UçK me droge e me shtije armesh ne serbi
:: politika
Page 1 sur 1
UçK me droge e me shtije armesh ne serbi
[size=40]Shkatërrohet rrjeti kriminal i veteranëve të UÇK’së, dërgonin drogë e armë në Serbi[/size]
11:57 / E premte, 14 Korrik 2017 Më 28 mars të këtij viti, u arrestua në kufirin më Shqipërinë ku iu gjetën disa armë, Nexhip Gashi, ish-epror i Policisë në Mitrovicë. Po ashtu, mbrëmë u arrestua Shemsedin Geci, zyrtar i lartë i stacionit ku punonte edhe Gashi, e të cilit iu gjetën 10 kg drogë. Këta dy zyrtarë të lartë policor, kishin mjaft të përbashkëta. Dikur ishin luftëtarë të rreshtuar në UÇK, bile Shemsedin Geci ishte ndër luftëtarët e parë, e madje ata ishin të regjistruar si veteranë të UÇK’së. Të dy kishin luftuar në rajonin e Drenicës. Geci saktësisht kishte luftuar në fshatin Llaushë. Ndërkohë, kur janë bërë 18 vjet nga përfundimi i luftës, këtë dy bashkë deri dje funksiononin brenda një rrjeti të organizuar kriminal që bartte armë e drogë nga Shqipëria për në Serbi, shkruan gazetametro.net. Siç meson Metro nga burime brenda Policisë së Kosovës, ky rrjet që merrej me kontrabandë armësh dhe transport të drogës vepron qe më shumë se 4 vite. Dy zyrtarët e lartë të Policisë, Gashi dhe Geci, kishin lidhje me njerëz të krimit të organizuar që kanë dosje kriminale në Polici. Rrjeti kriminal i shkatërruar mbrëmë nga Policia e Kosovës, fillonte lidhjen nga Shkodra e kalonte për në Kukës, pastaj në Mitrovicë e deri në Novi Pazar, ku i dergonte armët dhe drogën. Më pas, siç merr vesh Metro nga burime brenda Policisë, i njëjti rrjet kontrabandonte naftë nga Serbia për në Kosovë. Ndërkohë, Policia e Kosovës mbrëmë edhe zyrtarisht është deklaruar për rastin e mbrëmshëm, por që nuk ka treguar se Shemsedin Geci i arrestuar mbrëmë kishte lidhje dhe bënin pjesë në rrjet të organizuar me eprorin që u arrestua në mars të këtij viti, Nexhip Gashin. Madje, Metro merr vesh se për veprimtarinë e këtyre dy zyrtarëve që vinin nga rajoni i Skënderajt e punonin në Stacionin Rajonal të Policisë në Mitrovicë, ishin në dijeni edhe eprorët e lartë të Policisë, përfshirë drejtorin, shefin e operatives dhe shefin e hetimeve. Për këtë, Metro u ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës, por akoma nuk ka marrë përgjigje. Ndryshe, mbrëmë në një aksion të organizuar të Policisë u kap zyrtari i lartë Shemsedin Geci teksa bartte 10 kg drogë bashkë me një mjek nga Skënderaj, duke shkatërruar kështu rrjetin e organizuar të armëve dhe drogës që lidhte Shkodrën e Novi Pazarin, e që kalonin nëpër Kosovë falë këtyre njerëzve http://gazetainfopress.com/aktualitete/shkaterrohet-rrjeti-kriminal-veteraneve-te-uckse-dergonin-droge-e-arme-ne-serbi |
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum