Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Maliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin

 :: politika

Aller en bas

Maliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin Empty Maliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin

Message  Perparimi Lun 19 Sep - 6:21

Fabrikuesit e dosjeve të rreme janë ata që i fshehin dosjet e tyre të vërteta
Sipas gjeneral Ndrecajt bëhet fjalë për një mapulim të pastër, sepse, siç thotë ai, dosjet e përmendura në opinion, as që ekzistojnë në arkivat e shërbimeve sekrete.
Maliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin Fabrikuesit_e_dosjeve_te_rreme




Intervistë me gjeneralbrigade Maliq Ndrecaj


“Prapa këtyre dosjeve me siguri qëndrojnë njerëzit, të cilët duke fabriku dosje për të tjerët, në fakt i fshehin dosjet e vërteta të tyre. Ka prej tyre, të cilët e humbën pushtetin pas vitit 2001dhe të njëjtit nuk zgjedhin metoda për t’u rikthyer sërish në pushtet.

Fatkeqësisht kemi të bëjmë me njerëz, të cilët janë vonuar në çështjen kombëtare dhe pikërisht ata, që nuk i kanë shërbyer çështjes kombëtare, tash mundohen me i përlye ata të cilët kanë dhënë kontributin më të madh në çlirimin e Kosovës dhe në barabarsinë e shqiptarëve në Maqedoni”, shprehet për FAKTI-n, Gjeneralbrigade, Maliq Ndrecaj 

Bisedoi: Emin AZEMI


Për të depërtuar pak më thellë në problematikën e dosjeve, për lexuesit e FAKTI-t siguruam një intervistë ekskluzive me Gjeneralbrigade, Maliq Ndrecaj, një nga ushtarakët më të spikatur të epopesë së vitit 2001, i njohur tek ne si “komandant Mala”. 

Në zhvillimet dramatike të v. 2001 ai ishte në hierarkinë më të lartë (hynte në treshin komandues) në cilësinë e instruktorit në nivel të shtabit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

I intriguer nga debati për dosjet që u hap furishëm ditëve të fundit në opinionin e këtushëm, z. Ndrecaj deshti të jap kontributin e tij në ndriçimin e prapaskenave që paraqiten me rastin e këtij debati, duke hedhur dritë mbi figurat që padrejtësisht njollosen brenda këtyre të ashtuquajturave dosje. 

Ai, si një dëshmitar i gjallë i ngjarjeve dhe njerëzve me të cilët kishte punuar në v. 2001 në Maqedoni, është i habitur dhe pyet publikisht, se nëse Ali Ahmeti paska qenë dorë e zgjatur e UDB-ës, atëherë si ka mundësi që të gjitha aktivitetet sekrete, të cilat i ka ditur vetëm ai, të mos dekonspirohen dhe si ka mundur që pikërisht nga Ali Ahmeti të mos vinte goditja. 

Sipas gjeneral Ndrecajt bëhet fjalë për një mapulim të pastër, sepse, siç thotë ai, dosjet e përmendura në opinion, as që ekzistojnë në arkivat e shërbimeve sekrete. 

Ai lë të nënkuptohet se autorët e kësaj njollosjeje publike të figurave të pastra, janë njerëz të cilët e kanë humbur pushtetin pas vitit 2001, por që janë vonuar kombëtarisht dhe përmes këtyre manipulimeve duan sërish të vinë në pushtet.


FAKTI: Çka do të thotë lajmi për hapjen e dosjeve?

Ndrecaj: Bëhet fjalë për njerëzit që janë të dëshmuar kombëtarisht dhe më duket e pandershme me i përlye ata. Ne kemi kaluar, nëpër situata të vështira në vitin 2001 dhe unë kam qenë dëshmitar i zhvillimeve në terren, sidomos prej Tanushës deri në Likovë. Ali Ahmeti ka qenë i informuar për çdo lëvizje dhe çdo operacion. Ai i ka ditur të gjitha sekretet dhe çdo shtrirje të ushtrisë në terren. Nëse paska qenë në shërbim të UDB-ës, ai ka mundur atëherë me na goditë shumë keq, sidomos mua. Më duket absurde që pikërisht tani njolloset kjo figurë, për të cilin unë tash po infrmohem nëpër media, për dofarë dosjesh. 

Ky është një turp i madh, aq më tepër, kur këtë ia bën shqiptari shqiptarit. Por, këtu bëhet fjalë për një manipulim të pastër, sepse siç po dëgjojmë nga mediet, ato dosje as që ekzistojnë në arkivat e shërbimeve sekrete, pra janë të falsifikuara. Mjerë për ata që i kanë hy kësaj pune të fëlliqur.



FAKTI: Sipas Jush, kush qëndron prapa dosjeve, kujt i konvenon kjo situatë?

Ndrecaj: Prapa këtyre dosjeve me siguri qëndrojnë njerëzit, të cilët duke fabrikuar dosje për të tjerët, në fakt i fshehin dosjet e vërteta të tyre. Ka prej tyre, të cilët e humbën pushtetin pas vitit 2001dhe të njëjtit nuk zgjedhin metoda për t’u rikthyer, sërish në pushtet. Një prej këtyre metodave është edhe kjo puna e dosjeve, duke i përlyer njerëzit e pastër.

Fatkeqësisht kemi të bëjmë me njerëz, të cilët janë vonuar në çështjen kombëtare dhe pikërisht ata, të cilët nuk i kanë shërbyer çështjes kombëtare, tash mundohen me i përlye, ata që kanë dhënë kontributin më të madh në çlirimin e Kosovës dhe në barabarsinë e shqiptarëve në Maqedoni. 

Pastaj është shumë indikative se vetëm shqiptarët po del se paskan pasë dosje dhe se vetëm ata paskan qenë bashkëpunëtor të UDB-ës. Kjo është absurde, kur dihet, se sa pushtet kanë pasë në dorë shqiptarët në ish sistemin monist. 



FAKTI: A është ndonjë goditje për reputacionin, lavdinë e UCK-së, kjo njollosje që bëhet tash. A mund të lëkundet besimi në popullë?.

Ndrecaj: Jo, në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për kurrfarë goditje të reputacionit, por përkundrazi për ngritje të lavdisë së UÇK-së dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve. Kurse njerëzit që përmenden, nëpër gjoja këto dosje, vetëm që u rritet reputacioni.

FAKTI: Debati për dosjet përfshiu edhe disa figura të politikës kosovare, të cilët kishin qenë aktiv në kohën e rezistencës së armatosur. Ky implikim i Kosovës në këtë debat, a mund të ketë pasoja?


Ndrecaj: Sërish dua ta përmendi një absurd që del nga këto dosje. Nëse krejt këta paskan qenë të involvuar në shërbime të dyshimta, që i kanë shkuar për shtati UDB-ës, atëherë si ka mundësi që pikërisht këta persona e kurorëzuan luftën me pavarësinë e Kosovës. Ju lutem, këtu nuk ka kurrfarë logjike dhe ata që janë munduar me i fabriku këto dosje, kanë dale amatorë shumë të dobët.


FAKTI: Z. Gjeneral, në fund po ua bëjmë edhe një pyetje hipotetike. Si do të vepronit sot, sikur Ali Ahmeti sërish do t’u thirrte. Do t’i përgjigjeshit kushtrimit të tij edhe pas krejt këtyre tendencave për njollosjen e tij?

Ndrecaj: Ali Ahmetit i besoj, sa edhe vetvetes. Nuk kam kurrfarë arsye të hezitoj që të ushtroj aktivitetet e njëjta në terren si në në v. 2001.


Publikuar: 03.11.2010 | 20:30
Lexuar: 7454 herëMaliq Ndrecaj e lavderon Ali Ahmetin

http://www.yllpress.com/19528/fabrikuesit-e-dosjeve-te-rreme-jane-ata-qe-i-fshehin-dosjet-e-tyre-te-verteta.html

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum