Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Dy gjeneralët kryesor që tentuan grusht shtetin janë shqipta

 :: politika

Aller en bas

Dy gjeneralët kryesor që tentuan grusht shtetin janë shqipta Empty Dy gjeneralët kryesor që tentuan grusht shtetin janë shqipta

Message  Perparimi Dim 17 Juil - 12:34

Dy gjeneralët kryesor që tentuan grusht shtetin janë shqiptarë Pëlqej0

Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:
Abonohuni Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Rreth kësaj teme:
Ja kush janë dy ushtarakët që organizuan grushtin e shtetit në Turqi Pas arrestimit të ish-komandantit të Forcave Ajrore të Turqisë, Akin Ozturk, i cili sipas mediave është me origjinë nga Mitrovica, mediat turke raportojnë se autoritetet kanë arrestuar Gjeneralin legjendar, Adem Hudutin, si pjesë e grushtit ushtarak ndaj qeverisë turke.

Adem Huduti, i cili ka lindur në Kosovë me 1 janar 1952, është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

BBC shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri më tani, së bashku me Akin Ozturk, me të njëjtën gradë, por në pension.

Gjeneral Adem Huduti, ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe familja e tij më pas emigroi në Turqi. Në vitin 1973 Adem Huduti u diplomua në Akademinë Ushtarake.

Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësoris në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Për shumë vite, ai ka kontribuar në forcat Aleate Tokësore të NATO-­s për Europën Jugore në Itali.

Në vitin 2014 Huditi u gradua gjeneral­lejtnant dhe u emërua në të ashtuquajturën Ushtria e Dytë, që është formacioni më i madh i këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Pas sulmeve të 11 shtatorit kundër kullave binjake në SHBA gjenerali shkoi në Afganistan dhe drejtoi trupat turke në Kabul.
Shtuar më 16/07/2016, ora 22:33

http://www.albeu.com/kryetitull/dy-gjeneralet-kryesor-qe-tentuan-grusht-shtetin-jane-shqiptare/252068/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum