, Belgjikë – Bruksel , dhe aty ishin bërë vllezër gjaku.
Ndërkohë,  ka të dhëna, sipas të cilave, shërbimet sekrete, kryesisht CIA, ndiqte nga pas lëvizjet e Ames në Ballkan duke shpresuar në një takim të tij me Arkanin, me qëllim arrestimin e kriminelit të luftës, të njohur për masakrat e tij në Bosnje. Arkani akuzohet si autori i masakrës në Slloveninë Lindore, në vitin 1991, ku u vranë 1400 myslimanë.
“Zheljko Raznjatovic, i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur në Shqipëri në kulmin e luftës në ish Jugosllavi dhe është takuar me Shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede”.
Kjo akuzë është bërë më 18 tetor 2002, publikisht, nga Ministri i Rendit, Luan Rama, gjatë emisionit “Shqip” në Top Channel. Pohimet saktësuan se bëhej fjalë për një vizitë që është realizuar në vitin 1995, duke shtuar se, takimi mendohet të jetë zhvilluar në një qytet në veri të Shqipërisë, mbase në Dibër.
Fill pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç, në vitin 2003, një lajm i emetuar nga faqja e internetit “RTV 21″ e Shkupit, bën fjalë për posedimin nga ana e shërbimit sekret maqedonas të 5 kasetave me regjistrime të Petrit Ames, gjatë kohës që ky ndodhej në burg. Sipas raportimeve në shtyp, pikërisht Kryeministri maqedonas, Branko Cervenkovski, kishte ndikuar në arratisjen e shqiptarit Ame nga burgu për shkak të lidhjeve, që ai kishte pasur me krimin.
Po sipas lajmit të emetuar nga faqja e internetit “RTV 21″ e Shkupit,  Petrit Ame, i cili tani konsiderohet i zhdukur, megjithëse vdekja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjëherë, në dëshminë e tij të filmuar, thotë se ka punuar me vëllain e kryeministrit malazez, Milo Gjukanovic, me tregti armësh, duke kaluar nga Beogradi në Malin e Zi, e më pas, në Itali. Ame thotë gjithashtu se ka drejtuar trafikimin ilegal të karburanteve gjatë kohës së sanksioneve ndaj Serbisë, përmes një politikani të njohur shqiptar, me njohuri  dhe autoritet në fushën e ekonomisë dhe të financave, (në kohën kur doli lajmi aludohej për ish ministrin Ruli) dhe me deputetin e vrarë Azem Hajdari, si dhe me Zhelko Razhnjatovic, Arkanin, shefin e paramilitarëve serbë.
Ame është ndoshta shembulli më tipik i krijimit të lidhjes së dyfishtë. Por ai kishte lidhje edhe me shumë ish agjentë të shërbimit serb, emrat dhe mëkati i së cilëve ishte në këto dosje, të cilat duheshin hequr sa më shpejt nga e drejta e zbulimit dhe e publikimit të tyre.
Përmes asaj që mund të quhet ministria e brendshme hije e Kosovës, nën qeverisjen Bukoshi, me ish punonjës të shërbimit sekret serb, disa nga të cilët u arrestuan e të tjerë dolën jashtë Kosovës, është bërë edhe seleksionimi i parë i dosjeve ku ishin të përfshirë agjentë të këtij shërbimi në shtetin shqiptar. Këto dosje, që për disa kohë u lanë në konservim, kishin kohën të zhdukeshin, dhe kjo ndodhi në fillimin e vitit 1997, ku edhe Gazidede e kuptoi se për të shtypur një rebelim të gjithanshëm nuk mjaftonte vetëm emërimi si Komandant i përgjithshëm i një operacioni, në të cilin u ftuan, për të shtypur, jo rastësisht, edhe  ish ushtarakë e ish policë të Kosovës.
Në fakt, edhe pas 27 viteve jetë plurale asnjëherë nuk është bërë publike, të paktën një, nga dosjet e agjentëve të shërbimit serb, edhe kur ata kanë qenë në hierarkinë pushtetore, si është rasti i “Pashtrikut“, por edhe i shumë të tjerëve, që pas vitit 1992 depërtuan marramendshëm shpejt në institucionet e shtetit dhe u vendosën në ato drejtori që kishin të bënin me mërgatën shqiptare apo në radhët e shërbimit informativ. Do të jetë ndoshta rast unik që një vend rehabiliton agjentët e huaj dhe dënon pushtetarët që i zbuluan dhe me të drejtë i dënuan ato.
Në vitin 1992 në Shqipëri po përgatitej njëri ndër grupet për të qenë pjesë e lëvizjes çlirimtare. Ishte një veprim çuditërisht foshnjarak, që ndërsa kishte filluar si një nismë e ish presidentit Alia e po vazhdonte nën hyqmin e presidentit Berisha, dhe, duhet thënë, qëllimin e kishte fisnik, gjithçka po zhvillohej nën dritën e diellit, haptas dhe kushdo mund të dinte. Në ekipin përgatitor politik që u dërgua atje nga shërbimi shqiptar, në bashkëpunim me shërbimin e atëhershëm që kishte ngritur Bukoshi, ishin edhe dy nga ish të burgosurit në Shqipëri si agjentë të shtetit serb. Njëri ndër grupet që u kthye në Kosovë i armatosur u arrestua i gjithi. Mund të thuhet se ishte një zbulim nga brenda, çka nuk përjashtohet në raste të veçanta, por fakti që zbulimi serb dinte jo vetëm kush kishte qenë, por edhe numrat përkatës të armëve, dëshmonte se kjo kishte qenë më shumë se lojë e një apo disa njerëzve të vetëm.
Shënimet për këtë aktivitet, i cili në njërin grup do të kishte edhe Adem JASHARIN e njerëzit rreth tij në Drenicë, dhe Zahir Pajazitin dhe njerëzit rreth tij në Llap, janë mbajtur domosdoshmërisht nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe pjesë të këtyre shënimeve nuk duheshin bërë publike, jo se kishte ndonjë gjë të fshehtë që mund të dëmtonte lëvizjen çlirimtare, por sepse prej atyre dosjeve mund të dilnin edhe denonciatorët.
Por ka edhe më tej. Si e kam cituar edhe më herët, Shërbimi Informativ Kombëtar i kohës së Gazidedes ka qenë jashtëzakonisht aktiv dhe i ashpër kundër lëvizjes çlirimtare në Kosovë. Disa nga prijësit e kësaj lëvizje, si Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Hashim Thaçi janë burgosur për shkaqe absurde, ndërsa shumë të tjerë, që sot janë Heronjtë e Kosovës, mes tyre Fehmi Lladrovci etj, e kishin të ndaluar hyrjen në shtetin shqiptar e aq më tepër zhvillimin e aktivitetit të tyre çlirimtar. Nga ana e Berishës, qartë e shkurt, u ishte thënë përfaqsuesve të lartë të lëvizjes çlirimtare se „ju këtu mund të merreni me çfarë të doni, me tregti e si të ju a marrë mendja, por kurrë me aktivitet çlirimtar“.
Në vitet 1948 deri në vitin 1991, në Shqipëri, përmes rrugëve të ndryshme, kanë qenë të pranishëm shumë nga njerëzit e përgatitur në shërbimin e fshehtë jugosllav, por edhe njerëz brenda kufijve që janë vënë në shërbim të këtij shërbimi. Nuk ka ndodhur kështu vetëm në veriun e Shqipërisë, por edhe në jugun e saj, ku shërbimi i fshehtë grek ka qenë njëlloj agresiv e aktiv kundër shtetit shqiptar. Njerëzit e dërguar prej tyre dhe ato që ishin brenda vendit, bashkë ose veç e veç, sidomos deri në vitin 1956, kanë qenë agresivë në veprimtarinë e tyre. Shumë prej tyre analfabetë, të hurit e të litarit, kanë pasur mision të vrasin njerëz të zakonshëm, më së shumti mësues e mësuese, vullnetarë në hekurudhë, aktivistë lokalë, të djegin shkolla e depo, të helmojnë qentë, të sabotojnë një ngritje gardhi apo çerdhe. Të kapur, të hetuar, ata kanë dëshmuar për lidhjet e tyre në gjyqe publike, ashtu si disa gjëra të tjera janë mbajtur brenda rrjetit hetimor. Të gjitha këto, që përgjegjësonin njerëz të afërt me pushtetin e pas vitit 1992, duheshin hequr, ashtu si edhe dosjet e mëdha të pas vitit 1956, kur dërgimi i agjentëve u bë më i sofistikuar, nëpërmjet të ashtuquajturve të burgosur politikë, që rastësisht „arratiseshin“ nga burgu, e të cilët, në fakt, kishin qenë oficerë madhorë të shërbimit të fshehtë serb, si ishte rasti i „Kontit“ apo „Korbit“, që vazhduan edhe studimet e larta në Shqipëri e që, pas vitit 1991, u bënë figura të njohura ndërlidhëse mes pushtetit të ri dhe linjës udbashe në Prishtinë.
Në mbyllje të këtij shënimi, i cili, në çdo rast mund të shtohet me „bëma“ të tjera të Shërbimit Informativ dhe domosdoshmërinë e tyre për të zhdukur dosjet me të cilat ishin të lidhur njerëzit e tyre, qëndron edhe në një fakt tjetër, i cili, edhe pse mund të trajtohet si ngjyresë politike e vartësi nga e djeshmja, është i saktë:
Shërbimi Informativ Kombëtar dhe shërbimi shqiptar i instaluar në Prishtinë, me këmbëngulje të jashtëzakonshme kërkuan në dosje të dhëna të besuara se shteti i mëparshëm monist kishte qenë ai që kishte shitur çështjen kombëtare, sidomos Kosovën. Sidomos në ato që mund të quhen agjentë të dyfishtë. Kërkuan dhe nuk gjetën. Gjetën një të vërtetë tjetër, që pavarësisht nga ndasitë ideologjike, shteti shqiptar, përmes njerëzve të tij në ambasadat e huaja, sidomos në Vjenë, u kishte përcjellë drejtuesve të lëvizjes çlirimtare në Kosovë porosinë e prerë se duhet të hiqnin dorë nga ideologjia marksiste në luftën për çlirim, ata duhej të largoheshin nga përdorimi dhe lartimi i emrit të Enver Hoxhës dhe të përcaktoheshin për çështjen kombëtare të pazgjidhur. Në dosje ata gjetën edhe ndihmën financiare që shteti shqiptar u kishte afruar këtyre grupeve, të cilat, sipas njërit prej drejtuesve të hershëm, arrinin në shumë miliona dollarë. Edhe kjo nuk duhej  bërë publike. Po ashtu nuk duhej bërë publike se agjentë serbë kishin informuar për depo të mëdha ushtarake, për deri në 30 mijë të uniformuar, me të gjitha pajisjet e duhura, përgjithësisht prodhime angleze, që mund të shërbenin për një kryengritje në Kosovë.
Zhdukja e dosjeve që kishin lidhje me veprimtarinë e agjentëve jugosllavë në shtetin shqiptar i interesonte atyre që i zhdukën: pshtetarëve të pas marsit 1992, lidhjet e të cilëve, edhe atëherë edhe tani, kanë qenë e vazhdojnë njëlloj të përzemërta me një lob të fuqishëm pro serb në Prishtinë, për të mos shkuar në lidhjet direkte që ekzistonin e mund të vazhdojnë të jenë në mesin e tyre.
Mos i kërkoni askund gjetkë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum