Enver Hadri spiun i dy fisht,i shqiperise dhe udbes
:: politika
Page 1 sur 1

Enver Hadri, spiun i UDB-së dhe Sigurimit, në dukje i mjerë e fatkeq
Arsyet përse është arratisur Enver Hadri në Shqipëri dhe përse Sigurimi i atjeshëm e ka kthyer mbrapa, ende nuk janë ndriçuar, pasi nuk kemi njerëz me vullnet të mirë dhe studioz që ndriçojnë edhe “personalitete” kontroverse. Pastaj nuk dimë ende çfarë ka ndodhur kur ato organe ua kanë dorëzuar Enver Hadrin ushtarëve kufitarë të Jugosllavisë dhe çfarë qëndrimesh ka mbajtur UDB-a në Pejë për atë arratisje të tij, siç nuk dimë për biografinë e tij të pastajmë, derisa është “arratisur” në Belgjikë (në vitin 1974). Kishim (dez)informime se ka mbaruar shkollim profesional të UDB-së diku në ujdhesë bregdetare kroate, nuk kishte mbaruar studimet e arkitekturës në Beograd (siç na thoshte).
Bazuar në angazhimet e tij në Belgjikë dhe informatat e mbledhura nga bashkatdhetarët, na ka rezultuar se ai ka qenë spiun i dyfishtë: i Sigurimit shqiptar dhe UDB-së jugosllave. Sigurimin duhej ta informonte, mos ndokush po përgatiste sulme kundër përfaqësive diplomatike shqiptare, kurse për UDB-në, siç rezulton nga veprimtaria publike, të krijonte “prova”, ta zëmë se kundërrevolucionarët shqiptarë po përkrahen nga KGB-ja sovjetike (siç na e tha këto ditë Jusuf Buxhovi) etj.
Veprimtaria e tij e dukshme (e shkruar) është aq e mjerë dhe diletante sa të vjen keq për gjithë ata të painformuar që ia madhërojnë kot së koti. Nga veprimtaria e tij publicistike mund të flitet për gjithsej 7-8 shkrime të botuara në broshurën me titull “Zëri i Kosovës” (shumëzuar me fotokopjues, format A4, rreth 30 faqe, në dhjetëra ekzemplarë). Ato shkrime kanë nivel të atillë, sa nxënësi i klasës së parë të shkollës së mesme po ta shkruante, mund që mësuesi do ta notonte, e shumta me dysh. Përmbajtja e tyre është stereotip i shkrimeve të emigracionit të vjetër politik, që kritikonin vetëm diktaturën në Shqipëri, por nuk brengoseshin për pozitë pushtuese të Kosovës. I duhej ta mashtronte emigracionin politik shqiptar në Belgjikë, se ishte anti-komunist ekstrem. Në “organizatë” të tij (quhej më duket Rezistenca Shqiptare) e kishte vetëm një anëtar. E ai ishte Riza Budakova, një ish-zadrugar (shitës), i cili, për shkak se kishte vjedhur shitoren ku ishte punësuar, ishte “arratisur” në Bruksel. Ishte një analfabet i shkret, dukej sikur ishte korrieri ose truproja e Enverit. Edhe për këtë të shkret me patën (dez)informuar se ishte informator i UDB-së në Ferizaj(?).
Më 4 ose 5 prill 1981 Enveri jep intervistë në Bruksel, ku thotë se Kosova do të bëhet Republikë me ndihmën e Bashkimit Sovjetik. Më 6 prill 1981 Stane Dollanci mban konferencën e parë për shtyp për trazirat në Kosovë. Mes të tjerash, ai shpif se në organizim të kundërrevolucionit në Kosovë ka gisht edhe KGB-ja sovjetike. Kur një gazetar i huaj e pyet nëse ka argumente, Dollanci ia kthen: “Shihni çfarë ka thënë nacionalisti shqiptar Enver Hadri, i cili jeton në Bruksel...”. Ishte kjo koincidencë rastësore?! Pastaj, qe shpifur dhe shpifet, se kishte gisht KGB-ja në “kundërrevulicionin” e Kosovës.
Në demonstratën që kemi organizuar më 13 qershor 1981, prania e Enver Hadrit është toleruar, me kusht që ta ruajnë dy kujdestarë që të mos fliste para kamerave televizive belge, kurse Hasan Kadria (nga Presheva) është caktuar të japë shpjegime e intervista, meqë e zotëronte bukur gjuhën frënge.
Xhafer Shatri e angazhon Enver Hadrin në vitin 1983 për ta formuar Komitetin për mbrojtje të të drejtave të njeriut, por ai komitet nuk ka mundur të formojë asnjëherë ekip as prej 3 vetave dhe nuk ka bërë ndonjë punë serioze. Enver Hadri ka luajtur rolin, të them, të korrierit, për t’i shpërndarë në kutitë e parlamentarëve evropianë materialet që i përgatiste Lëvizja, meqë kishte një dashnore gjermane që ishte aty e punësuar.
Në vitin 1984 kryesia e Lëvizjes vendos të organizojë demonstratë në Bruksel dhe për ta paraqitur demonstratën u vendos të ngarkohej Këshilli i Lëvizjes në Bruksel. Kur ata shkojnë në polici, informohen se leja është dhënë, meqë e kishte kërkuar Enver Hadri në emër të një belgu. Shpejt informohemi se Xhafer Shatri i kishte dërguar letër Enver Hadrit dhe e kishte ngarkuar për ta lajmëruar demonstratën e Lëvizjes (pa qenë anëtar i Lëvizjes), edhe pse ndryshe ishte vendosur në Kryesi. Atë komplot e minimizuam si gabim teknik.
Reshat Sahitaj*
Natën e fundit para mbajtjes së demonstratës takohemi me Enverin në banesë të Reshat Sahitajt, për të biseduar për finalizimin e organizimit të demonstratës. Aty konstatojmë në mënyrë skandaloze, se leja për demonstratë ishte lëshuar në emër të një udhëheqësi të Partisë Komuniste Belge (pro Bashkimit Sovjetik), por Enver Hadri po përpiqej të na mashtronte me kopje të lejes së falsifikuar, ku në vend të komunistit belg ishte montuar emri i Enver Hadrit. Biseda u tensionua, meqë ishim kundër që demonstrata e Lëvizjes të identifikohej zyrtarisht me personin që i ishte lëshuar leja. Mundësia për ta anuluar demonstratën nuk ekzistonte, sepse tashmë autobusët me pjesëmarrës të demonstratës ishin nisur nga largësitë e mëdha. Sigurisht, u bindëm se Enver Hadri po na komplotonte ta implikonte Lëvizjen si pro sovjetike, edhe pse në broshurat e tij mjerane prezantohej si anti komunist.
Sapo u miratua rezoluta e parë nga Parlamentit Evropian, Enver Hadri, me të dëgjuar lajmet nga mediet elektronike, zë të gënjejë në mënyrën më skandaloze, se miratimi i saj ishte meritë e tij, për çka kishte harxhuar shumë mjete financiare. Nis aksionin për të mbledhë ndihma për t’i “kompensuar” shpenzimet e tij, shtyp e shpërndan formularë që bashkatdhetarët të binden e ta kenë më lehtë për t’ia bartur ndihmat nëpërmjet banke. Më pyesin bashkëveprimtarët e Lëvizjes nëse do të duhej ta ndihmonin. Skandalizohem. Shkoj në Bruksel, mblidhet Kryesia e Lëvizjes për Belgjikë, thërrasim Enver Hadrin të ishte i pranishëm.
, për të biseduar për finalizimin e organizimit të demonstratës. Aty konstatojmë në mënyrë skandaloze, se leja për demonstratë ishte lëshuar në emër të një udhëheqësi të Partisë Komuniste Belge (pro Bashkimit Sovjetik), por Enver Hadri po përpiqej të na mashtronte me kopje të lejes së falsifikuar, ku në vend të komunistit belg ishte montuar emri i Enver Hadrit. Biseda u tensionua, meqë ishim kundër që demonstrata e Lëvizjes të identifikohej zyrtarisht me personin që i ishte lëshuar leja. Mundësia për ta anuluar demonstratën nuk ekzistonte, sepse tashmë autobusët me pjesëmarrës të demonstratës ishin nisur nga largësitë e mëdha. Sigurisht, u bindëm se Enver Hadri po na komplotonte ta implikonte Lëvizjen si pro sovjetike, edhe pse në broshurat e tij mjerane prezantohej si anti komunist.

Unë ndjej keqardhje për atë viktimë mjerane, siç kam keqardhje për turma të injorantëve, që nga më pak se hiçi, ose nga kundërkombëtarët sajojnë heronj.
http://dosja-gervalla.blogspot.fr/search/label/JO%20hakmarrjes%20dhe%20revanshizmit...-shkruan%20Ibrahim%20Kelmendi

Sujets similaires
» O vellau im benu spiun i Enver Hoxhes ,se me shkerdhejne
» grat shqiptare spiunat e udbes
» Sabri Hamiti puntor i UDBES
» Isa Mustafa dikur ishte shef i udbes
» Nait Hasani flet per Mehmet Locin njeri te udbes
» grat shqiptare spiunat e udbes
» Sabri Hamiti puntor i UDBES
» Isa Mustafa dikur ishte shef i udbes
» Nait Hasani flet per Mehmet Locin njeri te udbes
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum