Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Everi,Nexhmija,Liljana Hoxha,spiuna te shqiperise

 :: politika

Aller en bas

Everi,Nexhmija,Liljana Hoxha,spiuna te shqiperise Empty Everi,Nexhmija,Liljana Hoxha,spiuna te shqiperise

Message  Perparimi Mer 15 Fév - 17:43

Në familjen e Enver Hoxhës ka mbretëruar një situatë kaotike plot intriga, plane vrastare, spiunllëqe dhe gjueti shtrigash. E dy strumbullare të rëndësishme ishin Nexhmija dhe Teuta, gruaja e Enverit dhe nusja e djalit. Kështu mendon Liljana Hoxha, nusja e Sokolit, djalit tjetër të Enver Hoxhës. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin e mbrëmshëm “Opinion” në Tv Klan,


Kush agjenturë? Cilat ishin agjenturat që vepronin në Shqipëri?
Ka qenë KGB-ja dhe UDB-ja. CIA ka dashur shumë të ketë nën kontroll situatën. Këto kanë ardhur prej Jaltës, kjo është rrjedhojë e Jaltës. Është logjike, po të fillojmë me formimin e partisë, të kalojmë me profilin e Hoxhës, etj mund të thuash shumë dhe kanë rëndësi historike për tu parë. Si detyrim i vendosjes gjeopolitike strategjike të vendit tonë, kjo çështje mbeti me doemos me pasoja. Por kanë pak rëndësi për temën tonë.
KGB-ja dhe UDB-ja ishin të pranishme në Shqipëri në nivele të larta apo jo?
Rezultojnë që ishin të pranishme në Shqipëri, në nivelet më të larta.
Ju keni fakte për këtë, kush e thotë?
Faktet janë gjithçka që ka bërë Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha.
Ju po thoni që Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha ishin agjenturë e KGB-së apo UDB-së.
Po ishin fitimtarët.
Çdo me thënë fitimtarët?
Domethënë pasi bënë të gjithë luftën për pushtet, pasi shkatërruan dhe vranë të gjithë pretendentët.
Pretendentët i vrau Enver Hoxha apo Ramiz Alia me Nexhmije Hoxhën?
I “vrau” Enver Hoxha sepse ishte ai në krye. Mund të ketë pasur edhe ndonjë firmë aty që në fund të fundit gjatë luftës për pushtet, kur i thua që ky njeri është i rrezikshëm e të tjera, vendimet janë të paracaktuara. Në parantezë, unë pashë filmin dhe kam qarë siç ka qarë çdo grua shqiptare, por këtu po analizojmë, t’i lëmë sentimentet.
Pra ju po thoni që Enver Hoxha përdorej për të eliminuar ata persona që….
Enver Hoxha nuk përdorej. Është fjalë e dobët, edhe Enver Hoxha për sytë e mi është shumë i fortë dhe ashtu ka dalë i fortë. Por Enver Hoxhës i jepej një informacion i gabuar. Dhe ky informacion i gabuar nuk ka qenë vetëm kur ai u izolua, sepse kur u izolua u bë absolutisht i kontrollueshëm.
Ramiz Alia nuk e merrte kurrë pushtetin dhe Nexhmije Hoxha nuk e merrte kurrë pushtetin pasi të vdiste Enver Hoxha pa qenë të tillë.
Po e kishte përsa kohë Enver Hoxha ishte gjallë…
Po do të trajtohej nga Mehmet Shehu ashtu siç u trajtua Mehmet Shehu nga Enver Hoxha dua të them në emër të tij nga Kadri Hazbiu, Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha.
Pra ju mendoni që Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia kishin frikë nga Mehmet Shehu?
Padyshim.
Përse kishin frikë?
Sepse Mehmet Shehu ishte më i egri i të gjithëve.
Ishte i egër, por të gjithë mendojnë se ai do të sillej mjaft mirë me familjen e Enver Hoxhës…
Kështu mendojnë të gjithë, por nuk mendonte Nexhmije Hoxha kështu.
Ju mendoni se Nexhmije Hoxha kishte realisht frikë nga Mehmet Shehu?
Nexhmije Hoxha kishte realisht shumë frikë nga Mehmet Shehu.
E shprehte këtë?
Familja e Mehmet Shehut është sjellë realisht shumë keq ndaj familjes sonë.
Si është sjellë keq?
Bënin dualizëm të hapur që nuk kishte pse, sepse fëmijët e Enver Hoxhës ishin shumë të thjeshtë. Silleshin thjeshtë, pavarësisht se kanë të tjera kusure në kurriz, por ishin të sjellshëm, nuk ishin vanitozë, nuk ushtronin pushtetin e të atit, kurse fëmijët e Mehmet Shehut ishin arrogantë, prepotentë edhe ndaj nesh, edhe ndaj familjes sonë ishin kërcënues. Nuk të përfillnin, kalonin përpara me makina, të fyenin, etj. me radhë.
Më pas në analizat që keni bërë, ju rezulton i tillë…
Në të gjitha analizat ashtu më del. Me mërzitjen e Enver Hoxhës ashtu më del. Me gëzimin e Nexhmijes ashtu më del, edhe të fëmijëve edhe me tablonë sinoptike ashtu më del. Sepse me tablonë sinoptike duhet të qetësonte Shqipërinë, njerëzit, sepse nuk është e kollajshme të vetëvritet një kryeministër, dhe duhet ta deklarojë spiun gjë që edhe mund ta ketë besuar. I KGB-së është, sepse e ka ditur vetë Enver Hoxha dhe e ka lejuar. Ai i dinte se kush është i KGB-së dhe kush jo, pra kë lejonte dhe kë jo.
Ju mendoni që Enver Hoxha e dinte se kush ishin spiunët e KGB-së?
Po. Po.
Dhe i toleronte?
Jo i toleronte, i linte në funksion, ua diktonte funksionin. Dhe në rastin e tablosë sinoptike, thotë që më ka dalë poliagjent. Pra më ka dalë edhe në anë tjetër që unë nuk e njoh. Domethënë më ka tradhtuar.
ë gjitha këto eliminime që Enver Hoxha bënte, ndahen në dy pjesë; eliminimet e atyre që quheshin kundërshtarë politikë, klasat e përmbysura që në një farë mënyre komunizmi u mori pushtetin dhe i ndëshkoi dhe eliminimet brenda kupolës drejtuese të Partisë Komuniste….
Enver Hoxha ka bërë reprezalje vetëm për luftën për pushtet. Luftën e klasave e kemi zhvilluar vetë, e ka zhvilluar shoqëria që është e molepsur nga agjentura. 
Është agjentura që të ndante Shqipërinë, gjysmën Beogradit dhe gjysmën Greqisë. Fakte këto që sot dalin, sajë edhe studiuesve si Auron Tare, por edhe gjëra që diheshin. Përsa i takon Enver Hoxhës, nuk të falte për pushtet. Por ama fali Sejfulla Malishovën, fali Kristo Frashërin, e të tjerë si ata. 

Unë vetë, jam martuar me Sokol Hoxhën, pasi ime motër mori nipin e armikut të popullit që ishte në burg.Pra Enver Hoxha toleronte.
Po po, i ka Nexhmije Hoxha. Ajo edhe për dokumentacionin tonë personal, letërkëmbimin me Enver Hoxhën na ka dhënë kopje, jo origjinalet. Origjinalin ia ka dhënë Ilirit dhe Teutës (trashëgimtarëve të pushtetit). Këtë e di, sepse ma tha vetë, se nuk kisha si ta dija. Edhe Pranverës i ka dhënë kopje, të gjitha të tjerat i ka mbajtur vetë edhe letërkëmbimin tonë, që nuk janë të rëndësishme, janë ditarë, letra.
A rrezikon zonja Hoxha të zhdukë, të shkatërrojë ose të dëmtojë materiale komprometuese, që mund të gjenden në arkiv por që kanë vlerë historike?
Për mua i ka zhdukur sepse ajo fshihet pas Enver Hoxhës, bën propagandë është dogmatike, aspak patriote, është gjoja konservatore marksiste leniniste. Por ndërkaq, në këtë formë ajo e degjeneron Enver Hoxhën, i cili qe shumë më pak marksist-leninist se sa ishte nacionalist.
A ka pasur një trashëgimi financiare të Enver Hoxhës?
Nuk është e mundur të ketë pasur. Mund të ketë pasur trashëgimi shtetërore.
Kë quani ju shtetërore?
Shtetërore quaj fondin shtetëror. Një shtet ka fondin e vet, që sot ndodhet atje ku i ka çuar i biri i Ramiz Alisë, gjatë vizitës me të atin në Amerikë. Është në libër, se si ata e kanë transferuar fondin shtetëror, thesarin e shtetit në Amerikë dhe e zotërojnë për veten e tyre.
Fond i madh?
Nuk e di. Në këtë mes, Nexhije Hoxhën e kanë nxjerrë jashtë. Nëse kishte kodin më parë, se ka më tani. Po pa gjë, nuk ka ngelur. E para paguhet nga UDB-ja dhe e dyta ka mënyrat e saj, pjesë tek DEKA.
Kjo është paksa mitologjike?
Mitologji, po qëndron aq sa qëndron parulla që: Deka është e djemve të Enverit. Nuk do të qëndrojë në qoftë se deklarohet që fëmijët e Enverit nuk kanë pjesë tek Deka. Në qoftë se jo, ata që kanë pjesë tek Deka janë Nexhmija me fëmijët e tjerë. Kjo nuk është mitologji, është fakt.
Deka ka pronarë, dihet kush e ka…
Është çështje aksionesh, që nuk mund të dihet asnjëherë.
A ka pasur pasuri familja Hoxha në fund të viteve ‘90?
Liliana mblidhni lekë se nuk i dihet jetës.
Kur jua ka thënë këtë?
Vitet e fundit të jetës.
Por ndërkohë, sipas burimeve që ne jemi ende duke i verifikuar, por nuk i konfirmojmë deri më sot, në familjen e Enver Hoxhës, disponoheshin mjaft bizhuteri, me vlerë të madhe të konfiskuara në vitet ‘44, ‘45, ‘46 nga ato që quheshin klasa të përmbysura, bejlerë, pasanikë të mëdhenj, biznesmenë, që nuk janë regjistruar në pasurinë shtetërore. Nëse del e vërtetë, mbetet për t’u verifikuar…
Nexhmije Hoxha më ka vrarë vëllanë, më ka vrarë motrën, ka vrarë gjithë shqiptarët, ata që janë vrarë e persekutuar vetëm për pushtetin e saj, unë atë grua e kam frikë. Përpos komunist, nacionalizmit ai i ka qëndruar më së miri, sidomos në fund. Ai tha të vendoset feja se e kërkoi Shtrausi, të bëhen lëshime ideologjike, të bëhet çdo gjë që Shqipëria të hapet. Për Kosovën bëri shumë, gjë që Nexhmije Hoxha e shpreh ndryshe në formën që do. Do të thosha që sot akoma Kosova vuan për vetëvendosje dhe prandaj Albin Kurti i drejtohet qeverisë tonë të sotme që të ndërhyjë në OKB për ta ndihmuar, sepse akoma Kosova sot me fusnotën është përsëri e pushtuar. Ashtu siç jemi edhe ne të paorientuar, të ç’legjitimuar në substancën tonë kombëtare prej dy partive kryesore. Hap kutitë, mbyll kutitë, shko në parlament, mos shko në parlament. Bëj këtë se e kërkojnë Amerikanët, bëj këtë se kërkon Evropa, kur dhe Evropa dhe Amerika kanë filluar të lodhen me ne dhe thonë bëni ç’të doni vetëm mos u zini. Kështu që ne brenda nesh, ngelemi të sëmurë, shumë keq. Kjo gjë, mund të shërohet vetëm prej vetes tonë, siç po shërohet Turqia që ka guximin të kërkojë të hyjë në Evropë me neo-otomaninë, që do të thotë se nuk kanë qëllim ekspansiv, por që kanë qëllim ngritje ndërgjegjeje kombëtare, krenari kombëtare. Ne nuk kemi krenari sepse këtë krenari na e kanë shtypur agjenturat me protagonistët përkatës që përmendëm. Se kanë shtypur emrin e Enverit, dhe e kanë shtypur pikërisht për të shtypur ndërgjegjen kombëtare. Për mua Enver Hoxha është ndërgjegjja kombëtare.Vetë zonja Hoxha madje, në intervistë nuk shprehu asnjë keqardhje ndaj viktimave, madje u shpreh se shumë prej atyre që janë dënuar kanë qenë hajdutë ordinerë..

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Everi,Nexhmija,Liljana Hoxha,spiuna te shqiperise Empty Re: Everi,Nexhmija,Liljana Hoxha,spiuna te shqiperise

Message  Perparimi Mer 15 Fév - 19:24

Everi,Nexhmija,Liljana Hoxha,spiuna te shqiperise 16641087_1683346848344373_3569664888923861023_n

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum