Pse hesht humanisti Elvis Naço palaqi
:: sport
Page 1 sur 1
Pse hesht humanisti Elvis Naço palaqi
OPINIONE
[size=38]Ku humbën bamirësit që qajnë në TV!/ Solidariteti i munguar në kohën e koronës[/size]
Publikuar
19:01
-
1 Prill, 2020
Nga
redaksia
[url=fb-messenger://share/?link=https%3A%2F%2Fwww.cna.al%2F2020%2F04%2F01%2Fku-humben-bamiresit-qe-qajne-ne-tv-solidariteti-i-munguar-ne-kohen-e-korones%2F][/url]
Nga Ylli Pata
Një muaj nga shpërthimi i katastrofës sanitare të Covid 19-ës në Shqipëri po vihet re një fenomen që po nxjerr në pasqyrë koshiencën reale të shoqërisë shqiptare.
Ndryshe nga tërmeti i 26 nëntorit, kur shpërtheu një valë e madhe zemërgjerësie nga shumë njerëz, ku në transmetim live bëhej garë se kush do të dhuronte më shumë për ata që ju prishën shtëpitë dhe disa që menaxhonin këto donacione u kthyen edhe në figura publike duke kontrolluar edhe show televizive në prime time, në vetë të parë, sot kanë heshtur të gjithë.
Bamirësit e kthyer në yje showbiz-i u bënë aq të famshëm sa dilnin përnatë në televizor duke konkurruar Edi Ramën e madje duke qëndruar krah për krah e debatuar me kryeministrin ne mexhliset ku vendosej ndërtimi i shtëpive të reja për të goditurit nga tërmeti.
Aq të famshëm u bënë, sa në rrjete sociale nisën sponsorizimet masive ku postimet e “filantropëve” me fonde të panjohura mbushnin zinin “dhunshëm” hapësirën e mureve të facebook-ut, instagramit etj, si dhe shpërthyen sondazhet për pëlqyeshmërinë popullore, ku komentet vijonin pafund duke çuar në qiell mirësinë e tyre, kur në fakt një vepër e mirë vetëm për publicitet nuk ka nevojë. E më pas vijuan sondazhet që kush do të ishte kandidati për kryetar bashkie, e dikush nisi të parashikojë edhe të ardhme politike si liderë të rinj të së djathtës, qendrës, apo të së majtës së re.
Persona që askush nuk i kishte dëgjuar idetë, por që i shikonte në mënyrë permanente në tv me pako vaji, sheqeri, ilaçe enësh duke përqafuar përvuajtshëm familjet e drobitura, ndërkohë që bamirësit shfaqeshin të veshur firmato, e kurrë se thanë se nga vijnë lekët, kush i sjell.
Shpesh përsërisnin se dhuruesit nuk donin të dukeshin, por publiciteti që bënin bamirësit me parët e të tjerëve bënte çudi, kur vepra e mirë nuk ka nevojë për reklamë.
Por sot, në këtë kohë katastrofe, ku janë hapur shumë problem, që nga mungesat e pritshme në mjediset spitalore, e deri tek vështirësia e njerëzve për të jetuar kur nuk kanë punë, këta bamirës nuk duken.
Kanë humbur dhe nuk qajnë më në tv kur flasin apo dëgjojnë njerëzit e varfër. Por nuk kanë humbur vetëm këta, por edhe miliarderët shqiptarë që nuk ja bënë një herë “bam” për të thënë se janë gjallë e mirë.
Në Itali, që në ditët e para të katastrofës, solidariteti mori përmasa të mëdha, ku të parët që nxitën zinxhirin e mbështetjes ishin njerëzit më të pasur të vendit.
E filluan 50 restorantet më të mirë të Milanos që dhuruan një shumë disa milionëshe në euro për rajonin e Lombardisë që të furnizonte spitalet me material mbrojtëse për mjekët dhe respiratorë e barna për të sëmurët me Covid 19.
E vijuan më pas me radhë ish-kryeministri Berluskoni që dhuroi 10 milionë euro, familja Agneri po ashtu me 10 milionë euro, manjatët e mëdha të modës si Armani, Fendi, Dolce e Gabana, Versaçe etj që futën duart në kasafortat e arave dhe nxorën çeqet e majme me miliona gjithashtu. Të drejtuara kah Korporata e shëndetësisë e Lombardisë, por edhe në ndihmë të qytetarëve të pamundur e të mbyllur në shtëpi. Kryebashkiakët e rajonit mblodhën ndihma dhe arritën të siguronin ushqime, dhe shërbime të domosdoshme për banorët në karantinë falas.
Por tek ne çuditërisht nuk po duken askund në horizont as miliarderët që fitojnë kontrata publike, e as filantropët që paguajnë reklama e organizojnë ballo vipash.
Por ç’është më e keqja kanë humbur edhe drejtuesit e klerit, në një kohë kur institucionet e tyre janë bosh si pasojë e mos grumbullimit prej koronës. Nuk kemi parë apele dhurimi, apo nisma solidarizimi për ata që janë në gjendje më të rëndë, familjet e të shtruarve në infektiv apo të prekurit nga Covid 19, të pastrehët që nuk kanë se ku ta bëjnë karantinën, apo edhe të pamundurit që kanë humbur punërat me rroga të vogla si pastruese apo punonjës në bare e restorante të mbyllura tashmë.
Bill de Blasio, kryetari i bashkisë së New York-ut, u pyet dy ditë më parë nga CNN pikërisht për këtë kategori dhe deklaroi se që në fillim të pandemisë, këto shtresa kanë qenë të parët që kanë marrë mbështetjen e qytetit që të kenë strehë, ushqim dhe mundësi për të kryer karantinën në mënyrën sa më normale dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Vërtetë ne nuk jemi New York-u, por pse kanë humbur kështu këta bamirësit?! Në kohën e tërmetit u bënte goja si bilbil, apo mos vallë ka shërbyer si katalizator mundësia e kontratave të reja të ndërtimit për të mbeturit pa shtëpi?! Kush e di, pop rap e çuditshme është që nuk ndjehen fare…
https://www.cna.al/2020/04/01/ku-humben-bamiresit-qe-qajne-ne-tv-solidariteti-i-munguar-ne-kohen-e-korones/?fbclid=IwAR03tbzDxb0jbDyQt0cLM-MBxdWQUDE04i_EIVshmNkuxZJYxYUlD24nz84
Sujets similaires
» Fashizmi sllav , Evropa hesht,shqipet flejne
» Digjet flamuri shqiptar qe veria hesht me popullin
» U gjete vrasesi i Elvis Pistes
» Dyshime kush e vrau Elvis Pisten
» Elvis Gjoni,Xhezair Shaqiri at vrau Sahiti qe e ke vra Telin
» Digjet flamuri shqiptar qe veria hesht me popullin
» U gjete vrasesi i Elvis Pistes
» Dyshime kush e vrau Elvis Pisten
» Elvis Gjoni,Xhezair Shaqiri at vrau Sahiti qe e ke vra Telin
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum