Komandantët e luftës mbrojn kriminelat serb,se vete jan krim
:: politika
Page 1 sur 1
Komandantët e luftës mbrojn kriminelat serb,se vete jan krim
Published On: 3 Tetor, 2017
Debate / Lajmi Kryesor 2 |
[size=36]Komandantët e luftës dhe shumica PAN, apologjet të krimeve serbe në Kosovë në rastin Rikallo![/size]
Debate / Lajmi Kryesor 2 |
[size=36]Komandantët e luftës dhe shumica PAN, apologjet të krimeve serbe në Kosovë në rastin Rikallo![/size]
Është e habitshme, se si kryesisht bile, të quajturit komandantë lufte po i bëjnë apologji, jo vetëm ministri Nenad Rikallo, që jo vetëm ka nxitur krime ndaj shqiptarëve, por ka marrë pjesë personalisht në dhunën ekstreme sistematike të Serbisë. Akuzat tashmë janë publike, dhe vetë debati, po tregon se sa e padenjë është prokuroria, policia hetuese, dhe gjykatat e Kosovës, që nuk nxjerrin një akt hetimi dhe bile arrestimi të ministrit Rikallo.
Deputetët, si Daut Haradinaj, Sherifi, “Kamishi”, me prapavijë lufte, dhe deputetë të tjerë të AAK-së, PDK-së, NISMA-s, me diskutimet e tyre, frazeologjitë, qëndrimet, duke mbrojtur Rikallon, po i mbrojnë apo i bëjnë apologji edhe krimeve serbe në Kosovë.
Ndoshta nuk është rastësi, që pikërisht këto grupe politike, përkatësisht figura të tyre qendrore janë të akuzuar dhe bile dënuar edhe për krime ndaj vetë shqiptarëve, për shkak të bindjeve politike.
Pra, përkrahja e krimeve serbe, dhe kryerja e krimeve ndaj shqiptarëve përkrahës të Ibrahim Rugovës, e zbulon aleancën diskrete qeverisëse.
Ky debat po e zbulon identitetin e një politike tragjike shqiptare, dhe të figurave të diskutueshme në tërësi të vlerave të tyre të cilat i kanë pretenduar.
Po ashtu ky grupim ka ndërtuar një sistem tragjik të drejtësisë, të pafuqishëm, të diskutueshëm, dhe thuaja tërësisht të rrënueshëm, i cili sistem po dëshmon se nuk është i pavarur, dhe është nën kontrollin e po këtyre grupimeve, dhe në aleancë me Serbinë, siç edhe e evidentuan disa deputetë në diskutimet e tyre, se një pjesë e gjyqësisë, prokurorisë, e policisë, janë në shërbim të Beogradit.
Në rastin Jabllanoviç, i shkarkuar aso kohe, ishte ndërmjet fjala, por, tash qëndron fjala, dhe shumë më shumë se ajo, veprat- krimet e kryera nga Rikallo, ndaj shqiptarëve, dëshmitarë të veprave të tij.
Shqiptari.eu
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum