Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Adem Derguti,Ramushi ka villa ne kosove zvicerr,e e ne Dubaj

 :: politika

Aller en bas

Adem Derguti,Ramushi ka villa ne kosove zvicerr,e e ne Dubaj Empty Adem Derguti,Ramushi ka villa ne kosove zvicerr,e e ne Dubaj

Message  Perparimi Ven 3 Avr - 16:01

[url=https://hp.teads.com/?utm_source=inread&utm_medium=credits&utm_campaign=invented by teads]Ads by Teads[/url]

Në këtë letër të publikuar Grabovci ia përmend Haradinaj pasuritë milionëshe.
Aty thuhet se, ka uzurpuar në emër të luftës shtëpi dhe banesa.


“Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale”, thuhet në letrën e publikuar nga Driton Tali.
Lexojeni të plotë shkrimin e ish deputetit të Kosovës:
Pse ish xekrrue Ramushi dje me ata qe i kishin thone hajn?!
Adem Grabovcin nuk e shajti (bile i shkoi n’darsem) kur ja tha do llafe edhe ma t’shtira. Nashta ishalla jo vec per qi o hi n’koalicion me “shefat”.
Nese ke harru Ramush, ja letren e Ademit.
I bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:
1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?
2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.
3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës: * shtëpinë në Pejë * banesën në Prizren * truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan * pompat e benzinës dhe shumë të tjera.
4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!
5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).
6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?
7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum