Zyrafete ManajLajme nga Suhareka veseli Kryeziu
:: sport
Page 1 sur 1
Zyrafete ManajLajme nga Suhareka veseli Kryeziu
Lajme nga Suhareka
Vëllau im vdiq, vdiq, pa lamtumirën me askend, në mengjesin e hershëm kur ngjiten lart të mirët, nga ata më të mirët njerëz.Vëllau im vdiq me mungesen e gjithë njerëzve të vet, vdiq përkunder shumë lutjeve e lutjeve për tu kthyer në shtepi, për ta nxerr frymen e fundit në tokën ku e preku së pari, aty ku lindi.
Vëllau im vdiq, vdiq i vetem, shoqruar me zhyllin ( papastertin) e qarqafeve, vdiq në shoqëri me tingujt e aparateve qe ja shtuan tri ditë jetë. Vdiq si është më keq, ooo vdiq me prangen lidhur në dorë, sikur një i burgosur që rrezikun për t'a shembur shtetin, edhepse ai ishte pioner i bërjes së tij. Vdiq pikrisht pse përcolli gjenerata për t'u pais me dije e atdhedashuri.
Vëllau im vdiq, pa vajtimin e motrës, që donte ti rrinte te kryt, pa kujdesin e gruas, që donte të ia lagëte buzët shkrumb, pa lamtumirën e vajzave, pa amanetin për të bijt.
Ai vdiq me lutjet pa kursim, "merrmeni në shtëpi", në shkresën e fundit nga dora e ti sa shuuuumë lutej, qomni në shtepi.
E na mblidhnim shpresa të rreme nëpër glob për të ia ruajtur frymën.
Por ai vdiq, vdiq si është më së rëndi, rrethuar me plot njolla papastertie, me kujdesin e vyshkur te mjekve gjyhnaqar sepse mendja u rri të paraja e pacientit e ata vdesin pa nje fjalë të mirë.
"Ai është arrogant, ai spo na ndëgjon, ai po e hjek masken po e then", arsyetime mjerane të njerëzve që "sherojnë" njerëz.
Shteti hesht para mjerimit, e vetem porosit, lani duart, mbani pastertin. O mjerana, o kollaregji, po a shkoni me i vizitue njerëzit që ua japin votën, ata të sëmurët, qe nuk e kan at higjien aty ku sherohen, në vendin ku rriten shpresat për jetën. Aty papastertija të vret, aty pacientit i lidhën duart, aty pacienti nuk pastrohet, aty pacientit nuk i ndërrohet qarqafët, aty pacienti nuk ka pizhama apo veshje spitalore, aty pacientit nuk i japin për të ngrën, edhe kur ai e kerkon, aty pacienti kritikohet në vend të fjalës së mirë, aty pacienti vdes i vetmuar në betej me smundjen, aty, aty, aty...
Po ti në fund vëlla nuk ke vdek, ne dhe dhjetra e dhjetra gjenerata të nxënësve që i mbushe me dije, të ruajm brenda nesh. Prehu në paqe në tokën për të cilën u mundove gjithë jetës vëlla!
[url=https://www.facebook.com/photo/?
https://www.facebook.com/lajme.nga.suhareka/posts/1464348440417258
Sujets similaires
» Sit e festone suhareka ditlindjen e titos
» Reshat qeni,Eqerem Kryeziu me Arkanin
» Nezir Kryeziu
» Isa Boletini dhe Riza Kryeziu luftuan për lirimin e Sulltan
» Ruzhdi Kuçi ,vesel Kryeziu
» Reshat qeni,Eqerem Kryeziu me Arkanin
» Nezir Kryeziu
» Isa Boletini dhe Riza Kryeziu luftuan për lirimin e Sulltan
» Ruzhdi Kuçi ,vesel Kryeziu
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum