A e mbrojti skenderbeu euro mos ta pushtoi turqia apo rren
:: politika
Page 1 sur 1
A e mbrojti skenderbeu euro mos ta pushtoi turqia apo rren
KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKENDERBEUN NE MEJDAN?
Shkruan: Dr. Husamedin Feraj25 Gusht 2009, 19:24
Skënderbeu për çerek shekulli është mbrojtës kinse i Evropës në kuptimin ushtarak dhe në kuptimin e mbrojtjes së qytetërimit evropian, qytetërimit perëndimor përballë barbarisë lindore osmane. Ky argument thotë se Skënderbeu e mbrojti Evropën drejtpërdrejtë, duke mos lejuar kalimin e pushtuesve osmanë islamikë nga bregdeti shqiptar dhe territori i zotëruar prej tij në Evropë
pas vdekjes së Skënderbeut, kur nuk mbrohej më prej tij? Pas vdekjes së Skënderbeut fuqia pushtuese e Perandorisë Osmane nuk kishte rënë, por përkundrazi përparoi deri afër Vjenës. Për më tepër, megjithëse e futi në dorë bregdetin shqiptar, përparimin kah Evropës e ndoqi në rrugë tokësore, bregut të Danubit deri afër Vjenës dhe nuk ndërmori sulme kundër Italisë e papatit nga Durrësi
Skënderbeu ishte projektuar të vihej në krye të kryqëzatave, se është vlerësuar “Atleti i Krishtit”, se këshilltar kryesor kishte peshkopin Pal Engjëlli dhe se përfundimisht në orientimin e vet politik ishte thellësisht kristian perëndimor. Ndaj këtij argumenti janë paraqitur kundërargumente të prirjeve të ndryshme që tregojnë marrëdhënie më të ndërlikuara ndërmjet Skënderbeut dhe kristianizmit.
Së pari, historigrafia enveriste është përpjekur të zvogëlojë motivin fetar kristian të Skënderbeut duke nxjerrë pavarësinë e vendit si motiv të parë të luftërave të tij, duke treguar pabesitë e papës ndaj Skënderbeut etj.
Së dyti, cilin kristianizëm perëndimor mbronte Skënderbeu? Edhe në qoftë se Skënderbeu ishte mbrojtës i katolicizmit papnor, nuk del se është mbrojtës i kristianizmit perëndimor, sepse kristianizmi perëndimor ishte ndarë në drejtime që nuk pranonin katolicizmin papnor dhe autoritetin e papës së Romës
pas vdekjes së tij morën vrull lëvizjet reformiste në Gjermani me Martin Luterin, në Francë me Kalvinin etj., për shkëputjen e kishave nga katolicizmi papnor që përfunduan në luftëra të përgjakshme si masakra kundër hugenotëve në natën e Shën Bartolemeut, inkuizicioni, luftërat ndërmjet Spanjës dhe Hollandës etj., etj. Njëri pas tjetrit kisha dhe popuj evropianë ishin shkëputur nga katolicizmi dhe autoriteti papnor duke krijuar kishën anglikane, protestantët, kalvinistët, luterianët, baptistët etj., etj., kështu që termi “mbrojtje e katolicizmit” nuk mbulon termin “mbrojtje e kristianizmit perëndimor”, por vetëm tregon marrjen e anës së njërës palë kristiane në luftën kundër palës tjetër kristiane perëndimore.
Skënderbeu del se ka zhvilluar luftëra edhe kundër kristianëve dhe kjo mund të interpetohet si luftë e Skënderbeut kundër kristianizmit (siç interpretohet si luftë për mbrojtjen e tij, meqenëse është në anën e një udhëheqësi kristian) jo vetëm kur ishte në shërbim të sulltanit, por edhe kur ishte kundërshtar i tij, ose mund të interpretohet se në politikën e vetë Skënderbeu nuk udhëhiqej nga motivi fetar, por i forcimit të fuqisë së vet ose se Skënderbeu ishte një palë kristiane në luftën kundër islamizmit dhe kristianizmit tjetër perëndimor etj., etj. Po ashtu, si mbrojtës i kristianizmit perëndimor, Skënderbeu nuk del as kur bën aleanca me princër dhe mbretër të kristianizmit ortodoks lindor si ata serbë, bullgarë, grekë etj.
Së katërti, devotshmëria katolike e Skënderbeut është e dyshimtë, sepse vetë ai një kohë të gjatë kishte jetuar si mysliman, sepse familja e tij ishte e njohur nga njëra anë për ndërrimet e shpeshta fetare dhe nga ana tjetër, pjesa më e madhe e familjes së tij ishte nën ndikimin ortodoks të nënës që shprehet në ortodoksë-sllavë të vëllezërve dhe motrave si Reposhi, Konstantini, Vllajka, Jella etj., deri tek varrimi i vëllait të tij me nderim të madh në manastirin e shenjtë e Hilanadarit në Greqi. Siç u tha edhe në prirjet politike tek Skënderbeu konstatohen prirje drejt kristianizmit ortodoks lindor.
Së pesti, Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqësi shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi. Masakra masive si këto nuk janë kryer gjatë gjithë periudhës së sundimit osman dhe përgjithësisht kjo sjellje e Skënderbeut nuk u pasua nga udhëheqës të tjerë (ndoshta me përjashtim të Pjetër Bogdanit dhe ndonjë rasti tjetër të rrallë) e nuk u shndërrua në traditë tek shqiptarët. Përkundrazi, traditë u bë toleranca fetare që është një përvojë dhe karakteristikë tipike shqiptare. Por në qoftë se do të ishte vazhduar qëndrimi i Skënderbeut, atëherë atij do t’i takonte merita e themeluesit të intolerancës dhe luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve.
Skënderbeu ka qenë bashkëpunues politikisht me serbët, veçanërisht sundimtarin e Kosovës Brankoviq. Prandaj përgjigja në këtë pyetje është e lidhur me përgjigjen në një pyetje tjetër: a është Kosova toka shqiptare, do të thotë atdhe, pjesë e atdheut ? Në qoftë se po dhe ndodhej nën sundimin serb, atëherë del se bashkëpunimi me serbët është bashkëpunim me pushtuesit e atdheut. Në qoftë se Kosova nga udhëheqësit shqiptarë nuk konsiderohet tokë shqiptare, pjesë e atdheut, atëherë bashkëpunimi me serbët nuk është bashkëpunim me pushtuesit e atdheut, por vetë politikani shqiptar sillet dhe mendon njëlloj si politikani serb, domethënë jo si bashkëpunëtor i serbëve, por si vetë serbët. Sepse konsiderimi i Kosovës tokë joshqiptare është karakteristikë themelore e mendimit të çdo politikani serb. Në të dy rastet, bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët tregon rreshtimin e tij në anën e pushtuesve, përkatësisht të armiqve të shqiptarëve. Argumente të ndryshme janë zhvilluar për të treguar se serbët gjatë pushtimit osman kanë qenë edhe vetë të pushtuar dhe prandaj nuk ka kuptim të quhen pushtues (p.sh. historiografia enveriste), por argumente janë zhvilluar për të treguar se edhe osmanët pas disa shekujve të qëndrimit në Ballkan, nuk ishin më pushtues,
sundimtari më i rrezikshëm për shqiptarët: sundimtari serb apo osman ? Dëshmitë tregojnë bindshëm se jo vetëm para, por edhe pas pushtimit osman për shqiptarët rreziku kryesor, sundimtari dhe pushtuesi më i rrezikshëm mbeten sllavët dhe grekët. Prandaj të gjithë politikanët shqiptarë zgjodhën ndërmjet rrezikut më të madh dhe rrezikut më të vogël dhe jo ndërmjet lirisë dhe robërisë, zgjodhën bashkëpunimin me armikun dhe pushtuesin më pak të rrezikshëm osman, ose me armikun dhe pushtuesin më të rrezikshëm sllav e grek. Bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët dhe grekët tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor me armiqtë dhe pushtuesit më të rrezikshëm sllavë dhe grekë. Bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët dhe grekët tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor me armiqtë dhe pushtuesit më të rrezikshëm e jo luftëtar i lirisë.
Nga kjo del se Skënderbeu nuk ka qenë shëmbëlltyrë e luftëtarit të lirisë, por vasal, sepse fakti që nuk është vasal i sulltanit, por i Venedikut
Së katërti, Skënderbeu vërtetë është shëmbëlltyra e strategut ushtarak, por raporti ndërmjet luftës dhe politikës tek ai është i përmbysur, sepse lufta shikohet si kryesore dhe politika dytësore, ndërsa politika do të duhej të ishte mbi luftën. Së pesti, në luftërat e tij Skënderbeu ka qenë i manipuluar nga agjentura joshqiptare, para së gjithash papati, Venediku, hungarezët etj., etj., të cilët e kanë përdorur Skënderbeun për të dobësuar rrezikun osman ndaj tyre duke zhvilluar luftërat në territor shqiptar. Duke e konceptuar si politikan injorant, këto fuqi kanë arritur ta fusin Skënderbeun në luftë kundër superfuqisë më të madhe të kohës (si t’u shpallë sot Shqipëria luftë SHBA-ve), luftërat janë zhvilluar në territor shqiptar, për rreth një çerek shekulli shqiptarët as kanë mbjellë, as kanë korrur, as kanë zhvilluar tregtinë, zejet etj., është shkatërruar një pjesë e madhe e popullsisë, e pasurive si: ullinjtë, vreshtat etj., etj. Nga të gjitha këto, nga kjo politikë e Skënderbeut mund të kenë përfituar popujt e ndryshëm, por kanë humbur shqiptarët.
shteti i parë shqiptar në mesjetë është shteti i Progonit, ndërsa disa të tjerë e shtrijnë shtetin e parë në territorin e Dardanisë (Kosovës). Sidoqoftë, vlera e Skënderbeut si përpjekje për krijimin e shtetësisë shqiptare nuk është vënë seriozisht në dyshim nga autorë shqiptarë të ndonjë drejtimi. 6. Skënderbeu është mit dhe simbol i shqiptarëve dhe teorikisht është e argumentuar se mitet dhe simbolet duhet të lihen të kryejnë funksionin e tyre si të tilla.
Politike
Studimet e procesit të vendimmarrjes vërtetë kanë provuar se në procesin e vendimmarrjes nga vendimmarrësit politikë merren parasysh shumë faktorë, por jo ndjenja e kthimit të ndonjë borxhi të së kaluarës. Pasi merren vendimet mbi bazën e peshimit të faktorëve të ndryshëm politikë, ndjenja e borxhit të së kaluarës mund të përdoret nga politikanët për të siguruar mbështetjen e publikut dhe mobilizimin e popullsisë për realizimin e vendimit të marrë.
Së dyti, po të ishte faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimeve ndjenja e borxhit të së kaluarës, atëherë borxhin më të madh ndaj shqiptarëve e kanë Serbia dhe Greqia dhe do të duhej pritur miqësi prej tyre, por pikërisht këto shtete dhe popuj vazhdojnë të tregohen më armiqësorët ndaj shqiptarëve.
shqiptarët kritikojnë Evropën pse i ka ndihmuar Serbinë dhe Greqinë në dëm të interesave të shqiptarëve dhe mbi këtë bazë kërkojnë t’u kthejë borxhin në të cilin ka hyrë me këtë ndihmë të padrejtë. Mirëpo krijimin e shtetit serb dhe grek, forcimin dhe shtrirjen e tyre në territoret shqiptare e kanë ndihmuar edhe më shumë se Evropa disa rryma politike dhe figura të njohura shqiptare. Në qoftë se ndihma dhënë grekëve e serbëve për të krijuar shtetet e tyre, për t’i forcuar dhe për t’i shtrirë ato edhe në territoret shqiptare, përbën padrejtësi dhe krijon borxh ndaj shqiptarëve, siç thuhet për Evropën, atëherë padrejtësi dhe borxh ndaj shqiptarëve kanë në radhë të parë këto figura dhe rryma politike shqiptare. Derisa Evropa fajësohet dhe i kërkohet kthimi i borxhit për ndihmën që i kanë dhënë Serbisë dhe Greqisë në dëm të shqiptarëve, të njëjtit autorë i kanë lavdëruar dhe ngritur në nivelin e heronjve të popullit shqiptarët që kanë kryer të njëjtin faj me Evropën dhe madje kanë ndihmuar edhe më shumë Greqinë e Serbinë në dëm të shqiptarëve.
Skënderbeu dhe lufta e tij është përdorur si frymëzim për luftërat për liri dhe pavarësi nga shqiptarët dhe ai mbetet burim frymëzimi sa herë të paraqitet nevoja praktike
Skënderbeu mund të përdoret dhe është përdorur për të frymëzuar politika dhe ngjarje që kanë çuar në rrënimin e shqiptarëve. Kështu, prirja e Skënderbeut për të bashkëpunuar me sllavët dhe grekët “kundër armikut të përbashkët” jashtëballkanik (osman) është përdorur për të legjitimuar bashkëpunimin e mëvonshëm të udhëheqësve shqiptarë me serbët dhe grekët kundër “armiqve të përbashkët” jashtëballkanikë. Në planet e tyre për të gjetur bashkëpunëtorë shqiptarë që të fusin në luftë shqiptarët me osmanët, që të dobësohen të dy palët, nga agjenturat politike serbe dhe greke përdorej shembulli i Skënderbeut. Figura e tij sipas situatës së ditës, mund të rikujtohet si shembull i marrëdhënieve të mira ndërfetare tek shqiptarët, sepse bashkoi fisnikët katolikë e ortodoksë shqiptarë, mund të rikujtohet për të nxitur urrejtje fetare dhe luftëra fetare mes shqiptarëve, sepse masakroi fshatarët e Krujës për të filluar luftëra kundër superfuqive si ai kundër osmanëve etj.
nga Skënderbeu duhet krijuar një figurë simbol për përdorim të politikës së kohës, se popujt kanë nevojë për heronj qoftë edhe të rrejshëm, se popuj të tjerë (veçanërisht serbët) krijojnë heronj edhe kur nuk i kanë fare etj., etj
Fshehja e së vërtetës për Skënderbeun vërtetë e shpëton madhështinë e figurës së tij, por i rëndon shqiptarët me akuzën se e vërteta është kundër interesit të shqiptarëve, se interesi i shqiptarëve mbrohet vetëm me gënjeshtra ose thënë ndryshe e shpëton Skënderbeun, por e rëndon popullin, kombin.
Të tri këto argumente janë formuluar dhe përdorur nga rilindasit shqiptarë, domethënë ka mbi një shekull e gjysëm që përdoren pa dhënë rezultat: as Evropa, as kristianizmi nuk i ka përkrahur shqiptarët nga ndjenja e borxhit ndaj tyre i krijuar nga mbrojtja që i ka bërë Skënderbeu Evropës dhe kristianizmit përballë sulmit osman. Për më tepër, nuk ka historian evropian apo kristian që t’i besojë këto mëtime të shqiptarëve, që të konsiderojë rolin e Skënderbeut vendimtar për mbrojtjen e Evropës dhe të kristianizmit. Pikërisht në kuptimin praktik historianët kritikë racionalë shtrojnë ato pyetje që u përmendën më sipër si: a nuk kishte rrugë tjetër tjetër Perandoria Osmane për të pushtuar Evropën veç territorit që mbrohej nga Skënderbeu ? Pse nuk e pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut ? A mbronte kulturën perëndimore apo kulturën lindore kur mbronte ortodoksizmin bizantin dhe sllav ? etj., etj., etj. Shkurt, për mbi një shekull e gjysëm përdorshmëria e tyre praktike është dëshmuar e paqëndrueshme.
Sujets similaires
» Rrofte Turqia qe na shpetoj nga masakrat amarikane
» Turqia sulmohet nga amerika,izraili e greqia
» Kjo a turqia qe e shpetoj kosoven 1999
» Sa miliona euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës?
» Amerika na çliroi apo turqia,turiqa poooo
» Turqia sulmohet nga amerika,izraili e greqia
» Kjo a turqia qe e shpetoj kosoven 1999
» Sa miliona euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës?
» Amerika na çliroi apo turqia,turiqa poooo
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum