Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Mergata e qyqeve

 :: politika

Aller en bas

Mergata e qyqeve Empty Mergata e qyqeve

Message  Perparimi Ven 3 Jan - 18:09

Ky roman eshte shkruar nga Nasho Jorgaqi
Flitet per ngjarjet e luftes se dyte dhe mbas saj ,.Ngjarja zhvillohet ne belgjike
Personazhet kryesore jan;Manush Kelmendi,e ndihme si zbulues eshte Isuf Mullai.
 kur kam lexuar ‘Mërgatën’ jam tronditur. Mund të them me plot gojë se ju keni shkruar të vërtetën, bile e vërteta ka qenë akoma më e rëndë.
kryetari i Partisë Monarkiste Guri Durollari, i cili në mënyrë të mirësjellshme erdhi e më takoi.

Kam takuar pastaj të tjerë, prapë përfaqësues të partisë zogiste, si z. Nderim Kupin, i cili kur më njohu rastësisht u befasua dhe u revoltua, bile më tha se ‘në qoftë se do t’ju kisha takuar atëherë, kur lexova romanin, nuk di se çfarë do të kishte ndodhur mes nesh’. Ai nuk e pranonte atë, e quante një falsifikim të historisë, për sa i takon figurës së Zogut. Por biseda jonë pastaj rrodhi krejt normalisht, gati-gati në mënyrë miqësore, shkëmbyem mendime, secili qëndronte në të vetat, veç edhe ai nuk tentoi ta rrëzonte romanin si vepër letrare. Për hir të së vërtetës, situatën më të vështirë e kam kaluar në Amerikë, kur shkova për herë të parë në vitin 1993. Duke qenë në një vend të huaj dhe duke rënë në kontakt me njerëz të mërgatës politike që më njihnin kryesisht si autor të “Mërgatës së qyqeve”, madje shumë prej tyre kujtonin se unë kisha qenë eksponenti i Ministrisë së Brendshme, ose që kisha kryer detyra si zbulues, u krijuan edhe situata të pakëndshme. U ndodha në vitin 1993 në New York, në një mbledhje të shqiptarëve dhe, në kohën kur mbaroi mbledhja dhe dola nga salla, jashtë më priste një grup i madh njerëzish nga të mërgatës. Ata më provokuan me sjelljen e tyre dhe pastaj më bënë pyetje nga më të ndryshmet, bile dhe fyese.Në mes të tjerash me pyetjen: A je penduar për atë që ke shkruar? Unë thashë: “A doni të vërtetën si burri-burrit?”. Po, thanë ata, duam të vërtetën. “Dhe unë po ju them: nuk jam penduar”. Atëherë njëri prej tyre u turr në drejtimin tim për të më goditur, por u mblodhën burra gjakftohtë dhe të urtë, që jo vetëm nuk e lanë, por më dhanë dorën dhe filluam të bisedojmë, siç mund të bëhet një bisedë mes shqiptarëve që takohen në vend të huaj. Por ndërkaq, miqtë e mi njoftuan policinë dhe erdhën ata që evituan ndonjë pasojë të padëshirueshme që mund të kishte ndodhur.



Si u shkrua romani me miratimin e Ramiz Alisë

Një ndër njerëzit që duhet të takonte, ishte edhe Kadri Hazbiu”. “Ai më dëgjoi me vëmendje dhe më mirëkuptoi, por edhe pse ishte ministër i Brendshëm, nuk më dha zgjidhje që në takimin e parë. Problemi ishte se zyrtarisht nuk pranohej që shteti shqiptar kishte një rrjet zbulimi jashtë vendit dhe informatorë në radhët e emigracionit politik. Mbasi u mor leja që ishte aq e rëndësishme, atëherë unë fillova nga puna. Nasho Jorgaqi. Konsulent të veprës ka pasur një nga njerëzit e Zbulimit shqiptar, një diplomat me eksperiencë, Hasan Luçin, por ndihmën më të madhe e mori nga Isuf Mullai, i cili kishte jetuar mbi dhjetë vjet në emigracion.Ku Isuf Mullaji ja arriti si spiun qe te kyqet si kryetar i shoqates mbreterore Balli Kombetar per ti zbulue planet e zogut.dhe kethehet ne durres si shef i sigurimit shteteror i zbulimit   te huajjve qe vinin ne detin bregdetar.



Ibrahim Kelmendi


Kryepersonazhi Manush Klemendi ishte spiuni që Sigurmi e dërgoi në emigracion, me detyrë, të penetrohet në partinë e satrapit Ahmet Zogu, e quajtur “legaliteti”. Dhe vërtet, ia del të penetrohet në atë parti të shpifur, antishqiptare.Nga simpatia që kisha për kryepersonazhin Manush Kelmendi, në vitin 1991 u angazhova që ta takoja, ta intervistoja. Më rezultoi të ishte Isuf Mullai.

E dakova në Durrës. Si oficer i Sigurimit u sigurua sapo i thash se i kam miq emigrantët në Bruksel, si Hysen Xhelilin, Muharrem Berishën, Enes Jurtsever. Nuk mjaftoi vetëm kaq. Ma kërkoi numrin e telefonit të ndonjërit prej tyre, që të pyeste nëse isha mik i tyre. Ia pata dhënë numrin e Muharremit, meqë e dija përmendësh. Bisedoi. Me përqafoi edhe njëherë, por tani për hir të Muharremit me bashkëveprimtarë.
Fatkeqësisht nuk pranoi të më jepte intervistë
Tani e keni rastin ta përcjellni se Isuf Mullain, i cili në roman është prezantuar me emrin Manush Kelmendi



...............
edhe në Bizantin e vonëshëm Grekët ortodoks si një grup etnik, ishin të parët që morren pozita të larta në Byrokracinë Otomane, pa qenë të detyruar të konertohen ne Islam.

Duke u ndijhmuar nga pozita e tyre e privilegjuar, grekët ortodoks, patën ndihma të mëdha ekonomke nga Europa, ata u ndihmuan edhe nga dashuria europiane për “antiken greke” kështuqë ata ishin në gjendje që të krijojnë dhe zhvillojnë “klasën e e mesme ekonomike “ e cila e mundësoj rritjen e madhësisë teritoriale të popullatës “grekfolëse” në dëm të të grupeve që identifikoheshin me Patrikanen Greke, pa marrë para syshë origjinën e tyre etnike, pa qenë grek.identifikoheshin sipas fesë e jo prejardhjes kombëtare. Autori, në librin e tij të përmendur më lartë shkruan se viktimat e para nga kjo politikë “otomane- greke ortodokse ishin shqiptarët musliman, kurse shqiptarëve ortodoks të cilëve nuk iu lejohej kisha e tye u quajtën grek . Pra, nëse duam të të dimë numrin e vërtetë të shqiptarëve, kjo është gati e pa mundur. Pavarësia e e Greqisë e vitit 1840, e zvogëloi në mënyrë drastike numrin e popullatës shqiptare pra në shek. e 19-të.
Në lbrin ““Ottoman population 1830-1914, Kemal H. Karpat, lexojmë fakte për ne tmerruese :
“In 1840 a population 1,500,000 Albanians was estimated. By 1876-78 the estimate had been reduced to 1,031,000, but evidently many of Albanians were put under the classification “Greek Albanians” (in addition to the classification “Orthodox Albanians”; this figure also excluded Albanians within the state of independent Greece). By 1890’s the Albanian population is estimated at 1,217,000, indicating that substantial number of Albanians ceased to be counted as Albanian.”
Pra, nga 1, 5 milion shqiptar në vitin 1840,” në vitet 1876-78 numri i tyre u zvoglua në 1,031,000 duke u identifikuar si “ grek të Shqiperisë” . Kjo ishte praktika e përbashkët e qarqeve antikombëtare kundër shqiptarëve

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum