Votoni Mr Sali Kelmendi dhe numrin 45
:: politika
Page 1 sur 1
Votoni Mr Sali Kelmendi dhe numrin 45
Propozoj perr forumin e Plolitikes kete shkrim:
Votoni numrin 45 Mr Sali Kelmendi
Magjister Sali Kelmendi kandidat i pavarur per kryetar te Komunes se Pejes
Shkollën fillore dhe të mesmen ( gjimnazin) i kreu në Pejë. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës më 1974. Më 1983 mori titullin e magjistrit të shkencave politike në Universitetin e Zagrebit. Aktualisht, është në përgatitje të doktoranturës po në Universitetin e Zagrebit. Ligjëron marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Kosovës dhe në Universitetin privat ” Vizioni evropian” të Pejës. Ne vitin 2005, ka punuar këshilltar në Zyrën e Kryeministrit. Që nga përfundimi i luftës, është zyrtar për informim publik në Pejë. Ka qenë kryeredaktor i Televizionit të Prishtinës (TVP-së), gjatë viteve 1989-1997, në Prishtinë dhe në Tiranë. Publikimet e tij janë:
“Kriza e Qipros në kontekst të mardhëdhënieve ndërkombëtare” (punim i magjistraturës), “Rilindja”
(1984), Prishtinë;
“Trokitje në ndërgjegjen e Evropës”, “Evidenca dhe dokumentacioni i Kosovës”(1992), botuar nga Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë (grup autorësh). Ka qenë analist e komentator i disa gazetave e revistave të Kosovës.
Ka botuar me qindra analiza e komente.
Është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Botës. Ka punuar një kohë si reporter i TVP-së nga Evropa, Lindja e Mesme, Azia, Afrika dhe Amerika. Ka marrë pjesë në shumë konferenca botërore për të drejtat e njeriut, në Parlamentin Evropian, në Londër etj. Ditë më parë, ka marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar në Dubrovnik, me temën “NATO-ja dhe Evropa Juglindore”, ku e ka mbajtur një fjalim për statusin e Kosovës. 2007
Nga gjuhët e zotëron anglishten, frëngjishten, italishten dhe kroatishten
Programi politik e zhvillimor i Mr. Sali Kelmendi per Komunen e Pejes
Do t’i ushtroj të gjitha autorizimet e kryetarit të komunës me kompetencë, përkushtim e ndershmëri, në pajtim me ligjin dhe praktikat e administrimit të mirë, duke u dhënë llogari, në radhë të parë, qytetarëve;
Do ta siguroj një përfaqësim proporcional në qeverinë komunale, zhvillim proporcional e të harmonizuar si në pjesën urbane, ashtu edhe atë rurale, ngase ato janë të ndërvarura. Animi nga njëra pjesë, e dëmton zhvillimin e të dyjave dhe i dëmton rëndë marrëdhëniet ndërnjerëzore e zhvillimin e demokracisë;
Do ta formoj një qeveri komunale kompetente, me ekspertë të profesionit, që do të jenë të përkushtuar e të ndershëm, pa e shikuar përkatësinë e tyre politike;
Do ta bëj një riorganizim të ekzekutivit, duke i fuzionuar disa shërbime (drejtori) e duke i themeluar disa të reja, në pajtim me administrimin dhe menaxhimin bashkëkohor të komunës;
Nuk do ta toleroj asnjë dukuri të jashtëligjshme: neglizhencë, korrupcion, ryshfet, familjarizëm, servilizëm, realizim të interesave grupore e klanore e ligësi të tjera, që janë karakteristike për drejtues të padenjë;
Do t’i vizitoj vendbanimet urbane e rurale dhe, në marrëveshje me qytetarët e kuvendin, do të miratojmë rregullore dhe do t’i përcaktojmë prioritetet zhvillimore.
Po në këtë frymë, e në pajtim me ligjin, do t’i bëj edhe hartimin e miratimin e planit buxhetor, ndarjen e buxhetit dhe shpenzimet;
Do të kërkoj rishikimin e rregullores mbi Tatimin në Pronë dhe të Rregullores mbi Taksat, Ngarkesat dhe Gjobat, duke e ulur tatimin në pronë, si dhe do të kërkoj që të lirohen nga pagesa kategoritë me gjendje të rëndë sociale;
Do të përpiqem që në kuadër të ligjit dhe të kompetencave që ka pushteti lokal, ta zhvilloj bashkëpunimin me komuna të Evropës, me të cilat bashkëpunojmë, me qëllimin që të sjellim donacione e investime në fushën e bujqësisë, shëndetësisë, arsimit e në të gjitha ato fusha ku ka mundësi;
Prioritete të veçanta do të jenë përspektiva e rinisë dhe punësimi. Ne kemi rini të shëndoshë e të zgjuar, së cilës duhet t’ia krijojmë një perspektivë të qartë, e kjo arrihet me angazhimin e saj në shkollim dhe në edukim cilësor. Rinia do të inkuadrohet edhe në vendimarrje;
Arsimi është çështje strategjike kombëtare, andaj, në të ardhmen, duhet të trajtohet si çështje strategjike. Unë do të angazhohem që arsimi, në të gjitha nivelet, t’i arrijë standardet evropiane;
Kujdes të merituar dhe zhvillim të barabartë do t’i siguroj edhe shumicës, por edhe minoriteteve. Nuk do të lejoj të vazhdojë privilegjimi i disa minoriteteve në dëm të minoritetit tjetër për shkaqe politike e karrieriste; dhe
Do të angazhohem maksimalisht që, sa më parë, të hapet vendkalimi kufitar dhe të asfaltohet rruga për në Çakorr, në mënyrë që Peja të lidhet me Plavën, me të cilën tradicionalisht kemi marrëdhënie të mira;
Plani urbanistik e zhvillimor
Do të punoj me përkushtim për ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit, duke ia dhënë formën e një qyteti evropian. Dhe do të ndaj buxhet për planet rregullative për të gjitha zonat;
Do të inicioj krijimin e lagjeve të reja me urbanizëm të kompletuar, në mënyre që t’i prijmë proceseve për ndërtimin e planifikuar të qytetit tonë;
Të gjitha ndërtimet e deritashme do të legalizohen dhe do t’u lëshohet leje përdorimi e pune, përveç në rast se e dëmtojnë bukurinë e qytetit, që e pengojnë qarkullimin dhe që e rrezikojnë jetën e qytetarëve;
Zhvillimi i ardhshëm i qytetit do të bëhet në pajtueshmëri me Planin Zhvillimor Urbanistik dhe Planin Zhvillimor;
Do të punoj për t’i asfaltuar të gjitha rrugët primare. Do t’i rregulloj trotuaret e do ta bëj ndriçimin e tyre. Një kujdes të veçantë do t’ia kushtoj edhe ruajtjes së gjelbërimit dhe pastrimit të qytetit;
Lagjet “Kristal” dhe “7 Shtatori”, si lagje të reja të qytetit, do t’i urbanizoj. Këto lagje do ta kenë edhe rrjetin e kanalizimeve;
Do ta filloj menjëherë themelimin e ndërmarrjes për transport publik urban e
paraurban, për ta lehtësuar qarkullimin e qytetarëve;
Zonat e parapara, si zona industriale e tregëtare, po ashtu, do t’i urbanizoj, me çka do t’u ofrohen të gjitha mundësitë investitorëve potencialë për të hapur kapacitete të reja, që do të sillnin vende të reja pune;
Të gjithë atyre që merren, ose që duan të merren me aktivitete prodhuese, do t’ua mundësoj të gjitha lehtësimet që janë në kompetencë të komunës, duke e evituar vonesën;
Zonave rurale, përkatësisht bashkësive territoriale, do t’u ndërtoj objekte të reja, të cilat do të kenë salla për takime të këshillave të fshatrave. Po ashtu, do t’i rregulloj zyrat vendore të administratës komunale, ambulancat mjekësore e dentale, si dhe hapësirat e tjera, në të cilat do të zhvillohej aktiviteti kulturor;
Do të angazhohem për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit kudo që është i mundur, duke filluar nga fshati Zahaq, Raush(ish- Raushiq), Kelmend(ish-Nabërxhan) etj.;
Do t’i shikoj mundësinë për zgjerimin dhe riasfaltimin e rrugës Pejë – Tërstenik (kjo rrugë do ta ketë statusin e rrugës rajonale), si dhe do ta ndërtoj një qendër në fshatin Kelmend (ish-Nabërxhan);
Do t’i kushtoj vëmendje të posaçme rrjetit të ujitjes së tokave bujqësore dhe do ta shtoj fondin e bagëtisë nëpërmjet donacioneve të ndryshme. Veç tyre, do t’i siguroj traktorët, serat, farën, plehrat e karburantin për t’i subvencionuar bujqit në prodhimin e ushqimit për të gjithë;
Rëndësi të veçantë do t’i kushtoj edhe sigurimit të donacioneve për ndërtimin e kapaciteteve të reja për përpunimin e produkteve bujqësore. Në veçanti, do të orientohem në sigurimin e donacioneve për ta ndihmuar ndërtimin dhe zgjerimin e kapaciteteve për teknologjinë e përpunimit të qumështit, mishit si dhe pemëve e perimeve, gjë që do ta zbuste papunësinë në komunën tonë;
Zonës së Rugovës do t’i kushtoj, po ashtu, një vëmendje të veçantë, ngase posedon resurse të mëdha uji, pyjesh, kullosash dhe zonash turistike nga më të bukurat e atraktivet në Ballkan. Do t’i asfaltoj rrugët: Shtupeç i Madh – Shtupeç i Vogël, Drelaj – Rekë e Allagës, Drelaj – Pepaj – Koshutan – Dukaj, Kuçishtë – Haxhaj – Stankaj – Bogë. Nëse do të ketë mundësi buxhetore, do ta hapi rrugën Pejë – Qafë e Peklenës – Qafë e Pepajve – Qafë e Rexhajve në Shkrel dhe do t’i lidhë rrugët e lartpërmendura;
Këto investime në infrastrukturën rrugore do t’ia kthenin gjallërinë Rugovës, do të shtohej fondi i bagëtive, kapaciteteve turistike dhe do të krijoheshin shumë vende të reja pune. Sa i përket Parkut Nacional të Bjeshkëve të Rugovës, ju garantoj se pa pëlqimin e banorëve të kësaj treve, nuk do të merret në shqyrtim asnjë plan a vendim i imponuar prej askujt; dhe
Rugova është afër 60% pronë private e vetë rugovasve, të cilët vetë do ta menaxhojnë zhvillimin e saj, si dhe vetë do të vendosin për të ardhmen e Rugovës.
Autor: Drita Lulaj Berisha

Gega- Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum