Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Gazetari qe ishte prezent ne takimin e Naos me Milloshin

 :: politika

Aller en bas

Gazetari qe ishte prezent ne takimin e Naos me Milloshin Empty Gazetari qe ishte prezent ne takimin e Naos me Milloshin

Message  Perparimi Mer 1 Mar - 4:09

Gazetari që raporton nga Athina për BBC, Robert Goro gjatë një interviste për mediat shqiptare ka folur edhe për ngjarjet e vitit 1997.

Veç këtyre, ai ka folur edhe rreth takimit që kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, ka zhvilluar me Sllobodan Millosheviçin.
Ai tregon me detaje gjithçka di nga ajo ditë, ndërsa shton se para takimit, Nano i kishte vënë kusht serbit Millosheviç, që të diskutohej edhe për Kosovën, ndryshe takimi nuk mund të zhvillohej.
Zoti Goro. Mes morisë së ngjarjeve si një gazetar që punuat 18 vjet në BBC në seksionin shqip keni ndjekur edhe takimin e famshëm dhe shumë të debatuar të kryeministrit Fatos Nano dhe presidentit të Jugosllavisë së asaj kohe Sllobodan Milosheviç. Si e përcillni sot pas 20 vjetësh atë takim?
Më 4 nëntor 1997 u zhvillua në Kretë një takim i liderëve të Ballkanit. Ishte një darkë e organizuar për tu zhvilluar në Kretë dhe unë kam ndjekur takimin si gazetar i BBC. Kam patur rastin ta takoja kryeministrin e Shqipërisë pas takimit dhe të zhvilloj një intervistë. Nga e gjithë ajo që quhet debat sot më vjen habi për një gjë: Unë kam qenë në kontakt dhe kam qenë i informuar se kryeministri Nano u ka thënë prerë autoriteteve që merreshin me organizmin e takimit se çështja e Kosovës do diskutohej patjetër në këtë takim. Më para ata kishin thënë që Millosheviçi të takohej me Nanon por me një kusht që Kosova të mos ishte pjesë e bisedës. Por Nano ia ktheu se nëse nuk zihet në gojë Kosova, atëherë përse duhet të bëhej ky takim. Takimi u krye dhe mua më ka ardhur habi nga sulmet që i bënë Nanos në atë kohë. Shumë vetë edhe sot pyesin përse e takoi. Unë them bëri shumë mirë që e takoi. Unë jam tifoz i komunikimit. Ishte një sfidë dhe takimi duhej.
Sa zgjati takimi?
Ka zgjatur 45 minuta. Në mos gaboj ka mbaruar në orën 19.45 minuta dhe të gjithë në qendër në Tiranë dhe në Londër ishin nën tensionin e kohës sepse ishte edicioni informativ por ndërkohë takimi nuk kishte përfunduar. /bw/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Gazetari qe ishte prezent ne takimin e Naos me Milloshin Empty Re: Gazetari qe ishte prezent ne takimin e Naos me Milloshin

Message  Perparimi Mer 1 Mar - 4:09


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum