Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Daut Haradinaj si tutem speciales

 :: politika

Aller en bas

Daut Haradinaj si tutem speciales Empty Daut Haradinaj si tutem speciales

Message  Perparimi Mer 27 Déc - 12:53

[size=33]Haradinaj: Kam qenë ndër ushtarët më të zot, nuk i frikohen Speciales[/size]
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, derisa ka folur për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se ajo nuk i bën nder Kosovës.
“Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë fitore e Rusisë. Me gjykimin e disa individëve nuk sillet drejtësi në Kosovë. AAK nuk ndërron qëndrim, kemi qenë kundër dhe kundër do të jemi”.
“Ka qenë e gabueshme kur është pranuar. Nëse tenton dikush t’i jap kahje individuale është shumë gabim”, ka thënë ai. Haradinaj më tej ka thënë se nuk e ka hall personal këtë gjykatë.
“Kam qenë prej ushtarëve më të zot në Kosovë dhe nuk më tremb gjykata”, është shprehur ai.
“Kemi pas gjykata të Hagës, UNMIK-ut, EULEX DHE gjithë ky mekanizëm janë shkarkuar në Gjykatën Speciale dhe këta tash po na bëkan drejtësi?”.
“Serbia e paska hetuar luftën tonë të UCK-së. Para disa orëve ministrja e drejtësisë së Serbisë ka thënë se kanë dërguar dosje, por ato nuk janë kredibile, ka raste të panumërta që kanë dërguar për Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn dhe në fund ka dalë dy herë i pafajshëm”.
“Prej Serbisë të presim të sillen prova kredibile dhe mbi ato po veprohet si raportin e Dick Marty”.
Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale nuk i bën nder Kosovës.
“Përkundrazi e turpëron Kosovën. Edhe unë dhe familja ime jemi gati të japim për këtë vend, duhet të ketë drejtësi, jo të mbahen të torturohen dhe më pas të shpallen të pafajshme. Kjo është gjykatë politike dhe deri në fund do të shkojë kështu”, është shprehur Haradinaj ndër të tjera.
Daut Haradinaj për shfuqizimin e Speciales: Nuk prishen lehtë raportet me ndërkombëtarët
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk ka qenë për tu shqetësuar.
“Nuk ka qenë për tu shqetësuar, edhe pse është dukur dramatike, ka qenë vetëm një iniciativë e deputetëve. Nuk ka qenë e fshehtë ka qenë peticioni në sheshin ‘Nënë Tereza’.Unë kam qenë kundër dhe qëndroj njëjtë është një Gjykatë e keqe do të jep një mesazh jo të mirë edhe për vendin tanë. Më shumë ishte një lojë mediale sesa diçka për me u shqetësu dikush. Vendin duhet me rujt më shumë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, raportet me ndërkombëtarët nuk prishen pasi për vite janë krijuar ura miqësie.
“Ne i respektojmë shumë miqtë jemi mirënjohës tërë jetën për kontributin që e kanë dhënë. Me gjykimin e disa individëve nuk do të sjellët drejtësi në Kosovë. AAK nuk ndërron qëndrimin kemi qenë kundër dhe kundër do të mbetemi. Në rast se dikush tenton me i dhanë kahje individuale është shumë gabim. Unë kam qenë prej ushtarëve më të zot që i ka pas Kosova”, është shprehur Haradinaj.



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Daut Haradinaj si tutem speciales Empty Re: Daut Haradinaj si tutem speciales

Message  Perparimi Mer 27 Déc - 12:54

December 27, 2017

HARADINAJ NUK I BESON GJYKATËS SPECIALE: ATO DOSJE NUK JANË KREDIBILE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se dosjet të cilat i posedon Gjykata Speciale nuk janë kredibile. Në një intervistë për emisionin “Info Magazinë”…

http://mezemer.info/page/2/?s

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum