Akuzohet Sami Lushtaku per 1.400mi marka gj.
:: politika
Page 1 sur 1
Akuzohet Sami Lushtaku per 1.400mi marka gj.
[size=32]Avokati Halilaj vazhdon me akuza ndaj Lushtakut: Hajde gjeneral i vetëshpallur, a veç që kallxova për vjedhjen 1.4 milion markave a?![/size]
Kosova ime 11 Prill, 2020 - 23:29Avokati Gazmend Halilaj ka vazhduar akuzat ndaj ish- komandantit të UÇK-së, Sami Lushtakut.Ai ka shkruar në Facebook se kërcënimin Lushtaku e bëri vetëm pse ia kishte përmendur 1.4 milionë marka që siç pretendon Halilaj, i kishte marrë Lushtaku në kohën e luftës.“Hajde Gjeneral i vet shpallur, a veq qe kallxova per vjedhjen e 1.4 milion markava a???”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, Halilaj kishte shkruar se Lushtaku e ka kërcënuar dhe i kishte thënë se do t’i shkoj të shtëpia.
Ndërkaq, ky ishte shkrimi i plotë i Halilajt ku e akuzon Lushtakun për 1.4 milionë marka:SAMI LUSHTAKU ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar…!?
Është trishtuese kur një politikan shqiptar që ka qenë tërë këto 20-të vite në pushtet e që nuk ka lënë asgjë pa privatizuar e rrjedhimisht përvetësuar gjithçka publike në vendin tonë, të kritikojë e akuzojë një anëtar të familjes Jashari se nuk paska punuar për Skënderajn.Unë isha vet dëshmitar Sami Lushtaku, kur ju i morët ato para, por nuk e di nga shkuan. Edhe një gjë tjetër e di, që UÇK-ja kishte mbetur pa armë jo përse nuk kishte kontribut nga mërgimtarët tanë, por që nuk dihej nga kishin shkuar ato para.Mos e luani rolin e bëmirësit kur që 20 vite që qeverisët me vendin, i përvetësuat ato të mira publike. Nuk e di si keni fytyrë të dilni të tentoni të bëheni “HalilKastrat”, kur jeni bërë multimilioner me para të taksave të atyre qytetarëve të varfër të këtij vendi.Duhet të jepni llogari se ku i dëguat 1 milion e 400 mijë marka gjermane, kur i morët nga shtëpia ime më 1999 në 05:00 të mëngjesit..???Kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte mungesë armatimi, paratë dërgoheshin nga mërgimtarët tanë, por ju nuk e di nga i dërguat..?Se sa i përketë padrejtësive që i shkaktove këtij populli me përvetësimet që ja bëre nëpër tendera, nuk mund t’i numërojmë.Bekim Jashari nuk e kundërshtoi bëmirësin, e kundërshtojë shkeljen e krenarisë dhe dinjitetit të qytetarëve që ai i qeverisë. Kundërshtoi emrin e partisë në situatat më të vështira që gjenden qytetarët e këtij vendi, që ishin në gjendje të mjerueshme para përhapjes së Koronavirusit nga KoronaLushtakët e instaluar nëpër gjithë institucionet dhe gjithë ndërmarrjet publike në vend, që marrin paga të majme nga ata qytetarë, e që dhënë tëndera për kompanitë e juaja.Shihemi në Gjykatë.
https://www.kosovaime.tv/avokati-halilaj-vazhdon-me-akuza-ndaj-lushtakut-hajde-gjeneral-i-veteshpallur-a-vec-qe-kallxova-per-vjedhjen-1-4-milion-markave-a/
Sujets similaires
» Automatikun qe e bleva nga Sami Lushtaku 166 marka
» Sami Lushtaku me PDK
» Pse ik nga burgu(spitali) Sami Lushtaku,per se dyti here
» Sami Lushtaku mi dha 300marka me ble eksploziv me vra rugove
» Sami Lushtaku plagos avokatin halilin
» Sami Lushtaku me PDK
» Pse ik nga burgu(spitali) Sami Lushtaku,per se dyti here
» Sami Lushtaku mi dha 300marka me ble eksploziv me vra rugove
» Sami Lushtaku plagos avokatin halilin
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum