Si u vra gjatë luftës Ramiz Hoxha nga Bellanica?
:: politika
Page 1 sur 1

7I vëllai i të ndjerit Ramiz Hoxha, Hajrizi ka rrëfyer për ngjarjet duke përmendur edhe pseudonimet e ushtarëve të cilët morën pjesë në grabitje. Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi ishin vrarë me 2 tetor ndërsa përgjegjësinë për vrasjen e tyre e kishte marrë policia ushtarake e UÇK-së me anë të një komunikate. Aty ishte shkruar se të njëjtit ishin “kolaboracionistë të serbëve”.
Dëshmitarët e akterët e ngjarjeve të Bellanicës kanë rrëfyer ngjarjet të cilat ndodhën mesditën e 2 tetorit 1998 në këtë fshat.
Siç raporton “Drejtësia në Kosovë”, atë ditë Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi ishin marrë nga katër persona të maskuar dhe të veshur me uniformë të UÇK-së. Që të dy ishin vrarë pak kilometra nga Bellanica, në afërsi të fshatit Kravasari.
I vëllai i të ndjerit Ramiz Hoxha, Hajrizi ka rrëfyer për ngjarjet duke përmendur edhe pseudonimet e ushtarëve të cilët morën pjesë në grabitje.
Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi ishin vrarë me 2 tetor ndërsa përgjegjësinë për vrasjen e tyre e kishte marrë policia ushtarake e UÇK-së me anë të një komunikate. Aty ishte shkruar se të njëjtit ishin “kolaboracionistë të serbëve”.
Hajrizi ka qenë ndër të parët që i kishte takuar katër personat e armatosur të cilët ia kidnapuan vëllain.
“Atë ditë unë i kam fal vetëm dy reqate te xhumasë se kam pas me shku në Suharekë. Kur kam dal te dera e xhamisë më kanë ndalur persona me maska dhe me uniforma të UÇK-së me kanë pyetur si e kam emrin dhe më kanë thënë kthehu dhe thuaj mulla Ymerit le të del”, thotë Hajrizi.
“Tu prit para dere tu fol me xhemat ka dal edhe vllau Ramizi dhe i kam treguar, ka dal me folë me ta dhe i kanë thënë të hynë brenda dhe të del hoxha, vllau ju ka thënë se hoxha sot nuk del edhe hajde shkojmë bëjmë llaf në odë se sot nuk ka shancë me e marr hoxhën”, kujton ai.
Hajriz Hoxha ka treguar se me pas së kanë hipur ne makinën e personave të maskuar për të shkuar në odë. Disa metra nga aty, atë dhe kushëririn e tij i kanë zbritura nga makina dhe personat e maskuar kanë vazhduar vetëm me vëllain e tij Ramizin në veturë.
Bashkëfshatarët kanë rrëfyer se prezenca e maskave i kishte irrituar fshatarët. Madje njëri tyre e kishte sulmuar me bombë dore makinën në të cilën ata udhëtonin.
Djali i Ramizit, Enveri i cili në atëkohë ishte pjesë e UÇK-së ka rrëfyer për ngjarjet pasi ushtarët ia morën babanë.
“Te xhamia unë nuk kam qenë, unë kam qenë në shtëpi po kur kam dëgju se e morën babën, axhën edhe Ejupin kam dalë dhe te varrezat i kam pa që këta të dy i kanë zbritë, Hajrizin dhe Ejupin. Aty jam kthy e kam marr kerrin edhe armën sepse kam qenë ushtar i UÇK-së dhe e kam marr Ejupin. Jemi nisur në drejtim të Banjës sepse me treguan se kanë shkuar andej”, thotë Enveri.
Ai thotë se në vendin e quajtur ‘te Shupa e Banjës’ e kishte takuar Fatmir Limajn, që ishte komandant i Brigadës 121 të asaj zone, dhe e kishte pyetur për veturën.
“Kur kam vazhduar rrugën për Banjë te shupa e Bajnës, rruga për Senik e kam takur Fatmir Limen dhe një person tjetër, të ndalur me radiolidhje në dorë dhe i kam ba pyetje “zotëri Fatmir, një kerr me maska mos e ke pa se babën e kam në atë kerr nuk i ka 5 minuta që ka kalu këndej”. Më tha ‘jo nuk e kam pa”, theksoi Enveri.
Pak kilometra më tutje, ai e kishte gjetur babanë të vrarë.
“Në drejtim të bazenit të Banjës tu shku me kerr i kam pa të vrarë të dytë. Atë personin tjetër nuk e njofsha. Të dytë kishin qenë të shtrirë me një letër të bardhë afër”, shtoi ai.
Në deklaratën e tij për emisionin, Hajriz Hoxha ka kërkuar drejtësi ndërsa beson se pas aktakuzës e vërteta do të zbardhet.
I intervistuar nga Drejtësia në Kosovë, Fatmir Limaj, ndaj të cilit Prokuroria Speciale ka ngritur javën e kaluar aktakuzë për krime lufte për këtë rast, nuk e ka mohuar prezencën e tij në vendet ku përshkruhet por ka mohuar se ka gisht në ngjarje.
Vetë Limaj ka mohuar akuzat dhe përgjegjësinë për këtë rast.
Limaj ka porositur të gjithë që të mos komentojnë por çështjen t’ia lënë drejtësisë.
“Unë besoj qe ju e kuptoni se në asnjë mënyrë intervista ime të mos interpretohet si ndikim në drejtësi sepse vazhdimisht jeta ime ka treguar se unë jam kundër ndërhyrjes në procesin e drejtësisë”, tha Limaj për Emisionin DnK.
Ai thotë se i kishte parë edhe kufomat ndërsa më pas kishte vazhduar për t’i kërkuar kush ishin dorasit.
“Në atë kohë kjo zonë nuk ka qenë as zonë e UÇK-së e as e policisë serbe. Unë pas disa javësh në mal kam tentuar të shkoj ta vizitoj familjen time dhe kur kemi mbrri te vndi ku ne i themi ‘Shupa e Banjës’ e kemi ndalë kerrin për me vëzhgu rrugën sepse ka qenë nën kontrollin e forcave serbe”, theksoi Limaj.
Ai thotë se nuk e kishte njohur të birin e viktimës, Ramiz Hoxhës, kur e kishte takuar në atë vend.
“Dhe nga aty i ka 5 minuta deri te shtëpia ime. Kur ka dalë Skenderi me kontrollu rrugën, kanë ardhë dy djem në një gjendje shumë të rëndë dhe na kanë thënë ‘a e patë një kerr’ dhe ne ju them se ‘këndej nuk ka kaluar. Ata na treguan hallin e tyre”, tha Limaj.
“Ata kanë vazhduar rrugën për Malishevë dhe ne kemi vazhduar pas tyre sepse andej e kam rrugën me shku në shtëpi dhe mixha më ka treguar kur kam mbrri në shtëpi se fëmijët i kam te miqt e mi dhe jemi nisë me shku te miqtë. Aty te bazeni i kemi pa disa njerëz dhe na kanë treguar se kanë kaluar dy kerre dhe nja 2 ose 3 kilometra i kemi hasë dy kufoma dhe kemi vazhduar t’i kërkojmë ata njerëz”, shtoi Limaj.
Ditën e nesërme Limaj thotë se e ka takuar familjen Binishi ndërsa, sipas tij, çdo gjë ishte mbyllur kur ishte lëshuar komunikata nga ana e Policisë Ushtarake të UÇK-së me të cilën dy viktimat ishin shpallur “tradhtarë”.
“Ka dalë një komunikatë në emër të Drejtorisë se Policisë Ushtarake dhe ajo komunikatë e ka marrë përgjegjësinë e vrasjes së këtyre njerëzve. Nga ai moment janë heshtë gjërat”, tha Limaj./KALLXO.com/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=81&v=XtWfZQADs-M&feature=emb_logo

Sujets similaires
» Rugova shkoje ne Beograd gjate luftes,e Uka ?
» vrasjet gjate luftes i di te gjitha kush ka vra
» Zahir Berisha,gjate luftes nga uçk jan vrare shume njer
» Bardhyl Mahmuti takohet gjate luftes me Ali Ahmetin
» GJUHA SHQIPE,dhe gjuhet ne ballkan jane pjelle e satanizmit

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum