Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Hamdi Ndreca

 :: sport

Aller en bas

Hamdi Ndreca Empty Hamdi Ndreca

Message  Perparimi Mar 3 Oct - 3:57

Hamdi Ndreca 19113783_1925137571088707_220575627742193352_n
Kushtrim Terziu Por me hi politik nuk duhet me kon me shkoll por duhet mukon bokser ahahah


J’aime
 · Répondre · 
1
 · 1 octobre, 08:00
Supprimer
Hamdi Ndreca 21369235_346578065766386_4076067747457446553_n
Muhamed Demir Beqiri Vetem denim nga Qytetaret!


J’aime
 · Répondre · 
2
 · 1 octobre, 11:08
Supprimer
Hamdi Ndreca 547496_126839614172187_160910906_n
Hysen Ramadani a din kush kur eshte revanshi u knaqum tu kqyr shou me deputet matrapaz si kta dy


J’aime
 · Répondre · 1 octobre, 17:40
Supprimer
Hamdi Ndreca 21766753_10210395871318467_2589863691544833449_n
Hamdi Ndrecaj Reagim 
Rasti që ndodhi dje mes deputetëve Zeka dhe Krasniqi duhet që të na shërbejë për vetdijësim e jo për hasmëri ndërvëllazërore.Uroj që ky rast të jetë i fundit dhe të jetë i izoluar, edhe pse nuk mund ta quajmë të tillë, pasi që ky lajmi mori botën dhe po transmetohet dhe komentohet në mënyra nga më të ndryshmet. Por nga shqiptarët e vuajtur dhe nga ata që luftuan, punuan dhe ende e dëshirojnë një Republikë të mirëfilltë qytetare, është pritur vërtet me keqardhje dhe shkiuar nga këndvështrimi im ky është rast i pa presedan ndër shqiptarët, apo ashtu mund ta quaj. Fjalori i përdorur nga deputetët thuaja se të secilës parti politike, vërtet i ngjan një mentaliteti të ulët që nuk përket fare, jo vetëm me kodin politik të mirësjelljes, por nuk i përket as kombit shqiptar. Qytetari është sovran dhe me votën e tij e ka dëshmuar që është,jo vetëm për ndryshime, por edhe për një gjuhë më ndryshe në parlamet, qeveri dhe në debatet televizive, apo në mediat e shkruara, qofshin ato virtuale apo gazeta e revista ditore.Vërtet jemi mësuar që viteve të fundit të dëgjojmë fjalë fyese dhe denigruese në Parlamentin e Kosovës që nga kryeparlametari e gjer te deputetët , që pa dallim thuajse secili nga ta është njollë e së keqës, duke krijuar urrejtje mes kolegëve dhe duke nxitë elektoratin, secili nga këndi i vet qe një hasmëri të tillë ndër shqipetarë nuk e njeh pothuaj as historia. Prandaj luten të gjithë anëtarët e legjislativit të RKS që të jenë shumë më të matur dhe më tolerantë ndaj njëri –tjetrit, sepse Kosova ua dha votën për ta qeverisur këtë vend ashtu siç duhet dhe për ta vënë vendin në binarët e duhur, këtë republikë të brishtë pa sovranitet në veri, me një ekonomi të barabartë me atë të Zimbabvesë, apo disa shteteve të Afrikës, një republikë ku mbizotërojnë klasat e larta ekonomikisht të qëndrueshme e klasat e ulëta dhe ato të mesme trajtohen si qytetarë të rendit të dytë apo të tretë,një republikë ku mbizotëron varfëria dhe lulëzon krimi i organizuar, korrupsioni dhe informaliteti.Prandaj lërini përçarjet, fyerjet dhe shajrejt që po përdorni nga ato më banalet e gjer te përdorimi i dhunës dhe kthejuni punës ditore në qeveri e parlament për të mirën e këtij vendi, për të mirën e popullit që jua dha votën, për të mirën e të rinjve dhe të rejave që gjer më sot nuk po shohin asnjë shans shprese për jetë, sepse ju po jua vrani shpresat për jetë.
Ata që po e qeverisin vendin janë zhytur në vorbullën e thashethemeve,akuzave e kundërakuzave dhe fare s’po e qajnë kokën për popullin.
Merruni me shtetin, me ekonominë dhe përpiquni që ta krijoni një realitet të ri në RKS,sepse Kosova, vendi juaj po zbrazet për çdo ditë . Ky popull për ditë e më shumë po tronditet me sjelljet tuaja,që më së shumti i përngjajnë ish- Ukrainës së Lukashqenkos e jo një parlamenti tp mirëfilltë të zgjedhur nga ky popull.
Lereni gjuhën e urrejtjes,sepse ju jeni pasqyra e këtij vendi, por fatkeqësisht, populli po sheh vetëm një pasqyrë të thyer e të copëtuar dhe me një fotografi të shëmtuar dhe shume të djallëzuar.
Hamdi Ndrecaj- Panteri . 30.09.2017.


J’aime
 · Répondre · 
1
 · 44 min
Supprimer
Hamdi Ndreca 16114743_1915142665383645_4459921191566679240_n
Kuçi Kuçi Haxhi Hamdi Ndrecaj,me tu shpif pa i pas borgj eshte njesoj sikurse me ta ngule thiken ne shpirt.Leje qe kan qen ne mardhenje pune sa ka qen Milloshi.Na edhe pse nuk u thojme keto gjana ,keta po na ngjesin bishtat e vete neve,dhe hajte e mos me te plase zemra,e mos mi qepate ne tru pisat.Keta qent e serbise duhet me hesht e me shti koken perfundi bythes e jo na.Keta jan qe ja nisin te paret provokimet nga ma te poshtertat e tyre qe i ka mesue nana serbijaqka,Keta jan qe para luftes kan bashkpunue me serb,e na kemi vujt per kafshaten e bukes,bashk me familjen tone te ngushte.Keta jane qe para luftes na kan denue per dy germa"KR" keta e krijuan uçk en.Keta komanduan luften çlirimtare Neve nuk na lane hapsir kerkund,ma zi se shkau na ndiqeshin mos po e krijoj ndonje njesi çlirimtar.Dy i bana dhe me rrethuan sikurse te kisha qen shka,dhe nuk na lan as me ju bashkangjite,e as me  mbrojte popullaten me duare thate.Dhe na duhet me heshte si qeni ne zingjire.Ah ku je oj Perendi?.Nuk na morren ne lufte,dhe na u kercnojshin ne nanen nese bajm e i sulmojm serbet.Thelle jan problemet.Ky qen Milaimi edhe juve u mundue me ua lan tradhetine ne skenarin e Kumanoves.Shkaktar ky qen ka qen per plagosjen tende nga snajperistet.Kur ja fale tradhetarit tradhetine;dmth se ti e pranin pa qen tradhetar mu ba tradhetar pa qen!Dobesi e jona do jete,dhe mu per kete po na riperseriten ngjarjet dhe liri e drite spo shofim.Neser ky mendon se ti ke qen tradhetar,dhe ne histori do mbesish si tradhetar pa qen fare..Neser femijet e tu do ua shofin sherrin se baba tradhetar .Por;kur nuk ke mundesi me nxjerr hak ma e rruges me heshte,mire e ke deri diku,ama jo me ta lane kilen pa e pas njollen e keqe.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum