Arkani,apo Xhavit Haliti vrane shqiptaret ne diaspore
:: politika
Page 1 sur 1

Intervistë me ish Agjentin serb të UDB’së,pjesa IV
SHIK i rekrutoi disa agjentë të ish-regjimit, Arkan vetëm lëvdohej se ka kryer vrasje
Express sot sjell vazhdimin e katërt dhe të fundit të intervistës me agjentin serb të UDB’së Bozidar Spasic. Ai thotë se shërbimi sekret i asaj kohe nuk ka asnjë dokumentacion që tregon se kush i ka kryer vrasjet e shqiptarëve. Duke folur rreth kriminelit Arkan, Spasic thotë se ai vetëm është lavduar se ka kryer aksione. Sipas Spasic, një pjesë e agjentëve të ish -regjimit janë angazhuar në SHIK nga Xhavit Haliti.
Ish – agjenti serb Bozidar Spasic, në intervistën për Express, ka thënë se nuk ka asnjë dokument të Sigurimit Sekret të Jugosllavisë, që do të tregonte se kush i ka kryer vrasjet e shqiptarëve dhe aktivistëve tjerë që ky shërbim i konsideronte armiq të shtetit.
“Unë mendoj se dokumentacioni nuk ekziston. Shteti i ka pasur organet e veta siç është Këshilli për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues dhe Sekretarin për Punë të Brendshme, të cilët kanë vendosur se në bazë të cilave informacione, cili terrorist meriton vëmendje të veçantë, por edhe se cilat masa duhet të ndërmerren që të eliminohet, nëse ky aktivitet kriminal nuk ka mundur të ndërpritet në ndonjë mënyrë tjetër” ka thënë Spasic.
Duke folur për kriminelin serb famëkeq Arkan, i cili është vrarë në vitin 2000 në Beograd e që përflitet shpesh si atentator i angazhuar nga shërbimi jugosllav për eliminimin e disidentëve të ndryshëm, Spasic thotë se Arkan më shumë është lëvduar për këtë punë.
“Kur bëhet fjalë për Arkanin mund të them se ai vetëm është lavdëruar se ka marrë pjesë në likuidimin e terroristëve nëpër Europë. Më 1986 ai ka shkaktuar një incident në Beograd, ka shtënë në policë dhe ka qenë në burg dhe me të janë ndërprerë kontaktet. Ai ka folur për ato aksione nëpër baret e natës në Beograd dhe nëpër kazino” ka thënë Spasic.
“Unë personalisht nuk e kam angazhuar kurrë atë në asnjë operacion kështu që nuk mund të flas. Kjo çështje është mjaft e konsumuar dhe gjithçka që flitet mund të jetë edhe spekulim edhe e vërtetë” thotë ai.
Spasic ka folur edhe për vrasjet e pasluftës të ish pjesëtarëve të sigurimit shtetëror, por nuk jep ndonjë detaj.
“Nuk janë likuiduar pas luftës vetëm bashkëpunëtorët e shërbimit sekret kur kanë ardhur autoritetet e reja, por edhe shumë agjentë dhe udhëheqës së të UDB’së nga koha e RSFJ’së” thotë ai.
Ai pohon se pas vitit 1999 në Kosovë një pjesë e agjentëve është larguar ndërsa një pjesë ka mbetur.
“Një agjent serb më ka treguar se i kanë gjuajtur edhe revolet zyrtare nëpër livadhe kur kanë ikur ndërsa më vonë në Beograd atyre u kanë kërkuar që të plotësojnë formularë për çështjen e armëve dhe kanë kërkuar nga ata që ti paguajnë” thotë ai.
Sipas tij, një pjesë e agjentëve që kanë mbetur janë inkuadruar në SHIK.
“Një pjesë e këtyre agjentëve ka mbetur brenda shërbimeve sekrete që i ka organizuar me gjasë Xhavit Haliti, emigrant nga Cyrihu i cili i ka mbajtur në shërbim disa prej agjentëve më të aftë në shërbimin e ri SHIK” thotë ai.
Por, Spasic është i interesuar shumë të flasë se si shqiptarët kanë pasur qejf të bashkëpunojnë shumë me shërbimin sekret. Madje sipas tij shqiptarët kanë bashkëpunuar edhe me shërbimin slloven dhe kroat të asaj kohe.
“Do të vijë në rend dite çështja e bashkëpunëtorëve të UDB në Kosovë dhe do të dalë se shqiptarët me kënaqësi kanë bashkëpunuar. Jemi takuar me ta në banesa zyrtare në Prishtinë ose ata do të vinin në Obiliq në ndonjë restorant ku nuk shkonin shqiptarët ose jemi takuar në Beograd. Edhe shërbimet tjera të ish RSFJ’së kanë bashkëpunuar me shqiptarët.
Shërbimi slloven i ka pasur bashkëpunëtorët më kualitativ derisa Kroacia është mbështetur shumë në popullatën e Janjevës”
Në fund të intervistës Spasic arsyeton të gjitha veprimet që ka ndërmarrë shërbimi i atëhershëm jugosllav, pasi sipas tij edhe “terroristët” kanë vrarë.
“Kanë vrarë fëmijët tanë, ambasadorë, kanë rrënuar hekurudha, kanë vrarë policë sigurisht se asnjë vend nuk do ti duronte” ka thënë ai.

Re: Arkani,apo Xhavit Haliti vrane shqiptaret ne diaspore
A është Arkani vrasësi i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës?
Arrestimi i shefit të sigurimit shtetëror kroat, Josip Perovic, mund të zbulojë përfshirjen e Kriminelit Arkan në këto vrasje. Një ish-pjesëtar i sigurimit shtetëror jugosllav, i cili kohë më parë ka folur për “Blic”, emrin e Arkanit e kishte ndërlidhur me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës dhe të emigrantit kroat Stjepan Durekoviq.
Ish-shefi i policisë sekrete të Jugosllavisë dhe Kroacisë Josip Peroviq është liruar nga paraburgimi, por një gjykatë kroate ia ka konfiskuar dokumentacionin dhe ia ka ndaluar që të largohet nga vendlindja.
Avokati i tij, Ante Nobilo, ndërkaq, ka thënë se do t’i kundërvihet vendimit eventual për ekstradimin e Perovic në Gjermani, ku akuzohet për vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Durekoviq. Ndërkohë, Nobilo ka mbrojtur klientin e tij, duke thënë se shërbimet kroate nuk e kanë kryer këtë vrasje. Për këtë ai ka akuzuar Serbinë dhe Malin e Zi.
Avokati Bernd Von Hajnstel, i cili ka qenë gjykatës kryesor në procesin kundër Krunoslav Prates për vrasjen e Durekoviq, është i bindur se Perkovic është pjesëmarrës në vrasje.
“Në fund të procesit kemi qenë të bindur se Perkovic ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e Durekoviq. Perkoviq ka qenë ai që ka dhënë urdhrin dhe që i ka pasur të gjitha në dorë”, ka thënë ai për Deutsche Welle.
Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se arrestimi i ish-shefit të UDB’së në Kroaci Josip Peroviq mund të çojë drejt zbulimit se cili ishte roli i Zelko Raznatoviq-Arkan në likuidimin e kundërshtarëve të regjimit të Ish-Jugosllavisë.
Sipas “Blic”, askush në Serbi nuk ka dhënë përgjegjësi për vrasjet e emigrantëve serbë e as nuk është nisur ndonjë hetim. Por, tashmë dihet roli i kriminelëve serbë, siç është Arkan, i cili ka vrarë në emër të sigurimeve të armatës jugosllave (KOS) dhe UDB’së.
Shefi i dikurshëm i shërbimit shtetëror jugosllav Stane Dolanc, kishte thënë se “Arkan vlen më shumë se sa krejt shërbimi”.
Një ish-pjesëtar i Sigurimit Jugosllav, ka folur në kushte anonimiteti për Arkanin dhe përfshirjen e tij në likuidimin e shqiptarëve.
“Besimin që e kishte fituar në qarqet e udbashëve e ilustron detyra që e kishte marrë atëherë nga sigurimi shtetëror, që të neutralizojë një çerdhe të fuqishme të emigracionit në rrethinën e Shtudgartit. Dy javë është ushqyer me konserva dhe ka fjetur në kulm të ndërtesës ku është dashur të takohen tre terroristët. Ndërkohë që shërbimin e kishte njoftuar se në objekt ndodhen 15 shqiptarë dhe se ky është një rast i mirë”, ka thënë ky oficer.
Sipas këtij, ish-sigurimsi, Arkan e kishte përfunduar me sukses misionin. Siç, dihet më 1982, në afërsi të Heilbronnit të Gjermanisë Perëndimore, ishin vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Dyshohet se vrasja është organizuar nga shteti jugosllav por dorasit nuk janë zbuluar kurrë. Ndërsa për atentatin e trefishtë tashmë ka shumë versione.
Rreth përfshirjes së Arkan në këto vrasje kishte folur edhe zëvendëspresidenti i INTERPOL’it Budimir Baboviq, i cili ka thënë se është folur shumë që Arkan ka qenë ekzekutor i ngarkuar nga shërbimi shtetëror për eliminimin e kundërshtarëve të ish-regjimit.
“Ai (Arkan) edhe publikisht është lavdëruar dhe i ka treguar edhe revolet që ka marrë nga sigurimi shtetëror nga ish zyrtarët e lartë të shtetit”.
Arkan është vrarë në më 15 janar të vitit 2000 në një hotel në Beograd.

Sujets similaires
» Kush ishte Xhavit Haliti e Ali Ahmeti?
» Xhavit Haliti me Arkanin shok
» Xhavit Haliti,AA me ka pergadite atentat
» Xhavit Haliti dhe Hashim Thaqi-Rogova ne Lozano çka i tha Xh
» Xhavit Haliti,kush po i shpifet Anton Qunit
» Xhavit Haliti me Arkanin shok
» Xhavit Haliti,AA me ka pergadite atentat
» Xhavit Haliti dhe Hashim Thaqi-Rogova ne Lozano çka i tha Xh
» Xhavit Haliti,kush po i shpifet Anton Qunit
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum