Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Pendohet qe ja rrexoi bustin e Sadam Hysenit

 :: politika

Aller en bas

Pendohet qe ja rrexoi bustin e Sadam Hysenit Empty Pendohet qe ja rrexoi bustin e Sadam Hysenit

Message  Perparimi Ven 8 Juil - 5:51

[size=44]Ka zi e ma zi: Njeriu që e rrëzoi monumentin Saddamit, do ta donte kthimin e tij nga të vdekurit! (Video)
[/size]
 1 ditë më parë

[size=34]25[/size]Shkepje

 [url=https://twitter.com/intent/tweet?text=Ka+zi+e+ma+zi%3A+Njeriu+q%C3%AB+e+rr%C3%ABzoi+monumentin+Saddamit%2C+do+ta+donte+kthimin+e+tij+nga+t%C3%AB+vdekurit%21+%28Video%29&url=http%3A%2F%2Fwww.telegrafi.com%2Fka-zi-e-ma-zi-njeriu-qe-e-rrezoi-monumentin-saddamit-ta-donte-kthimin-e-tij-nga-te-vdekurit-video%2F&via=telegrafisti&related=telegrafisti T%26euml;+fundit+nga+Telegrafi][/url] 

Pendohet qe ja rrexoi bustin e Sadam Hysenit Sharifi-780x439
Nuk është fjala për ndonjë dashuri, por irakianët po e kërkojnë Saddam Husseinin, pasi anarkia dhe terrori u dolën më të këqij se diktatura e tij.
Në momentet e rënies së Saddamit nga makineria luftarake amerikano-britanike, një fotografi e prillit 2003 e përshkoi botën. Fjala është për rënien e monumentit të diktatorit irakian.
13 vjet më vonë, Washington Post ka gjetur personazhin kryesor të këtij momenti, Khadim al-Jabbouri. Ai u gjet në mesin e një milion refugjatëve të shpërndarë në kampe të Libanit.

Por, sot ai pendohet për atë që ka bërë, madje ndjehet i turpëruar, transmeton Telegrafi.
“Edhe atëherë kishte korrupsion, konflikt, vrasje dhe plaçkitje. Isha aq i lumtur kur ra nga pushteti. Por, Saddami ra e në vend të tij erdhën 1000 Saddama tjerë”, thotë ai, duke shtuar se më shumë se kurrë do të donte që diktatori të kthehej nga varri në postin e tij të dikurshëm.
Çuditërisht, këtë e thotë një njeri që ishte mekaniku personal për motoçikleta i familjes së Saddamit, por që ra në burg e që regjimi i atëhershëm ia kishte vrarë 15 anëtarë të familjes së gjerë.
“Bushi (George W.) dhe Blaira (Tony) janë gënjeshtarë. E shkatërruan Irakun, na çuan në zero, në nivelin e Mesjetës e ndoshta më poshtë. Po të isha kriminel, do t’i vrisja me duart e mia”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum