Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian.

 :: sport

Aller en bas

Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian. Empty Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian.

Message  Perparimi Mer 21 Mar - 17:15

Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian. Avatar_2028

Po Jo <pojofree@yahoo.com>


[color=white][color=white]De : Po Jo <pojofree@yahoo.com>
Envoyé : mercredi 21 mars 2007 04:16:28
À : hagi krasniqi <perparimi@hotmail.fr>
Objet : Re:

| | | Boîte de réception


I dashur vella,
Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian. Saliu eshte nje i shitur..., pa sherbetor nuk behen punet.
Franca ka nje idenditet fallco, Greqia po ashtu... gjuha dhe populli shqiptar i hap shume telashe.
E rendesishmja eshte qe Saliut i ka dale boja dhe nuk e merr me nje vot te patriotave te vretet. Duke u hequr si patriot dhe nacionalist ai prishi shume pune.

Sa per problemin aktual te Kosoves analiza e meposhtme e sqaron...

Rusine nuk e pyet kush, por Rusia eshte preteksti.


E ardhmja e Kosovës
PLANI I AHTISARIT: MARRJE E RREZIKUT MBI VETE, PA ASNJË GARANCI - “CAVEAT EMPTOR”
Si mund të mendohet që propozimi i cili dobëson kapacitetin e qeverisë qendrore të Kosovës për qeverisjen e territorit të saj dhe në të njëjtën kohë lehtëson të gjitha llojet e marrëveshjeve ligjore dhe ekstra-ligjore midis Beogradit dhe komunave serbe, do të shpjerë në paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në Evropën juglindore?
Si mund të sigurojë një plan i tillë se Mitrovica dhe pjesa tjetër e veriut do të ngelin pjesë integrale e Kosovës, kur Kosova nuk e ka mundësinë madje as të fillojë me sovranitetin e duhur fillestar?
Nga Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike e LQSHA

I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari u ka kërkuar shqiptarëve të Kosovës dhe negociatorëve serbë që në Vjenë për disa javë me radhë t’i shqyrtojnë elementët e “Propozimit të tij përmbajtjesor për zgjidhjen e statusit të Kosovës”, në mënyrë që kah fundi i marsit t’i bëjë rekomandimet e tij finale para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Më 20 shkurt, Ahtisari deklaroi në një këshill të përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës - OSBE, se “Është për keqardhje, por gjasët që palët të arrijnë një kompromis për statusin e Kosovës, pothuajse nuk ekzistojnë fare”.Është e vështirë të besohet që Ahtisari mund të ketë besuar ndonjëherë se serbët dhe shqiptarët do të mund të pajtoheshin për një zgjidhje të përbashkët për Kosovën, aq më shumë kur dihen përpjekjet e Serbisë gjatë gjithë shekullit të njëzet për okupimin, dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve.
Dredhitë që qëndrojnë pas refuzimit serb
Duke i vënë kapak intransigjencës disamujore, më 14 shkurt, parlamenti serb votoi me shumicë votash hedhjen poshtë të propozimit të Ahtisarit dhe miratoi një rezolutë që saktësonte se ky propozim “në kundërshtim me ligjin hap themelet për krijimin e një shteti të ri të pavarur në territorin e Serbisë”. Kryeministri Vojislav Koshtunica ritheksoi thirrjen e tij për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me të gjitha ato vende që do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta ketë kuptuar tashmë se vendimi që mori vjeshtën e kaluar për shtyrjen e zgjidhjes së statusit final deri pas zgjedhjeve serbiane të 21 janarit nuk pati asfarë ndikimi në zgjidhjen e statusit përfundimtar.
Të gjitha partitë politike serbe, me përjashtim të partisë së vogël liberale demokratike, të udhëhequr nga Çedomir Jovanoviq, kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Zgjedhjet në Serbi i fituan radikalët, që udhëhiqen nga Vojislav Shesheli i akuzuar për krime të luftës. Rezultati paraqet të kundërtën e asaj që këmbëngulte Perëndimi, se po që se Kosova hiqej nga lista e angazhimit parësor, në Serbi do të triumfonin forcat demokratike.
Në të vërtetë, thirrja dhe kërkesa e Beogradit për shtyrjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar deri pas zgjedhjeve ishte një kurth për blerjen e kohës me qëllim të përshpejtimit të angazhimit të tij disa miliardësh në Uashington dhe Bruksel, për dëmtimin e imazhit të popullit shqiptar dhe dobësimit të mbështetjes Perëndimore për pavarësinë e Kosovës.
Mospranimi i propozimit të Ahtisarit nga Beogradi, është po ashtu një dredhi mashtruese, një dredhi e llojit që synon të krijojë iluzionin e Serbisë viktimë. Kjo është e vërtetë e pamohueshme, me që propozimi i Ahtisarit i jep Serbisë pikërisht atë që ka kërkuar: Një Kosovë me “më shumë autonomi dhe më pak pavarësi” nëpërmjet planit të decentralizimit, i cili do t’i mundësojë Beogradit të ruajë kontrollin mbi serbët e Kosovës dhe nëpërmjet kësaj do t’i mundësojë asaj ta mbajë Kosovën të destabilizuar me qëllim që, në fund të fundit, të rivendosë kontrollin e saj mbi një pjesë apo mbi tërë territorin e Kosovës. Refuzimi serb i planit të Ahtisarit është një dredhi e re për shtimin e presionit mbi komunitetin ndërkombëtar për të fituar koncesione të tjera nga shqiptarët gjatë “raundit të fundit” të negociatave.
Në anën tjetër, me insistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shqiptarët i përqafojnë si shpëtimtaren e tyre nga okupimi dhjetëvjeçar dhe lufta gjenocidale e Milosheviqit, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka “pranuar” propozimin e Ahtisarit. Çeku dhe pjesa tjetër e shoqërisë së shqiptarëve të Kosovës janë prirë të besojnë se plani do ta jetësojë pavarësinë “de facto” nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.
Atyre u është thënë dhe po u thuhet vazhdimisht se pranimi i planit të Ahtisarit nga pala shqiptare është veprim thelbësor për të siguruar njohjen e Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar.

Plani i Ahtisarit nuk do t’i sjellë Kosovës pavarësinë kurrë
Megjithëse klauzolat e përgjithshme të propozimit të Ahtisarit për Kosovën parashohin një mori elementesh solemne të një sistemi progresiv dhe demokratik, sipas këtij plani, Kosova nuk mund ta fitojë pavarësinë asnjëherë, për arsye se “djalli është brenda detajeve” të dymbëdhjetë anekseve që i elaborojnë parimet e këtij plani.
Klauzola më e keqe e planit të Ahtisarit (i cili serbëve u referohet 93 herë,
komunitetit ndërkombëtar 133 herë, ndërsa shqiptarëve një herë të vetme) krijon lidhje të drejtpërdrejta dhe të fuqishme midis komunave serbe të Kosovës dhe Beogradit.
Klauzola në fjalë, përfshin të drejtën e serbëve të Kosovës për të marrë fonde të patatimuara nga Serbia duke anashkaluar qeverinë qendrore të Kosovës dhe përfshin po ashtu edhe elementin tjetër shqetësues “eksterritorialitetin” dhe statusin jashtë tatimor të Kishës ortodokse serbe.
Përveç gjashtë komunave serbe që horizontalisht lidhen së bashku ndërsa vertikalisht lidhen me Beogradin, plani cakton 45 kisha dhe manastire si “zona të mbrojtura”. Çfarëdo financimi i komunave serbe do të duhej të kalonte nëpërmjet qeverisë qendrore dhe çfarëdo statusi për një institucion fetar do të duhej të aplikohej edhe për të gjitha fetë tjera.
Në vendin ku 92 për qind e popullsisë janë shqiptarë e 8 për qind minoritete të tjera, në mesin e të cilave 5 apo 6 për qind serbë, plani i Ahtisarit lejon një lloj “plan veprimi të dyfishtë” për serbët e Kosovës, rast i vetëm i këtij lloji në botë.
Nga 120 ulëse në parlament, njëzet do t’u rezervohen minoriteteve, ndërsa dhjetë prej tyre u takojnë serbëve, pavarësisht numrit të ulëseve që mund ta fitojnë në zgjedhje. Por kjo nuk është e tëra. Vjen provizioni tjetër më i rëndësishmi i kësaj natyre: çfarëdo amendamenti në kushtetutë kërkon edhe miratimin e dy të tretave të pjesëtarëve të grupit të minoriteteve.
Kjo nënkupton se plani i Ahtisarit në të vërtetë, lejon pjesëtarët minoritarë, veçanërisht serbët të kontrollojnë plotësisht ligjet dhe të ardhmen politike të shumicës.
Me që në kushtetutë nuk mund të ndryshohet asgjë pa votën e dy të tretave të minoriteteve, atëherë bëhet e qartë se nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim, duke përfshirë edhe njohjen e Kosovës si shtet sovran, madje edhe në qoftë se vendet tjera duan ta bëjnë këtë mbi bazë marrëveshjesh bilaterale.
Si mund të mendohet që propozimi i cili dobëson kapacitetin e qeverisë qendrore të Kosovës për qeverisjen e territorit të saj dhe në të njëjtën kohë lehtëson të gjitha llojet e marrëveshjeve ligjore dhe ekstra-ligjore midis Beogradit dhe komunave serbe, do të shpjerë në paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në Evropën juglindore?
Si mund të sigurojë një plan i tillë se Mitrovica dhe pjesa tjetër e veriut do të ngelin pjesë integrale e Kosovës, kur Kosova nuk e ka mundësinë madje as të fillojë me sovranitetin e duhur fillestar?


Dernière édition par le Sam 24 Mar - 16:18, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian. Empty Re: Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian.

Message  Perparimi Mer 21 Mar - 17:15

[color:6daf=white:6daf]Plani i Ahtisarit ofron po ashtu edhe praninë e tejzgjatur ndërkombëtare në formë të një pranie ushtarake ndërkombëtare të paqartë dhe të një “Zyre Ndërkombëtare Civile”, përfaqësuesi i të cilës do ta marrë autoritetin nga Kombet e Bashkuara dhe do të ketë pushtet gjithëpërfshirës mbi të gjitha aspektet e jetës në Kosovë. Përfaqësuesi ndërkombëtar do të ketë pushtetin të “sanksionojë dhe largojë çdo zyrtar publik” dhe të anulojë çdo vendim ose legjislacion që bie ndesh me “përmbajtjen apo shpirtin e marrëveshjes”.
Si ka mundësi atëherë të thuhet se, plani i Ahtisarit, duke vënë këto kushte, ka për qëllim të qojë në zgjidhje të qëndrueshme dhe në një Kosovë demokratike? Në qoftë se negociatorët shqiptarë nuk arrijnë dot të sfidojnë gjatë bisedimeve aktuale në Vjenë, atëherë provizionet krejtësisht skandaloze të këtij plani do të rezultojnë në një draft përfundimtar që favorizon Serbinë edhe fut Kosovën në grackën permanente të një shteti të llojit të Bosnjës, të varur nga ndihmat e deri te dëmtimi i plotë i Kosovës, rajonit dhe pjesës tjetër të Evropës.
Perëndimi përmbush sërish kërkesat e Beogradit
Në fund të fundit, plani i Ahtisarit nuk mund të funksionojë në terren dhe ai nuk i shpaguan dot vitet e gjata të angazhimit të Perëndimit në Ballkan, për shkak se në masë të madhe mbështetet në supozimet që në thelb shprehin qasjen e dështuar të politikës së jashtme të Perëndimit ndaj ish-Jugosllavisë që nga fillimi i shpërbërjes së saj, në fund të viteve të tetëdhjeta.
Qasjen në fjalë e ka karakterizuar vardisja ndaj Serbisë mbi besimin e gabuar se ajo është makina e ardhshme politike dhe ekonomike e Evropës Juglindore, në vend që asaj t’i kërkohej në formë të qartë ta ndërpriste shfrytëzimin e çështjes së Kosovës, të ndahej nga e kaluara e saj e tmerrshme dhe të shndërrohej në demokraci të vërtetë.
Nëntorin e shkuar, NATO-ja e pranoi Serbinë në Programin e Partneritetit të saj për paqen - hapi i parë drejt pranimit të plotë në këtë aleancë ushtarake, duke u tërhequr kështu në mënyrë krejt të pakuptimtë nga kushtet paraprake që Perëndimi i kishte vënë Beogradit për dorëzimin paraprak të komandantëve serbë të Bosnjës, Ratko Mladiç e Radovan Karaxhiq në Tribunali për Krime të Luftës në Hagë.
Me gjithë vërejtjet e Departamentit të Shtetit, vendimin në fjalë e ka mbështetur Këshilli për Sigurinë Kombëtare të administratës së Bushit. Më pas ky vendim u hapi rrugë animeve në radhët e Bashkimit historikisht të fragmentuar të Evropës.
Vetëm një javë më parë, në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, komisionari për zgjerimin e BE-së, Oli Rehn tha: “Unë do të bashkëpunoj me qeverinë e re serbe të orientuar drejt reformave, që është e përkushtuar të për të bërë një fillim të ri në integrimin evropian. Qeveria e re meriton një rast të ri dhe fillim të ri, për kthimin në shtegun evropian, në mënyrë që të tejkalohet koha e humbur”. Pastaj, më 19 shkurt, ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt, rekomandoi që Serbisë t’i ofrohet pranimi në Bashkimin Evropian, për arsye se “po që se Serbisë nuk i ofrojmë opsionin evropian, rrezikojmë që këtë vend ta shohim të zhytet sërish në nacionalizëm. Në rast të tillë Serbia do të mund ta bllokonte zgjidhjen për Kosovën”. Por Serbia nuk është ndarë nga nacionalizmi ende, prandaj forcimi i iluzionit për Serbinë si demokraci është shërbim i keq për të gjithë, duke përfshirë demokratët e vërtetë në Serbi dhe serbët e Kosovës, integrimi konstruktiv i të cilëve në shoqërinë e Kosovës po kundërshtohet me forcë nga Beogradi në çdo hap të rrugëtimit të këtij integrimi.
Për ta përmbushur nevojën e reformës së vërtetë në Serbi si dhe dëshirën e shqiptarëve për shtet të pavarur në të ardhmen, është me rëndësi thelbësore të njihet brutaliteti i të kaluarës. Forcat ushtarake dhe paraushtarake të Milosheviçit pushtuan Kosovën në vitin 1989, duke shpërbërë me dhunë asamblenë e saj të zgjedhur në rrugë ligjore, duke dëbuar me forcë të gjithë shqiptarët dhe duke i kaluar mijëra prej tyre nëpër duart e policisë, duke i mbyllur shkollat dhe median shqipe dhe duke e zëvendësuar gjuhën shqipe me gjuhën serbe.
Pastaj pasuan dhjetë vjet të okupimit brutal, duke kulminuar me luftën gjenocidale të viteve 1998 - 1999, në të cilën u vranë mbi dhjetë mijë shqiptarë, mijëra të tjerë u arrestuan dhe torturuan dhe u zhvendosën e dëbuan nga Kosova mbi një milion të tjerë.
Organizatore dhe realizuese të këtij terrorizmi shtetëror ishte Serbia, prandaj si rezultat i kësaj, shikuar në aspektin moral dhe ligjor ajo ka humbur çfarëdo preteksti për sovranitet mbi Kosovën që në mbarim të kësaj lufte.
Prandaj, në ven që ta mbështesë e përkrahë Serbinë, Perëndimi duhet të insistojë që ajo publikisht t’u kërkojë falje Kosovës dhe Bosnjës për luftërat e saj gjenocidale kundër tyre në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, duhet të heqë dorë nga kërkesat e saj për Kosovën dhe pastaj duhet të transformohet në një vend demokratik. Kjo duhet të jetë arsyeja e shkuarjes për rezolutën e statusit final të Kosovës.
Kërcënimi me veton Ruse është mashtrim
Kërcënimi i Rusisë se do të verë veto ndaj çfarëdo rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që njeh Kosovën si “shtetin e dytë shqiptar” (ndërkohë që kërkohet njohja e regjioneve pro-ruse në Moldavi dhe Gjeorgji po që se ngjet një gjë e tillë) pretendon të jetë arsyeja kryesore e rënies së vendosmërisë në ShBA dhe BE për ta mbështetur haptas dhe plotësisht një Kosovë të pavarur. Përmendja e qëndrimit të Rusisë si pengesë, për Perëndimin, është të paktën gjë e pasinqertë. Rusia, aleate historike e Serbisë, e ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës pandërprerë, që nga mbarimi i luftës në vitin 1999.
Edhe pse në heshtje, Uashingtoni parasheh tash e sa muaj me radhë që Rusia do të abstenojë me rastin e nxjerrjes së çështjes së Kosovës për votim në Kombet e Bashkuara.
Por, pa marrë para sysh se si do të votojë Rusia, vota e saj nuk do të prish asgjë, për arsye se propozimi i Ahtisarit e lë njohjen e pavarësisë së Kosovës në duart e secilit vend për vete. Interferencë dhe ndërhyrjeve serbe do t’u vijë fundi vetëm po që se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e njohin pavarësinë e Kosovës konkretisht dhe me emër të plotë, duke vazhduar në të njëjtën kohë të ruajnë një mbikëqyrje të kufizuar me trupat e NATO-s në terren. Në rast të tillë Kosova do të kalonte në shtegun e duhur për t’u bërë një shtet i qëndrueshëm dhe paqësor.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se prapa specifikave të planit të Ahtisarit, një plan që redukton në mënyrë dramatike prospektin për një Kosovë të pavarur, qëndron suksesi i lobit të Beogradit që ka vazhduar të punojë që pas mbarimit të luftës, me ndihmën e Rusisë dhe Greqisë, duke i paraqitur shqiptarët e Kosovës në mënyrë të rrejshme si forcë myslimane dhe forcë potencialisht terroriste në zemër të Evropës, që me patjetër duhet të kontrollohet me kujdes.
Me fjalë të tjera, është racizmi antishqiptar ai po vazhdon të jetë dinamika e papërmendur që qëndron prapa tërë procesit të statusit final. Mbështetja e angazhimit serb në interpretimin e shtrembëruar të konfliktit n ë Ballkan si konflikt fetar do të ishte gabim i pafalshëm. Një qëndrim i tillë do të ishte veçanërisht tragjik kur dihet se shqiptarët e Kosovës, ashtu si dje shqiptarët e tjerë, janë myslimanë, katolikë dhe të krishterë të kishës ortodokse të Lindjes, që kanë jetuar krah për krah njëri-tjetrit në harmoni për shekuj të terë me radhë. Veç kësaj ata janë forca më pro-perëndimore, pro-amerikane dhe forca më pro-demokratike në Evropën Juglindore. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ndërkohë që mijëra sllavë e grekë dolën për të hedhur valle nëpër rrugë e sheshe, shqiptarët në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin me sytë e mbytur në lot dolën e ndezën qirinj par ambasadave amerikane dhe shpërndanë posterë e tablo të shumta të mëdha, në të cilat shquante motoja: “We are with You - Jemi me ju”.
Veprimi kyç është Njohja e Pavarësisë Tani
Braktisja shtatëvjeçare politike, ekonomike dhe shoqërore e ka sjellë Kosovën buzë ekzistencës. Është në interesin jetik të Perëndimit që të ndihmojë bërjen e Kosovës shtet plotësisht të pavarur me ulëse në Kombet e Bashkuara që tani. Kosova dhe fqinjët e saj mund të ecin përpara për të arritur paqen dhe prosperitetin rajonal dhe integrimin në Evropë vetëm po u mor para sysh kjo gjë. Propozimi i Ahtisarit në formën e tanishme po ecën në drejtimin e gabuar. Ai po vazhdon ta kënaq Serbinë dhe si i tillë Kosovën do ta shndërrojë në shtet margjinal të rrezikuar sërish nga armiqësia e racizmit sllav dhe të ndjeshëm ndaj çfarëdo cikli të ri të dhunës.(Përktheu: Musli Bazhdaraj – Përg.për botim. Elida Buçpapaj)

Nderime,
Petrit Kola


hagi krasniqi <perparimi@hotmail.fr> wrote:
I nderuar zotri Petrit
Eshte per tu habitur fakti se pse Sali Berisha e ndihmoi Sllobodanin gjate luftes me derivate?
Mos valle,ka qene ndonje marveshje me nderkombetaret qe ta beje kete humanizem qe ti ndihmoi nje gjenocidit ne popullin civil ne Bosne dhe ne Kosove.
Pse e ceku kete,ndoshta keshtu ne kete forme edhe babegjyshi i Bushit,Preskot e ndihmoi Hitlerin me derivate dhe me armatim,qe te shkatoi gjenocide ne popuj dhe ne fund po keta qe i ndihmuan iu kundervuen ne permbysjen e Gjermanise.
Dhe çka eshte me randesi Kosova disi na ka mbetur as ne toke as ne qiell ,dhe ku do te shkoi ma tutje,nuk eshte ka i vjen nje ere e mire,mos valle eshte si nje pergaditje e ndonje lufte me permasa botrore!
Pse e them kete?:
Po nese shikojme ne aspektin strategjike,Rusise i takon vota per,apo kundra pavaresise se Kosoves,dhe nese e kundershtone nje gje te tille,ka shanca qindperqind qe ne Kosove te perseriten gjerat qe nga fillimi dhe te filloi nje lufte ku do te kete nderhyrje shtetesh dhe nuk eshte qudi qe te filloi nje lufte me permasa boterore.
Me nderimepoeti
Haxhi L.Kuçi[/color]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian. Empty Re: Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian.

Message  Perparimi Mer 21 Mar - 17:36

I nderuar Petrit
E kuptoi fare mire qe Rusia eshte vetem argat dhe si i thuhet nga tjeret ashtu duhet te veproi.Dhe serbia nuk eshte ndonje superfuqi,kush qe Sadami i Irakut e Afganistani dhe ua pruren qe ti varin ,por Rusise dhe Serbise iu rekomandohet qe te jene kinse kembnguluraz dhe kinse po ua prishi hesapet ketyre ye iluminateve!Serbija une sa jam ne dieni,sepse kam bere biseda te shumta me akademik serb para luftes ,por edhe me akademik Rus,dhe dyja palet i qanin hallet e tyre qe nuk kane gje ne duaret e tyre,dhe me thonin se si na rekomandohet,ashtu veprojme ndaje tjera shteteve?!Sepse nese nuk e benin nje gje te tille,munden tu kundervihen me te kunderten e lirise!!!Une jam jurist,arsimtar i historis e poet,dhe e di qe lufterat behen jo per çlirimin e popujve te roberuar,por per vrasjen e njerezise une kete e perjetova se gjalli ne Kosove.
Por realitetin nuk deshiron as i drejti e as tradhetari ta ndegjoi qudi,vertete per tu habitur!
Dhe sa i perkete pakos se Ahtisarit dhe une qe ne fillim e kam cekur se pavaresi per kosoven nuk ka fare,pos njelloje te dredhirave qe manipulloin sikurse ish komunistet shqiptar te lloit Fadil Hoxhave.,Qe ai shqiptar qe ka qen per te miren e shqiptareve ka qen i papershtatshem moralopolitike dhe nuk ka pasur mundesi te punesohet ne mardhenje pune,.Dhe kur ka kerkua pune,,i kan thene shikojna edhe ndoje dite e kur te krijohet ndonje vend i punes ne te therrasim.,Dhe keshtu prite me muaje e prite me vjete atije i shkoi jeta si qen dhe neper vuajtje e siper!Pra leshtu edhe pakoja e Ahtisarit e ka pavaresin e kosoves.Dhe vertete eshte nje sllogane e pergaditur dhe e gatuar qe mos te ka mundesi ti shmanget roberise populli i Kosoves:Dhe kjo polici e Kosoves bashke me qeverin e saje ka per ta shtypur popullin edhe ma zi se serbija,sepse marveshja ka qene qe keshtu te veprohet dhe lufta çlirimtare!




Ja nje leter qe e kam marrur nga Hashim Rhaqi dhe vertetoje edhe ti vete :Une tjeter gje e pyesi kuse ai me pergjigjet per dushka!Ja ne forumin tim keni rastin ta lexoni:
https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/sport-f5/Leter-nga-Hashim-Thaqi-t420.htm

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian. Empty Re: Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian.

Message  Perparimi Jeu 22 Mar - 5:30

Haxhiu (Derguar me: 21/03/2007 - 23:17)
Bisedime per statusin e kosoves nuk eshte dashur qysh ne fillim mos te pranoin palet shqiptare,pos pisedime me pale nderkombetare ne gjygj qe serbia ta paguai demin qe ja ka sjellur Kosoves .Sepse serbija eshte agresore e kursesi populli i roberuar shqiptar me shekuj!Secili shqiptar pamarre parasysh se ku jetone e ke obligim te pergjoi qeshtjen e atedheut,ta pergjoi secilin nga ne se çka bene,ket ja kemi borgj shume tokes sone!Mos shani ne asnjeri pamarre parasysh se çka shkruan,leni provokimet tjeret sepse nuk eshte gjendja per shaka se edhe punet nuk jane dhe aq mire,e mos nguroni pa e pare ne dore,por duhet syqelesi ma e madhe nga secili mos i nxini punet ne shaka,sepse vajtoni pastaje.

Haxhiu (Derguar me: 22/03/2007 - 12:22)
Nene cilen hije eshte ka mrezone kjo qeveri e kosoves?Pse prete nga tjeret qe tua binen referendumin per shpalljen e pavaresise,?A nuk e pyesin popullin keta qeveritar?A nuk jeton ky popull shqiptar ne trojet e tyre shekullore?Pra sipas kesaj qeverie maqedonet behet ta shallin pavaresin ne trojet shqiptare,malazezet poashtu,serbet poashtu,e kjo qeveri mos e pret baben tim qe te zgjohet nga varri e tju prin?Me ka vdekur babai i im o qeveritar shqiptar nga Kosova,por mshilne **en e bane referendumin gjithepopullor dhe shpallne pavaresin sipas deshires se popullit shqiptar,e nese nuk votone per pavaresi le te votoi per me serbi,apo bashkim me nann e saj shqiperi?Ja me Haten ja me shkaun!E mos pallni sikur magaret ja e dojme shqiperi,jo kosove jo serbi!Keto jane fjalet e fundit çka po ua them vetem çka i lodhni filqit e qeveritaret po knaqen duke u pare se si po rrokeni mes vedi?Qeveria e shqiptareve po merr rroga nga 2500 euro e ju buke bene qe skeni mi mbajtur femit e juaje e ata femit e tyre i qojne mi shkolluar neper europe e amerike,e ju ....e mozamakeq,qe po rrokeni per vardarin e Shkupit,...qe nuk po u vjene ka arat e juaja e mi uitur arat me kallamoq(miser)


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian. Empty Re: Zhdukja e shqiptareve eshte nje projekt europian.

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum