Noli;Ismail Qemaili,ishte nje batakqi sa edhe HasanPrishtina
:: politika
Page 1 sur 1
Re: Noli;Ismail Qemaili,ishte nje batakqi sa edhe HasanPrishtina
Noli: Ismail Qemali batakçi, shiti Shqipërinë tek italianët
Apr 4, 2014
Fan S. Noli
Akuza ndaj Hasan Prishtinës dhe thirrje shqiptarëve të mos gënjehen e t’i çojnë në Parlament
Që nga shtatori i vitit 1912 kur Fan Noli shkruante në gazetën “Dielli”, politika shqiptare sos se ka ndryshuar shumë… Kandidatë për Parlament që gjatë fushatave parlamentare premtojnë gjithfarë mrekullirash para popullit, programe të gjata dhe sa bëhen deputetë, harrojnë gjithë çfarë kanë thënë. Një situatë parazgjedhore ishte edhe në shtator të 1912, por duket se Noli e ka pisk me dy figura të rëndësishme historike, pikërisht Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën. Shqipëria ende nuk ishte shpallur e pavarur e Ismail Qemali nuk ishte akoma “plaku i urtë që ngriti Flamurin në Vlorë”. Për Nolin, ai s’është gjë tjetër veçse një sharlatan, batakçi, që ka bërë pazar në kurriz të Shqipërisë. Nuk bie më poshtë në epitete edhe Hasan Prishtina. Pasi u nxjerr “të palarat” këtyre dy burrave, Noli u drejtohet shqiptarëve që të hapin sytë e të mos u besojnë atyre e t’i zgjedhin në Parlament…
Pas një muaji Shqipëtarët do të ftohen prej guvernës të zgjedhin përfaqësonjësit e tyre për Parllamentin e Perandorisë turke. Në u lënçin të lirë, mëmëdhetarët t’anë do t’apin votën e tyre verbërisht për ca njerës, të “mëdhej” pas mëndjes së tyre dhe çarllatanë pa cipë pas mendjes s’onë, pa i lidhur me një program dhe pa vënë re jetën e tyre të shkuar. Dy nga këta Shqypëtarë “të shkëlqyer dhe me nam” që do të dalin pa dyshim janë Ismaili i Vlorës dhe Hasani i Prishtinës.
Ç’BËHET GJETKË
Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe Qazim Vlora, më 1913
ISMAIL QEMALI
Po Hasani dhe Ismaili NUKË do t’i japin popullit shqipëtar asnjë program, se bota e tërë i njeh për njerës të nderçim, të mëdhej dhe patriotë. Fort mirë po jeta e tyre e shkuar thërret për kundër që janë njerës pa cipë e pa nder, çarllatanë pa ndërgjegjie, tregëtarë patriotikë me zëmër Kucovllahu dhe Sërbi, Turq dhe Anadollakë gjer në palcë e gjer në koskë. Për të nisur me Ismailin-se, siç thotë fjala frënge “a tout seigneur tout honneur” – si mor Shqipëtarë pikë-varë e të humbur, i kini besë këtij njeriu dhe e dërgoni në Parllament? Përse nukë hithni një sy mi jetën e tij të shkuar, që është një Iliadë çarllatanirash, batakçillëkesh, dhe tradhëtirash? Përse nukë pyesni ç’ka bërë për Shqipërinë gjer më tani? A është nevoje të ndyj pendën që t’u’a thom unë? Ky kallpozan s’ka bërë në jetë të tij tjatër gjë veç të shesë pyje të Shqipërisë në kumpanira italiane, kongresë dhe kryengritjera Liberalëve, dhe të gënjejë Grekët duke u falur Epirin. Për Shqipërinë s’ka hapur kurrë gojën botërisht as në Parllament, as nër gazetat shqipe, as në të huajtë. Kur shaheshin shqipëtarët ndyrërisht në Parllament, kur therreshin në Gegëri pa mëshirë, Ismaili heshtte, dhe bënte hesap sa para dhe fitime munt të nxierë nga këto turbullime. U sul në Mal të Zi, duke u këshilluar Toskëve të heshtin e të mos i turbullejnë hesapet. Tregëtoj gjakun e Malësorëve dhe pastaj u tha toskëve që është koha të ngrihen. Sivjet gjth’ashtu u zotua që do t’a çlironte fare Shqipërinë me një kongres edhe me një kryengritje. I bëri që të dyja, u’a shiti Liberalëve, mori paratë i futi në xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekët që Epiri është i tyre, dolli në Vlorë ku i këshilloj Toskët të mos kërkojnë nga guverna veç gjërave që të munt t’u jipen. Pas këtyreve të gjitha Myzeqarët munt t’a besojnë për njeri të math Ismailin e t’a zgjedhin deputet, Shqipëtarët e vërtetë s’duhet t’a bëjnë kabull as t’a pshtyjnë.”
HASAN PRISHTINA
Vijmë te Hasan i Prishtinës. Ky njeri gjer katër vjet më parë ish një tregëtar i nderçëm që shiste mobilla dhe që s’trazohej në politikë. Po Koshtituta e solli në patalok të Parllamentit. Si deputat u-suall mjaft mirë, foli sa mundi si Liberal kundër Xhon-Turqve edhe dërgoj çesa diema në Shkollën Normale me harxhet e tij. Kjo e funtmja e ngjiti në shtimë të Shqipëtarëve nacionalistë dhe e idealizoj. Hasani i Prishtinës vërtet na u duk ahere si një patriot i vërtetë dhe pa përqasje më i lartë më i besiesë se Myfiti i cili dha vetëm 10 lira për shkollën e Shqipërisë, dhe Nyzhet be Vrioni dhe Ismaili që s’dhanë fare. Po dardha e kish prapa bishtin. Kur Xhon-Turqit bëjtin një mijë mënyra që të mos dalë përsëri deputat, Hasani umuar vesh me Liberalët nga njëra anë, me general Isa Boletinin dhe me Riza ben’e e Jakovës nga tjatra, i gënjeu këta të funtmit me një program autonomist dhe i futi në zjarr të kryengritjes. Dëgjuam në krye që qëllimi i tij qe të krijojë një Shqipëri më vete, me një flamur të veçantë dhe me një princ nga gjaku i SkënderBeut. Pastaj mësuam se Hasani do t’a bënte Shqipërinë t’onë një Republikë malësore si të Svizërës. Gjaku u derth rrëke, Isa Boletini u plagos, por në funt Shqipëtarët u muntnë. Ahere Hasani i shtroj guvernës, kondidat e tij të cilat qenë: Të zgjidhet Parllamenti dhe të hapen më tepër medresera. Kur Riza Beu dhe shokët e tij kërkojin autonomi ky kërkonte reforma për mbretërinë Ottomane. Isa Boletini me Riza Benë të gënjyer me një paturpësi dhe dinakëri aqë të poshtër, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe t’a lenë Hasanin të mbledhë pemët e mundimeve të tyre. Hë për hë Hasani mori një “Osmanie” nga Sulltani; për pak kohë do të shohim si do t’ja çpërblejnë shërbimet Liberalët që theu Xhon-Turqët me gogolin e kryengritjes gege. Sërbët edhe Turqët duhet t’a ngrehin Hasanin në qiell që ndaloj njohjen e një Shqipërie autonome me katër vilajetet prej guvernës turke. Po Shqipëtarët e vërtetë, kur t’u kërkojë votën, duhet t’a dërgojnë të verë kandidaturë në Konjë a në Belgrad që e ka më afër.
KONKLUZIA.
Gjer kur do të bëhemi kleçka të verbëra të ca intriganëve që tregëtojnë me gjakun t’uaj? Sa para bëjnë kryengritjet t’uaja kur pemët i mbledhin dy a tre çarllatanë dhe ju mbeteni si pul’e lagur? Ç’fitim kini që dërgoni deputetë në Stamboll, që heshtin kur theren Shqipëtarët e çnderohen pleqtë dhe gratë dhe, në vent që të mprojnë të drejtat t’uaja, i ndihin armikut që t’ju mbytë e t’ju shuajë? Bota qesh me marrëzitë t’uaja dhe ne qajmë. Se kurrë s’na shkonte nga mendja që do të derthnit aqë gjak për medresera. Kur s’jini të zotërit të përfitoni nga trimëria juaj, rrini urtë dhe mos e zgjeshni pallën si palëçora që të bëhemi gaz’ i armiqve. Kur nukë dini cilët të zgjithni deputetë, a mos dërgoni fare a çoni ca Sërbër, ca Kuçovlleh, Grekër dhe ca Evgjitër, po jo çarllatanë Shqipëtarë tregtarë të patriotismit me damkë në ballë. Po, në doni të bëhemi njerës në funt e të veni ment, kur t’ju vijnë vagabondët Shqipëtarë e t’ju lypin votën, kërkojuni t’ju shtrojnë një program të çkoqur, pyesni pastaj çfarë njerës janë dhe ç’politikë mbajtin në jetën e tyre të shkuar, kritikojini dhe stigmatizojini po t’ju dalin gënjeshtarë kthejuni kurizin për gjithënjë. Kështu dhe vetëm kështu do të muntni të përparoni. Se s’arrin vetëm palla që të fitoni të drejtat t’uaja, po duhet dhe pakë mendje dhe pakë gjykim, o luanë nga trupi dhe foshnja nga truri. F. S. Noli Boston, Mas, 6 Vieshtë I, 1912″, (gazeta “Dielli”, 12 shtator 1912).
FAN S. NOLI
Sujets similaires
» Kush ishte ismail qemaili e Isa Boletini
» Arian çani;ballkani ishte Helen,edhe shqiperia ishte Greqi e
» Ismail Qemaili nepunes turk
» Mos me kan Eulexi ne kosove,edhe ma keq do ishte gjendja
» Ismail Qemaili nuk donte te ndahej nga Osmanlia
» Arian çani;ballkani ishte Helen,edhe shqiperia ishte Greqi e
» Ismail Qemaili nepunes turk
» Mos me kan Eulexi ne kosove,edhe ma keq do ishte gjendja
» Ismail Qemaili nuk donte te ndahej nga Osmanlia
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum