Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Xhezai Shaqiri çka me kerkonte ali ahmeti

 :: politika

Aller en bas

Xhezai Shaqiri çka me kerkonte ali ahmeti Empty Xhezai Shaqiri çka me kerkonte ali ahmeti

Message  Perparimi Dim 24 Déc - 3:49

farë në të vërtetë i kishte kërkuar Ali Ahmeti, komandant Hoxhës për të ndikuar tek partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit, për UT-në e asaj kohe dhe legalizimin si universitet shtetëror.
“Në takimin që kisha me Ali Ahmetin në Shipkovicë, ai kërkoi nga unë që të bisedojë me këta të PPD-së se nuk po i’a ndëgjojnë fjalën dhe se më tha se unë si Xhezair Shaqiri kam respekt të madh te PPD-ja. Ai më luti që t’i bindi që të lëshojnë pe që ta pranojnë Preambulën e Kushtetutës dhe të sakrifikohet kjo me legalizimin e Universitetit të Tetovës.
Ai më shpjegon më tej se Branko Cërvenkovski, Lubço Georgievski dhe Arbër Xhaferri kishin rënë dakord bashkë me UÇK-në, por PPD-ja nuk kishte lëshu pe. Situata ishte tensionu dhe kërkohej që patjetër të bëhej ky ndryshim.
Unë i them se nuk jam i bindur o Ali që kjo është hajr për ne dhe nuk mund të kontriboj në kësi lëshime që janë në dëm të shqiptarëve. Aliu insistonte dhe thotë se ka presion të madh prej ndërkombëtarëve që të lëshohet pe në preambulën e Kushtetutës. Sepse kjo po i pengon shumë palës maqedone. Unë i thash se nuk e kam dert për palën maqedone, por për popullin tonë, dhe ai prap ma kthen: Po çka mërzitesh o Hoxhë se këtë marrëveshje e ka nënshkru PPD dhe PDSH, e jo ne si UÇK, dhe prap kur të vjen momenti ja krisim. Unë i them se ti sja krise hiç ka Kërçova dhe Dibra e deri në Manastir, që patët premtu. Se Karadaku, Likova e Haraçina janë shkrumu nga lufta dhe ne nuk mund të bëjmë luftë për ditë.
Në të njejtën natë mora në telefon Naser Ziberin dhe Ismet Ramadanin dhe i pyeta se çka është puna e preambulës dhe UT-së, e ata më spjeguan me detaje dhe me një respekt të madh më thanë se nuk është e vërtetë se kanë presion nga ndërkombëtarët. Ata thanë se Alia dhe Xhaferi kanë pranuar që të bëhet shkëmbimi mes preambulës dhe UT-së, e ne si PPD që jemi nënshkruese të marrëveshjes presim të marrim diçka më shumë për shqiptarët, edhe pse kjo marrëveshje ishte pranuar paraprakisht nga UÇK dhe PDSH.
Hoxha thekson më tej se ka përmendur këto dy emra që ata të konfirmojnë publikisht të vëretetën. “Pra i lus që këta dy politikan të dalin dhe të sqarojnë të vëretën dhe bisedën me mua, sepse dyshoj se këta të BDI-së menjëherë do të dalin kundër dëshmisë time. Me këtë mund të konstatojë secili se kush e ka legalizu UT-në, BDI-ja apo Cërvenkovski”, ka thënë për INA, Xhezair Shaqiri.
https://telegrafi.com/komandant-hoxha-si-tradhetoi-ali-ahmeti-edhe-me-marreveshjen-e-ohrit/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum