Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Lufta me shpiuna nuk fitohet

 :: sport

Aller en bas

Lufta me shpiuna nuk fitohet Empty Lufta me shpiuna nuk fitohet

Message  Perparimi Lun 20 Mar - 20:56

Me vrasje te pazbuleume shqiptaresh, nuk ka Bashkim Kombetar, por ka grindje, percamje e lufte per pushtet! Ku bahet lufte per pushtet nuk ka Shtet!


 burra mos citni ckokla se ata qe jane vra, dihet pse i kane vra, me ua marr pushtetin, ata qe e dojshin shume pushtetin(edhe pse as ata nuk e kishin pushtetin). Pak shqiptar ka qe qesin pushke per Shtet e per pushtet bahen kasap, tuj e vra kojshin, mikun e vllaun e vet!
Kallxojshin pleqte per kohen e krajlit te Serbise! Kur ishte vakti i gllasitjes, tane naten shiheshin feneret e katuanreve tuj shkue megjave e gardhiqeve, nga mahalla ne mahalle, per me i ble votat e me u ba odborrnik i Krajlit te Serbise! Atehere kane ble, e tash edhe kane vra se kur asht ai sma jep kurrkush nje kokerr vote!
Keshtu Bashkimi Komtare nuk bahet! Jo qe besa jo! Tuj e vra njani tjetrin, e tuj thane njani tjetrit shpiun i Serbise, e tjetri tuj ja kthye jo une po ti je shpiun i Serbise, e tuj nxjerr kallashat e tuj shit trimni, e besa tuj dershe gjak shqiptari! Jemi popull i vogel e edhe me u vra mes veti,kush me i dale perballe anmikut?!

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Në historiografinë serbe UÇK-ja ishte e përberë nga dy grupe operative, njeri grup ishte i shtrirë në vijën Podujevë, Prishtinë, Pejë , Gjakovë, Deçan, dhe se udhëheqës i cilës ka ishte Zahir Pajaziti dhe grupi tjetër që vepronte në Mitrovice, Drenice, Kline , Malisheve i cili udhëhiqej nga Rexhep Selimi. Këtu shihet qartë se edhe armiku këta të dy i shihte si njerëzit që më shumti kanë bërë edhe shtrirjen e UCK-së. Në bazë të të gjitha këtyre të dhënave mund të vijmë në përfundim se Zahir Pajziti ishte Komandant i parë i Shtabit Operativ deri në vrasjen e tij. Pas vrasjeve të dyshimta të komandanteve më të zot që vepruan brenda Kosovës një decenie. Këtu kemi të bëjmë me dy fraksione brenda UCK-se ajo që njiheshin si luftëtarët e lirisë që ishin brenda Kosovës që bënin pjesë; Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Rexhep Selimi, Hamez Jashari ,Musa Jashari, Hakif Zejnullahu,Edmond Hoxha, Ramush Haradinaj,Luan Haradinaj, Lah Ibrahimaj,Muje Krasniqi, Adrian Krasniqi, Hasan Zeneli, Avni Ajeti, Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi etj por kurrë pa harruar edhe grupin shume të fuqishëm që vepronte në kuadër të LKÇK-së, Bahri Fazliu,Agron Rrahmani, Sali Salihu, Liburn Aliu, Avni Klinaku, Fatmir Humolli etj, këta djem shumë të mirë dhe të guximshëm të cilëve j’ua preu udhën Xhavit Haliti duke u ndaluar furnizimin me armatim sepse ata ishin të vendosur që të flijoheshin e jo të sorollateshin hollëve të hoteleve të Tiranës. Frika e madhe i përshkonte këta që ishin jashtë vendit dhe ndiheshin alergjik sapo dëgjonin emrin e LKÇK-së.
Grupi i SHIK-ut në shtabin e Tiranës
2. Grupi tjetri i përbëre nga ata qe krijuan SHIK-un dhe Shtabin në Tiranë ishin: Xhavit Haliti,Azem Syla, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe struktura e Fatos Nanos dhe SHISH-i shqiptar.
Kjo periudhë donë një studim të mirëfilltë nga historian, sociolog, kriminalistë, etj.., sepse është një temë që duhet trajtuar sepse populli e donë që Historinë e Lavdishme të Kombit Shqiptar dhe UÇK- në të mos e kriminalizojë me disa të vetëshpallur ‘’Komandant e përmbi komandant’’, vetëm ne këtë formë të studimit mund t’ua lemë brezave të ardhshëm një pasqyrë reale të asaj që ishte madhështore, të asaj që duhet të krenohen edhe ata kur të lindin pas 1000 vitesh.
Si u takuan dhe për çka biseduan Zahir paraziti e Azem Syla në Tiranë mëvitin 1997?
Thuhet se Zahir Pajaziti më 14 janar 97 ishte takuar me Azem Sylën në Tiranë, nëpërmes Qerim Kelmendit. Zahiri po me atë datë e ishte fjalosur deri në ekstrem me Azem Sylen. Thuhet se Azem Syla e kishte kërcënuar Zahirin në atë takim të 14 Janarit. Me 17 Janar ishte kthyer në Prishtinë shumë i zhgënjyer nga takimi me Azem Sylen.. Personi i fundit që duhet të na sqarojë është Nait Hasani i cili u burgos me 28 Janar 97, duhet që ndërgjegjja e tij të dalë e ta thotë të vërtetën.
Pjesë e bisedës në mes të Zahir Pajazitit e Azem Sylës
Lidhur me bisedën e zhvilluar në Tiranë në mes Zahir Parazitit dhe Azem Syles tregon një nga figurat kyçe të UÇK-së, Qerim Kelmendi ne një nga intervistat e tij. Ai paraqet një bisedë shumë domethënëse të zhvilluar në mes Zahir Pajazitit dhe Azem Sylës,
Zahiri: Të falënderoj për kërkesën për takim, mirëpo, meqë nuk njihemi, është e drejtë me pyet se kush jeni ju dhe cili është qëllimi që keni kërkuar takim me mua.
Azemi: Jam një shok i juaji, që aktualisht jetoj në Zvicër dhe që ua don të mirën.
Zahiri: Të falëminderit që na e do të mirën, mirëpo mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme dhe çfarë rëndësie ka për t’u takuar.
Azemi: Unë kam dëgjuar për ty, kam dëgjuar shumë, e di se je trim e shkuar trimit, dhe dështa me folë, se si ka mundësi, që këtë përvojë tënden, ta mbartësh edhe në pjesë të tjera të Kosovës?
Zahiri: Nuk po të kuptoj se për çfarë e ke fjalën, nuk po të kuptoj...
Azemi: Shokët nga brenda më kanë njoftuar për trimëritë tuaja dhe mendova se është mirë të flasim, të njihemi dhe...
Zahiri: Unë or mik, nuk po të njoh, mirëpo mendoj se për këto punë, më mirë se kudo, flitet në Kosovë. Kur të vish në Kosovë, edhe flasim për çfarë të duash. Atje bëhen edhe takimet, e këtu në Shqipëri, jemi turistë.
Nga takimi mes Zahirit dhe Azemit që u prezantua me emrin Petriti, shihet qartë se tensionimi kishte filluar qysh në fillim të bisedës, dhe si është e mundur që Komandanti i Operatives të mos e njohë “Ish Komandantin e UCK”, përgjigjja është e thjesht se ky ishte komandant i strukturave të LPK-së që kishin bërë gjithë programin dhe kishin emëruar gjithë strukturën. Ata vetëm pritnin derisa tu hapet rruga që ta merrnin kalanë nga brenda.
Shtabi i UÇK-së i diasporës, rrinte në Tiranë
Ditët e pushimit në Shqipëri ishin të mërzitshme. Nuk arritëm të siguronim asnjë armë të vetme për natyrën e punës sonë në Kosovë. (Zahiri është kthyer në Kosovë me armët që ka shkuar” citat i Qerim Kelmendit)..
Shtrohet pyetja si është e mundur që i gjithë stafi i Shtabit të Diasporës ishte në Tiranë duke filluar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, Ali Ahmti,I brahim Kelmendi dhe te mos kishin asgjë për tu dhënë atyre qe bënin luftën brenda Kosovës....
Në librin e tij Bedri Islami “Enigma e një vrasje të trefishtë “ nuk ka mundur të arrin në përfundim se si ka mundur të vij deri tek vrasja e Zahir Pajzitit, aty thuhet se në komisionin e formuar për të sqaruar rrethanat e vrasjes nuk është gjetur dyshim përpos asaj që Ali Ahemti thotë se ka lajmëruar Ismet Abdullahun, por aty shtrohet pyetja a e ka lajmëruar Zahirin. Nëse do të kishim një studim të mirëfilltë shumë shpejt do të vinim në përfundim se si dhe kush ndihmoj në vrasjen e tyre....Sa për opinion është edhe zbardhja e letrës që e ka dërguar Adem Jashari tek shokët e tij në Dhjetor të 97, ku ndihet i lanë pas dore dhe i tradhtuar, ajo letër gjendet diku në arkivat e LPK-se ,këtë mund ta dëshmoj Ramiz Lladrovci sjellim fragmente të nxjerrura nga libri i Bedri Islamit kur merret ne pyetje Azem Syla me rastin e rënies së Zahirit dhe letrës se Ademit. Kështu zhvillohet biseda e komisionit dhe Azem Sylës Si është e vërteta për ndihmën e familjes Jashari dhe për takimin me djalin e tij Lulëzimin
- Azem Syla: Te dhëna nuk kam dhe nuk them se nuk është ndihmuar familja Jashari, por besoj një qind për qind që është ndihmuar sikur familjet e tjera
- Ramiz Lladrovci: Një letër qe ka dërguar Adem Jashari ne dhjetor 1997, shkruan se jemi diskriminuar me armatim .Letra ekziston edhe sot
- Azem Syla Nuk di për këtë letër,di vetëm se është ndihmuar
- Naser Idrizi: Kur është bërë Adem Jashari anëtar i UCK-së
- Azem Syla: Datë të sigurt nuk di, po një di dhe flas me kompetencë se ka qenë ushtar dhe një ndër eprorët në rrethin e tij dhe e dijë se ka mbajtur lidhje te drejtpërdrejta me Nait Hasanin njërin prej anëtarëve të shtabit të përgjithshëm te UCK-se.
- Kur pyetet se pse Ali Ahmeti përjashtohet nga sektori i veçanet dhe me vendim te kujt është larguar
- Azem syla thotë se: Xhavit Haliti ishte përgjegjës i sektorit, sa për përjashtimin e Abazit. fjala është për Ali Ahmetin thotë se nuk di arsyen, mirëpo kjo është bërë për shkak të gabimeve të mëdha që ka bërë.

16. Jonuz Salihu, arsimtar i kimis ( ministër i drejtsisë sot) dhe aktivist i Lidhjes Komuniste ( sekretar në Qamo " Milladin popoviq ( normalja e Prishtinës) udbash..75. Ibrahim Kelmendi
76. Jusuf Buxhovi,82. Alush Kamberi
83. Fahredin Gunga
63. Qani Memeti;;93. Rrahman Dedaj

94. Myrteza Shate, Strugë
95. Kapllan Resuli
96. Ali Aliu i Prespës,105. Ymer Ymeri:118. Abdulla Prapastica;121. Telat Xhaferi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Lufta me shpiuna nuk fitohet Empty Re: Lufta me shpiuna nuk fitohet

Message  Perparimi Mar 21 Mar - 9:52

[ltr]1[/ltr]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum