Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Mirsad e Begu truprojete BDI si ka pague Agim Krasniqit

 :: politika

Aller en bas

Mirsad e Begu truprojete BDI si ka pague Agim Krasniqit  Empty Mirsad e Begu truprojete BDI si ka pague Agim Krasniqit

Message  Perparimi Dim 23 Juil - 1:32

[size=44]Ndrecaj, Beqës: Vishe uniformën për një luftë në Maqedoni. Beqa: Ia nisim në Mitrovicë së pari[/size]
Mirsad e Begu truprojete BDI si ka pague Agim Krasniqit  Ndrecaj-beq-euml-s-vish-uniform-euml-n-p-euml-r-nj-euml-luft-euml-n-euml-maqedoni-beqa-ia-nisim-n-euml-mitrovic-euml-s-euml-pari_hd-780x439
Gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski, publikoi sot ekskluzivisht në portalin e tij disa biseda të Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt me personazhe publike në Maqedoni.
Mes korrespondencave që u publikuan, është edhe ajo ndërmjet Mirsad Ndrecajt dhe kryetarit të Degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani, transmeton "Zhurnal".
Në komunikimin me SMS mes dy bashkëluftëtarëve, Ndrecaj fton Asanin “t’u bashkëngjitet atyre për të nisur një luftë në Maqedoni”.
Ndrecaj i thotë Asanit “vish uniformën dhe le t’ia nisim luftës”, por Asani “sugjeron” që lufta të fillojë së pari në Mitrovicë dhe më pas në trevat e tjera".
Në bisedën e shkruar, nuk thuhet asgjë konkrete për zhvillimet që do të pasonin më vonë.
Gazetari maqedonas citon edhe disa biseda shokësh mes Ndrecajt dhe Rizajt, nga të cilat mësohet se që të dy kanë qenë në një krizë financiare, aq sa Ndrecaj thotë se “nuk ka të holla për të shlyer detyrimet për energjinë elektrike”.
Si pasojë, Ndrecaj dhe Rizaj vendosin të kërkojnë borxhin nga Bekir Asani, ndaj i kërkojnë atij të marrë familjen dhe të vijë në Gjakovë ose në Prishtinë për një takim, ku do t’i diskutonin çështjen e parave.
Bisedat nuk saktësojnë çfarë borxhi është ky që i detyrohet Asani atyre, por “Zhurnal” mëson se është detyrimi i pashlyer i BDI-së për angazhimin e tyre si truproja gjatë fushatës së zgjedhjeve në vitin 2008.
Ndrecaj dhe Rizaj ishin angazhuar si truproja të BDI-së në kohën kur vepronte grupi i Agim Krasniqit.
Atëherë ishte vlerësuar se veprimtaria e Agim Krasniqit – ndërkohë që PDSH ishte në pushtet – përbënte rrezik për opozitën.
Por, paratë që BDI u detyrohej dy luftëtarëve të Dukagjinit nuk u ishin dhënë të gjitha, ndaj ata në fillim të këtij vitit vendosin t’ia kërkojnë Bekir Asanit.
Mes bisedave, është edhe një tjetër ndërmjet Ndrecajt dhe Xhezair Shaqirit – Hoxha, por ndryshe nga ajo me Bekir Asanin, kjo është me tone jomiqësore.
Ndrecaj akuzon Hoxhën se “po gënjen njerëzit duke u dhënë fjalën për një luftë”. Ai i thotë Hoxhës se nuk ka luftuar kurrë dhe se ka ngelur në Tanushë, duke pritur ta ndihmojnë 
pushtetarët shqiptarë të Shkupit. /zhuranal/
http://telegrafi.com/ndrecaj-beqes-vishe-uniformen-per-nje-lufte-ne-maqedoni-beqa-ia-nisim-ne-mitrovice-se-pari/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum