Adem Jashari kurr ska qen neLPK,Bedri Islami ka rreh kosovar
:: sport
Page 1 sur 1
Adem Jashari kurr ska qen neLPK,Bedri Islami ka rreh kosovar
Pyetje: Patët takime dhe telashe të tjera me sitipat e Xhavitit?
Adem Jashari kurrë s'ka qenë as drejtues, as anëtar i LPK-së. Mund të polimizoj edhe me njerëz që e ndiejnë vetën edhe më afër me Adem Jasharin, e lëre më me Bedri Islamin, të cilin më së miri na e kanë pasqyruar Abdi Baleta në shkrimet e tij, si dhe Nazmi Berisha i Dyzit në librin e tij "Njëzet vjet nëpër burgjet e Enever Hoxhes". Një sqarim për lexuesit pra: Ky, Bedri Islami, ka qenë njeri i Sigurimit të Enver Hoxhës që i ka marrë në pyetje shqiptarët e Kosovës derisa i ka çmendur.
FEHMI AGANI E SALIH ÇEKAJ KANË QENË NË KONTAKT ME LEGJENDARËT ADEM JASHARIN DHE ZAHIR PAJAZITIN (6)
Xhavit Haliti: " Me Adem Jasharin jam takuar në Tiranë më 1991 për herë të parë. Ai ndejti një kohë të gjatë në pritje, pasi që të gjithë ata që ushtronin në Shqipëri, ishin realisht të dekonspiruar". Unë tash i drejtohem Xhavit Halitit: " Pasi e paske ditur që kemi qenë të dekonspiruar, pse nuk na tragon tash kush na ka dekonspiruar?
Xhemajl Berisha në vetën e parë: Bajram Kosumit do t'ia bëjë këto pyetje, dhe vetë do t'u përgjigjem atyre, se nuk është vështirë: "Po si, bre Bajram Kosumi, u vra Tahir Zemaj vetë i treti në Pejë, pastaj Ibish Hoti - avokat, Ilir Selimaj, pas vrasjes së Tahirit … të gjithë në Pejë? Të gjitha janë vrasje politike. Pse shqetësoheni kur i quan dikush vrasje politike? Sepse ju djeg, keni vetë dorë në ato gjëra. Jeni të njëjtë me Xhavitin. E ju, as që diskutoni asnjë fjalë të vetme, por vetëm me këtë shprehje dilni në opinion: "Pse nuk zbulohen këto vrasje"? Do të zbulohen, do të vijë koha. Ti, Bajram Kosumi, si mund t'i quash Xhemajl Mustafën, Enver Malokun e komandant Drinin bashkëpunëtorë të serbit, kur dihet sa kanë kontribuar ata për çështjen e Kosovës. Komandant Drini u vra kinse qenka dëgjuar duke folur serbisht në radiolidhje? Hëm ! Si të flet dikush serbisht, medemek, qenka bashkëpunëtor i shkaut a? Edhe po të kishte qenë ashtu, ekzistojnë ligjet, rregullat me të cilat punon çdo kush, andaj nuk vritet njeriu kështu si bëni ju, duke ekzekutuar njerëz. Jo, more zotni, jo, se ti brenda në partinë tënde, bile-bile, edhe programin e partisë tënde, ta ka bërë bashkëpunëtori i Titos, Mahmut Bakalli.
https://www.forumishqiptar.com/threads/23514-Tahiraj-Rrefime-mbi-luften-ne-Kosove

Re: Adem Jashari kurr ska qen neLPK,Bedri Islami ka rreh kosovar
Kurrë Nuk Do Të Mund Të Thuhen Të Gjitha Gjërat Për Luftën
KURRË NUK DO TË MUND TË THUHEN TË GJITHA GJËRAT PËR LUFTËN
Intervistë me Saim Tahiraj
Në përvjetorin e pestë të luftës së Jasharëve në Prekaz, të 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovës ka botuar artikuj të ndryshem lidhur me përgaditjet e luftës, ushtrimeve të grupeve të para në Shqipëri në vitin 1991 deri në fillimin e luftës së hapur dhe zhvillimin e saj në Kosovë. Prej mbarimit të luftës është folur dhe janë realizuar shumë intervista me komandantë dhe ushtarë apo verimtarë që e kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës. Janë botuar edhe shumë libra, shumë të tjera janë në botim e sipër. Megjithatë, ekziston përshtypja se shtypi kosovar e ka trajtuar luftën sipas shijës së krahut politik që i kanë takuar gazetarët. Veç shijes së gazetarëve dhe bindjeve politike të tyre, shumë gjëra kanë mbetur pa u thëne nga shkaku se shumë ushtarë të UÇK-së gjindeshin ende nëpër burgjet serbe. Pasi në burgjet serbe, sipas të gjitha gjasëve, nuk ka më pjestarë të UÇK-së, intervista dhe fejtone, me rrëfime për luftën, prap kanë vërshuar shtypin e Kosovës. Interesim i veçantë është shfaqur për rrëfimet e anëtarëve të familjes së Adem Jasharit. Në rrëfimin e Rifat Jasharit flitet edhe për disa pjestarë të grupit të Salih Çekajt, sidomos për familjen e vëllezërve Tahiraj nga Belegu si dhe të Osman Ferizit nga Kodralia. Për këto familje ka folur për së gjalli edhe Hamzë Jashari, i cili në intervisten e Shpresë Mulliqit, të botuar post-mortum në kombëtaren "Bota sot" më 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: "Familja Jashari e njeh mirë familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj" Në një intervistë të gjatë, në muajin shtator të vitit 2002, në gazetën “Zëri”, Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjajshëm sikur vëllai i tij Hamza. Për komëtaren "Bota sot", e lutëm njërin nga vëllezërit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi që ky ishte edhe më aktivi në grupin e Sali Çekajt, të flas më imtësisht rreth veprimtarisë së këtij grupi si dhe zhvillimeve të luftës në përgjithësi. Gjatë bisedës të pranishëm kanë qenë edhe vëllezërit Ismet dhe Sami Tahiraj.
Saim Tahiraj: Dua të jem i qartë. Ne nuk kemi punuar kokë më veti. Para se të fillojmë me përgaditjet ushtarake në Shqipëri, në mes të institucioneve të shtetit Shqiptar dhe atyre të Kosovës, sa di unë, është arritur një marrëveshje. Protogonistët e kësaj marrëveshje janë gjallë, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Ata më në fund duhet të flasin e ta thonë të vërtetën. Këtë ia kanë borxh historisë dhe gjithë shqiptarëve, por në veçanti ua kanë borxh Salih Çekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Për mua këta tre janë tri shtyllat kryesore të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Ata e përgaditën luftën, i realizuan aksionet e para kundër soldateskës serbe dhe vazhduan me luftën e hapur derisa ranë heroikisht në fushën e nderit. Ndërsa për kontaketet me Adem Jasharin dhe kontaktet me grupe tjera luftëtarësh do të flas në kuadër të kontakteve që kemi pasur me rastin e pregaditjes së Grupit të Dytë në Shqipëri, e sidomos pas hyrjes së këtij grupi në Kosovë.
Bota sot: Në këtë grup veç Salih Çekajt dhe Zymer Lulajt a dini edhe ndonjë emër tjetër të rëndësishëm që duhet përmendur?
Saim Tahiraj: Po, në këtë grup ka qenë edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bëri shumë për formimin e bërthamave të para të luftëtarëve të lirisë të Llapit por edhe më gjerë.
Bota sot: Për vrasjen e tij para luftës, e në veçanti pas saj ka pasur polemika nga individë të ndryshëm. Çfarë mendoni ju?
Saim Tahiraj: Fatkeqësisht, ai u vra heret nga forcat serbe. Rreth vrasjes së tij është folur e përfolur shumë, janë dhënë vlerësime dhe spekulime, por unë nuk dua të ngatërrohem me gjëra që nuk i di.
Saim Tahiraj: Unë kam pasur privilegjin që grupit të dytë t'ia bashkangjes një grup djemsh nga komuna e Deçanit. Edhe ky grup ka ushtruar në Surel të Dajtit, në të njëjtën bazë stërvitore ushtarake.Sali Çekaj ishte njeri i qetë, serioz, i besës dhe një intelektual që dinte shumë mirë çfarë duhej bërë për Kosovën.
LPK-ja lëshonte komunikata në emër të UÇK-së
Më i zëshmi ndër ta është Shefqet Cakiqi Llapashtica, i cili e mohon tërë grupin e Sali Çekajt
SALI ÇEKAJ BËNTE AKSIONE, LPK-ja SHKRUNTE KOMUNIKATA
Sujets similaires
» Adem Jashari shoket te Tradhetuan ,Bekimi bac su kry
» Adem Jashari dhe Rugova
» Adem Jashari film
» O Adem Jashari shoket te tradhetuan
» adem jashari kinse ka kindapu vajzen e mitur
» Adem Jashari dhe Rugova
» Adem Jashari film
» O Adem Jashari shoket te tradhetuan
» adem jashari kinse ka kindapu vajzen e mitur
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum