Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Perjetime

 :: politika

Aller en bas

Perjetime Empty Perjetime

Message  Perparimi Mar 30 Mai - 2:13

Miftar KURTI
UNË KAM NEVOJË PËR TY, L...

Stina e dimrit erdhi prapë. Një pëlhurë e bardhë, qefin, u kishte rënë për fytyrë maleve dhe fushave të këtyre anëve. Nuk mbahej mend për një kohë të gjatë të kishte rënë borë kaq e madhe. Akoma binte. Rrugët kishin filluar të mbylleshin. Trenit, tek i cili varej shpresa e tij e fundit, po i shihej veç vagoni i m(b)ramë... Edhe kësaj radhe ishte mashtruar keq... Vetë ishte fajtorë. Nuk do duhej pritur kaq gjatë. Ishte mërtisur nga acari. E uli kokën. Ishte hera e parë që e kishte zënë veten në faj... Deri kur kështu!? Dëshprim guri... pëlcet në heshtje. Jeni ju L...? Po. Ja, kjo është për ju. E hapi zarfin. Nisi të lexoj. ,,I dashur L... Letrën e mora të mërkurën, u pamë të enjten, por siç e pe edhe vetë, nuk pata mundësi, nuk më lejuan të qëndrojë më gjatë pranë teje... Nëse dëshiron, kuptohet nëse ke edhe mundësi, të martën, më 22 dhjetor... E di se rruga për të ardhur deri tek unë është e gjatë, e vështirë. Por e di se ti je i denjë për këtë rrugë, në këtë natë të mar(rë)të..., në këtë dhjetorë të ftohtë... …Unë kam nevojë për ty... Eja…” E jotja L… Derisa i doli letrës në fund, një zjarr po e digjte përbrenda, e duart po i binin përthonjësh. Ç'kemi të re ushtar L...? Borë e zjarr, komandant. * * * Mbath e vesh e shtrëngu Veç L... në fjalë me i dalë. Dy hapa para, një prapa. Frynte erë. Acar i vërtetë. Borë e madhe po binte. Pa e qitur mirë hapin bora ia mbulonte gjurmët. Le të bjen dhe frynë... Zagarët, as ujqit nuk më bien dot në gjurmë, tha me vete. ...Fshati... pothuajse i tëri ishte shndërruar në gërmadhë nga armiku... Mure të shtëpive të derdhura nëpër oborr... Oxhaqet kishin ngritur kokën përpjetë si Këndues... Qëndronin në këmbë të palëkundur, përkundër borës së madhe që po binte mbi supet e tyre. Zjarri vetëm i kishte nxirë... Bora e bardhë e

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum