Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Historiku i demostratave te 11 marsit dergue gazetes

 :: politika

Aller en bas

Historiku i demostratave te 11 marsit dergue gazetes  Empty Historiku i demostratave te 11 marsit dergue gazetes

Message  Perparimi Lun 28 Oct - 17:27

puhiza@hotmail.com


Historiku i demostratave te 11 marsit dergue gazetes  35744159_10215982222611241_1811014209224310784_n.jpg?_nc_cat=103&_nc_oc=AQmqHAu0fUHw9dBDJ180aDYkqhJkfZLbnEksqwh-VViml4RNFdOPtiRv8jBPTz5fPdM&_nc_ht=scontent-frx5-1

Bajram Kabashi






Début de la conversation
Historiku i demostratave te 11 marsit dergue gazetes  35744159_10215982222611241_1811014209224310784_n.jpg?_nc_cat=103&_nc_oc=AQmqHAu0fUHw9dBDJ180aDYkqhJkfZLbnEksqwh-VViml4RNFdOPtiRv8jBPTz5fPdM&_nc_ht=scontent-frx5-1
Vous êtes amis sur Facebook
Drejtor: Gjergj Kabashi, à Revista Drini
A étudié à Universiteti i Prishtinës
Habite à Oslo
Haxhi, mirë se erdhe në shoqërinë time virtuale. Ndjehem ma me krah me ty në shoqëri. ta leshova nje koment në Revisten Drini ku ti flet se ishe i pari që i ke nise protestat e shnderrume ne demonstrata pastaj ne Mensen e Studentëve ne Prishtine. Pres prej teje që ta përshkruash hollësisht, detajisht e gjerësisht atë ngjarje që ta botoj ne Drini...





Diten e 11 marsit kisha provim nga lenda e Drejta Kushtetute te profesori Kurtesh Saliu.
Qush ne mengjez pa ngrere fare buke i morra shenimet dhe dola nga konvikti nr kater ,qe banojsha ketu ne katin perdheses ne anen e djathet,dhe u nisa drejte fakulltetit Juridik.Hyra ne sallen e studentave ku ligjeronin lendet e Juridikut,,Ja nisi profesori mi pyet studentet ,por  rendi,por mua me erdhi rendi mbas dite para ores  16h..Imorra pyetjet,dhe pasi me erdhi rendi ja nisa ti pergjgijem ne te trija pyetje.Pyetje e pare ishte ,Llojet e Kushtetutave.Pyetja e dute ishte Paraqitja e federalizmit ne Bote.Dhe pyetja e trete  Preambula e Kushtetutes(Pjesa hyrese e Kushtetutes).
Edhe sot jam ne gjendje per Kushtetute e per lendet e tjera ne kete moshe ti japi te gjitha provimet.Ma kerkoj indeksin ma qiti noten,dhe ma gjun indeksin disi si me kercnim !Thash me vete po ta hapi sa ma ka qite?Kur e qeli,çka me pa pese.O i poshter psekeshtu ma bane?Ma bani prape hyn ne provim per tjeret.Kush bre ka hy per tjeret ne provim?Ja kam ngjite per gjyksi,ja nisi me bertit e sheh te policia  çka kan me te ba.E kam shajt dhe e nderpreva  punen per ti pyetur studentet.A vertete per njefare Shabanin e Vitise  e kam pas shok,mu pate lute me hy  per te ne provim,por mesiguri dikush i ka tregue e sot  nuk e njoh Shabanin por me sa me duket eshte avokat.Ka qen  prezent Ramadan Kuçi nga suhareka.Por mu luten studentet pash zotin Haxhi mos na nderpre provimet .Dhe e kam hudhe Kurtesh Saliun per karrike ,dhe kam dale perjashta .Shumicen e provimeve i kam dhan me komision.Te drejten Familjare qe ka qen ligjerues Fatmiri Mbiemri nuk me kujtohet,profesor Syria Popovci me komision.Ne te drejten e historise me komision.Ne te drejten nderkombetare publike me komision.Bilem me kujtohet kur ishim duke dhene provim  ne te drejten trashegimore te profesori Haxhi Vraniqi.Une isha ne fund te salles  ma ka ba Haxhi kush vendos per personat e zhdukur?Ja bana ;Gjykata.Ma hudhe indeksin,ja kam que ,dhe ju ka drejtue nxensave pushim nja gjysmen ore.Ma bani eja me mua ne zyren time me pi prej meje nga nje kafe.Kur kemi hyre ne zyren e tij me tha ulu ne karrike .Jam ule,dhe nga fijoku e ka nxjerr nje leter,dhe po ma lexin;Haxhi Latif Kuçi nga suhareka eshte person i rrezikshem ,nje bandite qe nuk duhet kursesi me notue edhe nese dine per dhjetshe.Kete person nuk duhet kursesi as ne mardhenje pune me marr.O Haxhi ti ne vitin 1971 e ke rreh Nikolla Lubiqiqin per flamurin kuq e zi,ne sutjeske.Po edhe Hadil Hoxha me ka pas than ,kur me paten dergue ne zyren e tij ne komitetin krahinor keto fjale;Ti bre bandit sa te jemi na gjalle kurr drite ske me pa,as ne mardhenje pune kurr ske me hy.Dhe vertete kurr ne jeten time nuk kam mujt me hy ne mardhenje pune.E kam te kryer Akademin Pedagogjike me note shembullore,por ditar kurr ne jeten time nuk kam mujt me kape.Ne vitin 1979 pata konkurue si mesimdhenes ne Peqan te Suharekes.Me pat  pranua ne pune  ish ushtruesi i drejtoris se shkolles fillore Muharrem Gashi i suharekes.Dhe ma dha edhe vendimin  e punes me tha mundem me shkue ne shkolle me dhane mesim.Kam shkue aq me gezim,sepse kushtet i kishim shume te veshtira.Baba e mirrte nje penzion si sot njeqind Marka.Hyra ne shkolle,dhe prisja te perfundon zilja qe te dalin arsimtaret nga klasat qe jepshin mesim.U pershendetem me arsimtar dhe u tregova qe me kan pranue  me dhane mesim.Kam hy ne klasen e gjashte ,u njoftova me nxenesit,dhe   keshtu ne oren e dyte kur ja kam fillue,ka trokit  kuriri i shkolles Ismet Krasniqi,dhe ma tha ne vesh po ju thirr drejtori perjashta!E kam dite menjeheri qe e kan kercnue.Dola ne oborr,u pershendetem,ma ban Haxhi une ju kam pranue me punue,por nuk e kam dite  bre burr qe  je i pa pershtatshem per jugosllavi.Me ka hyre brenda  inspektori i shkollave Ruzhdi Berisha bashk me kryetarin e komitetit Ymer Gashin dhe ma kan ba ja Haxhi Kuçi ne pune,ose ti ne burg.Dhe ja nisi me qajt,.E pash qe eshte ne halle.Ja bana e kam dite qe ka me ndodhe keshtu,faliminderit perj juve ju keni pas deshire te me ndihmoni,por  kerkush nuk me ka faj qe e kam mbrojte flamurin  kuq e zi nga serbet.Mu falenderue me luti me hyp ne kerr jo ja bana po due mi qlodhe me mend.Dhe rruges me plote balte ashtu u ketheve ne shtepi,ku nana me pyeti e e perfundove punen ?Po nane ,por nuk me pelqeu e lash,se po shajshin arsimtaret mes vedi.


Po ja nisi  te data e 11 marsit te vitet 1981
Isha tejet i une per buke,sepse prej pramit e gjere mbas dite nuk kisha shti bue fare ne goje.
Ka qen nje gjelltore  ndermjet menzes se studentave dhe Fakulltetit ne anen e djathet,,dhe thash po hy me ngrere,por ish kan mbyllur jete dite,dhe vazhdova rrugen tutje drejt konviketeve,duke u ngjite shkalleve te menzes i shoh disa studenta duke shite bana te darkes,them me vetvete si eshte e mundur kaq heret mu dhan darka.I pyesi ata qe i shitshin banat,a ja kan nis me dhan darken kaq heret?Po  po ja kan nise.E bleva nje bone dhe  hypa nalte ne sallen ku sherbeheshim me ushqim,dhe e shoh qe ne sallen e menzes nuk kishte ma shume se 15 apo shtet mbedhjet studenta.Neper tavolina nuk besoj qe ka pas te ulur mbi dhjete studenta,Kete dite interesant  ushqimi ja kishte nis mu dhan ne anen veriore.Kurse çdo dite  fillonte ne anen jugore.E kam marr supen,nje torte,dhe nje tanir me gjell Pire,,dhe i kam qite ne tabllo e jam nis mu ule ne nje tavoline.Por per habi mu kish afrue nje ish cima im Bajrush Ahmeti,dhe mi kishte leshue syte ne pjate dhe po qeshet!Hahaaa o cimo a je qorrue?Pse bre a jam qorrue?çka ke?Po a nuk po sheh çka te paskan qite me hanger?çka bre me kan qite me hanger?O cimo,kqyre se çfare qime te kalit!Kur vertete e shiqoj,vertete ishte nje qime e trashe dhe e mbeshtjellur rrethore.Kam bertit o vellazen keta komunista po dojn me na helmue  dhe i kam shajte .Menjeherit ju kam meshue per toke pjatave,e tabllon ua kam gjuajt kuzhinereve.Pastaj kam kape edhe tavolina e gjuajt ne trepezari kam thye karrikat per dritare te menzes.Pas meje ja kan nis edhe tjere studenta me thye,skan shkue pese minuta ne jug te menzes eshte mbush me studenta edhe ata ja kan nis me thye çdo gje. Se sa kam thye e din Bajrush Ahmeti,e ke deklaraten e tij ne origjinale çka mu ka pergjigjur mbas 30 viteve.Me pas dikush ka bertit a dalim neper qender te qytetit,jemi nis ,turmes na u bashkoheshin edhe tjere studenta e  qytetar,.Bertitshim dojna kushte ma te mira,Edhe ne jemi si popujt e tjere te jugosllavise,dikur edhe kerkesa Republike.Pastaj ja nisem me bertit edhe neser  ne drek mu tubue,kush nuk del eshte tradhetar,poshte tradhetaret.Mbi nje ore nuk kam mundur te qendroj,se isha une per buke,dhe i lodhur duke thye e beritit neper qytet,jam kethye vete ne Konvikt.Ne orman e kisha pas do buke te moqem qe ishte tha.Thash  te shkoj ne banjo ta mbushi nje shishe me uje dhe  me nje qep me mbush barkun .Pasi e mbusha shishen me uje,si kam dal ne koridor te konviktit ja po vijne kater studenta,dy i njifsha,ata ishin dy kusheri te mi,Ruzhdi Adem Kuçi me vellaun e vete Sami Adem Kuçin.Ruzhdia sot jep ne univerzitet lenden e biologjise,nese nuk gaboj.Por keta  dy student te tjere  as sot mi pa nuk i njoh fare.Pasi jemi pershendetue Ruzhdi Kuçi ma ban ;Kusho keta dy studenta te kan lajmrue qe ti i ke nis demostratat ne menze!Dhe na  pyeten neve a e njeh Haxhi Kuçin?Na i tham po e njohim,dhe  kishin bisedue me drejtorin e menzes Shefki Stubllen qe ti bashk me keta dy studenta neser me mengjez ne ora shtate duhet te lajmroheni ne zyren e tij.Po a nuk patet tjeter send po mem lajmrue se kush u ka meshue pjatave?A nuk keni mujt me u thene te gjithe u kemi meshue?O kusho,çka po ta nin leshi,ti nuk je fajtor qe ta kan qite qimen ne gjelle.Thuaj,pse ma keni qite qimen ne gjell dhe nuk mujn asgje me te ba.çka me zgjat ma tutje pranova qe me keta dy te panjohur me u paraqite ne zyren e ish drejtorit te menzes Shefki Stublas.Jemi ndare ata ne rruget e veta e une hyra ne dhomen time.E ngerna ate buken e thate qe dhembet mu beren gjak me nje qep dhe pakes krype,dhe dy litra uje dhe e mbusha barkun.Ne mengjez fiks pakes para ores shtate trokasin ne dere si e hapi porten ja ata dy te panjohur dhe jemi nsi drejte zures se drejtorit.Keta dy ma banen ulunu ti Haxhi ,dhe tjetrit ne karrika,e une  na tha njeri nga te panjohurit po hy une i pari?!Qudi .Ndejti disa minuta  e doli,nuk me thojn hy ti,por hyri i dyti i panjohur,edhe ky njejt si i pari doli,dhe ma ban u krye puna,drejtori na premtoj se kemi me ua rregulue kushtet  ma te mire.Asgje ma teper.Ata prape ne rrugen e tyre e une ne dhomen time.Kete dite prape jemi mbledhe poshte menzes dhe jemi nis ne qytet.Jemi tubue ne oborrin e fakulltetit Juridik e ekonomik dhe jemi drejtue qendres.Ja nisen njeri per tjetrin me than qe ky po na ndjek eshte shpiun,Ka qen me roba te zeza,i kam sjell me nje armature te hekurit dhe eshte vervite  dikuri e ka marr kerri spitakit dhe ma skishin te ndalura demostratat.Pas meje po  edhe tjere studenta u kan meshue pjatave por ska pas shume studenta ne ato qaste sa studenta po e marrin bajrakun  ,krejt genjeshtra.Keta qe kan shkrue romane me te gjithe kam bisedue ,se pari nuk e dijne nga cila ane e menzes eshte shperndare ne keto qaste ushqimi.Keta qe krekosen kinse i kan organizue demostratat thojne kinse demostratat jan nise ne jug.Nuk e dijne as oren ne sa u nisen demostratat.Nuk e dijne sa studenta kishe ne ato qaste?Thojne mbi dyqinde genjeshtra jan te gjitha.Tan policia e kosoves kan pas urdher per mem likvidue ne çdo menyre ,me ka pas lajmrue nje shok i klases fillore qe ka qen polic ne prishtine Qemaili,dhe mu ka lute qe te iku nga kosova .E kam leshue Konviktin dhe e kam gjete nje shtepi private te Rexhep Tafallari,ku kam banue te ky nja   nje muaj per ti  dhan disa provime,.Dhe ja therra ne shtepi.Edhe ne suhareke çdo dite kam marr pjese ne demostrata.Isha i fejuar,dhe vendosa te martohem.Darsmen e kam ba me 15 qershor 1981.Mbas nje muait  kam shkue ne Split me punue,me nje dhenderr timin, sepse ishim ne borgje,shkau i darsmes.Por fati nuk deshti,ketu shqiptaret shiteshin si shtazet tek nje ure qe quhej"Allbanski Most"per me nxjerr kafshaten e bukes.Shqiptaret u rrijshin  mes vedi.Kur dikush kerkonte puntor,u shtyjshin jo ti por une po shkoj me punue.Ka pas rastekur serbet provokonin ;Kush po vjen me punue,?Te gjithe uneeee.Ka pas raste  qe ka ardhe  gjere tek rrahje e pergjakshme mes shqiptareve e serbi qeshte duke ik pa e marr asnje puntor nga shqiptaret.Pas dy jave qe isha pa pune e pa leke.Nje Kroat ma ban a don me punue?Po ,se nuk kisha as lek per mu kethye ne shtepi.Me kerr me qoj ne nje fshat.Ishin kan duke ja lye shtepine e une me nje serb me marue mallter me betonerke.Kaloj dreka,ky serbi po ma ban çka po lypin shqiptaret qe jan que ne protesta?Juve shqiptareve duhet me ua qie nanen;(Vama shiftarima treba da vam jebemo mater)?Edhe pom kercnohet ka une.Ja bana çka pot intereson ty a mos je ti zot pse po qohen shqiptaret.Edhe ti ma ban lypish me ta qi nanen!Mu kujtue dita e djeshme,na u afrue Ymer Pula drejte meje qe isha te Ura e shqiptareve,bashk me dhandrrin tim Bajram Elshanin nga Opterusha.Ma ban ,shqiptaret ma teper po kan fitim ketu se sa ne kosove se ka pune edhe ne kosove sa te duash.Ja pata ba a ti ftoj tan keta shqiptar e ti punsoji ka te mundesh neper una,tan ti qoj ne kosove.Ti a hajgare je ka ban me  popullin tend?Pra dikush me ka lajmrue ku gjindem,dhe u largue  nga ne dhe nuk e qeli ma qepellen.Me kete serb u bana kinse po i sillem Betonerkes e kinse po e tuboj reren me lopate,dhe mbas kokes e kam  prek more me lopate dhe ju ka ngule midis kokes,lopata nuk hiqej,ai me gjithe lopate ka ra per toke,e une kam ik nga ai fshat e ne kembe drejte ne banese.Jam pershendet me dhendrrin dhe ja bana nese vete ndoj kush tjeter njeri a banon ketu apo a ka banue thuju jo,dhe kam shkue ne stacionin e trenit,dhe e shoh nje tren po niset per ne beograd.Kam hype,dhe pas pakes treni u nise,une  duke  u rijte  e mshefur vagon ne tjetrin vagon.Her ne Wv hyjsha ma fjete se isha edhe pa gjum..Ne beograd kam hype ne trenin qe shkonte per ne fushe Kosove.Isha pa bilet edhe ketu,disa here me zuni kondukteri ,ku me zbriste ne stacionin e par qe u ndalte,por si u niste ju ngjitesha dhe keshtu arrita gjere ne prizren e prej prizrenit me nje kamion .

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum