Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fitoterapia sherim me qaj

 :: politika

Aller en bas

Fitoterapia sherim me qaj Empty Fitoterapia sherim me qaj

Message  Perparimi Jeu 4 Jan - 13:59

Fermer


[ltr][ltr]


Fitoterapia sherim me qaj 401482_180139968755339_835854475_n



FITOTERAPIA (Shërim me anë të bimëve)

J’aime cette Page · 8 décembre 2015 · Modifié · 

 




PERBERSIT E CAJIT ME EMRIN ,,Z O D E K S'' i cili shitet ne treg me cmim astronomik, 100 gr bime te thara 30 euro.
Per ju qe pelqeni faqen ,,fitoterapia'' do tua postoje fotografite e pese bimeve te cilat e perbejne kete caj si dhe menyren e perzierjes dhe dozimit.
1 ).Equisetum arvense (keputja e arave,bishtminthi,bisht kali etj).25gr bime e thare.
2).Solidago virgaurea (shuferarta) 25 gr bime ethare.
3).Salix alba (shelgji i bardhe) levoret e degeve jo ma te vjetra se dy vite te cilat mbledhen ne pranvere dhe thahen ne furre me temp 50 grade. 20 gr levore e thare.
4).Betula pendula (meshteken,breze)17 gr gjethe te thara te cilat grumbullohen ne pranvere porsa te zhvillohet gjethi i plote.
5).Juniperus communis (dellinje,gelli) 13 gr fruta te pjekur te cilat grumbullohen ne muajin tetor.
PËRZIERJA E ÇAJIT SHTËPIAK
Ky çaji bimor ka për qëllim mirëmbajtjen e funksionit fiziologjik dhe përparimin e shëndetit të organeve për nxerrjen e urinës. Ndihmon në funksionimin normal të organeve të sistemit urinar. Përdorimin e këtij çaji në mënyrë të rekomanduar, ndihmojmë në shpërlarjen e rrugëve urinare tek sëmundjet bakteriale dhe proceset inflamatore dhe heqjen e rërës dhe gurit nga veshkat dhe organet e tjera të sistemit urinar.
Në përbërjen e kësaj përzierjeje të çajit hyjnë lëndët e para bimore të bishtit të kalit, solidagës shufërartë, shelgit, mështeknës dhe dëllinjës, që përmbajnë kompleksin e përbërësve fiziologjikisht aktivë: saponozide triterpene, flavonoidë, komplekse të polifenolit, vajra eterike, diterpenoide, taninë, vitamina dhe minerale.
Veprimi dhe përdorimi i këtij çaji bimor bazoheh në efekte farmakologjike të përbërësve shërues bimorë që janë mbajtësit e aktivitetit: diuretik, antimikrobik, antiinflamatorik, spazmolitik, analgetik dhe hemostatik.
Veprimi i dobishëm efikas i përbërësve shërues bimorë bën se përdorimi i këtij çaji është i mirë tek të gjitha llojet e infeksioneve urinare dhe tek rëra dhe tek guri në organet e traktit urinar (urolitiazë). Çaji mund të përdoret si parandalimi i shfaqjes së rërës në veshka. Veçanërisht rekomandohet për personat me infeksione të shpeshta të rrugëve urinare, edhe për ta me rrezik të lartë nga zhvillimi i gurit në veshka.
Mënyra e përdorimit:
1 Lugë e kafesë të mbushur plot me çaj përvëloni me 200 ml ujë të vluar, mbuloni, lini të qëndrojë 20 minuta dhe kulloni.
Merrni filxhanin me çaj katër herë në ditë midis ngënieve. Përdoret çaji i freskët i përgatitur.
Vërejtje:
Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Kundërindikimet:
Përdorimi i çajit është i kundërindikuar tek pacientët me pamjaftueshmërinë e zemrës ose veshkave, tek pacientët me hipersensivitet në salicilatë, tek fëmijët ( për shkak të lidhjes midis salicilatëve dhe sindromit të Rejevit). Përdorimi është i kundërindikuar në shtatzëni dhe në laktacion, edhe në ndonjë procese inflamatorike të veshkave. Në rast të hipersensivitetit në ndonjë përbërës të çajit duhet të ndërpritni menjëherë. Masat paraprake janë të nevojshme dhe konsultimi me mjekun ose farmacistin tek sëmundjet infektive serioze, pamjaftueshmëria e zemrës dhe hipertonia.

[/ltr][/ltr]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum