Demtimi i palces kurrizore
:: politika
Page 1 sur 1
Demtimi i palces kurrizore
Klasifikimi I thyerjeve dhe trajtimi Thyerjet e fiksuara: nuk paraqesin rrezik, por fragmenti i ashtit mund të komprimojë palcën kurrizore dhe të shkaktojë dëmtim nervor. Mjekimet e shtyllës kurrizore lehtë kthehen në gjendjen e mëparshme. Trajtimi: Thyerjet e fiksuara pa dëmtim të palcës kurrizore: pacienti lirohet pas një qëndrimi të shkurtë në spital, duke përdorur mënyrat më të përshtatshme për imobilizimin e shtyllës kurrizore. Thyerjet e fiksuara me dëmtim të palcës kurrizore: pacienti pranohet në trautomatologji (në njësinë për kujdes akut). Varësisht nga niveli i dëmtimit, ai ose ajo mban jakë ose korse për të imobilizuar shtyllën kurrizore derisa thyerja të shërohet. Thyerjet e paqëndrueshme: ekziston rreziku për komplikime. Është e mundur që komprimimi plotësues i palcës të shkaktojë dëmtim nervor. Mund të jetë e nevojshme e (domosdoshme) intervenimi kirurgjik, për të mënjanuar ndonjë fragment të ashtit ose për të ngjitur shtyllën kurrizore. Trajtimi: Grupi mjekësor pikësëpari duhet të sigurohet që shtylla kurrizore është mirë e radhitur, dhe se palca kurrizore është e lirë nga fragmentet e eshtrave. Shtylla është e radhitur kur vertebrat vendosen përsëri në pozitë normale; shtylla kurrizore atëherë është e imobilizuar për një periudhë kohore prej 8-12 javë, derisa ajo të ngjitet. Grupi mjekësor ka në dispozicion pajisje dhe teknika të ndryshme. Për thyerjet cervikale, tërheqjet skeletale, drejtimi i shtyllës kurrizore bëhet nëpërmjet bashkërendimit të trupave vertebral. Sa më shpejtë të lejojë gjendja e pacientit, dhe sa më mirë të jetë bërë (arritur) bashkërenditja, aq më shpejt largohet tërheqësi kurse pacienti vesh “halo-vest” dhe jakë për regjionin e qafës. Për thyerjet në regjionin torakal dhe atë lumbal, personi në fjalë mban korse në një periudhë kohore prej 8 – 12 javë. Në raste të veçanta, ndërhyrja kirurgjikale është e domosdoshme për të stabilizuar shtyllën kurrizore. Për këtë shkak shufrat ose pllakat (disqet) metalike mund të vendosen në të dy anët e shtyllës kurrizore për të siguruar stabilitet. Gjithashtu mund të përdoren rrethet metalike të lidhura me tel ose transplantime kockore. Shumë prej këtyre teknikave përdoren të kombinuara sipas nevojës. Nuk ka thyerje por shtylla kurrizore është jostabile : Edhe në rastet kur nuk ka thyerje, shtylla kurrizore mund të konsiderohet si jostabile sepse ligamentet janë mjaft të dëmtuar. Në këtë rast, pacienti mban “halo-vest” në periudhë kohore prej 12 – 16 javë për të lejuar shërimin e ligamenteve. Dëmtim I plotë ose jo I plotë 11 Pas dëmtimit të palcës kurrizore, përcjellja e informacioneve nga truri në pjesët e ndryshme të trupit tuaj dhe anasjelltas, mund të jetë plotësisht e penguar, pjesërisht e penguar ose e pa ndryshuar. Shkalla e humbjes së ndjeshmërisë ose funksoneve motorike, varet nga ashpërsia e dëmtimit dhe nga vendndodhja e tij në palcën kurrizore. Mungesa e plotë e lëvizjes dhe e ndjeshmërisë nën nivelin e dëmtimit paraqet dëmtimin e “plotë”. Palca në këtë regjion është ose shumë rëndë e dëmtuar ose e shkatëruar. Të gjitha zonat e trupit, inervimi i të cilave fillon në ose më poshtë kësaj pjese të palcës, tani do të mbeten të izoluara (veçuara) nga truri. Në rastin e dëmtimit jo të plotë, humbja e funksioneve motorike dhe e ndjeshmërisë ndryshojnë nga një person në tjetrin. Disa ndjesi dhe /ose funksione motorike nën nivelin e dëmtimit janë të ruajtura. Me përparimin e bërë në kujdesin akut, lezionet (dëmtimet) përfundimtare (të plota) janë më të pakta dhe më të rralla. Dëmtimet parciale (të pjesëshme) nënkuptojnë efekte të mëvonshme të përhershme më pak serioze dhe ruajtjen e një numri më të madh të funksioneve. Në Amerikën veriore, çdo vit ka rreth 10.000 njerëz që pësojnë dëmtim të palcës kurrizore. Shkaku më i zakonshëm është aksidenti, por dëmtimi i palcës kurrizore mund të jetë gjithashtu rezultat i i tumorit ose të komplikimeve të mjekimit. Sëmundje të caktuara ose keqformime kongjenitale (të lindura) mund ti prijnë paraplegjisë ose kuadriplegjisë, por të gjitha konsekuencat (pasojat) e tyre në përgjithësi nuk janë identike. Shkaqet e Dëmtimit të palcës kurrizore 1. Aksidentet: e komunikacionit, zhytja, rëzimet, armët e zjarrit, thika dhe armë të tjera, sportet etj. 2. Komplikimet gjatë mjekimit ose patologjitë të cilat mund të ndikojnë në palcën kurrizore siç janë psh. tumoret. **************************************** Funksionet e atakuara në varësi nga niveli neurologjik Kur krahasojmë gjendjet e dy personave me dëmtime në të njëjtin nivel, do të vërejmë dallim të madh si në lëvizjet që mund të kryejë çdonjëri prej tyre poashtu edhe në ndieshmërinë të cilën ata mund të jenë në gjendje të ndiejnë (perceptojnë). Kapacitetet 12 minimale që ata mund të ruajnë i korespondojnë pjesës së më poshtme të palcës e cila mbetet e pacënuar (padëmtuar). Nën këtë pikë, dëmtimi a përfshin gjithë gjatësinë e palcës? ose e pret atë në kënd? Prek (atakon) vetëm pjesë të caktuar të palcës kurrizore? Kjo është ajo që përcakton humbjen e motorikës dhe ndieshmërisë. “ Në fillim , Isha e bindur se jeta ime aktive kishte përfunduar” Përshkrimet që vijojnë shërbejnë si ilustrime. Ato japin shembuj ekstrem (të jashtëzakonshëm) që u korespondojnë dëmtimeve të plota të cilat ndodhin në palcën kurrizore. Shembujt e tillë nuk i marrin në konsideratë humbjen e funksioneve për shkak të pranisë njëkohësisht të faktorëve të tjerë siç është plakja. Ju lutem keni parasyshë se funksionet e ruajtura janë më të mëdha sa më poshtë të jetë dëmtimi në palcën kurrizore. Prandaj, dëmtimi i plotë i palcës kurrizore në T12, do të ruajë të gjitha funksionet e mundëshme për dëmtimin në T11 plus disa të tjera. Nga C2 deri në C4, dëmtimi i plotë i palcës kurrizore nënkupton humbje të plotë të funksioneve motorike dhe ndjeshmërisë në të katër gjymtyrët. Ekziston një sasi e caktuar e funksioneve motorike në muskujt e qafës, dhe kjo gjë bën të mundur ngritjen e supeve. Kjo bën të mundur shfrytëzimin e pipëze goje ose kontrollin përmes “gllënjkës dhe fryerjes”, për të operuar me karrocë të motorizuar. Përveç kësaj, në rast dëmtimi në C2, përdorimi i ventilatorit do të ishte esencial për të mundësuar frymëmarrjen për shkak të paralizës së muskujve të frymëmarrjes. Niveli i dëmtimit: Vendi (vendndodhja) i thyerjes ose niveli neurologjik Profesionistët për kujdes shëndetësor shpesh përmendin nivelin e dëmtimit, i cili përcakton se cilat funksione mund të atakohen. A tregojnë ata vendndodhjen e thyerjes ose nivelin neurologjik? Vendi i thyerjes korrespondon me vertebrën, thyerja ose zhvendosja e së cilës është shkak për dëmtimin. Kur struktura skeletore stabilizohet, niveli neurologjik i dëmtimit është ai që ka rëndësi, pra është ai që do të përcaktojë humbjen e funksioneve të pacientit. Për shembull, thyerja e vertebrës T10 mund të dëmtojë palcën kurrizore dhe nervat spinale, në mënyrë të tillë që niveli neurologjik i dëmtimit do të luhatet nga njëri në rastin tjetër, midis T8 dhe T12. Egzaminimi neurologjik përcakton nivelin funksional të palcës
http://www.handi-kos.org/repository/docs/Demtimet_e_palces_kurrizore_607970.pdf
http://www.handi-kos.org/repository/docs/Demtimet_e_palces_kurrizore_607970.pdf
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum