Alush Agushi i dha urdher Shefqet Kabashit me vra Rok Berish
:: politika
Page 1 sur 1
Alush Agushi i dha urdher Shefqet Kabashit me vra Rok Berish
[size=32]KUSH ËSHTË ALUSH AGUSHI – NJERIU QË SHEFQET KABASHI THOTË SE I DHA URDHËR PËR TA VRARË GAZETARIN
INSAJDERI
rreth 3 orë më parë
0
[/size]
Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Alush Agushi është përfshirë nga Shefqet Kabashi në akuza të rënda. Kabashi si ish-ushtar i UÇK-së ka thënë se Agushi kishte urdhëruar atë që ta vriste gazetarin Rrok Berisha, shkruan Insajderi.
Por kush është Alush Agushi?
Ai është i lindur më 20 qershor 1959, në fshatin Drenovac, komuna e Klinës. Në vitin 1997 Alush Agushi ishte bërë pjesë e UÇK-së në Drenoc të Klinës në njësitin “192 Mala”. Ai kishte qenë komandant aty.
Emri i Agushit nuk është përmendur vetëm sonte. Në libra të ndryshme si dhe në deklarata të tjera vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte përmendur disa herë Agushin.
Ai përmendej nga kryeministri i sotëm i Kosovës, Ramush Haradinaj se kishte pasur kontakte të shpeshta gjatë luftës, madje cilësohej si luftëtar i afërt me Haradinajn.
Haradinaj kishte përmendur një skenë kur disa ushtarë ishin larguar nga kampi. Alush Agushi që kishte qenë nën shoqërinë e Lahi Brahimajt i kishin dhënë lajmin se ushtarët e kanë “tradhtuar”.
[/size][/size][size][size]
Emri i Alushit kishte qenë i përmendur edhe në Interpol. Aty ai së bashku me emra të shumë politikanëve të Kosovës si ish-ushtarë të UÇK-së ishin kërkuar nga Interpoli. Interpoli po e kërkonte Alushin si njëri nderë krerët e organizatës siç e cilësonin ata UÇK-në, “kriminale”.
Për veprimtarinë e Alush Agushin, kishin shkruar edhe mediat në Serbi. Mediat serbe e kishin cilësuar si organizator i vrasjeve të Oliver Zajiqit nga rajoni i Klinës. Dragan Stepiçit, Draisa Kizic si dhe një numri të madh të zyrtarëve dhe policëve serb.
Mediat serbe Agushin e cilësonin si njëri prej ekzekutuesve kryesor të gjenocidit dhe terrorit ndaj serbëve dhe shqiptarëve të burgosur në fshatin Jabllanicë.
[/size][/size][size][size]
Agushi sipas këtyre mediave ishte komandant i të gjitha kampeve të tjerë të burgosur në rajonin e Klinës. Vëllezërit Radomir dhe Drago Vootiq, nga fshati Jelovac, komuna e Klinës, si dhe Ivan Bulatoviq, anëtar i Ministrisë të Punëve të Brendshme të Serbisë, sipas raportimeve nga Serbia u vranë në fshatin Likovac nga urdhri i Agushit.
Shefqet Kabashi ish-ushtar i UÇK-së, ka thënë se Alush Agushi e kishte urdhëruar atë që ta vriste Rrok Berishën.
Ai ka thënë se arsyetim të saktë nuk ishte dhënë asnjëherë përse do të duhej të vriste. Thotë se i është thënë vetëm se është kundër luftës së UÇK-së.
“Drejtpërdrejt Alush Agushi më dha urdhër ta vrasë Rrokin, më tha që është kështu, kështu kundër luftës e kundër këtyre”, ka deklaruar Kabashi.
I pyetur nëse Agushi ishte nën komandat e Ramush Haradinajt, Kabashi ka thënë se për këtë çështje duhet të pyetet vetë Agushi e jo ai./Insjaderi.com
Edhe Xhevdet Kelmendi nga fsh Zahaq ka pas urdher me vra Zekria Canen
Ismet Jashari ne Kleqke ja ka ba Shukri Bujes je udbash,Lima ja ka ba ma ngadale
https://insajderi.com/kush-eshte-alush-agushi-njeriu-qe-shefqet-kabashi-thote-se-i-dha-urdher-per-ta-vrare-gazetarin/?fbclid=IwAR00cvukmLDYbcGuK4HME5nLy0bfVOyviQ98JMBGtw8rblftdgqHMjNCoqo
[/size][/size]
Sujets similaires
» Alush Gashi
» kush jane udheheqesat e Uçk ,kush qendron mbrapa skenave?
» Babe qeni i Alush Gashit,ish ministerit
» Arber Xhaferi i dha urdher Gligorovit me vra shq.ne gostivar
» Shefqet Krasniqi
» kush jane udheheqesat e Uçk ,kush qendron mbrapa skenave?
» Babe qeni i Alush Gashit,ish ministerit
» Arber Xhaferi i dha urdher Gligorovit me vra shq.ne gostivar
» Shefqet Krasniqi
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum