Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Lojërat” e PDK-së, Qev. Haradinaj do të bie në muajin Mars

 :: politika

Aller en bas

Lojërat” e PDK-së, Qev. Haradinaj do të bie në muajin Mars Empty Lojërat” e PDK-së, Qev. Haradinaj do të bie në muajin Mars

Message  Perparimi Mer 27 Déc - 13:55

December 27, 2017

[size=33]“Lojërat” e PDK-së, Qeveria Haradinaj do të bie në muajin Mars?![/size]

Lojërat” e PDK-së, Qev. Haradinaj do të bie në muajin Mars Auto_912B33A3-3E41-4C74-88B9-6762F6AA08D4_cx1_cy7_cw90_w1023_r1_s1514390582
Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk do të mund t’ia del assesi mbanë për t’i dhënë një epilog çështjes së Demarkacionit dhe Asociacionit, kjo për faktin se pas fillimit të ngritjes së aktakuzave të Gjykatës Speciale do të ketë probleme. Kështu vlerësojnë njohës të ndryshëm nga fusha politike, ku sipas tyre, qytetarëve të Kosovës ju nevojitet një Qeveri e cila e dërgon përpara qasjen e Kosovës me BE-në meqë e ardhmja e qytetarëve të Kosovës gjendet në Evropë.
Analisti Faton Mehmeti duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për “ Bota sot” se ato që e sollën në pushtet Haradinajn, ato edhe do ta rrëzojnë nga pushteti atë, përfshirë Asociacionin dhe Demarkacionin.
Sipas tij, këto dy tema të ndjeshme arritën të rrëzojnë Qeverinë e kaluar, duke i ndihmuar Haraidnajt që të vije në pushtet.
“Jo e rastësishme është fakti se PDK-ja ia la postin e kryeministrit Haradinaj, derisa Kadri Veseli një vit ka bërë fushatë në emër të ardhjes në pushtet në postin e kryeministrit. Pra dinakëria e Kadri Veselit fitoi me papjekurinë politike të Ramushit, dhe natyrisht se kjo edhe ka ndikuar që proceset të ngecin. Pra këtu nuk kemi progres në asnjë çështje në emër të së cilës u rrëzua Isa Mustafa, veç regres dhe asnjë hap tutje”, ka thënë analisti politik Mehmeti.
Ai ka pohuar nëse deri në mars nuk kalon Demarkacioni atëherë do të bie Qeveria Hardinaj.
“Qeveria Haradinaj do të bie deri në mars edhe pse kjo varet nga zhvillimet politike të arrestimeve nga Gjykata Speciale. Dhe derisa Kadri Veseli dhe Thaçi janë ne pushet, lojërat dhe djallëzitë politike nuk do të ndalen asnjëherë. Prandaj Kosova po shkon në greminë si rezultat i tyre, sepse Haradinaj në anën tjetër, dështoj në zotimet e tija, pasi gropën ia bëri Kadri Veseli”, është shprehur analisti Mehmeti.
Image
Hidajet Ahmeti
FOTO GALERI
Nga ana tjetër analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë për “ Bota sot” se fryma e ndërtuar për më shumë se një dekadë ka prodhuar një realitet të pakëndshëm, duke e zhveshur politikën nga morali dhe duke i dhanë një kahje të mbrapsht proceseve të zhvillimeve politike në Kosovë.
Sipas tij, janë pikërisht skenarët e rrezikshme të orkestruara nga politika dhe “institucionet” e nëntokës ato të cilat edhe kanë zbehur besimin reciprok të partnerëve të koalicioneve qeverisëse si dhe kanë ndërtuar një standard të mbrapsht.
“PDK-ja si parti politike së bashku me strukturat e nëntokës të saj ka ditur t’i djeg partnerët e koalicionit dhe në vazhdimësi ka zbehur besimin e partive politike te kjo e fundit. Nuk ka dyshim se AAK-ja e së bashku me liderin e saj do të jenë humbësit më të mëdhenj brenda kësaj loje politike dhe më rrëzimin e kësaj qeverie do të kuptohet e vërteta e lojërave politike të PDK-së”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se PDK-ja ka strategji politike për të ruajtur, mbajtur e marr pushtetin, por edhe për t’i djegur partnerët e koalicionit brenda kësaj loje politike.
“PDK-ja si parti politike e së bashku më strukturat e nëntokës ka aftësi menaxhuese për t’i mbijetuar furtunave të tilla politike, por edhe të sajoj probleme të paqena për menaxhim të situatave të cilat janë të pafavorshme për klanet dhe klientëlen e tyre politike”, ka përfunduar analisti politik Hidajet Ahmeti.



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum