Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Hashim Thaqi don ti qesi udbashat e uçk es

 :: politika

Aller en bas

Hashim Thaqi  don ti qesi udbashat e uçk es Empty Hashim Thaqi don ti qesi udbashat e uçk es

Message  Perparimi Jeu 7 Jan - 15:42

Thaçi &CO të tregojnë për UDB-ashët e UÇK-së


Thaçi &CO të tregojnë për UDB-ashët e UÇK-së





Infiltrimi i agjentëve të Serbisë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Milaim Zeka: Ekziston një listë prej 134 spiunëve të Serbisë

"Në grupin politik që ka dalë nga Drejtoria qendrore janë krejt ata njerëz që duhet të japin llogari për këtë punë, sepse kanë qenë Bedri Islami, Bardhyl Mahmuti, Jashar Salihu, Ali Ahmeti, Fazli Veliu, persona që kanë qenë në Kryesinë e LPK-së që kanë ardhur në maj të vitit 1998, pas atij grusht-shteti të bërë në LPK, së bashku me Drejtorinë politike, të gjithë të udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti dhe me ministër të ushtrisë Azem Syla. Këta duhet ta dinë dhe e dinë fort mirë nëse ka pasur apo ka ende persona të tillë, të cilët kanë shërbyer edhe në interes të armikut serb", thotë për "Kosova Sot", prof. Muhamet Kelmendi

Pas një skeçi të "Stupcave", që u dha në natën e Vitit të Ri, ku preken ish-komandantët e UÇK-së dhe trajtohen prapaskenat e luftës, është hapur debati edhe për mundësinë e infiltrimit dhe ekzistimit të spiunëve të UDB-së në radhët e UÇK-së. Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se nga informacionet që ka siguruar ai nga burime brenda AKI-së ekziston një listë prej 134 spiunëve që kanë qenë të infiltruar në radhët e UÇK-së, por kjo listë nuk po lejohet të bëhet publike. Zeka po ashtu ka thënë se ka marrë informacione nga njëri prej krerëve kryesor të PDK-së, që është edhe njeri i majave të piramidës së UÇK-së, i cili thotë se kanë fakte të tmerrshme edhe për një ish-kryeprokuror, që ka bashkëpunuar gjatë me shërbimin sekret serb dhe ende bashkëpunon edhe sot, dhe prapë i njëjti heziton të zbardhë faktet. Zeka ka refuzuar të flasë nëse di emra të përveçëm që ka arritur t'i identifikojë si njerëz të UDB-së, që kanë mundur të jenë në radhët e UÇK-së dhe të kenë kryer edhe krime, e më pastaj të jenë hakmarrë kundër njëri-tjetrit, me qëllim të mbijetesës së mëtutjeshme të individëve të caktuar dhe humbjes së gjurmëve të krimit, por ai shprehet hapur se dyshon me shumë arsye se pikërisht për këtë qëllim janë vrarë pas luftës, Selim Brosha, Ajet Istogu, Hamëz Hajra, e njerëz të tjerë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)
http://www.kosova-sot.info/lajme/64772/thaci-amp-co-te-tregojne-per-udb-ashet-e-uck-se/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum