Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku

 :: politika

Aller en bas

martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku Empty martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku

Message  Perparimi Mer 30 Mar - 14:34

https://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_books/single/sq_Nektari_i_vulosur_i_Xhennetit.pdf
Faqe;162 

Shënim në lidhje me martesën e Resulullahut me Aishen Në muajin shevval të vitit njëmbëdhjetë të pejgamberisë, Resulullahu u fejua me Aishen radijAllahu anha gjashtë vjeçe, kurse me të është martuar në Medinë pas Hixhretit, kur ajo i ka pasur nëntë vjet.234  

.............................................
163 



ISRAJA DHE MI’RAXHI – UDHËTIMI I NATËS DHE NGRITJA235 Resulullahu gjatë jetës së vet ka pasur një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, duke i hapur rrugën Islamit. Misioni i tij në përhapjen e fesë së Allahut  ka përjetuar suksese dhe rënie. E atje lart, diku në hapësirat e largëta hyjnore, xixëllonin yjet e shkëlqyera duke pëshpëritur për sukseset e reja. Në këtë periudhë, mes suksesit dhe dëshprimit, ndodh Isra dhe Mi’raxhi. Duke qenë se kjo ngjarje ka vlerë të madhe shpirtërore, do të flasim gjerësisht për të. Ekzistojnë shumë mendime për kohën në të cilën ka ndodhur Isra dhe Mi’raxhi: 1. Isra ka ndodhur në vitin në të cilin Allahu  e ka nderuar Resulullahun me pejgamberi. Ky është mendimi i Taberaniut. 2. Ngjarja ka ndodhur në vitin pesë të pejgamberisë. Kështu mendojnë Neveviu dhe Kurtubi. 3. Ngjarja ka ndodhur natën e njëzet e shtatë të muajit rexheb, të vitit dhjetë të pejgamberisë, mendon dijetari El-Mensur Fevri. 4. Gjashtëmbëdhjetë muaj para Hixhretit ose në muajin ramazan të vitit dymbëdhjetë të pejgamberisë. 5. Një vit e dy muaj para Hixhretit ose në muajin muharrem, të vitit trembëdhjetë të pejgamberisë. 6. Një vit para Hixhretit ose në muajin rebiul-evvel, të vitit trembëdhjetë të pejgamberisë. H. Hatixhja radijAllahu anha ka kaluar në Ahiret në muajin ramazan të vitit dhjetë të pejgamberisë. Gjer atëherë ende nuk ishte shpallur dispozita për pesë namazet ditore. Nuk ekzistonin kurrfarë mendimesh kontestuese rreth asaj se, pesë kohët e namazit janë caktuar natën e Isra’asë. 235 Zadu-l-Me’ad: II/49; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 148, 1

Nektari i vulosur i Xhennetit 164 Tri mendimet e fundit janë dhënë në bazë së shpalljes të sures “El-Isra”, përmbajtja e së cilës tregon se kjo është shpallur mjaft vonë. Nuk e di se cili mendim është më i saktë. Të gjithë imamët e Hadithit e transmetojnë këtë ngjarje, e ne do ta parashtrojmë në pikat e shkurtra me këtë renditje: Ibnul-Kajjimi thotë: “Resulullahu e ka përjetuar Isra’në si udhëtim të vërtetë trupor, që ka filluar në Mesxhidul Haram në Mekë e ka mbaruar në Bejtu-l-Mukaddes në Kuddusi-Sherif. Ka udhëtuar në Burak (mjet me të cilin Muhammedi është ngjitur në qiell) me përcjelljen e Xhibrilit . Ka mbërritur në Kuddus ku është falur në xhami me Pejgamberët e tjerë e ky është bërë imam i tyre, ndërsa Burakun e ka lidhur në hallkën e derës së xhamisë. Atë natë ndodh ngritja e Resulullahut nga Bejtu-l-Mukaddesi në qiellin e parë, e nën udhëheqjen e Xhibrilit i cili e shpie në katet e hapë- sirës së panjohur të Allahut. Aty takon Ademin , babanë e gjinisë njerëzore. E përshëndet me selam e ai ia kthen me mirëseardhje dhe i përgjigjet me selam dhe e pranon pejgamberinë e tij. Allahu  këtu i tregon shpirtrat e shehidëve në anën e djathtë dhe shpirt-rat e fatkeqëve në të majtën. Prej aty, Resulullahu ngritet në qiellin e dytë, ku merr lejen për hyrje. Aty takon Jahjanë, të birin e Zekerijas, dhe Isanë, të birin e Merjemes. Takohet me ta dhe i përshëndet me selam. Ata i përgjigjen selamit, i shpreh mirëseardhjen dhe e pranojnë si Pejgamber. Pas kësaj, pason ngritja në katin e tretë ku takohet me Jusufin. E përshëndet me selam e edhe Jusufi i përgjigjet me selam, me mirëseardhje dhe ia pranon pejgamberinë. Pastaj ngrihet në qiellin e katërt, ku takohet me Idrisin. E përshëndet me selam e ai i përgjigjet në selam, i shpreh mirëseardhjen dhe ia pranon pejgamberinë. Prej aty ngrihet në qiellin e pestë, ku takohet me Harunin, të birin e Imranit dhe e përshëndet me selam. Ai i përgjigjet me mirë- seardhje dhe e pranon si Pejgamber. Pastaj ngrihet në qiellin e gjashtë, ku takohet me Musain, të birin e Imranit dhe e përshëndet me selam. Ai i përgjigjet me mirëseardhje dhe e pranon pejgamberinë e tij. Duke lënë qiellin e gjashtë, Musai fillon të qajë. E pyesin: “Ç’të shtyri të qash?” Ai përgjigjet: “Po qaj për atë se populli i këtij djaloshi, i cili ka ardhur pas meje si Pejgamber, do të jetë më i numërt në Xhenet sesa populli im.” Pas kësaj bisede, Resulullahun e ngrenë në qiellin e shtatë. Aty takon Ibrahimin . E përshëndet me selam. Ai i shpreh mirëseardhjen dhe e pranon si Pejgamber. Israja dhe Mir’axhi 

..........................................
Pas këtij udhëtimi Resulullahun e ngrenë gjer në Sidretu-lMunteha - Perdja e Fundit, e prej aty në horizontin më të lartë të Allahut. Afrohet shumë afër Allahut të Madhëruar e të Lartësuar, pastaj iu afrua e u lëshua afër, aq afër sa dy harqe apo më afër. Dhe i shpalli robit të vet atë që ia shpalli. Këtu i caktohet falja prej pesëdhjetë namazesh ditore. Pastaj Resulullahu niset të kthehet. Kur kalon pranë Musait, ky e pyet: “Çfarë të është urdhëruar?” Përgjigjet: “Pesëdhjetë namaze në ditë.” Musai i thotë: “Umeti yt nuk mund ta zbatojë këtë. Kthehu te Zoti yt dhe lute që t’ia lehtë- sojë umetit tënd.” Resulullahu e shikon Xhibrilin, sikur të kërkon-te këshillim nga ai. Ai ia vërteton me isharet (gjest): “Po, nëse dëshiron ti.” Xhibrili përsëri e ngre tek Allahu i Gjithfuqishëm, i Lartësuar dhe i Lavdëruar - i Cili ishte në vendin e vet (kjo është pjesë e fjalisë së Buhariut e ndërvënë në disa hadithe). Allahu ia zvogëlon dhjetë namaze. Pejgamberi lëshohet gjer te Musai dhe e njofton për këtë. Musai i thotë: “Kthehu te Zoti yt dhe lute t’ia lehtësojë umetit tënd.” Kështu, Resulullahu shkon lartë poshtë, te Musai dhe te Zoti i vet i Lartësuar, gjersa Allahu  ia kufizoi numrin e namazeve gjer në pesë. Pas kësaj, Musai i thotë që të shkonte edhe një herë lart, por Resulullahu përgjigjet: “Mjaft kam fituar nga Zoti im, jam i kënaqur dhe i pranoj.” Kur largohet prej aty, Resulullahu dëgjon një Zë: “E realizova urdhrin tim dhe ua lehtësova robërve të Mi” - (mbaron citati).236 Ibnul Kajjimi pastaj paraqet mendime të ndryshme rreth pamjes së Allahut . Ai citon fjalët e Ibni Tejmijes me përmbajtje të ngjashme. Esenca tregon se nuk ka ardhur gjer te pamja fizike e Krijuesit dhe se ky mendim nuk është transmetuar prej asnjë as’habi. Transmetimi i Ibni Abbasit, i cili flet për pamjen absolute dhe përjetimin e Allahut , me shqisa, nuk është në kundërthënie me transmetimet e tjera. Ibnul-Kajjimi vazhdon: “Fjalët e Allahut të Lartësuar, në suren En-Nexhm: “Pastaj iu lëshua dhe iu afrua.” (En-Nexhm: Cool tregojnë tjetër mënyrë të afruarit nga ai në rrëfimin “mbi lartësimin – ngritjen e natës”, sepse afrimi në suren “En-Nexhm” është afrim i Xhibrilit dhe të lëshuarit e tij, siç thotë Aishja radijAllahu anha dhe Ibni Mes’udi, ndërsa vetë teksti këtë e vërteton. Kurse “afrimi dhe lëshimi” në këtë hadith tregon qartas se ky është afrim dhe lëshim i Allahut . Në suren “En-Nexhm” qëndron edhe kjo: “Atë e ka parë edhe herën tjetër te Sidretu-l-Munteha.” (En-Nexhm: 13-14). Kjo 23



Nektari i vulosur i Xhennetit 166 ka të bëjë me Xhibrilin, të cilin Resulullahu e ka parë me pamjen e vet dy herë: të parën herë në tokë e të dytën herë në Sidretu-lMunteha, e Allahu e di më së miri.”237 Në këtë kohë është përsëritur mu’xhizja e pastrimit të gjoksit të Resulullahut dhe kanë ndodhur edhe disa ngjarje të tjera: Resulullahut i kanë ofruar qumësht dhe verë. Ai ka zgjedhur qumështin, e i është thënë: “Je i udhëzuar në rrugë të drejtë, ose e ke qëlluar rrugën e drejtë, sikur të kishe marrë verën, atëherë umeti yt do të ishte i përçarë (i larguar nga udha e drejtë).” Resulullahu ka parë katër lumenj në Xhenet, dy të njohur e dy të panjohur. Dy të njohur janë Nili dhe Eufrati. Simbolika e tyre ka qenë se muslimanët do të vendosen në luginat pjellore të këtyre dy lumenjve, dhe se banorët e rrjedhave të tyre do të jenë mbartës të Islamit nga gjenerata në gjeneratë. Me këtë nuk është nënkuptuar se këta dy lumenj e kanë burimin në Xhenet. Resulullahu e ka parë sunduesin e hapësirës së Xhehenemit, të mrrolur, me fytyrë leshëtore, pa buzëqeshje dhe pa çiltëri. Gjithashtu ka parë Xhenetin dhe Xhehenemin. Në qiell ka parë ngrënësit e pasurive të bonjakëve, duke përjetuar vuajtje të rënda. Buzët i kishin si turinjtë e deveve. Përtypnin kafshata të zjarrit të Xhehenemit, dhe gurë të skuqur që gulfonin nga shpinat e tyre. I ka parë shfrytëzuesit e kamatës, me stomaqe tejet të mëdha për ç’shkak nuk mund të lëviznin nga vendi. Para tyre kalonin ithtarët e Faraonit dhe meqenëse derisa ata i digjte zjarri i Xhehenemit, këta shkelnin mbi ta. Ka parë laviret duke mbajtur në duar mish të majmë e të freskët së bashku me mish të lig e të qelbur. Hanin nga i ligu dhe e linin atë të parin - mishin e mirë. Ka parë gra të cilat fëmijët e huaj ua kanë atribuar burrave të vet. Ato përgjithmonë do të mbesin të varura për gjinj. Gjatë shkuarjes dhe gjatë kthyerjes ka parë karvane mekase. I ka sinjalizuar udhëheqësit e karvanit për devenë e humbur dhe ka pi ujë nga enët e mbuluara të tyre, ndërsa ata flinin. Pastaj përsëri e ka mbuluar enën. Të gjitha këto provonin vërtetësinë e rrëfimit të tij, të cilin e ka treguar të nesërmen pas kthyerjes nga udhëtimi.238 237 Zadu-l-Me’ad: II/47, 48; Sahihu-l-Buhari: I/50, 455, 456, 470, 471, 481,548-550, II/684; Sahih-l-Muslim: I/92-96. 238 Marrë nga veprat paraprake si dhe nga Ibni Hishami: I/397, 403-406. 



Israja dhe Mir’axhi – Udhëtimi i natës dhe ngritja 167 Ibnul-Kajjumi thotë: “Të nesërmen, porsa agon, Resulullahu njofton popullin e vet se Allahu  atë natë i a treguar disa nga fshehtësitë e Veta. Ata e tejkaluan në mosbesim, e edhe më tepër bënin shpifje e rrena kundër tij. U vërsulën kundër tij edhe më ashpër. Kërkuan nga ai ta përshkruante Kuddusi Sherifin (Xhaminë në Jerusalem), e Allahu  ia lejoi këtë, dhe ai e përshkruajti në detaje me argumente të qarta. Nuk ishin në gjendje ta kundërshtojnë për kurrgjë, nuk kishin më çfarë thoshin. Gjithashtu u lajmëroi për karvanet e tyre, të cilat shkonin dhe ktheheshin, dhe u tregoi se kur do të arrinin në Mekë. Pastaj u tregoi për devenë e humbur nga kreu i karvanit, por të gjitha këto nxisnin edhe më tepër hidhërimin e tyre, sepse jobesimtarët gjithnjë mohonin.”239 E dimë se Ebu Bekrin  e kanë quajtur “Siddik” – vërtetëdashës, për arsye se është njeriu i parë që ka besuar në vërtetësinë e kësaj ngjarjeje (Isra dhe Mi’raxh) në momentin kur të gjithë e mohonin.240 E tërë ajo që është thënë në lidhje me këtë udhëtim, me përmbajtje më të begatshme dhe më madhështore janë fjalët e Allahut të Lartësuar , i Cili thotë: “.. me qëllim që Ne t’ia tregojmë disa prej Shenjave tona.” (El-Isra: 1). Në këtë mënyrë Allahu  ka vepruar edhe ndaj Pejgamberëve të tjerë. Allahu thotë: “Dhe kështu Ne i tregonim Ibrahimit brendësinë e qiejve e të Tokës që ai (të ketë dije të përsosur) të jetë ndër ata të cilët zotërojnë besimin e sigurt.” (El-Enam: 75). Musait i ka thënë: “Që Ne të të tregojmë disa nga mrekullitë Tona të mëdha.” (20, 23). Qëllimi i kësaj dëshire të Allahut ka qenë: “për të besuar bindshëm.” (El-Enam: 75). Duke u mbështetur në njohuritë e Pejgamberit , Shenjat – Argumentet e mëdha të Allahut , njeriut i është mundësuar për ta njohur atë që nuk është e mundur ta shohë me sytë e vet njerëzorë. E, të dëgjosh nuk është njësoj sikurse të shikosh. Vetëm Pejgamberët kanë mundur të durojnë në rrugën e Allahut  atë që nuk munden të tjerët. Të gjitha fuqitë e kësaj bote dhe të gjitha ligjet fizike, për ta kanë paraqitur pengesa që përballohen lehtë. Të gjitha vuajtjet e kësaj bote nuk kanë mundur t’i shmangin nga rruga e drejtë. Vlerësimi dhe sekretet që fshihen prapa detajeve të këtij udhë- timi, paraqesin lëndë studimi dhe në vetvete do të përmbajnë gjithnjë një dozë misteri. Vërtet, ekzistojnë disa ngjarje të vogla të 239 Zadu-l-Me’ad: I/48; Sahihu-l-Buhari: II/648; Sahihu-l-Muslim: 1/36; Ibni Hisham: 

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku Empty Re: martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku

Message  Perparimi Mer 30 Mar - 17:22

Keta tradhetar,
ma te mire se na, 
po na dalin atdhetar,
kur po dojne na shpallin tradhetar,
n'kane deshirojne e masakrojne,
kane dojne e ngrisin hero,
kujt dojne lapidare i ndertojne,
e me popull lozin si dojne.


Kur deshirojne petkat ne trup nderrojne,
here çlirimtar,
here tinza me qetnik bashkpunojne,
here me ylle e here pa te,
trurin popullit ja shperlajne,
tju besojne se per popull luftojne.


Po ti nxeni duke ju tradhetue,
ju kercnohen se je duke i pergjue,
te etiketojne si udbash,
vrastar e dhunues te famrave shqiptare.


Tradhetine qe ua bejne se pranojne,
me kercnime ju thojne ,
se per ju kemi luftue,
atehere kur ju neper oda ,
ishit, buke duke ngrene.


Kurr keta se tregojne te verteten,
kur e shihninpopullin neper male,
neper qadra duke jetue,
te vrare e te dhunuarave
as emrin nuk ja treguan.


Te verteten kurr se treguan,
se ne lufte patriotat kurr s'i pranuan,
disa nga keta i masakruan,
tjeret udbasha etiketuan,
qe populli mos me na besue.


Keta mire dijne krimin me meshefun,
njeri tjetrin duke mbrojtun,
dhe mbi gjakun e deshmoreve,
kane aftesi me jetue,
se vete shpritin ja kishin shemtue..

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku Empty Re: martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku

Message  Perparimi Mer 30 Mar - 18:11


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku Empty Re: martesën e Resulullahut me Aishen,Buraku

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum