Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Udhetimi astral,me rreziqe

 :: politika

Aller en bas

Udhetimi astral,me rreziqe Empty Udhetimi astral,me rreziqe

Message  Perparimi Mar 16 Aoû - 8:50

Udhetimi astral,me rreziqe

Pavarësisht se janë shkruar shumë gjëra mbi këtë temë, akoma kjo çështje është e panjohur mirë, dhe sidomos në vëndin tonë. Projeksion Astral konsiderohet çdo lloj eksperience jashtëtrupore që kryhet me anë të trupit astral, i cili është i aftë të braktisë trupin fizik të njeriut dhe të udhëtojë jashtë tij në botën ose dimensionin astral.

Projeksioni astral përbën një nga mundësitë e ekzistencës njerëzore. Dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një projekson astral me ose pa dashje janë të panumërta, akoma edhe në ditët tona. Por pasi gjykimi racional i botës tonë mban fort frerët e jetës tonë, dhe rrallë herë i japim të panjohurës vënd për tu shfaqur, të paktë janë ata që e dinë me të vërtet se çfarë u ndodhi kur papritur braktisën trupin e tyre dhe e panë veten duke bërë një udhëtim magjepsës astral. Por megjithatë… po ti hedhim një sy traditave të lashta do të na zbulojnë, se ky udhëtim jo vetëm që është i arritshëm, por dhe natyral për njeriun.

Trupi astral

Duke kërkuar në Traditat Esoterike të gjithë qytetërimeve shohim se njeriu përmban një trup që në Tratidën Perëndimore u quajt “astral”, i cili është mbartësi i ndjenjave, pasioneve dhe emocioneve të tij. Gjithashtu ky mbartës quhet “shëmbëlltyrë e dyfishtë”, pasi përbën një kopje ekzakte të trupit tonë fizik, por me ndjesi më të holla. Falë këtij trupi, ekzistojnë dhe shfaqen ndjenjat njerëzore, duke na lejuar një jetë emocionuese, si dhe një komunikim me botën rrethuese nëpërmjet ndjenjave që përbejnë shtrirjen e kësaj shëmbëlltyreje.

Duke bërë një udhëtim të shkurtër në qytetërimet e lashta vërejmë se secili nga ata kishte një emër për trupin astral. Kështu, Egjiptianët flisnin për Ka, Indianët e quanin Liga Sarira, dhe hindutë e përmbanin në Pranamajia Kosa. Budistët flisnin për aftësitë e Rupas, ashtu sikurse Kinezët e quanin Thanghi. Në vëndet skandinave përmëndej si Xhidel, ndërsa keltët e quanin Fets, Guaft ose Favi. Gjithashtu, në Greqi ishte i njohur me emrin Idholo, “Είδωλο”, ose shëmbëlltyra, dhe në Romë me emrin Larva.

Projeksioni astral

Pra një nga aftësitë e trupit astral është dhe aftësia e projeksionit të tij në botën astrale ose në zona të tjera të kohës dhe vëndit. Ky fenomen quhet projeksion astral. Sipas studimeve që janë bërë, ekzistojnë katër lloje të projeksionit astral.

1. Projeksioni që bëhet pa dashje dhe pa vetëdije, e cila përjetohet si një ëndërr intensive. Kur zgjohemi ndihemi shumë të lodhur, dhe me ndjesinë se gjatë gjumit kemi qënë intensivisht aktivë.
2. Projeksioni që bëhet pa dashje dhe me vetëdije, gjatë së cilit trupi ynë astral shtyhet jashtë si rezultat gjëndjeve dëshire të madhe, tensioni, frike, ankthi ose dhimbjeje te fortë. Te ky tip renditen shembujt e njerëzve që u ngritën astrikisht mbi trupin e tyre fizik gjatë një operacioni, ose që u gjendën afër njerëzve të tyre të dashur.
3. Projeksion që bëhet me dashje por pa vetëdije, e cili arrihet nëpërmjet teknikës, por nuk e kemi vetëdijen e plotë të këtij udhëtimi. Megjithatë, më vonë jemi në gjëndje të kujtojmë disa pjesë të kësaj experience.
4.Projeksion që bëhet me dashje dhe vetëdije, gjatë së cilës e përjetojmë daljen nga fillimi deri në fund, dhe jemi në gjëndje që të kthehemi mbrapa tek trupi ynë fizik me dëshirën tonë. Të njohura janë rastet e njerëzve që udhëtojnë nëpërmjet astralit me qëllim që të paralajmërojnë njerëzit e tyre të dashur mbi ngjarje të rëndësishme.
Në këtë pikë duhet të theksojmë se, projeksioni astral që bëhet me dëshirë është një praktikë që përmban shumë rreziqe. Rrezikshmëria qëndron te fakti që personi që ka bërë këtë projeksion mund të mos jetë në gjëndje që ta kthejë trupin e tij astral në trupin fizik, dhe në këtë rastë shkaktohet vdekja, ose ta lërë trupin e tij fizik të pambrojtur gjatë mungesës së trupit astral, me rezultat që trupi fizik të jetë i hapur ndaj ndikimive të jashtme. Për këtë arsye nevojitet një përgatitje e mirë, të stërvitesh, por edhe kultivimi brendësor i njeriut, në mënyrë që të jetë i mbrojtur ashtu siç duhet.

Gjate projeksionit astral, trupi astral qëndron i lidhur me trupin fizik nëpërmjet nje fije gri ose të argjendë, e cila lejon kthimin e trupit astral. Vetëm gjatë vdekjes kemi një shkëputje të plotë. Kjo fije lidhëse shpesh herë përmendet si litar ose fill. Në disa fise të Amerikës ngjasohet me gjarpërin ose pemën, Aziatikët e shohin si shigjetë qiellore dhe aborigjenët e Vorneut si shkalla. Tek Bibla e takojmë me si “fija e argjendë”, por edhe si shkalla e Jakobit. Të gjitha këto shfaqje reflektojnë mitin e lashtë të ngritjes të njeriut drejt qiellit dhe Perëndive, siç shprehet nëpërmjet traditave dhe ceremonive të atyre popujve.

Një fleshbek i shkurtër historik dhe kulturor

Projeksioni është pjesë e traditave dhe initacioneve e të gjitha shoqërive tradicionale të planetit tonë. Sipas studimeve antropologjike, shamanët e ketyre shoqërive realizonin udhëtime astrale me dëshirën e tyre, pasi e kishin përgatitur trupin dhe shpirtin ashtu siç duhej. Në Siberinë Lindore përgatitja përfshinte një periudhë që mbahej kreshmë, purifikimi trupor, dhe meditimi. Në vazhdim, mernin pjesë në një ceremoni te veçantë gjatë së cilës i binin një daulleje ritmikisht duke improvizuar psalme të cilat ndihmonin në shkëputjen e astralit nga trupi fizik. Shamanët e Amerikës Jugore përdornin gjithashtu një pije haliçunogjene të përgatitur nga bimë natyrale e cila e lejonte që të lartësonte perceptimin e tij para se të nisnin udhëtimin e tyre. Pije haliçunogjene përdornin dhe fiset e Perusë, ku grupe të mëdhaja njerëzish udhëtonin sëbashku në vënde të largëta. Akoma është e njohur aftësia e Afrikanëve, Indianëve Amerikanë dhe e Australianëve autoktonë që quheshin shërues – magjistarë, aftësia që të bëjnë projeksion astral me qëllim që të shërojnë pacientët, por edhe që të marin informacione të dobishme për mbrojtjen e fisit të tyre nga pushtuesit. Duke vazhduar me botën perëndimore gjejmë dëshmi të kësaj eksperience në veprat e Herodotit, Platonit, Plutarkut, Pliniut dhe Suetoniut. Kisha gjithashtu ka regjistruar eksperienca të ngjashme jashtë trupore, ku Apostulli Pavlo i përshkruan dhe analizon në Letrat e tij dhe Shën Agustini vendos histori interesante në veprat e tij. Të njohura janë akoma pikëpamjet e idhujve të shenjtorëve të ndryshëm të traditës së krishterë, siç janë ato të Antonios, të Padovait dhe të Alfonso Liguori. Një tregues tjetër është dhe vdekja e Napoleonit, i cili do që të udhëtojë para vdekjes së tij nga Helena e Shenjtë në Romë, që ti thotë mamasë së tij se ka vdekur.



Projeksioni astral dhe kërkime

Kërkimi shkencor i projeksionit astral filloi me themelimin e Kompanisë Britanike të Kërkimeve Psikike në vitin 1882, kur kërkues të degëve të ndryshme mblodhën dëshmi nga njerëzit e tyre, i krahasuan midis tyre dhe pastaj arritën ti vëzhgojnë nëpërmjet intervaleve psikike të kontrolluara. Më pas vijuan eksperimente të ngjashme nga kërkues Francez dhe Amerikanë të shekullit të XX, të cilët regjistruan ndryshimin e valëve që rrezaton truri gjatë eksperiencave jashtë trupore.

Sot në botë, ekzistojnë institucione dhe organizata që meren me studimin e fenomeneve parapsikologjike. Edhe pse dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një eksperiencë jashtë trupore shtohen, “shkenca” moderne nuk e pranon këtë fenomen. E njëjta gjë ndodh edhe me shkencën e psikologjisë ku, sipas parimit frojdian, bota e ëndrrave konsiderohet si një skenë fantastike tek e cila përplasen pasionet e atij që ëndërron me frenimet e atij që është i vetëdijshëm. Një përjashtim përbën psikiatri i njohur Karl Gustav Jung, i cili jo vetëm e studjoi këtë fenomen, por edhe ai vetë kishte eksperienca të tilla astrale.

Shkenca konsideron si “reale” vetëm atë që është e dukshme në sytë e trupit tonë fizik dhe që është e mundur të vërtetohet në kushte të rrepta laboratorike. Ndoshta janë ritmet e shpejtë të jetës tonë, ndoshta tendencat tona mikroborgjeze, ndoshta disa shtysa të kontrolluara, ndoshta akoma edhe disa frikëra të brëndëshme, që na kanë bërë të besojmë se njeriu është vetëm ajo që duket dhe jo ajo që është. Paraardhësit tanë më siguri që do të qeshnin me “eksperimentet” tona, sepse e dinin shumë mirë se nuk ekzistonte “specialist” që të mundë të vinte kabëlla tek Shpirti, ose të peshojë jetën. Pikërisht prandaj ishin në gjëndje të udhëtonin ashtu sikurse shumë pak njerëz modernë munden.

Sot shfaqet në mënyrë të theksuar nevoja e kthimit të një konsiderate tërësore të qënies njerëzore. Kështjellat e shkencës konservtore avash-avash po ndalojnë së qëni të pamposhtura, pasi kërkues të rinj kërkojnë të vërtetën në dijen e lashtë dhe guxojnë të ecin mbi udhë të harruara. Po fillojmë përsëri të vetëdijësohemi, se njeriu përbën një pjesë të natyrës dhe ndjek ritmin e universit. Jeton në tokë, por mund të lartësohet drejt qiejve që të marrë pjesë në misterin e Shenjtë që na rrethon. Pra le të përpiqemi të zbulojmë natyrën tonë brendësore, duke qënë të hapur në udhëtimet e mrekullueshme të Shpirtit tonë…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jeta.nice-forum.com


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Udhetimi astral,me rreziqe Empty Re: Udhetimi astral,me rreziqe

Message  Perparimi Mar 16 Aoû - 9:32

Një fleshbek i shkurtër historik dhe kulturor

Projeksioni është pjesë e traditave dhe initacioneve e të gjitha shoqërive tradicionale të planetit tonë. Sipas studimeve antropologjike, shamanët e ketyre shoqërive realizonin udhëtime astrale me dëshirën e tyre, pasi e kishin përgatitur trupin dhe shpirtin ashtu siç duhej. Në Siberinë Lindore përgatitja përfshinte një periudhë që mbahej kreshmë, purifikimi trupor, dhe meditimi. Në vazhdim, mernin pjesë në një ceremoni te veçantë gjatë së cilës i binin një daulleje ritmikisht duke improvizuar psalme të cilat ndihmonin në shkëputjen e astralit nga trupi fizik. Shamanët e Amerikës Jugore përdornin gjithashtu një pije haliçunogjene të përgatitur nga bimë natyrale e cila e lejonte që të lartësonte perceptimin e tij para se të nisnin udhëtimin e tyre. Pije haliçunogjene përdornin dhe fiset e Perusë, ku grupe të mëdhaja njerëzish udhëtonin sëbashku në vënde të largëta. Akoma është e njohur aftësia e Afrikanëve, Indianëve Amerikanë dhe e Australianëve autoktonë që quheshin shërues – magjistarë, aftësia që të bëjnë projeksion astral me qëllim që të shërojnë pacientët, por edhe që të marin informacione të dobishme për mbrojtjen e fisit të tyre nga pushtuesit. Duke vazhduar me botën perëndimore gjejmë dëshmi të kësaj eksperience në veprat e Herodotit, Platonit, Plutarkut, Pliniut dhe Suetoniut. Kisha gjithashtu ka regjistruar eksperienca të ngjashme jashtë trupore, ku Apostulli Pavlo i përshkruan dhe analizon në Letrat e tij dhe Shën Agustini vendos histori interesante në veprat e tij. Të njohura janë akoma pikëpamjet e idhujve të shenjtorëve të ndryshëm të traditës së krishterë, siç janë ato të Antonios, të Padovait dhe të Alfonso Liguori. Një tregues tjetër është dhe vdekja e Napoleonit, i cili do që të udhëtojë para vdekjes së tij nga Helena e Shenjtë në Romë, që ti thotë mamasë së tij se ka vdekur.Rrene eshte kjo thenje se Napoloni ka qen i vrare ne Moske nga zavendesi i tij Suloja,.Tjeter njeri eshte kape kinse Napoloni dhe anglezet kinse e kane dergue ne shen elen.Dredhit e iluminateve.


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum