Delegatet qe nuk nenshkruan suprimimin e Krahines Autonome t
:: bota
Page 1 sur 1

[size=44]Kujtesë: 25 vite nga suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës [/size] 23.03.2014 • 17:47
Serbët e Fushë-Kosovës, më 1987, nisën lëvizjen antishqiptare që do ta sjellë në pushtet kriminelin serb të luftës, Slobodan Milosevic. Ngritja e tij në pushtet rrezikonte qenien shqiptare në Kosovë.
Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të kompleksit Trepça. Këta minatorë dolën në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, që kërcënohej nga ngritja në pushtetin komunist të Serbisë të Slobodan Milosevicit. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.
Një çerek shekulli më parë, më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Më 23 mars, në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre (“mysafirëve”) pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve. Gjithçka ishte planifikuar: të bëhej lojë me imazhe, me gishtat e parë të ngritur pro ndryshimeve – në ulëset e para – që do të dominon çdo vendim ndryshe.
Gjithçka ishte bërë me qëllim. Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota. Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja. Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve. Kështu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqësisht, kjo nuk u arrit në tërësi.
Sidoqoftë, brenda në sallë ishin disa deputetë shqiptarë që nuk u frikësuan dhe i ngritën gishtat kundër heqjes së autonomisë së Kosovës. Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, në disa studime del se Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25-30 mungojnë në seancë.
Avdi Berisha ka punue ne pompen e benzines ne suhareke,ka qen burr i vendosur.
Ma tutje se çfare rruge ka pas,nuk e dim.Uke Bytyqi ka qen sekretar i partise komuniste ne OBI ,ne shiroke,gjate viteve 1987_1989
Në xhirimet të cilat janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës. Qëndrime të tilla publike ka dhënë edhe delegatja Melihate Tërmkolli.
Suprimimi i autonomisë pasoi pushtimin klasik të Kosovës. Demonstratat shpërthejnë anekënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe.
Ndonëse shumica e deputetëve nënshtrohen ndaj politikës serbe, kundërshtimi i këtij numri të vogël të deputetëve megjithatë mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve, sepse ata përfaqësonin vullnetin e shumicës. Kështu, para 25 viteve, në momentet shumë të rënda për shqiptarët e Kosovës, këta delegatë megjithatë ia dolën ta ruajnë nderin shqiptar, të jenë dëshmi se ky popull nuk ishte gjunjëzuar tërësisht.
Më poshtë mund ta shihni dokumentarin e njohur të BBC-së, Vdekja e Jugosllavisë. /Telegrafi/
Serbët e Fushë-Kosovës, më 1987, nisën lëvizjen antishqiptare që do ta sjellë në pushtet kriminelin serb të luftës, Slobodan Milosevic. Ngritja e tij në pushtet rrezikonte qenien shqiptare në Kosovë.
Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të kompleksit Trepça. Këta minatorë dolën në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, që kërcënohej nga ngritja në pushtetin komunist të Serbisë të Slobodan Milosevicit. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.
Një çerek shekulli më parë, më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Më 23 mars, në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre (“mysafirëve”) pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve. Gjithçka ishte planifikuar: të bëhej lojë me imazhe, me gishtat e parë të ngritur pro ndryshimeve – në ulëset e para – që do të dominon çdo vendim ndryshe.
Gjithçka ishte bërë me qëllim. Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota. Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja. Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve. Kështu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqësisht, kjo nuk u arrit në tërësi.
LEXO PO ASHTU: Ngjarjet që shënuan historinë shqiptare në vitet 1912-2012
Kosova ishte nën shtetrrethim. Suprimimi i autonomisë së Kosovës ishte vendim që siguronte supremacinë serbe në federatën e atëhershme jugosllave, sidomos kur dihet se Serbia kishte realizuar dominimin në Vojvodinë dhe Malin e zi. Komploti ishte i organizuar nën presionet politike dhe kërcënimet e makinerisë ushtarake e policore – jo vetëm serbe – jashtë ndërtesës së Kuvendit.Sidoqoftë, brenda në sallë ishin disa deputetë shqiptarë që nuk u frikësuan dhe i ngritën gishtat kundër heqjes së autonomisë së Kosovës. Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, në disa studime del se Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25-30 mungojnë në seancë.
Avdi Berisha ka punue ne pompen e benzines ne suhareke,ka qen burr i vendosur.
Ma tutje se çfare rruge ka pas,nuk e dim.Uke Bytyqi ka qen sekretar i partise komuniste ne OBI ,ne shiroke,gjate viteve 1987_1989
Në xhirimet të cilat janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës. Qëndrime të tilla publike ka dhënë edhe delegatja Melihate Tërmkolli.
Suprimimi i autonomisë pasoi pushtimin klasik të Kosovës. Demonstratat shpërthejnë anekënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe.
Ndonëse shumica e deputetëve nënshtrohen ndaj politikës serbe, kundërshtimi i këtij numri të vogël të deputetëve megjithatë mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve, sepse ata përfaqësonin vullnetin e shumicës. Kështu, para 25 viteve, në momentet shumë të rënda për shqiptarët e Kosovës, këta delegatë megjithatë ia dolën ta ruajnë nderin shqiptar, të jenë dëshmi se ky popull nuk ishte gjunjëzuar tërësisht.
Më poshtë mund ta shihni dokumentarin e njohur të BBC-së, Vdekja e Jugosllavisë. /Telegrafi/
Re: Delegatet qe nuk nenshkruan suprimimin e Krahines Autonome t
Tërmkolli: Ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 janë turpi ynë!
Delegatet e Kuvendit te Kosovës ate kohe, thuajse unanimisht votuan per suspendimin e Kushtetutes së Kosovës duke e kthyer Kosovën ne nje Autonomi ne kuader të Serbise dhe duke i dhen komepetenca ekzekutive Serbis në Kosovë.
Kjo i hapi rruge Serbise te instaloi Pushtetin represiv ne menyr legale dhe duke i hap rruge pastrimit etnikë në tere regjionin e Kosovës.Ja çfarë thotë ajo.
Sujets similaires
» Vojvodina me Statut të ri të krahinës- rajon evropian?
» Krahina autonome e metohise se Kosoves-udheheqsat e saj qena
» Hillari C dhe Atifete J nenshkruan Graqanica eshte shqiptare
» Ahmet Zogu,apo Esat Pasha nenshkruan marveshje me Pashiqin

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum